|
Deputetėt dhe tė ēmendurit kanė imunitet
Kufizimi i
imunitetit tė deputetit nuk ėshtė aq i thjeshtė sa duket, madje jo edhe aq i
ngjyrtė politikisht. Ndėr tre avokatė qė pranuan tė pėrgjigjen pėr gazetėn,
dy prej tyre thanė se kanė mbrojtur tė pandehur tė sėmurė mendorė, pra tė
ēmendur. Dhe normalisht i kanė nxjerrė tė pafajshėm klientėt e tyre. Por nuk
ėshtė krejt qėllimi i kėtij shkrimi ky fenomen, pasi skemi ndėrmend tė themi
pse trupi gjykues nxjerr tė pafajshėm njė person qė ka siguruar nga mjeku
psikiatėr apo psikologu njė mburojė ligjore apo imunitet.
E keqja, ndoshta edhe mė e madhe se
mungesa e energjisė elektrike pėr shoqėrinė shqiptare, ėshtė se njėlloj si tė
ēmendurit, edhe deputetėt kanė mburojė ligjore, pra imunitet. Unė jam i
bindur, edhe pa iu referuar faktit konkret, se secilit lexues i ka rastisur
tė shohė me sytė e vet njė veprim jo tė hijshėm tė njė personi. Secili ka
dėgjuar qė dikush tė thotė: Lėreni, ai ėshtė i ēmendur.
Kjo mendojmė se nėnkupton qė
mosreagueshmėria e shoqėrisė lidhet direkt me faktin e njohur se atė nuk e
dėnon ligji. Veēse krejt kėshtu, kjo shoqėri nė ēdo cep tė Shqipėrisė,
sdėnon as tė zgjedhurit e vet. Prapė, pa iu referuar faktit konkret, jam i
bindur se secili shqiptar ka dėgjuar se abuzoi deputeti, ministri, diplomati,
kryetari i bashkisė, drejtori, kryetari i komunės... Edhe nė kėto raste
dikush, madje edhe ligji, ka thėnė: Lėreni, skemi ēi themi, ėshtė me
imunitet.
Ja, pra, lėreni nė punė tė vet tė ēmendurin,
lėreni nė punė tė vet deputetin. Kėshtu duket se konceptet psikologjike janė
institucionalizuar dhe kanė mundur qė falė kėsaj qeverisjeje tė keqe deri
sot, tė ndėrtojnė shtėpinė vetėm pėr tė ēmendur dhe deputetė, pasi shoqėria u
nėnshtrohet ca rregullave tė tjera, apo jo?
Kryeministri Sali Berisha ka marrė
pėrsipėr ta shembė kėtė shtėpi qė strehon deri tash edhe tė ēmendurit, edhe
deputetėt e VIP-at. Ai, sėpaku ėshtė i papėrlyer dhe mjek dhe mund tė
ekzaminojė veprimet e kompetentėve, ku shumė kriminelė kanė dalė tė pafajshėm
e pastaj skanė qenė aq tė paaftė mendėrisht sa tė mos ngrenė edhe biznese.
Ai, sė dyti, reflekton sinqeritet dhe VIP-at mund ti trajtojė si abuzues kur
janė tė tillė, duke pėrcaktuar rreptė ligjin, por edhe standardin e sjelljes.
E, standardi i sjelljes sė deputetit, nė kushte e rrethana tė veēanta, nuk
ėshtė as se si mė lart se ai i tė ēmendurit. Tė dy kanė imunitet, tė dy nuk
pėrgjigjen para ligjit, tė dy janė tė pasjellshėm, tė dy edhe paguhen nga
shteti, nga taksat e shoqėrisė.
I ēmenduri brenda ēmendinės nuk dėnohet
ligjėrisht, edhe nėse vret. As deputeti brenda parlamentit nuk dėnohet, apo
jo? Ėshtė akuzuar Fatos Nano pėr vrasje nė Shkallnuer, as hetim su hap. Ka
qėlluar nė foltoren e Parlamentit katėr herė me pistoletė ish-deputeti Gafur
Mazreku, dhe nuk qe dėnuar.
Dėnim the?
Jo, jo, fjala ėshtė pėr... deputet.
Edhe jashtė Parlamentit ngjason i ēmenduri
me deputetin, se ky i fundit ashtu ka pjellė ligjin.
I ēmenduri jashtė ēmendine gėzon pension
dhe mirė ėshtė, ish-deputeti jashtė Parlamentit gėzon pension, 800 dollarė
amerikanė nė muaj, dhe... mirė nuk ėshtė.
Ne mendojmė se pėrbėn fenomen edhe ky
fakt, pasi me kaq shumė raporte psiqike dhe me kaq shumė ish-deputetė,
dendėsia e tyre do bėhet shumė e madhe pas pak vitesh. Po tė kontrollohen ca
dosje, mund tė dalė se Shqipėria e vockėl ka mė shumė tė ērregullt mendorė
se Italia e Gjermania sė bashku. Po tė bėhet njė llogari e thjeshtė, sikur
Kina tė kishte kaq deputeė pėr frymė, duket se na del njė shifėr afėrsisht
prej 70.000 deputetėsh.
Meqė jemi nė kėto lėndina, dikush mund
tė pyesė se a ka ndonjė ndryshim mes tė ēmendurit e deputetit nė Shqipėri?
Edhe ndryshimi ekziston. I ēmenduri sarrin tė dallojė tė keqen nga e mira,
kurse deputeti, atė qė nuk e pranon tė pranueshme tek shoqėria, e
standardizon normalisht tek vetja. Madje, duke u ekspozuar edhe mė fodull se
i ēmenduri. I ēmenduri prej vėrteti i ka frikė bluzat e bardha, deputeti sta
ēan mendermethėnė kokėn e vet as pėr togat e zeza, biles kėtyre tė fundit
edhe tua nxin jetėn kur ti mbushet ajo rradake.
I themi kėto, pasi mendojmė se ende nuk
kemi njė pėrfaqėsim tė pranueshėm shoqėrisht dhe ndėrkombėtarisht. Shkodra,
fjala vjen e ka dhėnė votėn pėr ndryshim, por jemi tė mendimit se sikur tė
kishte nė parlament figura si Anton Leka, Qashif Hoxha, Paulin Radovani,
Tonin Gjuraj, Fatlum Nurja, Ormir Rusi etj., ndryshe do ishte. Tė paktėn pa
tensione tė 99 formulave.
Amerika, bastioni i lirive dhe tė drejtave
njerėzore, tė tėrė e dinė se themel ka moralin. E, nė kėtė linjė mund tė
flasėsh me volume tė tėra, mjafton tė aktivizosh gishtat mbi tastierėn e
kompjuterit. Pra, nėse nuk tingėllon tepėr keq kur sheh njė prostitutė nė
Tiranė, dhe dikush thotė, lėre se lavire ėshtė, nėse nuk tingėllon keq kur
pėr njė tė ēmendur dikush shprehet, lėre se i marrė ėshtė, tingėllon fort keq
kur thuhet, lėreni se... deputet ėshtė.
Sokol Pepushaj
Mafia e tokave merr jetėn e pronarėve tė ligjshėm
Problemet e
pronėsisė nė Shqipėri janė dhe do tė jenė tė mėdha dhe shumė tė ndėrlikuara
pėr tu zgjidhur. Si rezultat i kėtyre problemeve dhe pamundėsisė qė shteti
shqiptar ti zgjidhė drejt dhe nė favor tė pronarėve tė ligjshėm, nė Shqipėri
ka pasur dhe do tė ketė nė tė ardhmen me dhjetra e qindra viktima. Jo vetėm
zgjidhja ligjore e kėtij problemi do tė shkaktojė kėto viktima, por ėshtė
edhe mafia e tokės (kėshtu ka filluar tė quhet kohėt e fundit nė Shqipėri)
ajo qė shkakton viktimėn e radhės. Kėta grabitės tokash janė persona tė
lidhur me strukturat e pushtetit lokal dhe qendror, tė cilėt me lloj-lloj
mėnyrash kanė pėrvetėsuar pronat e tė tjerėve dhe i kanė bėrė prona tė tyre.
Meqenėse nė zyrat e regjistrimit tė pasurive nė hipotekė ata kanė njerėzit e
tyre, dhe nėpėrmjet privatizimeve tė paligjshme dhe fallsifikimit tė
dokumentave tė pronėsisė kanė bėrė regjistrimin e kėtyre tokave nė favor tė
tyre, ky fenomen ėshtė bėrė mė sė shumti nė tokat bregdetare tė Shqipėrisė si
nė Durrės, Golem, Sarandė etj.
Kėta grabitės tokash pushtetarė duke qenė
se zotėronin gjithēka nė dorė, kanė ngritur mbi kėto prona bizneset e tyre tė
pista si pallate, hotele, disko etj.
Por, tė ishte vetėm kjo e keqe, nuk do tė
kisha marrė mundimin pėr tė shkruar kėtė artikull, sepse kėto probleme janė
bėrė tė njohura dhe tė shpeshta nė Shqipėri, por njė e keqe edhe mė e madhe
po ndodh kohėt e fundit nė Shqipėri. Shumė pronarė tė vjetėr e tė ligjshėm
nuk guxojnė tė kėrkojnė tė drejtėn e tyre, atė tė pronėsisė, sepse kėta
kėrcėnohen seriozisht nga kjo mafia.
Kėshtu ka ndodhur nė disa raste kėto kohėt
e fundit kur disa pronarė kanė filluar procese gjyqėsore pėr tė fituar tokat
e tyre.
Aktuale janė rastet kur familja Xhafa
filloi tė kėrkojė tokat e saj nė Golem dhe kėta mafiozė i morėn peng njė nga
djemtė e kėsaj familjeje, i quajtur Dashamir Xhafa. Dashamiri ka prej afro
muajit qershor 2005 e deri mė sot qė ėshtė marrė peng dhe ėshtė zhdukur pa
lėnė gjurmė. Po kėshtu, tė njėjtin fund do tė pėsonte edhe pronari i njė
sasie tė konsiderueshme tė tokave nė komunėn Plazh tė qytetit tė Durrėsit,
z.Azbi Mitrolozi, tė cilin kjo mafie e ekzekutoi me vdekje, duke e vrarė me
armė zjarri mė dt.18 tetor 2005. Azbiu kishte prej mė shumė se njė viti qė
kishte filluar proceset gjyqėsore pėr tė fituar tokat e tij, por ai ishte
kėrcėnuar disa herė qė tė tėrhiqej nga ky proces ose nė tė kundėrt do ta
eliminonin sė bashku me pjesėtarėt e tjerė tė familjes.
I takon shtetit shqiptar dhe
institucioneve ndėrkombėtare qė tė ndėrhyjė sa mė shpejt pėr ta zgjidhur
shpejt dhe me drejtėsi kėtė problem madhor tė pronės nė Shqipėri.
Korresp. i Shqipėria Etnike
Shqetėsimi I PS
Partia socialiste, Dega Malėsi e Madhe, proteston
pėr aktin e dhunshėm tė datės 7 nėntor 2005 kundėr anėtares sė Partisė
Socialiste, Lindita Ulkaj. Persona tė panjohur e kanė kėrcėnuar dhe goditur.
U bėjmė thirrje forcave tė rendit tė identifikojnė menjėherė autorėt e kėtij
akti dhe tI vėrė ato pėrpara pėrgjegjėsisė ligjore.
Zėdhėnėsi I Partisė Socialiste,
Dega Malėsi e Madhe
Soros, shembulli i
njeriut te suksesshem
Eshte nje nga emrat me te njohur ne mbare globin, i
njejte edhe me Bill Gates, manjatin e kompjutrave dhe pronar i Microsoft-it.
Xhorxh Soros, eshte shembulli i njeriut te suksesshem. Pak kush do te mund ta mendonte se
17 vjecari Soros, me emigrimin e tij ne Angli, do te fillonte ndertimin e nje
perandorie, por me se shumti te koncepteve.
Xhorxh Soros lindi
me 12 gusht 1930 ne Budapest te Hungarise. Ne vitin 1947 ai emigroi ne Angli
dhe u diplomua ne Shkollen Ekonomike te Londres me 1952. Pas 4 viteve, ai
largohet nga Anglia ne drejtim te SHBA-se dhe fillon veprimarine finnciare ne
bursat e Londres dhe te Nju Jorkut. Ne vitin 1969, Soros krijon Fondin e
Investimeve (Quantum Found), nje firme private menaxhimi, e cila jep
konsulence per investimet dhe e ka prezantuar Xhorxh Sorosin si nje nga financieret
me te suksesshem ne bote.
Viti 1979 do te
shenonte edhe fillimin e aktivitetit te tij bamires, kur krijon ne Nju Jork
Fondin e Shoqerise se Hapur. Qe ketu nis edhe themelimi i Fondacioneve
Lokale te Shoqerise se Hapur (Open Society), fillimisht ne vendlindje Hungari
(1984) dhe pastaj ne Bashkimin Sovjetik (1987). Sot rrjeti i etyre
fondacioneve shtrihet ne mese 30 vende, duke perfshire edhe Mongoline,
Haitin, Guatemalen, Afriken e Jugut dhe SHBA-ne. Keto fondacione ndihmojne ne
ndertimin e infrastruktures dhe institucioneve te nje shoqerie te hapur,
nepermjet mbeshtetjes se nje sere programeve rajonale dhe lokale ne fushen e
arsimit, kultures, shendetesise, medias, botimeve etj.
Xhorxh Soros njihet
edhe si botues e krijues i disa librave si Alkimia e Financave (1987), Hapja
e Sistemit Sovjetik (1990), Duke garantuar Demokracine (1991), Sorosi per
Sorosin: Te qendrosh ne krye te kurbes (1995), Kriza e Kapitalizmit Global
(1999).
Filozofia e Soros
mbeshtetet ne konceptin e Karl Poperit mbi Shoqerine e Hapur, koncept qe ai e
njohu dhe e beri te vetin qe kur ishte student.
Kontributi i Soros,
i Fondacionit Shoqeria e Hapur dhe i projekteve te tjera, eshte shume i
pranishem edhe ne Shqiperi. Mund te konsiderohet si mik i te gjitheve dhe i
yni, si gazetare por edhe si gazete, ku disa nga konceptet e tija, tashme
jane bere tonat si Levizja Qytetare Civile. Shkolla e gazetarise shqiptare,
pati nje ndihme te madhe nga projektet e Fondacionit Soros. Te gjithe ne,
kemi perfitur dicka nga ai, nga idete dhe madheshtia e tij shumeplaneshe.
Xhorxh Soros man
edhe mjaft tituj neri dhe cmime te dhena nga institucione shume prestixhoze
si New School for Social Research (Nju Jork) dhe Universiteti i Oksfordit me
1980, nga Universiteti Ekonomik i
Budapestit dhe Universiteti i Yales ne SHBA me 1991. Kater vite me
pas, Universiteti i Bolonjes i jep cmimin e larte Doctor Honoris Causa per
nxitjen e Shoqerise se Hapur neper bote. Ne vitin 1999, presidenti i
Shqiperise, Rexhep Mejdani i akordoi Sorosit edhe titullin e larte Gjergj
Kastrioti per aktivitetin e zhvillur ne favor te shoqerise shqiptare. Ndersa
vetem pak dite me pare, kryebashkiaku i Tiranes i akordoi edhe titullin e
larte Qytetar Nderi i kryeqytetit shqiptar.
Aktiviteti i Soros
eshte me te vertete unikal, jo vetem nga forma se si u be i pasur, por edhe
nga zemergjeresia e jashtezakonshme qe e karakterizon ate si dhe vizioni i
tij i jashtezakonshem. Gjithcka e k nisur me vetem 5 mije dollare, per te
arritur tashme ne ndertoje nje perandori, jo vetem ekonomike por edhe te
koncepteve. Duket se fokusi i punes se Fondacionit te tij ne Shqiperi, eshte
perqendruar tek Shoqeria Civile. Megjithate, mediat jane aty, te vemendshme
dhe ne pritje te sinjalit per Levizjen Qytetare, nismetar i te ciles edhe
njehere ne vendin tone, po behet Soros. Tashme edhe ne, marrim persiper sot
nje levizje te re, me nje tjeter hapesire dhe do te jemi te lumtur te behemi
edhe ne pjese, te japim kontributin tone modest.
Blerti DELIJA
Sokol PEPUSHAJ
Socialistėt tė kėrcėnuar pėr jetėn, detyrohen tė
largohen nga Shqipėria
Historia po
pėrsėritet, deri kur do tė vazhdojmė kėshtu? Sa herė nė Shqipėri ka rotacion
politik, apo ndėrrim qeverish, nė Shqipėri fillon luftė klasash ndaj
anėtarėve dhe simpatizantėve tė forcave tė ndryshme politike. Kėshtu ka
ndodhur me socialistėt nė vitin 1992, kur nė pushtet erdhėn demokratėt dhe me
demokratėt nė vitin 1997, kur socialistėt fituan zgjedhjet, po i njėjti
fenomen ndodhi edhe sot me socialistėt tė cilėt fitoren e zgjedhjeve tė 3
korrikut 2005 tė PD-sė. Ndaj tyre ėshtė ushtruar dhe po ushtrohet njė dhunė
dhe terror fizik e moral pėr ti detyruar kėta tė lėnė shtėpitė, punėn apo
biznesin e tyre qė tė largohen nga Shqipėria. Tė njėjtin fat pati edhe
biznesmeni dhe anėtari i PS-sė tė qytetit tė Lushnjės, z.Kadri Myrtaj.
Z.Kadri Myrtaj ishte njė tregtar i
ndershėm dhe me njė reputacion tė madh nė qytetin e Lushnjės ku Partia
Socialiste e kishte pėrfshirė atė nė komisionin zonal zgjedhor. Ai nuk pranoi
tė bėhej pjesė nė manipulimet zgjedhore tė 3 korrikut nė kėtė zonė. Ai
dėshmoi me forcė manipulimet dhe dhunėn qė ushtroi PD-ja nė kėto zgjedhje. Si
rezultat i kėsaj ai u bė objekti i kėrcėnimeve dhe shantazheve nga strukturat
e PD-sė nė qytet. Ndaj pjestarėve tė familjes sė tij ėshtė tentuar nga
persona kriminelė tė PD-sė pėr ti asgjėsuar fizikisht. I ndodhur nė kėto
kushte tė rėnda dhe serioze ndaj ti filloi dhe njė proces penal pėr gjoja se
braktisi komisionin zonal zgjedhor, ai sė bashku me familjen e tij u detyrua
tė largohej nga Shqipėria duke braktisur shtėpinė dhe biznesin e tij.
Korresp. i
Shqipėria Etnike
Pėrvjetori i masakrės sė Qafė-Thanės kalon nė heshtje
pa u pėrmendur nga Qeveria
Njė nga masakrat mė
tė mėdha tė shkaktuara nė Shqipėri e Tetor-Nėntorit 1990, nė Qafė-Thanės, qė
lidh Shqipėrinė me Greqinė.
Qindra shqiptarė tė pafajshėm u vranė nga
ushtarėt tanė tė pamėshirshėm dhe trupat e tyre u varrosėn nė vende tė
fshehta qė nuk janė zbuluar akoma. Qeveritė e Shqipėrisė, qofshin socialiste
apo demokrate, nuk e kanė marrė kėtė ēėshtje seriozisht dhe nuk kanė
ndėrmarrė hetime tė plota dhe tė paanshme pėr tė gjetur kush urdhėroi
kryerjen e kėtyre krimeve. Pėrse u dha ky urdhėr? Cili ishte zingjiri i
komandės? Kush i shkaktoi ato? Ku janė trupat e viktimave? Ku janė ushtarakėt
qė janė dėrguar pėr tė kryer kėto vrasje? Pėrse disa nga ata u falėn? Kush i
fali ata dhe pse?, etj. Ndėrsa nėna, baballarė, bashkėshorte dhe fėmijė u
mblodhėn nė Qafė-Thanė pėr tė 15-in vit, pėr tė pėrkujtuar vrasjen e bijve,
burrave, baballarėve dhe fėmijėve gjatė muajve Tetor-Nėntor 1990, ata i bėnė
sėrish thirrje qeverisė sė Shqipėrisė tė hetojė the sė sjellė para drejtėsisė
zyrtarėt dhe oficerėt qė urdhėruan ekzekutimin dhe qė morėn pjesė nė vrasjen
e tė dashurve tė tyre ndėrsa kėta po iknin drejt Greqisė nė kėrkim tė lirisė.
Megjithatė, thirrjet e tyre bien pėrsėri nė vesh tė shurdhėr. Nė kėtė
pėrkujtimore nuk mori pjesė asnjė zyrtar i qeverisė.
Agim Smaili, njė ushtar kufiri i asaj
kohe, i cili u gjykua dhe u dėnua me 15 vjet heqje lirie sepse kishte
refuzuar tė vriste ata qė arratiseshin, tha se ndėrmjet muajve tetor-nėntor
1990, qindra, nė mos mijėra shqiptarė u pėrpoqėn tė arratiseshin nga
Shqipėria dhe tė kalonin kufirin pėr nė Greqi nėpėr Qafė-Thanė. Posta
Ushtarake e Kopstikut ishte ajo qė ruante kėtė rrugė. Duke e ditur se shumė
shqiptarė mund tė arratiseshin nėpėr kėtė rrugė, Ministria e Mbrojtjes e
Shqipėrisė urdhėroi pėrforcimin nga Korēa deri nė atė Postė, duke u pėrpjekur
ta frenojė kėtė vėrshim tė shqiptarėve pėr nė Greqi. Urdhėri ishte Qėllo pėr
tė vrarė. Tė gjithė oficerėt kishin marrė tė njėjtin urdhėr, dhe po kėtė
urdhėr u dhanė ushtarėve tė kufirit.
Ushtarėt e kufirit duhet tė ishin mė tė
besuarit dhe ti bindeshin kėtyre urdhėrave pa diskutim. Megjithatė, ne
refuzuam tė qėllonim dhe tė vrisnim bashkatdhetarėt tanė. Njė grup prej nesh
zgjodhi mė mirė tė arratisej nga Shqipėria pėr nė Greqi se sa tė vrisnim
bashkėqytetarėt tanė. Ne u quajtėm dezertorė dhe u akuzuam pėr tradhėti ndaj
Shqipėrisė, njė krim qė nė atė kohė dėnohej me 15 vjet burg, thotė Panajot Karafili
me telefon nga Greqia, ku jeton qė kur iku nga Shqipėria nė nėntor 1990. Kur
oficerėt e kuptuan se ushtarėt nuk po i bindeshin udhėrave tė tyre, ata
ngritėn njė grup Forcash Speciale dhe i bėnė vetė kėto vrasje, thotė
Nikollaq Bako, 35 vjeē, nė atė kohė i caktuar nė Qafė-Thanė, dhe qė iku nė
Greqi me 20 ushtarė tė tjerė qė refuzuan tė qėllonin ata qė donin tė
arratiseshin. Ne duam qė emrat e atyre oficerėve tė bėhen publikė, dhe mė
pas tė arrestohen dhe tė gjykohen nga njė gjykatė e paanshme pėr vrasjen e
pjestarėve tė familjeve tona, thotė Angjelina Tirana, 55 vjeēe, djali i sė
cilės, Angle, 22 vjeē, u vra nga kėta oficerė.
Ushtarėt e kufirit nuk i vranė tė
dashurit tanė, thotė Artur Velia, Kryetari i Grupit pėr tė Vėrtetėn nė
Masakrėn e Qafė-Thanės. Ata nuk iu bindėn superiorėve tė tyre, dhe pastaj
superiorėt e tyre, nė bashkėpunim me Forcat Speciale nga Tirana kryen
vrasjet, thotė ai. Ne duam qė ata superiorė tė sillen para drejtėsisė,
vazhdon ai.
Thirrja jonė drejtuar Ministrit tė
Brendshėm tė Shqipėrisė nė Tiranė, z.Olldashi, nuk mori pėrgjigje, po kėshtu
as thirrjet drejtuar Avokatit tė Popullit.
Motivi i heshtjes sė qeverisė pėr kėtė
ēėshtje ėshtė e dukshme. Nėse do tė ngrihen akuza kundėr oficerėve pėrgjegjės
pėr ato vrasje, ata oficerė do tė pėrfshijnė edhe politikanėt. Dhe kjo ėshtė
e papranueshme sot nė Shqipėri.
Ndoshta njė ditė, dėshira e kėtyre
familjeve do tė plotėsohet, kur Shqipėria tė zgjedhė njė qeveri qė tė mos
jetė e pėrfshirė nė fshehjen e tyre.
Redaksia
Gjakmarrja kėrcėnon fėmijėn edhe nė barkun e nėnės
Ėshtė njė nga plagėt
mė tė rėnda tė shoqėrisė shqiptare. Shteti ėshtė i pafuqishėm tė ndryshojė
diēka nė kėtė skemė vrastare, ndėrsa shoqata tė ndryshme raportojnė shifra
tronditėse tė viktimave tė gjakmarrjes. Viktima tė krismave tė armėve nė emėr
tė gjakmarrjes, janė tė gjithė shqiptarėt, pa dallim moshe, nga pleqtė deri
tek fėmijėt, madje edhe tek ata qė akoma presin tė dalin nė jetė dhe e
pėrjetojnė frikėn edhe nė barkun e nėnės. Njė tragjedi e mirėfilltė ėshtė ajo
qė po pėrjeton prej kohėsh Manjola Nikoll Kiēi. Faji i saj i vetėm ėshtė se
ėshtė martuar me njė pjestar tė familjes sė Robert Kiēit. Kjo histori ėshtė
vėrtet e dhimbshme dhe personifikon mė sė miri edhe zinxhirin e marrėzisė
njerėzore nė emėr tė gjakmarrjes. Robert Kiēi, kunati i Manjolės, vėllai i
bashkėshortit tė saj, Rrikut, pėr motive gjakmarrjeje ka vrarė mė 19 shkurt
2005 njė person tė familjes Cubashi. Qė nga ajo kohė, siē ėshtė edhe e
parashikuar nė Kanunin famėkeq ku bazohet gjakmarrja, kanė filluar kėrcėnimet
ndaj tė gjithė pjestarėve tė familjes, madje edhe grave, nga familja e
gjaksorit Cubashi. Nuk i ka shpėtuar kėsaj skeme tė llahtarshme as edhe
Manjola, madje asaj i kanė kėrcėnuar edhe fėmijėn qė ka nė barkun e saj. Kjo
familje e re, mund tė thuhet se ėshtė shkatėrruar krejtėsisht. Manjola dhe
bashkėshorti i saj, Rriku, janė larguar pėr motive sigurie nga atdheu, ku
vdekja pėr ta ėshtė shumė mė pranė se vazhdimi i jetės, tė cilėn si
bashkėshortė e menduan mė tė lumtur. Nga qershori i kėtij viti, Manjola nuk e
ka parė burrin e saj, nuk ka asnjė informacion pėr tė, edhe pse nė kėto kohė
ajo duhet tė ndjente pranė bashkėshortin, nė pritje tė lindjes sė frytit tė
dashurisė sė tyre. Drama qė ka pėrfshirė Manjolėn, bashkėshortin, por edhe
familjen nė pėrgjithėsi, tregon mė sė miri se Murtaja e shekullit nė
Shqipėri, ėshtė fatkeqėsisht jo SIDA, por Gjakmarrja, e cila tashmė nuk
kursen as edhe fėmijėn nė barkun e nėnės sė saj.
Albert Vataj
Liria e opnioneve
jo vetėm duhet ēmuar por dhe subvecionuar
Nga Ndriēim KULLA
Ėshtė thėnė, p.sh. qė nga
John Miltoni nė traktatin e tij tė famshėm Areopagitica(1644), se liria e
opinioneve pėrbėn pėr njė shoqėri praktikėn mė tė efektshme pėr ndjekjen e sė
vėrtetės. Me fjalė tė tjera, qarkullimi i lirė i ideve ėshtė kėrkesa e
domosdoshme pėr njė njohje tė tillė. Madje kjo tezė themelore pėr shekuj tė
tėrė jo vetėm qė ka rezistuar, por ka pėsuar zhvillim tė mėtejshėm nėpėr
shumė fusha. Ashtu si tregu i lirė arrin tė na sigurojė diktimin e produktit
mė tė mirė, po kėshtu edhe konkurimi i lirė i ideve dhe opinioneve, duhet tė
na sugurojė edhe mendimin mė tė mirė e mė tė kualifikuar. Ja, pse lipset jo
vetėm tė ēmohet e tė vlerėsohet, por edhe tė investohet e promovohet liria e
opinioneve. Ajo pėrbėn edhe filozofikisht tė vetmen rrugė nė formulimin e
maksimės sė njohjes. E nė rastin e demokracive moderne shqetėsimet pėr
funksionimin e tyre lindin pėrbrendėsisht qė nė procesin e krijimit dhe
zhvillimit. Mirėpo ideja e pėrthyrjes sė realitetit shqiptar nė prizmin e
dijeve filozofiko-sociologjike, pėr ti bėrė diagnozėn demokracisė sonė tė
re, me qėllimin e gjetjes sė rrugėve tė pėrmirėsimit apo shėrimit, fuqizimit
apo shpėtimit tė saj nga mendėsitė dhe format e jetesės politike, civile dhe
shoqėrore, tė sistemit totalitar qė lamė pas, do tė na pėrftonte spektrin e
njė shoqėrie ku mbizotėron korrupsioni, nepotizmi, rritja e tejskajshme e
formalizmit burokratik krahas me plutokracinė (rastit kur fuqia ėshtė nė
dorėn e njė elite ekonomike), apo e mundėsisė pėr tė dirigjuar
informacionin dhe rrjedhėn e tij, pėr tė administruar madje edhe kulturėn si
njė industri mė vete nė shėrbim tė kėsaj elite ekonomike, ku dhe vetė shtypi
dhe televizioni nė momente tė caktuara, por me mjaft rėndėsi nė vend qė
tė ndėrtojė opinione tė drejta,
manipulojnė edhe ato mė tė pranueshmit.Nė segmente tė qarta tė
komunikimit sot tek ne bėhet njė luftė e drejtpėrdrejtė dhe e sofistikuar,
pėr tė lėnė sa mė pak (a ka mundėsi dhe asnjė) kanale komunikimi pėr idetė e
reja apo idetė e mendimit tė lirė tė ēdo fushe, pasi ato priren mė tepėr nė
ruajtjen e statuskuosė, ēka do tė thotė, ruajtje e monopolit tė shtypit dhe
televizionit nga ana e njė kaste analistėsh, editorialistėsh,tė cilėt pėr tė
mos cėnuar kėtė pozitė, shpesh nga paaftėsia por shpesh edhe nga xhelozia apo
cmira, bėjnė ēmos tė mbyllin ēdo mundėsi pėr ngjitjen dhe konfirmimin e
kėtyre ideve tė reja apo mendimeve tė lira nga tė gjitha llojet e fijeve me
tė cilat ata vetė e ndjejnė veten tė mpleksur.Nė vend qė tė subvecionohen
qartazi dhe nė mėnyrė trasparente krijuesit dhe pėrhapėsit e ideve tė reja
pėr tė cilat ka kaq shumė nevoj zhvillimi
i kėtij vėndi, po subvecionohen pėrhapėsit e statukuos dhe kryesisht
ata qė nė emėr tė shtypit tė lire bėjnė pazare nga mė tė ndyrat pėr ndere tė shumta pushtetore.Nuk ėshtė parė
shpesh nė bot, nė mos tė themi se ėshtė fenomen tipik korruptiv shqipėtar ,ku
opinioni po kthehet gati nė profesion.E po ti shtosh gjithė kėsaj situate
edhe interesat e nėndheshme ekonomike tė kėsaj kaste, atėherė jemi mėse tė
pėrligjur tė mos flasim mė vetėm pėr ruajtje pozitash, interesash apo
statusquoje, por pėr simptomėn mė tė qartė e mė tė rrezikshme tė njė krize tė
thellė tė demokracisė.
Ndaj, dhe nga ana e mendimit objektiv, ka pasur
gjithmonė njė kritikė qė i druhej ekzistencės sė njė demokracie qė sipas tyre
ishte e tepėrt, ashtu siē ka pasur gjithmonė edhe njė qėndrim tjetėr qė
kritikonte ekzistencėn e njė demokracie tė mangėt. E para quhet kritika
liberale, kurse e dyta kritika republikane. Shpeshherė ato trajtohen
bashkė, kur nė fakt ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė ndahen dhe tė dallohen
nga njėra tjetra.
Kėshtu, kritika liberale konsiston nė pohimin se
nėse institucionet demokratike nuk janė tė balancuara nga ana e institucioneve
tė tjera (p.sh nėpėrmjet kufizimeve kushtetuese pėr shtrirjen e pushtetit tė
qeverisė, magjistraturės sė pavarur apo shtypit tė lirė), atėherė demokracia
rrezikon ti bėjė shtrojė liritė individuale. Kush qeveris, duke pasur prapa
vetes njė konsensus tė fortė popullor, mund ti shkallmojė garancitė, mund
tu kanoset minoriteteve e tė kolonizojė ēdo fushė tė jetės sociale. E kjo
pėrfaqėson ankthin mė tė madh tė demokracisė iliberale tė tiranisė sė
mazhorancės. Ndėrkohė qė kritika tjetėr, ajo republikane, parashtron si
problem faktin se ka pak demokraci dhe se ajo qė ekziston ėshtė e njė cilėsie
tė mangėt. Ngandonjėherė pėr kėtė gjė kritikohen kufizimet nė pushtetin e
mazhorancės, por shpesh si shkak i demokracisė sė pakėt pėrcaktohet skarsiteti
i informimit tė qytetarėve dhe mos-angazhimi
i tyre nė jetėn publike,tė cilėn po e favorizon kjo mbyllje e
sofistikuar qė ekziston nė shtypin tone tė sotėm.Madje edhe projektet e
ndryshme tė demokracisė pjesmarrėse nė zbatimin e tyre praktik janė ndeshur gjithmonė
me indiferencėn e publikut ose me atė qė politologėt e gjykojnė si njė
mungesė tė vajtueshme tė virtytit civil tė shumicės sė qytetarėve.
Nga ana tjetėr, mjaft e prekshme nė vetė strukturėn
e shoqėrisė sonė, ėshte edhe fenomeni i populizmit i cili ndikon
drejtpėrdrejt nė nivelin e ulėt tė demokracisė pjesmarrėse. E nė kėtė luftė,
tashmė kronike nė shoqėrinė tonė, do tė qe mjaft efikase tė pėrdoreshin edhe
antidotė tė veēantė, si psh ai i artikuluar nga ana e politologut tė
famshėm amerikan James Fishkin, kėtu e 15 vjet mė parė, por qė sot ka filuar
tė pėrdoret gjithnjė e mė shpesh e me mjaft sukses, jo vetėm nė botėn
anglo-saksone, por edhe nė Evropė. Bėhet fjalė pėr demokracinė deliberative
ose demokracinė e adjudikuar, njė instrument ky i spikatur nė luftimin e dy
burimeve kryesore qė shkaktojnė populizmin, e qė janė, sė pari fakti se
publiku nuk ėshtė i mirė-informuar nė lidhje me ēėshtjet pėr tė cilat
konsultohet; dhe sė dyti, se ekzistojnė shpesh grupe tė vetė-zgjedhur e jo
pėrfaqėsues qė synojnė tė flasin nė emėr tė tė gjithė komunitetit tė
interesuar. Pėrkundrazi, nėpėr sondazhet deliberative - elementi thelbėsor i
kėsaj demokracie - mikrobota e qytetarėve i ka tė
gjitha mundėsitė tė bėhet e pėrgjegjshme pėr atė ēka voton. E si rezultat,
mund tė ndodhė shpesh qė opinioni i tyre pėr problemet politike qė
konsultohen, tė fillojė tė ndryshojė. Aq mė tepėr qė kampionėt e pėrzgjedhur
janė goxha pėrfaqėsues, pasi seleksionohen me metoda thellėsisht shkencore.
Natyrisht, shtrohet pyetja: Po ēpėrfitime
vallė mund tė nxjerrin demokracitė e sotme nga sondazhe tė tillė? Lipset ta
konsiderojmė problemin nė dy nivele: nga njėra anė qėndrojnė qytetarėt dhe
nga ana tjetėr tėrėsia e sistemit politik. Pėr sa i pėrket qytetarėve, jo
vetėm kėtu te ne, por edhe nė shumicėn e vėndeve mė tė zhvilluara, elektorati
nuk ėshtė i mirė-informuar mbi detajet e ndryshme tė politikave publike.
Ekonomisti i famshėm Anthony Downs, njė problem tė tillė e pėrkufizon si
injorancė racionale, duke e shpjeguar kėshtu: nėse vota ime vlen 1 nė 1
milion, atėherė pėrse duhet tė investoj kohė e lodhje pėr tu informuar?
Megjithatė, nga kėndvėshtrimi i teorisė sė demokracisė lipset qė qytetarėt
idealė tė jenė tė mirė-informuar. Mirėpo, nė fakt, ata kanė shumė pak stimuj
racionalė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Ndėrkohė qė nėpėr kėto lloj
sondazhesh, llogaritė pėr ēdo qytetar qė merr pjesė nė kėto eksperimente,
ndryshojnė menjėherė. Ēdo pjesmarrės ka zėrin e vet mes disa qindra tė
tjerėve tė angazhuar nė kėtė sondazh dhe njė nė 15, brenda grupit tė vogėl tė
diskutimit, qė formohet sipas procedurės normative tė kėtij eksperimenti.
Madje ajo qė ndodh, ndiqet detyrimisht nga tv apo mediat e tjera. Nė kėtė
mėnyrė, arrihet motivimi i duhur racional i qytetarėve pėr tu informuar nė
tė gjitha detajet, duke pasur pėr rezultat nė shumicėn e rasteve ndryshimin e
opinionit tė tyre. Natyrisht, ėshtė e pamundur tė arrijnė tė informohen tė
gjithė qytetarėt e njė shoqėrie, por fare mirė mund tė kryhet procedura e njė
eksperimenti tė tillė pėr njė mikrobotė tė pėrfaqėsuesve tė tyre, pėr tua
transmetuar mė pas rezultatin tė gjithė politikanėve dhe vendim-marrėsve. Ja,
kjo ėshtė logjika dhe avantazhi i pėrdorimit tė kėsaj metode, qė pėr shumė
aspekte ėshtė perifrazuar si neo-tokėviliane. E kjo pėr faktin se ishte
pikėrisht Tokėvili ai qė iu nguliti amerikanėve nevojėn e pėrdorimit tė
meeting-eve dhe jurive tė qytetarėve, bashkė me mėnyrėn se si ato mund ti
bėjnė tė ndihen sa mė efikasė. Mė pas, ai u bė mjaft popullor edhe pėr
ndikimin qė pati nė veprat e Robert Putnamit, mjaft i famshėm nė parashtrimin
e metodave tė formimit tė kapitalit shoqėror. Nė kėtė kėndvėshtrim, edhe
sondazhet deliberative, duke arritur tė mbledhin bashkė njerėz tė ardhur nga
fusha tė ndryshme pėr tė diskutuar probleme tė pėrbashkėta, janė njė
instrument i gjetur pėr tė krijuar kapital shoqėror. Aq mė tepėr qė
diskutimet brenda sondazhit nuk prekin kurrė kategori politike konvencionale,
tė tilla si e djadhta apo e majta. Ato vetėm krijojnė situatat mė tė
favorshme qė publiku tė pėrqėndrohet nė thelbin e problemeve tė veēanta
politike si p.sh. shėndeti, edukimi, ekonomia, etj;
Madje, shpesh rezultatet qė dalin janė elementė qė i pėlqejnė si tė majtės
ashtu edhe tė djadhtės. Ja, pse demokracia deliberative ėshtė veēanėrisht mjaft
e dobishme dhe efikase nė zgjidhjen e shumė problemeve tė kėtyre fushave qė pėrmendėm mė lart. Ja,
pse propozimi i politologut amerikan mbi pėrdorimin e sondazhit deliberativ
ėshtė pjesė pėrbėrėse e politikės sė ndreqjes sė kėtyre dėmeve tė rėndėsishme
qė shkakton padija e publikut dhe mos-pjesmarja e tij. Ėshtė vėrtet njė ide e
mirė, qė lipset me ēdo kusht tė eksperimentohet edhe te ne, edhe pse nė
fillim mund tė rrethohet nga njė frymė skepticizmi.
Rreth pozicionit te
MPJ z. Besnik Mustafaj
A mund te kete dy
shtete shqiptar?
Ne shqiptaret, per fatin tone te keq, shpesh here
duam te jemi me ē'do kusht te gjithe politikane, diplomate, gjenerale e pse
jo dhe udheheqes suprem. Perligjet ky kostatim i trishte i karakterit tone
nga fakti qe ministri i ri i Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise,
Besnik Mustafaj, eshte kthyer padrejtesisht ne tabele qitjeje per shume
bashkatdhetar te nderuar por qe ne aspektin politik, diplomatik, atdhetar e
intelektual mbase qendrojne shume larg figures se kompletuar te Ministrit
tone. Megjithe kete fushate denigruese ndaj Tij e si rrjedhim ndaj politikes
se jashtme shqiptare, une nuk besoj se ajo te jete e inskenuar me art ne
ndonje tavoline te Beogradit apo te Athines per te perēare kombin tone ne
kete moment teper kritik, por vjen thjeshte nga deshira e pakontrollueshme e
shqiptarit per te kundershtuar ē'do gje e per te kritikuar kedo.
Pertej retorikes, le te analizojme per nje ēast ate
qe ka shprehur Ministri yne ne lidhje me Kosoven, gje qe ka prodhuar
kryqezimin e tij mediatik, sigurisht nga bashkekombas atdhetar sa dhe ne te
tjeret, por mbase me pak reflektive.
Nese Ministri yne eshte shprehur qe: "Do te
kete vetem nje shtet Shqiptar...", atehere per
ē'fare krimi duhet ta akuzojme?
Le te bejme pak hapa prapa ne histori dhe te
reflektojme per ca ēaste.
Cilat kane qene aspiratat e popullit shqiptar ne
rrjedhen e shekujve? Nje shtet shqiptar, siē proklamon Mustafaj, apo dy te
tille?
Sigurisht rilindasit tane nuk u kenduan dy shteve
shqiptare. Abdyl Frasheri e te tjere, ne Lidhjen e Prizrenit, nuk aspiruan
per dy shtete shqiptare, por per nje dhe te vetem.
Ismail Qemali, Gurakuqi e Boletini nuk shpallen
pavaresine e dy
shteteve shqiptare apo te gjysmes se tij por te gjithe trojeve shqiptare
etnike e te bashkuar ne nje shtet te vetem. Gjate luftrave ballkanike, qe
pararenden luften e pare boterore, gjysherit tane
nuk luftuan per dy shtete shqiptare por per nje komb shqiptar te bashkuar ne
nje shtet. Ne Konferencen e Mukjes nuk u vendos per dy shtete shqiptare por
per nje dhe te bashkuar, pavaresisht se famekeqi Hoxha i nderroi letrat nen
tavoline.
Po per gjate pesedhjete viteve diktature e gjenocid qe pasuan luften e
dyte boterore ne Kosove, shqiptaret atje nuk luftuan valle duke aspiruar
bashkimin me token ame ne nje shtet te vetem shqiptar?
Atehere perse Ministri Mustafaj duhet te shkele
turpshem mbi gjakun e deshmoreve dhe heronjeve tane e te mbeshtese tezen e dy
shteteve shqiptare? Perse valle?
Qe Kosova nuk do te jete kurre me nen Serbi e kane
kuptuar edhe qytetaret e Burundit, ndaj ne sot duhet te pregatitemi e te
ndergjegjesohemi me tempin e kohes pasi se shpejti mund te na shtrohet
pyetja: Ju shqiptare aspironi per nje shtet apo per dy shtete? Ne si mendojme
te pergjigjemi nese do na parashtrohej nje referendum i mundshem? A jemi ne
te gatshem qe te jetojme ne nje Shqiperi te bashkuar? Mbi kete dhe vetem mbi
kete duhet ta pyesim thellesisht vehteveten tone.
Nuk eshte me sekret qe mbi te ardhmen e Kosoves
kancelerite perendimore kane mbi tryezen e tyre tre opcione:
1- Opcioni serb dhe i mbeshtetesve te tij, perhere e
me te pakte, "me shume se autonomi dhe me pak se pavaresi". Ky
opcion tashme duket perfundimisht i destinuar te mbete ne kaseten e harreses
dhe parashikohet te jete i pari qe do te skartohet nga tryeza e bisedimeve.
2- Opcioni i dyte, Kosova shtet i pavarur. Ne kete
pike duket se konvergojne pjesa me e madhe e kancelerive perendimore si dhe
nje pjese e opinionit shqiptar ne Kosove dhe Shqiperi. Por sa prosperitet
mund te kene dy republika shqiptare te vogla dhe te varfera te ndara me kufi
mes tyre, qofte ai dhe thjeshte imagjinar?
3- Opcioni i trete, nje shtet shqiptar ne Ballkan.
Kjo e fundit ka qene dhe eshte aspirata shume shekullore e popullit tone,
deshira e vetme e jetes te patrioteve tane me te mire, amanet i te pareve
tane. Ky opcion eshte mbase me pak i konsideruar nga faktori nderkombetar, e
ja ku hyn ne skene deklarimi i Mustafajt ne tentative per te kerkuar me shume
mbeshtetje internacionale ndaj kesaj teze te trete. Sigurisht qe Ministri yne
me shprehjen "nje shtet shqiptar" ne menyre te rafinuar ka dashur
te perligj pa shume komente kete aspirate te ndritur e te enderruar nga shume
gjenerata, nje komb shqiptar, nje shtet shqiptar.
Kush e njeh sadopak diplomacine e kupton qe nje deklarate e tille shume e
guximeshme nuk mund te sqarohej me tej. Kujt i drejtohej per ta kuptuar, e ka
kuptuar. Ka mjaftuar kjo thenie e Ministrit tone qe shtypi zyrtar serb ta
konsideroje Shqiptaro madh. Ndaj, nje diplomati nuk duhet pretenduar qe ti
kerkohet shqiptarēe: ...epo thuaje troē dhe shkoqur se nuk e kuptuam te
gjithe!!!
Diplomacia eshte art e si i tille nuk kuptohet nga
te gjithe.
Dr. Alban
Kraja
Kryetar i lidhjes shqiptaro-arberesh ne Itali
Bujanovc: Sulm me bombė nė shtėpinė e Reshat Avdullahit
Pak ditė mė parė,
pikėrisht mė 28 nėntor, sulmohet me bombė shtėpia e zotit Reshat Avdullahi,
nė fshatin Zarbincė, komuna Bujanovc. Shpėrthimi i bombės e ka shkatėrruar
pjesėrisht banesėn. Siē dihet, kjo shtėpi, si tė gjitha tė tjerat nė malėsinė
e Bujanovcit, ėshtė pa banorėt e saj qė nga lufta e fundit, kur edhe u bė
shpėrngulja me dhunė nga ushtria serbe, e cila gjendet edhe sot e kėsaj dite
e stacionuar nė kėtė rajon. Motivet dhe aktorėt e kėtij akti terrorist ende
nuk dihen zyrtarisht pasi policia serbe nuk pranoi tė prononcohet pėr gazetėn
tonė.
Sipas burimeve tona tė sigurta, mėsojmė se
qėllimi i kėtij sulmi ka qenė vrasja e Reshat Avdullahit, pėr tė cilin serbėt
kishin tė dhėna se ishte kthyer nga Franca. Por, pėr fat tė mirė, Reshati nuk
ishte kthyer aty. Me kėtė rast vlen tė theksojmė se Reshat Avdullahi ka qenė
njė ndėr aktivistėt e njohur tė Partisė pėr Veprim Demokratik qė nga
themelimi i saj e deri sa u largua pėr nė Francė pėr tė shpėtuar nga vdekja.
Shumė shokė tė tij mėsojmė se janė vrarė mizorisht pa asnjė faj, thjesht se
kanė kontribuar pėr liri e tė drejta njerėzore, aspirata tė cilat vetėm
vėmendja e amerikanėve mund ti konkretizojė. Reshat Avdullahi ka mbajtur
poste tė rėndėsishme politike nė kėtė parti, si kryetar pėr rajonin e
Malėsisė, ku ka mbuluar fshatrat Zarbincė, Pribovc, Novoselė, Suharren dhe
Ramnabuq, dhe ka qenė anėtar i kryesisė sė degės Bujanovc.
Sipas burimeve tona, aktiviteti i tij
politik ėshtė shkak i shumė bisedave informative nga policia serbe, qė ēuan
edhe nė burgosjen e tij, ku ka provuar dhunė e keqtrajtim ēnjerėzor. Nė
reagimin e PVD-sė dega Bujanovc, pėr sulmin me bombė mė 28 nėntor, theksohet
se ky ishte njė sulm i policisė sekrete serbe drejtuar drejtpėrdrejt kundėr
jetės sė Reshat Avdullahit, me qėllim eliminimin e tij fizik nė njėrėn anė
dhe shkaktimin e panikut dhe bėrjen e pamundur tė kthimit tė popullatės sė
dėbuar, nga ana tjetėr.
Ne arritėm tė marrim edhe deklaratėn e
nėnės sė Reshatit, zonjės Sherife Avdullahi, e cila nga ky akt kriminal e terrorist
ėshtė shumė e tronditur dhe e shqetėsuar pėr jetėn e djalit tė saj. Sherife
Avdullahi thekson se ky ėshtė sulmi i dytė, pas atij tė 10 shtatorit 2001.
Ajo na tha, me lot nėne nėpėr faqe, se ishte lajmėruar nga djali se ai mund
tė kthehej nga perėndimi dhe kjo ishte tmerr, pasi djali mund tė vritej. Nė
tė vėrtetė shumė nėna janė shamizeza pėr djemtė e tyre qė njė pushkė, njė
bombė, njė thikė pas shpine etj., u ka marrė jetėn edhe pas shumė vitesh, kur
ndonjėri ka menduar se mund tė takojė tė afėrmit.
Jetmir Delaj
Sqarim pėr shkrimin Shqipėria e vogėl e krimeve tė
mėdha
Sqarojmė tė gjithė
lexuesit e shumtė, brenda dhe jashtė vendit, tė gazetės Shqipėria Etnike,
pėr disa gabime tekike tė konstatuara nė njė nga shkrimet e numrave tė
kaluar, atė me titull Shqipėria e vogėl e krimeve tė mėdha, botuar nė
numrin 77, ditėn e martė, datė 14 qershor 2005, nė faqen 10, me autor Rifat
Ymeri.
Nė kėtė shkrim rrėfehet historia e
dhimbshme e njė ēifti tė ri, Kreshnik Osmani dhe Manjola Zojza, tė cilėt si
shumė tė tjerė, u detyruan tė marrin rrugėn e emigracionit pėr ti shpėtuar
vdekjes.
Si pasojė e gabimeve teknike gjatė
procesit tė pėrgatitjes sė gazetės, nė disa fjali ka pasaktėsi pėrsa i takon
datave tė paraqitura. Kėshtu, aty ku thuhet se Mė 31 mars 1994, Kreshnik
Osmani ėshtė pranuar anėtar i Shoqatės 2 Prilli..., sqarojmė se duhet tė
jetė Kreshniku ėshtė bėrė anėtar i Shoqatės 13 Dhjetori 1990 mė 10 tetor
1994 dhe jo mė 11 janar 1995.
Ndėrsa nė njė shprehje tjetėr ku thuhet
Mė 20 tetor 1998, thirret nė Komisariatin e Shkodrės, ku gjatė hetimeve...,
saktėsojmė se Kreshniku nuk ka patur frakturė nė kafkė, kur ėshtė goditur mė
20 tetor 1998, por ėshtė plagosur seriozisht.
Kemi patur njė pasaktėsi edhe nė njė
shprehje tjetėr. Aty ku thuhet se Nė tetor 2002 demokrati Kreshnik Osmani
njihet me aktivisten dhe anėtaren e PD-sė qė nga viti 2001, zonjushėn Manjola
Ndue Zojza..., sqarojmė se Manjola Zojza ėshtė arrestuar mė 2 prill 2002
dhe jo mė 2 prill 1992.
Nė fjalėt ku citohet: Manjola ėshtė mbajtur
nga 11 prilli deri mė 14 prill 2003 nė komisariat me akuzėn banale...,
saktėsojmė se Bėhet fjalė pėr Festėn e Pashkėve Katolike tė vitit 2003 dhe
jo atyre tė vitit 2004.
Redaksia e gazetės Shqipėria Etnike e
sheh tė arsyeshme tė botojė kėtė Sqarim,
duke u kėrkuar ndjesė lexuesve tė shumtė tė saj brenda dhe jashtė vendit, pėr
disa pasaktėsi tė cilat kanė ardhur si pasojė e disa gabimeve teknike gjatė
procesit tė pėrgatitjes pėr botim tė gazetės.
Redaksia
Ne emer te jetes,
riktheni vdekjen!
Ishte viti 1993 kur ne mes te qytetit te Fierit, u
varen dy vellezer kriminele. Per 4 vite, deri net e mbarphtin 1997, nuk u
degjua thuajse asnje lajm per vrasje kriminale. Ishte hera e fundit, kur
shteti, te emer te jetes, denoi me vdekje dy shtetas qe nuk meritonin te
jetonin me ne mesin e njerezoreve. President i vendit ishte Sali Berisha.
Pas vitit 1997 u rrit ndjeshem kriminaliteti ne
Shqiperi. Ngjarje nga me makabret u konsumuan Brenda kufinjeve te vendit
tone, por edhe ne ujera kombetare e nderkombetare. Nderkohe, askush nuk mund
te denohej me me vdekje. Ne emer te bashkimit me familjen e madhe te
Keshillit te Evropes, denimi me vdekje u abrogua.
Te jete apo te mos jete denimi me vdekje ne fuqi?
Kam mendimin se nese do te behej ndonje referendum,
mbi 2/3 e shqiptareve do te shpreheshin pro ketij denimi. Megjithate, sovrani
ia ka deleguar puhstetin 140 zoterinjeve, te cilet as qe e cojne ne mend te
rikthejne denimin me vdekje. Ndoshta jo vetem per te qene koherente me
Evropn, por edhe ndoshta nuk jane ndjere te rerzikuar nga kriminaliteti
ekstrem, buurrat e koombit nuk kane nder mend te dikutojne kete ceshtje.
Personalisht, kam qene dhe jam per mbrojtjen e jetes
se cdo njeriu por kur ai e jeton si i tille. Kur nje grua 40 vjecare, vret
dhe masakron nje femije 7 vjec, i fsheh kufomen vetem per faktin se ai eshte
nip ii dashnorit qe e ka lene, nuk kemi te bejme me njerez. Kur nje Monster,
si ai i Shkodres, masakron , nenen dhe femijen e saj
3 vjecar, nuk meriton te rreshtohet nder njerez. Kur ne emer te gjakmarrjes,
vriten femije dhe gra, ai vrases nuk quhet me njerezor. Kur tentohen te
vriten dhe grabiten 2 murgesha, vetem per tu marre 5 mije leke, at ate rinje
meritojne te provojne rrathet e Ferrit.
Kam qene dhe jam i bindur se frika e ruan vreshtin
sic jam mese i sigurte se frika per humbjen e jetes tende permes dores se
shtetit, do te ndalte doren tende teksa perpiqej ti merrte jeten nje tjetri.
Eshte koha e shembujve. Shteti duhet ti jape i pari
ato. Te mbroje jeten e qytetareve te tij, duke rikthyer denimin me vdekje per
kriminelet vrases. Nese dikush do te ndjente mbi koke ligjin e denimit me
vdekje, do te matej teksa do te vriste te pafajshem ne emer te gjakmarjes,
gjaknxehtesise apo motive te tjera.
Nje mik i imi nga Berati, keto dite me ktheu ne
mendje nje ngjarje vertete rrenqethese. Nje babi i kishin vrare djalin e
vetem dhe teksa ishte ne sallen e gjyqit te vrasesit, mbetet i habitur kur
gjykata e denon kriminelin me vetem 7 vite burg. I drejtohet gjykatesit:
-
Jam gati te bejm une 7 vite burg, vetem me sillni para meje
vrasesin, te cilin dua te vras me doren time
Eshte dhimbja e nje prindi per djalin e tij te
humbur, por edhe shprehje e opinionit te pergjithshem per drejtesine ne
Shqiperi. Vete shteti dhe struktura te tija, nxisin konflikte, stimulojne
akte kriminale, teksa nuk ka denim me vdekje, por edhe denimet e tjera jo
kapitale, kane tendence uljeje apo faljeje. Si mund te jetoje nje prind,
teksa sheh se vrasesi i birit te tij, denuar me 25 vite burg, del pasi ka vujtur
3-5 vite, ndersa krijesa e tij e pafajshme kalbet ne dhe te zi?
Mbase me kete sy, duhet ta shohin edhe deputetet
tane rikthimin e denimit me vdekje. Me te vertete, mund te marre fund jeta e
nje krimineli, por ajo mund te rrezikonte edhe jete te tjera, jo vetem si pasoje
e hileve me drejtesine, por edhe nga siguria e larte ne burgjet tona.
Nese ne emer te shume jeteve, mijera jeteve te pafajshme, duhet te
sakrifikohet nje per te ruajtur te tjerat, ia vlen sakrifica njerezore. Nese
duhet te merret jeta e nje njeriu, i cili ka marre me pare nje jete, shteti
duhet te veproje. Ne te kundert, do te jete edhe per shume vite Vetegjyqesia!
Blerti DELIJA
Poeti i papėrsėritshėm
Nuk ka dhe nuk mund tė ketė epokė historike pa poetė
(Pierre Reverd)
1. Jo pa qėllim e nisa mendimin tim me
kėtė thėnie brilante tė Reverdis pėr poetėt. Njė, qė padyshim ka skalitur
portretin e tij nė hije-dritėn e epokės historike, ėshtė edhe Vinēenc Prennushi, tė cilin gjatė
gjysmėshekullit tė fundit tė XX-ės e anatemuan nga harta e krijuesve qė lanė
gjurmė rrezeshpuese nė letėrsinė shqipe. Pėr herė tė parė njihem me poezinė e
Prennushit, nėpėrmjet studiuesit Alfred
Ēapaliku, i cili ka bėrė njė punė shumė serioze nė mongrafinė e At
Vinēenc Prennushit (Shkodėr 1996), ku libri hap njė dritare nga ku mund tė
shquajmė qartė kristalizimin shpirtėror tė poetit tė mohuar. Unė nuk do ta
quaja veten si studiuese, por me obligimin si poete dhe si qytetare e kėtij
trualli, ngazėllehem e dergjem nė shtratin e poezisė sė Prennushit, pasi arti
i tij mė ka gėrvishtur plagėt e identitetit tim, tė tė parėve tė mi, pėr
faktin se jam nga treva e Ēamėrisė, nga gjaku i pellazgėve dhe i aranitasve.
Pikėrisht nė maj tė kėtij viti, nė takimin Fjala poetike Sarda 2005 isha anėtare e jurisė. Njė maturante e
Gjimnazit Jordan Misja, Suida Arēi
interpretoi poezinė Grueja Shqyptare,
tė V.Prennushit, e cila mori ēmimin e parė unanimisht.
Nuk mund ti pėrshkruaj emocionet qė
pėrjetova gjatė takimit tim me shpirtin krijues tė poetit, ku nėpėrmjet zėrit
tė njė adoleshenteje derdhej zjarri i atdhedashurisė, si jehonė legjendash, e
pėrplasej tej faqeve tė malit pėrreth, ku ende shpirti i thellė e i
pavdekshėm i poetit qė thėrriste:
Shqypnija asht e shqyptarėve.
Nuk mund ta harroj gjendjen e brendshme qė
fėrgėllonte si prush, nė gjendjen e interpretimit tė fjalės poetike tė
Prennushit, mu shprishėn tė gjitha qelizat e trupit dhe tė shpirtit tim.
Asnjėherė su ndjeva mė e mbrojtur sesa tek fjala e poetit.
Nė sytė e adoleshentes (interpretuese)
shkėlqenin lotėt e triumfit, si ushqimi mė i ėmbėl nė magjėn artistike tė
fjalės sė shenjtė poetike tė Prennushit, qė do tmė mbetet gjatė nė kujtesė.
Zemra ime ngrihej lart nė qiellin e fjalės. Ky pra ėshtė poeti, kjo ėshtė
fjala magjike, qė hyn nė brendėsi tė shpirtit njerėzor me mjeshtėrinė e
komunikimit nė art.
Emocionet e jashtme marrin forcė e ngjyrė
me emocionet e brendshme fizike tė librit, qė mė dridhet ndėr duar, duke e
rilexuar.
2. Nė vėllimin me poezi Gjeth e Luli,
spikat timbri leksikor nė tėrheqjen e gjuhėsisė sė gegėrishtes, me njė
shprehje tė pastėr emocionale.
Poezia e V.Prennushit nė pėrgjithėsi ėshtė
njė ligjėrim ėndrrash, akt-formash, e besimit tek njerėzorja, tek jeta, me
gjetje befasuese, brenda origjinės sė ėndrrės.
Ky ligjėrim ndėrtohet me shtresa tė
vendosura mbi dhe nėn njė ligjėrim tė lashtė. Poeti, duke qenė njė njeri me
dije, i rritur dhe edukuar nė Shkodėr, me kulturėn e besimit katolik gjatė
aktit tė krijimit, tenton efektet pėr rindėrtimin e besimit tek poezia dhe
fjala e poetit. Ai ndėrton boshtin krijuese me tre akse poetike: a)
patriotike, b) shoqėrore, c) fetare.
Tė tre akset lėvizin nė gjendje tė
harmonishme, duke finalizuar koncertin e tij poetik me partitura tė ndryshme
gjendjeje muzikore, pa lėvizur shkopin magjik tė dirigjimit, tė qėllimit
artistik. Kėto lėvizje gjendjesh, i gjejmė nė shtyllat bazė tė ndėrtimit
poetik, tek poezitė: Tuj dekė, I
vorfni, Kreni, Lulja e reja, Shekullit, Nana, dhe deri tek
poezia Nė rrymė tė moteve e cila
(pėr mua) ėshtė njė poezi e pastėr emblematike, ku ēdo rrokje, ēdo fjalė, ēdo
varg vallėzon si refren bibliko-artistik. Kjo poezi ka ritėm tė lartė
shpirtėror-moral-qytetar. Kėtu himnizohet madhėrishėm nė formė artistike Paqja, qė gjithė vendet e kombet e
botės e ruajnė si gjėnė mė tė shenjtė e tė paprekshme. E gjithė vepra e
Prennushit paraqet njė tablo serioze, ku burimi i aktit krijues ėshtė
rrjedhje e gjendjes sė brendshme shpirtėrore tė poetit, me gjetje origjinale
tė figurave, qė Prennushi i gjallon, i madhėron si nevojė e qėllimit tė
misionit artistik. E gjithė loja artistike, epiqendrėn e vendos nė kufirin
e idealit qytetar e njerėzor, pėr tė pėrjetėsuar identitetin e Atdheut, me
simbolin e Flamurit. Duke
paraqitur nė krijimtarinė e tij personalitetin e njeriut atdhetar qė rreket
pėr lirinė dhe dashurinė e amėsisė (atdheut). Ky koncept i rėndėsishėm i
Prennushit, si koncepti i pėrjetėsisė sė poetit pėr atdheun e tij. Arti i
Prennushit mė kujton njė thėnie tė Gėtes: Poeti duhet ta dojė atdheun edhe si njeri, edhe si qytetar. A
nuk ėshtė edhe Prennushi njė poet me vlera tė spikatura qytetare tė
atdhedashurisė nė poezitė e tij, si: Shqypni
e ske, Burri Shqyptar, ku ai ligjėron skenat dramatike qė luheshin
mbi fatet e Shqipėrisė (nė atė kohė) gjatė luftėrave botėrore.
Por tka ruejtė, djalė, Zoti krahėt.
Tka ruejtė krahėt e tka falė tshkathėt:
Eja, pra e tshtėrngoj ngji,
Mandej del, prap pėr Shqypni...
Kjo ėshtė njė tabllo, pėr dėshirėn,
urtėsinė e trimėrinė e heronjve nė poezinė Burri Shqyptar. Edhe pse
V.Prennushi shkroi vetėm njė vėllim poetik Gjeth e Lule, ai tregon vlerat e
njė eruditi, qė ditė tė ngjizė shpirtin me artin e tė shkruarit drejt
mėshirimit tė njė vepre artistike jetėgjatė, me temė patriotike, duke krijuar
njė Un tė tijin, nė ansamblin e poezisė shqipe.
Njė ndėr poezitė, (tipike pėr karakterin e
shqiptarit), ėshtė Ushtari i vogėl. Ėshtė shumė interesant ndėrtimi i
poezisė me objektet realė, siē janė: veshja e ushtarit, shpata e pushka, qė
poeti pėrdor nė imagjinatėn e lėvizjes, pėr ti vėnė si elemente tė jashtme
nė funksionin e elementit bazė tė poezisė, duke realizuar formėn metafizike
tė poezisė.
Forma gjeneruese e heroit tė poezisė ėshtė
Ushtari i Vogėl ende fėmijė, qė
rrit dhe fuqizon qėndrueshmėrinė artistike nė aktivizimin e aktit poetik me
figurėn simbolike tė nėntekstit qė ėshtė elementi themelor (ėndrra), ėndrra
pėr tu bėrė gjeneral.
Punė fort tmdha kishem me krye,
Edhe anmiqt kishem me i thye:
Me qindresė e dalė-kadalė
General kishem me dalė.
Pra, ėndrra e Ushtarit tė Vogėl ėshtė qė
tė bėhet gjeneral, ti shėrbejė me devotshmėri e trimėri vendit tė tij, dhe
emocioni rritet me vargun autoritar, pasi:
General! Sa punė me luejtė:
Me ra nluftė edhe me muejtė,
Me drejtu gjith at ushtri,
Por ēdobi, se ndodh i vogėl,
As sdi ēujė e ban kėt gogėl.
Pėrpilimi artistik i dėshirės sė lindur
nga fantazia, e rrit poetin, e ēliron nga qenia e pavetėdijes, duke e
zhveshur elementin e parė nė aktin krijues tė gjendjes bazė, qė ėshtė ėndrra.
E them unė pra sado qi fmi
Me dek kisha pėr Shqypni
Njė gjendje tjetėr nė kėtė poezi ėshtė
shpirti human i poetit, ku loja e heroit tė vogėl, nė mėnyrė krejt naive,
si ai fėmija me botė tė pastėr shpirtėrore, di tė falė mė parė se i rrituri.
Ja sprova:
E, masi, me ndihmė tė Zotit,
Tsiguroj tokėn e Kastriotit,
Edhe anmiqt un do ti fali,
Mjaft qi tmthonė: Rroftė generali
Ideja e autorit gjatė kontestit tė
ligjėrimit hap ēelėsin e aktit krijues, si histori tė epokės sė poezisė, ku
V.Prennushi zė njė vend komod, pėr tė udhėtuar gjatė, deri nė ditėt e sotme,
pa shėnuar ndonjė eveniment tė veēantė nė poezi, prej eunukėve vargėzues,
edhe pse sytė e poezisė sė djeshme, janė bebet e syrit tė sotėm tė poezisė
shqipe, si: N.Frashėri, Mjeda, Fishta,
Pali, Camaj, Migjeni, Prennushi, etj.
Pa shkėlqimin e vėshtrimit tė tyre, ne
jemi miopė.
Zėri muzikor nė poezinė e Prennushit
mbėshtet njė vegėl tė lashtė muzikore, qė shfaqet nė ditėt e sotme gjatė
tingullit kuptimor tė tekstit, e herė si imazh i lėvizjeve tė notave qė
mėrmėrijnė nė shijen e buzėt e lexuesit tė ēdo kohe. Andaj, lexuesi i
vėmendshėm pėrzgjedh tė marrė fjalėn e shenjtė tė poetit pėr ta interpretuar
si mundėsi tė ligjėrimit. Kėtė gjė po bėj edhe unė, pėr tė realizuar qėllimin
e shijeve tė mia, me poezinė e Prennushit.
Poezia duhet tė mėshirojė qenien e kombit qė ka
karakter kombėtar (Hegel)
Ky koncept pėr poezinė me karakter
kombėtar ekziston tek poetėt e mėdhenj, paqedashės, humanė e njerėzorė. Njėri
prej tyre ėshtė edhe Prennushi, qė meriton vėmendjen pėr artin dhe misionin
artistik, qė pėrcjell nė letėrsinė shqipe.
Me tė drejtė Alfred Ēapaliku nė librin e
tij thotė: Ai zė njė vend qė e
justifikon piedestalin dhe monumentin prej tingujsh e fjalėsh nė panteonin e
letrave shqipe.
Struktura e simboleve nė poezinė e
Prennushit ėshtė ngjizur harmonishėm nė formėn e shpirtėzimit idealist, duke
krijuar nė trungun artistik Gjeth e
Lule, rrezatimin e figurave poetike, si nevojė e brendshme pėr ndėrtimin
e Un-it-Simbol, qė mban vulėn Vinēenc Prennushi. Dhe kėtė pėrcaktim
timin e mbėshtes nė dukurinė e teorisė tė poetizimit Prennushian me temė
patriotike. Poeti i pėrket kėsaj kategorie njerėzish, ku me mbretėrinė e
atdhedashurisė pėrputhen me ata njerėz patriotė, qė kanė sakrifikuar gjithēka
pėr lirinė, pėr simbolin mė tė shenjtė qė kanė patur luftėtarėt e lirisė.
Gjithashtu edhe ideatorėt e rilindjes kombėtare, qė mendjen e penėn e tyre e
vunė nė shėrbim tė njohjes sė identitetit tė shqiptarėve si kombi mė i lashtė
nė Ballkan. Kėtė atmosferė idealiste, patriotike e gjej nė poezinė Grueja Shqyptare, qė pėr mua ėshtė
njė kryevepėr letrare e Prennushit. Po citoj disa fragmente nga poezia, ku
autori me intuitėn intelektuale krijon klimėn e ankthshme nė aktin e
krijimit:
Tbin e vet kshtu e pvetė e ama:
-Ēke, moj bi, qi kjan e fshan?
.....
Nanė, dashtnija mka molisė,
Prandej kjaj-o tuj qindisė!
-Tu thaftė goja, bi, ēpo thue?
A kaq shpejt ti mje tėrbue?
.....
Jam shqyptare e bi shqyptari,
E ato fjalė, nanė, smund i bari:
Zemrėn dysh un smund e daj:
Mlen tqindisi, mlen tė kjaj!
Ky dialog (amė e bijė) shėnon pikun mė tė
lartė emocional, shqetėsimin e nanės dhe dashurinė e brendshme tė bijės, e
cila ishte duke qendisur flamurin kuq e zi, pėr tė ngritur lart kulturėn e
identitetit kombėtar, duke madhėruar skenėn e interpretimit tė gjendjes
shpirtėrore-artistike tė fjalės mė tė madhe, mė tė rėndėsishme nė kėtė poezi,
ndėrtuar me gjetjen imagjinative tė dialogut nanė e bijė. Shqetėsimi i nanės
nuk e ndaloi dashurinė e sė bijės, edhe pse fryma e fundit, depėrtoi si rreze
e artė mbi pėlhurėn e qendisur, qė do tė mbėshtillte trupin e pajetė tė
vajzės, simbol i pėrjetėsisė tė kombit shqiptar.
Se ēe gjet tė zezėn nanė
Nėn kėt diell e nėn kėt hanė!
Merr pėlhurėn, qi pat endė
Bija e sajė; kishte pasė kenė
Kuq e Zi e mtė qindisė
Gjet dashtnin qi e kisht molisė.
Pėr rreth shqypje, mdorė prarue,
Fjalėt e hershme, fjalėt e tė parėve:
Se Shqypnija asht e Shqyptarve.
Pikėrisht kėtu ėshtė dashuria mė e fortė,
e qėndrueshme, dashuria e ėndėrruar e bijės, e cila pasionin e idealit tė madh
e realizoi duke sfiduar dhimbjen e trupit pėrmes dritės hyjnore. Kėto efekte
artistike shoqėrohen me emocione tė fuqishme, duke shėnuar njė pėrputhje
uniteti me: gjetjen e fabulės poetike, staturėn artistike, lojėn brilante
tė dy personazheve, dhe finalizimi i pėrsosur interpretativ tė autorit, qė
arrin kulmin mė tė lartė tė qėllimit artistik.
Lidhniu tok, si bajshin motit
Ato bijat e Kastriotit,
E brohritni ngzim e nvajė:
Rrnoftė Shqypnija e flamri i sajė.
Ky ėshtė shpėrthimi mė i fuqishėm i gjendjes
sė poetit, gjatė deklamimit ligjėrues nė mbyllje tė misionit tė tij, tė
idealeve tė poetit patriot, qytetar e fetar.
Shpresoj qė krijimtaria e V.Prennushit tė
zgjojė interesin e shumė personaliteteve tė artit e tė kulturės shqiptare,
pasi nė ēdo vend tė botės, kėtyre modeleve tė papėrsėritshėm nė llojin e vet,
u kushtohen buste mermeri, si kult i fjalės me ideale tė shenjta kombėtare.
Po e pėrfundoj mendimin tim me njė
sentencė tė artė tė Naim Frashėrit:
Ti Shqipėri mė ep nder
Mė ep emrin shqipėtar
Kjo thėnie e poetit kombėtar, Naim
Frashėri, vlen 100% dhe pėr poetin Prennushi.
Fatime Kulli
Pėr zėvendėsimin e administratės mė tė korruptuar nė
botė ka vonesė, por jo harresė
Edhe pse kanė kaluar
rreth 3 muaj nga dita kur qeveria demokratike dhe aleatėt e saj kanė marrė nė
dorė fatet e Shqipėrisė, shumica e institucioneve nė Shqipėri dhe nė Malėsi
tė Madhe ende janė nė duart e ish-pushtetarėve e militantėve socialistė.
Demokratėt e vėrtetė qė janė edhe promotori i fitores historike tė tre korrikut,
ndonėse qėndrojnė jo vetėm tė papunė por edhe tė zhgėnjyer disi shpresojnė se
pritja e gjatė e persekutimit tė tyre tetėvjeēar njė ditė do tė marrė fund, duke zėvendėsuar
ata qė bota demokratike i quan administrata mė e korruptuar nė botė. Largimi
i administratės sė majtė nga pushteti nuk ėshtė njė revansh i demokratėve,
por njė nevojė historike, pėr tė ēliruar Shqipėrinė nga ushunjzat qė pėr
tetė vite u pinė gjakun gjithė shqiptarėve demokratė e tė ndershėm, dhe me
kėtė gjak varfėruan e shpėrfytyruan vendin tonė duke e bėrė qė ti ngjajnė
mė shumė Afrikės sė zezė, se Europės sė bardhė, sė cilės i pėrkasim, e ndėrsa
ata pushtetarė tė majtė pėr vete krijuan afarizma, vila luksoze dhe u bėnė
milionerėt mė tė mėdhenj tė vetė kontinentit plak. Gjithsesi, ora e
ndryshimeve ka filluar tė trokasė kudo nė Shqipėri, por kjo orė duhet tė ecė
me hapin e kohės e jo tė pushtetarėve tė majtė qė me makinacionet e tyre
kėrkojnė ta ngadalėsojnė apo ndalojnė orėn e ndryshimeve, qė do tė thotė orėn
e mbėrritjes sonė nė sofrėn e Europės Perėndimore qė ka vite qė na pret, por
qė na mirėpret tė pastruar nga ushunjzat qė na kanė zverdhur duke na pirė
gjakun tonė arbėror... Demokratėt dhe aleatėt e tyre tė vėrtetė kanė besim tė
patundur se demokracia nė Shqipėri do tė triumfojė, por ky triumf bėhet pa
kosto nėse respekton kohėn pėr tė cilėn shqiptarėt shpresuan dhe shpresojnė.
Qeveria demokratike dhe strukturat e saj nuk duhet tė hezitojnė, ato duhet tė
largojnė pa vonesė strukturat militante tė PS e bishtave tė saj, duke i zėvendėsuar
me profesionistė dhe njerėz tė ndershėm e patriotė, para tė cilėve populli ta
ndjejė veten si para shokut, vėllait e mikut, e jo si deri tani para atyre qė
kėrkonin tu merrnin gjithēka, shpesh edhe shpirtin. Demokratėt duhet ta dinė
se janė pėrgjegjėsit kryesorė jo vetėm pėr vete, por edhe pėr aleatėt tė
cilėt shpesh nė kėto fillime janė treguar tė papėrgjegjshėm, duke sjellė nė
krye tė institucioneve qė u ka lėnė PD-ja njerėz tė marrė hua nga skutat e
kuqe tė Partisė Socialiste, ēfarė do tė thotė jo vetėm shpresė pėr tė
qėndruar nė punė militantė tė majtė, por edhe mbulim i korrupsionit e hajnisė
tetėvjeēare, gjė qė do tė bėjė njė shou pėr tė keq tek demokratėt dhe vetė
populli... Natyrisht ky ėshtė fillimi e pas tij vjen korrigjimi, thotė njė fjalė
e urtė popullore, por pėr kėtė Partia Demokratike dhe aleatėt e saj tė
vėrtetė duhet ta bėjnė tė qartė se po vonuan verdiktin e shqiptarėve do tė
shkojnė nė vend, duke zėvendėsuar pa hezitim administratėn mė tė korruptuar
nė botė, me administratėn e re me bindje europerėndimore, qė njėkohėsisht do
tė thotė edhe demokratike... dhe pėr profesionistė tė vėrtetė e tė ndershėm
ka vend pėr tė gjithė, qofshin ata edhe me bindje tė majta apo tė djathta...
Ndue Bacaj
Pa titull, por pushtetare
Njė sentencė thotė:
Ēdo popull meriton atė pushtet qė ka. Atėherė nga kjo rrjedh qė njė popull
qė nuk i do pushtetarėt e vet nuk quhet popull i mirė.
Njė poezi e Gėtes e titulluar Pa titull
flet pėr tri vlera qė nė jetėn e njė njeriu zėnė vend shumė tė rėndėsishėm.
Ato janė: paratė, nderi dhe guximi. Nė poezi, Gėte na flet se si bėhemi dhe
ēduhet tė bėjmė nė rast se ndodh ti humbim kėto vlera. Pėr njerėzit e
thjeshtė ato mbeten nė kuadrin e kėshillave, qė edhe po u kuptuan dhe u
zbatuan, do tė ishte shumė mirė. Por qėllimi im ėshtė qė kėto tri vlera tua
pėrshtasim pushtetarėve tanė. Tani, ndoshta nuk do tė binte krejtėsisht nė
pėrputhje me versionin origjinal tė poezisė, sepse siē duket, as vetė poeti,
kur e shkroi poezinė, nuk mendoi fare pėr pushtetarėt nė pėrgjithėsi. Por ne
do tė mundohemi tė vėmė nė pah dhe tė shohim nė kėndvėshtrim prej pushtetari
humbjen e kėtyre tri vlerave.
A ju ka shkuar ndonjėherė ndėr mend se
ēmund ti ndodhte njė pushtetari nėse ai do tė humbiste paratė e tij, nderin
e tij apo guximin e tij. Njė katastrofė e vėrtetė, apo jo?! Ndoshta ju ka
interesuar ndonjėherė se ēmund tė ndjejnė kėta tė gjorė nė rast se pėr njė
arsye, apo njė tjetėr do tu ndodhte kjo fatkeqėsi e madhe. Le tė shohim sė
bashku nėse kanė apo nuk kanė ndjenja pushtetarėt tanė.
Paratė ke humbur/diē ke humbur/duhet tė
mendosh/tė tjera tė fitosh, thotė Gėte sė pari. Po pse, more zotėrinj diē
ėshtė tė humbasėsh paratė?! Shikoni se ėshtė gabim! Sepse pastaj na bie mua
dhe ty ti mbajmė ato. E pse duhet ti mbajmė ne?! Po dinė tė bėjnė ndonjė
punė tjetėr ata pėrveē se tė ngrohin karrigen gjatė dimrit dhe tė lirojnė
kravatėn gjatė verės? Po nuk kanė faj se atė punė kanė bėrė... nuk mbahet
mend qė kur. Kur ne, njerėzit humbasim disa para, mėrzitemi shumė, imagjino
sikur tė humbisnim miliona lekė, spo them miliarda. Humbja e tyre nuk mund
tė quhet diē dhe kjo ėshtė e vėrtetė tia bėsh vetes bam. Ėshtė nė tė
vėrtetė katastrofike tė humbiste ajo para e pushtetarėve tanė, e fituar me
aq mund dhe djersė.
Mė poshtė Gėte thotė: Duhet tė mendosh/tė
tjera tė fitosh. Ah, sqenka edhe aq katastrofike, sepse fatmirėsisht
pushtetari ka mend, bile tejet i menēur dhe di fare mirė se si tė dalė nga
kjo situatė nė rast se i ndodh. Por, larg qoftė! Ai, me urtėsinė dhe
pėrulėsinė mė tė madhe, gjė qė ne tė tjerėt nuk i kemi kėto virtyte (sepse
nuk kemi pasur fatin e mirė tė jemi pushtetarė) e ka kurajon qė tė pranojė
humbjen edhe pse me dhimbje, dhe unė kėtu i jap tė drejtė, sepse i thonė
miliona lekė, e nisėn edhe njė herė nga e para.
Fillon dhe mendon edhe njė herė si tė
bėhet sėrish i pasur. Por kjo nuk do shumė mund e mend, sepse ai do tė ndjekė
ekzaktėsisht tė njėjtėn rrugė qė ka ndjekur. Vetėm se kėsaj rradhe duhet tė
shtojmė intensitetin e punės, aktivitetet fitimprurėse. Cila ėshtė rruga, do
tė thoni ju?! Pak a shumė e njihni edhe ju, e njohin tė gjithė. Janė
kontratat e shumta me z.Korrupsion, janė karriget e ngrohta qė ndėrrohen
sipas kokave dhe stinėve, ose sipas qejfit tė tyre, janė bizneset e ndryshme,
sepse ēėshtė e vėrteta, nuk sjell ndonjė fitim tė madh njė biznes i vetėm.
Kjo pak a shumė ėshtė rruga e ndershme
dhe e mundimshme qė pushtetari ynė detyrohet ta ndjekė pėr dy arsye
madhore dhe qė e bėjnė pushtetar krenar: E para, pėr tė mirėn e vet; dhe e
dyta pėr tė mirėn e popullit, d.m.th. pėr tė mirėn tonė. Po pse, thoni ju, e
kuptojmė ne?!...
Marrim frazėn e dytė Nderin ke humbur/
shumė ke humbur/tė duhet famė tė fitosh/mendimin tė tjerėve tua ndėrrosh.
Atėherė ju pyes, a ka ndonjė pushtetar qė nuk ėshtė i ndershėm?! Jo!!! Unė
pėr vete nuk njoh ndonjė. Pse, ju njihni?!... Sepse nėse do tė ndodhte kjo,
pra nė rast se ndonjė pushtetar aksidentalisht ose pa vetėdije do tė humbte
nderin, ēfarė mendoni se do tė ndodhte? Asgjė, do tė pėrgjigjej ndonjėri prej
jush, nuk do tė pėrmbysej bota keni tė drejtė, fundi i fundit ēėshtė nderi
pėr njė pushtetar? Ēi nevojitet ai nė pushtet? Asgjė??! Tė jeni tė bindur se
ata e njohin shumė mirė nderin, madje mė mirė se ne, sepse ata jetojnė me
hijen e tij, d.m.th. tė nderit.
Ne nuk e shohim dhe sdo ta shohim kurrė,
sepse ai jeton atje nė zemrat e tyre. Ta zėmė se e kanė humbur nderin. Unė
pyes, e pse paskan humbur kaq shumė? Fundja, ata janė liruar nga diēka qė nuk
do ti linte tė punonin tė qetė. Si do ti hapnin krahėt korrupsionit? Si do
tė tenderonin milionat? Si do tė prokuronin, kur nderi ėshtė armiku mė i
keq i tė gjitha kėtyre. Mė falni, po kjo ėshtė absurde! Pse tė lė nderi tė
bėsh jetėn e njė pushtetari?! Sigurisht, jo!!! E pra, ēfarė u duhet nderi pushtetarėve?
Asgjė!!!
Mė poshtė Gėte thotė: Tė duhet famė tė
fitosh/mendimin tė tjerėve tua ndėrrosh. Fama, po! Fama duhet patjetėr,
edhe pse pushtetarėve tanė (tju rrėfej njė sekret) nuk u pėlqen aspak tė
gjorėve. Po, po, kjo ėshtė e vėrtetė. Por, eh, u duhet detyrimisht tė bėhen
tė tillė. Po pse shiritat e shumtė tė pėrurimeve unė do ti pres, apo ti?
Sigurisht qė jo, i duhet atij ti presė, e kjo me tė drejtė, pasi ai ėshtė
pushtetari, e jo ne. E, pėr tė rifituar nderin, pushtetari i mjerė ēfarė
nuk bėn pėr tė ndėrruar mendimin e tė tjerėve, d.m.th. mendimin tonė. E ju i
dini shumė mirė konferencat e pafundme, premtimet e panumėrta... etj., etj.
Ai mundohet e mundohet tė rifitojė nderin
e tij me ēdo kusht, duke punuar pėr ne me tė gjitha forcat e tij, por ne...
Pastaj, ajo fytyrė e pafajshme, ajo mimikė qė shpreh gjithė mirėsitė e kėsaj
bote e ne tė pagdhendurit nuk bėjmė as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr ti
kthyer nderin pushtetarit tonė.
Guximin e ke humbur/gjithēka ke humbur/tė
jesh i bindur/mė mirė tė mos kishe lindur.
A ekziston kund ndonjė njeri mė guximtar
se pushtetari ynė?! Kėtė e kanė treguar mė sė miri me bėmat e tyre, qė nė
tė vėrtetė e kanė merituar ndonjė ēmim, por ne as qė kujtohemi. Kėtyre po u
them heronj tė vėrtetė! Po pse more zotėrinj tė rrjepėsh a nuk duhet guxim?
Po si nuk rrjepėm njė herė unė apo ti, o qytetar? Po, sepse na mungon guximi.
E shihni pra? Po tė gėnjesh pa pikėn e pėrgjegjėsisė, duke bėrė njė mal me
premtime, a nuk duhet i gjithė guximi i kėsaj bote?! Sigurisht! Tė marrėsh e
tė futėsh nė xhep pa tu dridhur qerpiku as dora, ato miliona, domosdo qė
duhet tė kesh guxim tė madh. E shikoni pra se paskemi gabuar kur paskemi
menduar se pushtetarėt janė frikacakė e, nė fakt, na dolėn tė guximshėm. Po,
sepse e zėmė se pushtetari ynė, njė ditė prej ditėsh e humbi guximin. Po, mos
qoftė e thėnė! Po pse more, kush do tė na rrjepė pastaj? Po tė gėnjejė bukur
nė konferencat pėr shtyp, apo kush do ti fusė ato para nė xhep, unė apo ti?!
Ku kemi pasur ndonjėherė guxim pėr gjėra tė tilla, fundja nuk kemi qenė
asnjėherė pushtetarė!
Ne nuk patėm guxim as atėherė kur nė sytė
tanė na morėn gjithēka, e ne nuk thamė asgjė, e le pastaj tė bėjmė ēbėnė
ata.
Gjithēka ke humbur, thotė mė tej Gėte.
Pra, nėse humbet guximin, ke humbur gjithēka. Ndoshta pėr ne mund tė jetė e
vėrtetė, por pėr pushtetarėt ėshtė marrėzia mė e madhe. Ndoshta kėtu ka diēka
tė vėrtetė, ose mė saktė, na del e vėrteta sheshit. Sepse, nė rast se
fatkeqėsisht pushtetari humbet guximin, ai humbet gjithēka, madje edhe emrin
e tij.
Tė jesh i bindur/mė mirė tė mos kishe
lindur, thotė nė fund autori. Tani, po tė ishte pėr ne, edhe pranohet, por
tė thuhet pėr pushtetarin njė mallkim i tillė, mos ndodhtė kurrsesi. Po,
sepse ata janė aq tė rrallė dhe fenomenalė, saqė nė rast se ndodh tu humbim
ato, mbetėm pa pushtetarė. Njėherė, e para, pėrderisa vazhdojnė tė veshur me
mantelin e pushtetarit, nuk kanė gjasa tė humbin guximin, sepse e kanė si
kafshatėn e pėrditshme. Ndėrsa e dyta, tė rrezikojmė aq shumė sa tė mbetemi pa
pushtetarė, kjo do tė ishte vėrtet fatale.
Nuk mbetet pikė dyshimi, pėrfundimisht
Gėte i ka pėrjetuar nė mėnyrė kategorike pushtetarėt dhe sidomos pushtetarėt
shqiptarė, nė poezinė e tij...
Emiranda Lukaj
Dom Gjon Buzuku... nė ekranin e Milenium
Alpublicity, ditėn
e dielė, mė 6.11.2005 organizoi promovimin e dokumentarit artistik U Doni
Gjoni, realizuar me rastin e 460-vjetorit tė botimit tė librit tė parė nė
gjuhėn shqipe, Meshari i Dom Gjon Buzukut. Ky film dokumentar u realizuar
me skenar tė Dr.Stefan Ēapalikut, regji tė Federik Fistanit, interpretim tė
Gjovalin Gjonit, me producent Dom Nikė Ukgjinit. Vlen tė theksojmė qė nė
fillim tė shkrimit, se tė sjellėsh nė ekranin e filmit Mesharin e Dom Gjon
Buzukut, ėshtė njė akt sa historik e kulturor, po aq edhe patriotik. Duhet
theksuar gjithashtu se kuarteti i lartpėrmendur na solli nė ekranin e
Milenium njė surprizė sa tė kėndshme, aq dhe befasuese, me njė realizim
mjaft dinjitoz. Vlen tė kujtojmė se realizimi i kėtij dokumentari u bė nė kushte
mjaft tė vėshtira dhe kjo kryesisht pėr vetė terrenin e vėshtirė ku u
realizua filmi. Duhet theksuar se kjo ekspeditė udhėhiqej nga meshtari
patriot Dom Nikė Ukgjini, i cili nė tė njėjtėn kohė ishte dhe producent i
kėtij filmi dokumentar. 450 vjet mė parė, dhe pikėrisht 71 vjet mbas
pushtimit osman, Dom Gjon Buzuku na dhuron Mesharin duke shpalosur me plot
dinjitet vlerat e meshtarit human, si njė klerik shembullor dhe njė atdhetar
shembullor, duke pėrkthyer Mesharin nė gjuhėn amtare. Kėtu ndėrthuren nė
mėnyrė tė harmonishme, trashėgimia fetare me atė nacionale tė pandara nga
trungu europian. Kjo edukatė perėndimore temperoi dhe ndriēoi mendjet e tė
gjithė klerikėve arbėr, duke u mėkuar bashkė me leksionet e teologjisė dhe
filozofisė edhe leksionin e atdhedashurisė. Dhe nuk ėshtė aspak rastėsi qė
nga kėto kolegje dolėn korifejtė e fesė dhe tė atdhedashurisė: Budi, Bardhi,
Bogdani e deri tek Doēi e Fishta. Interpretimi i aktorit tė mirėnjohur tė
Teatrit Migjeni, zotit Gjovalin Gjoni, ishte nė lartėsinė e kėrkesave tė
kohės. Regjisori Federik Fistani kishte vėnė nė efiēencė tė plotė arsenalin e
njohurive duke na sjellė njė sfond mjaft komod nė pozicionin e tij si
regjisor dhe shpesh herė duke debutuar dhe si aktor. Skenari ėshtė ndėrtuar
me njė mjeshtėri tė rrallė nga Dr.Stefan Ēapaliku, ku tė gjithė komponentet e
filmit ishin ndėrtuar me njė skemė unikale, ku ēdo gjė funksinonte si
ingranazhet e njė makine, ose e thėnė mė mirė, si tingujt e njė instrumenti
muzikor tė mirėakorduar. Dom Nikė Ukgjini e drejtoi kėtė ekspeditė nė tė
gjith ato vende historike ku paraardhėsi i tij, Dom Gjon Buzuku shkriu tė
gjitha energjitė duke prirė me Pishtarin e dijes nė netėt e errėta tė
injorancės, qė kishte zbritur si njė lukuni ujqėrish bashkė me pushtuesit
osmanė. Tė tillė filma dokumentar marrin vlera tė dyfishta nė kėtė klimė
kur nuk mungojnė pseudohistorianėt dhe pseudoshqiptarėt tė cilėt i kanė
kthyer pendat nė kazma pėr tė dizermuar historinė. Janė pikėrisht kėta
ekzemplarė qė janė pėrpjekur tė baltojnė tri figurat mė tė shquara dhe tė
papėrsėritshme tė nacionalitetit tonė: Gjergj Kastriotin, Pjetėr Bogdanin dhe
Nėnė Terezėn! Janė pasaardhėsit e palavdishėm tė atyre kanibalėve qė hodhėn
nė Dri eshtrat e Poetit tonė Nacional At Gjergj Fishtės. Pikėrisht nė kėtė
kapėrthurje ku pėrleshen vlera me antivlerėn dhe kultura me antikulturėn,
Meshari i Buzukut na vjen nė ekran si njė maratonomak...
Dom Gjon Buzuku punoi dhe meshoi nė kushte
tepėr tė vėshtira, gjithnjė nė ndjekje dhe nėn ēensurė, por shpirti i tij i
madh dhe mendja e ndritur e thėrrisnin pėr tė ēarė errėsirėn dhe pėr tė
ndriēuar mendjet e bashkatdhetarėve. Perandoria Osmane jo vetėm qė nuk
lejonte hapjen e shkollave shqipe, por dėnonte me vdekje ēdo propagandues qė
bėnte njė tentativė tė tillė. Parė nė kėtė kontekst Meshari i Buzukut duhet
konsideruar si njė vepėr monumentale qė frymėzon brezat dhe gjeneratat e
ardhshme, me dashurinė pėr gjuhėn e tė parėve dhe pasurimin e saj.
25 minuta nė Milenium kishin vlera tė
pallogaritshme ndaj dhe reagimi i tė pranishmėve nė kėtė spektakėl u shoqėrua
me duartrokitje tė shpeshta, gjatė shfaqjes e cila na dhuroi shumė emocione.
Mbas shfaqjes nuk munguan diskutimet tė cilat pėrcillnin vetėm mesazhe
falėnderimi dhe superlativa pėr tė gjithė stafin realizues. Intelektuali
shkodran ka intuitė dhe shije tė hollė artistike, ai di tė vlerėsojė artin
dhe artistėt. Mbushja e sallės plot e pėrplot me intelektualė cilėsorė ėshtė
njė dėshmi e gjallė dhe njė faktor pėrcaktues pėr vlerėsimin e kėsaj shfaqjeje
dinjitoze.
E mbyll kėtė shkrim modest duke i uruar
suksese tė gjithė stafit, dhe duke shfaqur dėshirėn qė spektakle tė tilla tė
na dhurojnė dhe nė tė ardhmen.
Mark Bregu
A duhet rikthyer
pėrkohėsisht dėnimi me vdekje?
Sā ēud se si vijnė punėt, sa qė edhe nė kėtė moment
qė po mendohem tė mos dal jashtė kntrollit, pėr vetė faktin se i kam hyrė njė
ēeshtjeje jashtzakonisht mizore tė ndodhur kėto ditė nė vendin tonė, nga njė
nėnė tre fėmijėsh apo mė saktė njė pėrbindėsheje-kimerė, qė me qetėsinė mė
tė madhe copėton njė fėmijė ėngjėll shtatė vjeēar, vetėm e vetėm se ai fėmijė
ishte nipi i njė pushti.
Q zot i
madh, e ju o lexues, mė falni pėr ēka do tė them mė poshtė, ku tė them tė
drejtėn, spo mundem me durue pa shpėrthye, tuj e shprehė nė kėtė shkrim atė
ēka shumica e shqiptarve nuk patėn mundėsinė ta shprehnin haptazi. Atėhere
tė mos humbnim kohė e tė hyjmė direkt e nė temė.
Kėto ditė
shqiptarėt dhe unė bashkė me ta, na panė sytė e na ndigjuan veshėt, njė krim
tė paimagjinueshėm. Siē e thashė mė lart, njė histerike-qelbanike apo mā
shqip njė shkėrdhatė femėr, pasi i kishte rėnė kokės me garuzhde, kishte
grirė me sopatė njė ėngjėll, ku i shkreti i nanės sė vet kishte fatin e keq
se ishte thjeshtė nipi i njė hamėshori. Kjo pra ėshtė ngjarja shkurtimisht tė
paktėn, kėshtu siē na u servir nga policia e mediat tona.
Atėherė si
i bėhet dhe ēfarė dėnimesh do tė ketė pėr tė ndaluar ose pakėsuar nė minimum
krimet e llahtarshme nė vendin tonė, qė na janė bėrė kaq tė shpeshta, sa qė
kam frikė se po u la kjo gjendje vrā-vrā, sna mbetet gja tjetėr veē tė
familiarizohemi me to. Kėshtu rrezikojmė edhe si popull tė humbim ēdo sens
juridik e ndjenjė njerėzore. Ky do ishte vetmallkimi i vendit tonė, e
tmershme, apo jo!
Vetvetiu
lind pyetja, si dilet nga kjo gjendje? Cilat janė, apo mė mirė duhet tė jenė
pėrmirėsimet ligjore pėr tė ndalur kėtė kasaphane? Personalisht kam mendimin
se hapi i parė duhet bėrė nga ne qytetarėt shqiptarė, shembulli mė i mirė
ėshtė ai qė po zhduket: morali e zakonet tona tė mrekullueshme, tė
trashiguara brez mbas brezi, ku as imagjinata e njė tė sėmuri nuk mund tė
shkonte deri nė kėtė pikė. E dyta e mė kryesoria ėshtė ndryshimi pėrkohėsisht
i disa neneve tė kodit penal, ku mė vjen keq ta them se pavarėsisht nga
besimi im fetar si katolik, tė pėrdori fjalėn: vdekje. Pra, siē e thashė edhe
nė fillim, jam aq i zemėruar dhe i indinjuar, me kėtė akt lubie, sa qė marr
guximin tė dal nga vehtvetja e tė shpėrthej, se nė kėsi rastesh ne shqiptarėt
duhet tė marrin shembull majėn e demokracisė SHBA-nė, ku pėrbindshat qė dalin
jashtė ēdo natyre tokėsore, dėnohen me vdekje. Pėrfundimisht disi i duhet
gjetė rrfana kėsaj tė keqe tė madhe qė na ka xānė derėn e na ka gjetė
paradoksalisht nė Demokraci! Me nji mėnyrė apo nė nji tjetėr urgjentisht
duhen gjetė rrugėt pėr tė ndalur kėto krime tė kėtyre natyrave apo tė ēfarėdo
krimi kjoftė, i madh apo i vogėl, ku me vetėdije tė plotė i merr jetėn tė pa
fajshmit.
Nikolin
Pemaj
28-29
Keshtu shenohen zakonisht paragrafet e kapitujve te
ndryshem te Billes dhe per te qene ralist, nuk kam marre mundimin te lexoj se
cfare thuhet ne paragrafin 28-29 ne ndonjerit prej librave te shenjte.
Sic edhe kuptohet, 28-29 jane per dy ditet, ndoshta
me te shenuara te shqiptareve ane e mbane globit, Pavaresia e Shqiperise dhe
Clirimi I saj nga pushtuesit fashiste. Ndersa Pavaresia, duket se ka fituar
sovranitetin e saj prej 93 viteve (28 nentor 1912), Clirimi e humbi kete
sovranitet me ardhjen e Demokracise ne Shqiperi pas vitit 1992.
Ne shqiptaret, tashme e kemi zakon, ti gjejme
ndonje bisht cdo dite apo feste, e shenuar po jo. Nuk eshte pa kuptim edhe
ajo barcaleta, e
cila po fiton pse jo qytetarine shqiptare
Ne parajse, dy shqiptare, vihen para Krijuesit dhe
ai u kerkon tu beje nga nje te mire, e cila nga njeri tek tjetri, do te
dyfishohej. Ne menyre paradoksale, mendja e njerit prej shqiptareve, shpik
dicka, ne dem te tij, por edhe te vetes.
-
Nuk dua asnje te mire nga ti. Nese duhet te me
besh dicka mua, me hiq njerin sy
?!
Sigurisht, para nje qendrimi te tille, edhe Krijuesi
u step perballe shqiptareve dhe ndoshta qe nga ajo dite, duket se nuk I hedh
syte shume shpesh mbi Shqiperi.
Pertej kesaj barcalete, e cila mbase eshte edhe e sajuar,
duhet pranuar se ne akoma nuk kemi krijuar nje kuader te sakte te historise
sone. Duket se gjithcka qe kemi te dokumentuar, fillon ne vitin 1443, me 28
nentor. Gjergj Kastrioti rikthehet ne Kruje dhe fillon qendresen 25 vjecare
ndaj Osmanllinjeve pushtues. Do te kalonin thuajse 500 vite vellazeri per
disa, roberi per shume, nen Turqine. Historia, Turqia po Ne, kishim menduar
per nje tjeter dite. Plaku Ismail Bej Qemali, u perpoq dhe ia arriti qe te
realizonte edhe nje 28 nentor tjeter, ate te vitit 1912, qe njihet si
Pavaresia E Shqiperise. Mesa
duket, 28-ta, pas ketij momenti, mori nje imunitet qe e ndjek edhe sot, pas 93 viteve.
Do te ishte vertete nje mrekulli por edhe ogur I
mire per vendin tone, nese do te realizohej edhe nje 28-te tjeter.
Me kete ide, duket se ka qene edhe Enver Hoxha, ne vitin 1944 dhe deri ne
vdekje, lider supreme e dictator I shqiptareve. Sipas dokumentave me te
fundit, duket se edhe vete ai, do te kishte deshiruar nje clirim te vendit
nga fashistet me 28 nentor. Sigurisht, deshira ishte e madhe pasi Enveri do
te rreshtohej me Ismailin dhe Gjergjin ne nje rresht, ne ballet e kombit.
Ndoshta pasi nuk deshiroi te manipuloje historine, per te qene vasal I
Jugosllavise se Titos apo per ndonje arsye tjeter, ne kohen e fillimit te
sundimit te tij, u vendos qe 29 te ishte clirimi I vendit nga fashistet.
Glorifikimi I 29-es, vazhdoi se bashku me ate te 28-es per rreth 48 vjet, per
te mberritur ne vitin 1992, ate te ndryshimeve te medha.
Edhe pse kishte, ka dhe do te kete shume
alternative, skema, fakte dhe hamendje per aktin e Shpalljes se Paveresise,
kush e solli apo e detyroi Qemalin te vinte ne Shqiperi, kerkoi Paveresi apo
Autonomi, I vune pistoleten apo jo, u ngrit se pari Flamuri ne Decic me 1911
apo jo, 28-ta I rezistoi kohes.
Nga viti 1992 deri me 1998, 28-ta u festua
zyrtarisht si Dite e Pavaresise dhe e Clirimit njekohesisht. Me numrat e tyre
ne Kuvend, te djathtet e ndryshuan Festen e Clirimit. Nga 1998 deri me 2005,
vite te qeverisjes se majte, u festuan paralelisht te dy festat, te njohura
zyrtarisht nga shteti, Kushtetuta dhe Ligji.
Zhvillimi me interesant ndodhi kete fund nentori.
Per 28 en, nuk pati serish probleme, u festua si cdo vit. Me 29-te, festuan
vetem veteranet e Luftes, subjekte te majta politike dhe organizata te
ngjashme. Qeveria dhe Kuvendi, heshtje e plote. Presidenti, si bir I nje prej
drejtuesve te Luftes, Spiro Moisiut, beri disa vizita ne familjet e
deshmoreve.
29-ta e sivjetshme pati ecdhe disa te vecanta, te
pakten ne Shkoder.
Me shume njerez pati ne takimet e zhvilluara me 29-te nga Veteranet dhe te
majtet se me 28-te nga pushteti vendor. Edhe pse u tha se do te dilej ne
pune, te gjitha institucionet pergjithesisht pushuan. Energji elektrike pati
shume me teper me 29-e se me 28-te nentor 2005.
Demostrimi me I madh, sic pritej u be ne Tirane. Me 28-te, pati vetem
disa dhjetera pushtetare qe vendosen kurora ne Varrezat e Deshmoreve te
Kombit. Nje dite me pas, te organizuar nga te majtet, Bashkia e Tiranes dhe
Veteranet, ne Varreza kishte me qindra, ndoshta 3 edhe mijera qytetare.
Kete vit, mesazhi ishte shume I qarte. E njohu apo
nuk e njohu, e festoi apo nuk e festoi opozita, 29-ta do te ece paralel me
28-en.
Blerti DELIJA
DRASHKOVIĒ: NUK MUND TE PRANOJME KRIJIMIN E NJE
SHTETI SHQIPTAR NE TERRITORIN SERB
Nė numrin e fundit tė periodikes zyrtare la
gazette tė Unionit Ndėrkombėtar tė Gazetarėve Frankofonė (UPF), Ministri i
Jashtėm i Serbisė dhe Malit tė Zi, Vukė Drashkoviē prononcohet ndėrmjet tė
tjerash nw njw intervistw tw gjatw dhwnw nw Paris kryeredaktorit George Gross, edhe pėr
problemet e rajonit
.Muajt e ardhshėm do tė jenė tė rėndėsishėm pėr
vendosjen e njė paqeje tė qėndrueshme nė Ballkan falė revolucionit tė Paktit
tė Stabilitetit.I drejtuar nga BE qysh nga viti 1999 ai ka pėr objektiv qė
tė qetėsojė marrdhėniet ndėrmjet shteteve tė rajonit.Sė pari raportet
ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi.Si do ta pėrforconi komunitetin e shteteve
qė ju lidh?
-Ēdo
gjė varet nga vullneti i popullit tė Malit tė Zi.Unė dėshiroj qė tė jemi tė
bashkuar.Pėrse serbėt dhe malazezėt qė kanė qenė gjithmonė sė bashku edhe
para krijimit tė Jugosllavisė tė mos vijojnė sėrish? Historikisht dhe
kulturalisht ne kemi qenė gjithmonė bashkė.
Por nėse shumica malazeze vendos
ndryshe nuk ka vend pėr dramė.Unė mund tju them se qeveria e Serbisė do tė
respektojė totalisht vendimin e mazhorancės sė popullsisė malazeze nėse ata e
vendosin nėpėrmjet referendumit.Unė nuk I druhem rezultatit por shpresoj qė
mazhoranca malazeze do tė pranojė kėtė shtet, kėshtu siē e kemi.Nė tė kundėrt,
kjo nuk ndryshon asgjė nė zemrėn time.Edhe tė divorcuar ne do tė mbetemi tė
lidhur me njėri-tjetrin.
Nė Kosovė, situata e minoriteteve, veēanėrisht e
atij serb ėshtė shumė delicate.Si e shohin Serbia
dhe Mali
I Zi tė ardhmen e kėsaj province? A duhet tė lejoni ju pavarėsinė?
Njė situatė e ēuditshme kėrkon
gjithmonė njė zgjidhje tė veēantė.Pėr Kosovėn, pozicioni ynė ėshtė i qartė:
Ne pranjmė mė shumė se autonomi por mė pak se sa pavarėsi.Ajo qė kėrkohet nga
Serbia
ėshtė respektimi i tė drejtave tė njeriut, mbrojtja e tė gjithė monumenteve
historike, mbrojtja e kufijve aktualė me Maqedoninė dhe Shqipėrinė.
Ne jemi tė vendosur pėr
nėnshkrimin e njė marrėveshjeje ndėrkombėtare pėr ruajtjen e kėtyre kufijve
shtetėrorė sepse realisht ata janė inekzistentė.
Konform zgjidhjeve tė tashmė tė
aplikuara nga Bashkimi Evropian, njė akord i tillė lejonte mbrojtjen e tė
drejtave tė popullsisė serbe qė jetojnė nė Kosovė.Problemi qėndron nė atė se
nėse Serbia ėshtė e hapur pėr kompromise, pala shqiptare ėshtė e ngrirė nė
pozicionet e saj duke reklamuar njė pavarėsi tė papranueshme.
Ne nuk mund tė pranojmė lejimin e
krijimit tė njė shteti shqiptar nė territorin serb.Kultura jonė, epopeja
jonė, shteti ynė..tė gjitha kanė lindur nė
Kosovė.Shpresoj qė shqiptarėt ta braktisin njė kėrkesė tė tillė ekstremiste
sepse prezenca e Kosovės nė gjirin e Serbisė ėshtė pėr tė gjithė njė ēėshtje
shpirti, zemre, ndjenjash
Serbia dhe Mali
i Zi ėshtė zyrtarisht kandidat pėr tė hyrė nė Bashkimin Evropian.Ēfarė
prisni ju nga ky aderim nė planin politik? Njė mbėshtetje tė Unionit nė
ruajtjen e komunitetit tė shteteve, pra nė ruajtjen e refuzimit tuaj pėr
pavarėsinė e Kosovės?
Tė favorizosh pavarėsinė e
Kosovės do tė ishte njėlloj si tė ndihmoje injektimin e njė kanceri nė zemėr
tė Ballkanit Perėndimor, nė zemėr tė Evropės Juglindore.Kjo do tė ēonte nė
ballkanizimin e tė gjithė Evropės nė vend tė evropianizimit tė
Ballkanit
Mendoj se Brukseli do tė marrė nė
konsideratė do tė marrė nė konsideratė zgjidhjen sa mė optimale.Unė e
pėrsėris: Qeveria e Serbisė dhe Malit tė Zi ėshtė gati pėr kompromis.Shpresoj
qė politikanėt shqiptarė pėrgjegjės tė janė po ashtu.Ne duhet tė jemi tė
vetėdijshėm se jetojmė nė Evropėn e shekullit tė 21-tė, tė harrojmė ėndrrat,
tė harrojmė pavarėsinė nė sensing e shekullit tė 20-tė apo tė 19-tė
ARBEN LAGRETA
Stop dinamitit dhe
korrentit ne Liqenin e Shkodres
Praktikisht sasia e peshkut te zene po bie nga viti
ne vit,ne nje kohe qe Popullata ka nevoje per proteina cilesore me kosto te
ulet,sic eshte peshku
Historikisht Liqeni i Shkodres me i madhi ne
Ballkan,kufi natyral mes Shqiperise dhe Malit te Zi,ka qene burim jetese per
banoret e rajonit.Vetem gjate periudhes se monizmit
Zenia e peshkut ka variurar nga 900 deri ne l200 ton
ne vit,duke furnizuar me peshk te fresket te gjithe zonen veri dhe
verilindore te Shqiperise.Gjate periudhes se tranzicionit,
problemet sociale dhe moszbatimi i ligjeve,krijuan
hapesira te lira ne ushtrimin e peshkimit,ku cdokush pa njohuri te nevojshme
profesionale dhe te etur per fitime,peshkonin me te gjitha format,perfshire
ketu edhe lendet plasese e energjine elektrike,ne periudha dhe vende te
ndaluara.Kjo menyre pati dhe pasojat e veta,ku pikesepari solli renien e
ndjeshme te sasise se peshkut te zene,por edhe shkaterrimin dhe demtimin e
ekosistemeve,mbishfrztezimin e resurseve dhe riprodhimin e gjeneratave te
reja ne Liqenin e Shkodres,duke patur humbje ekonomike dhe zvogeluar
kontributin e tij ne furnizimin ushqimor.
E thene me shifra,kryesisht
reniet konsistojne ne speciet autoktone ne masen 50%,ku demtimet me te medha
u verenjten ne speciet migratore si ngjala,qefulli,levreku si me
komerciale,duke i lene vendin specieve te padeshiruara si sharoku e
skorta.Sipas specialisteve te kesaj fushe,deri ne vitin l99l,zenia e specieve
migratore varionte ne 200 deri ne 230 ton ne vit,ndersa gjate vitit 2003 e ne
vazhdim,zenia e tij shkoj deri ne 22 ton ne vit.
Problemet e shumta sociale,hodhen nder ujera
mjaftpeshkatare,te cilet nuk kishin njohurite me te vogla ne drejtim te
zbatimit te kritereve biologjike baze te ketij sektori kaq te rendesishem
jetik dhe ekonomik.Keshtu qe rritja e numurit te peshkatareve dhe gjuetia pa
kriter,kryesisht ne lumin Buna,perbejne faktorin kryesor te kesaj dukurie
negative.Ketu vecojme se nga l00 peshkatare qe ishen ne vitin l99l,ne vitin
l999 numeroheshin rreth 800 te tille.Ndersa ne vitet pasardhes,numuri i tyure
ka rene ne rreth 500,pasi ato nuk arriten te realizojne te ardhurat e tyre.
Te flasesh per rrugezgjidhje te sakta dhe te plota ne
drejtim te shfrytezimit racional te kesaj gjuetie,nuk do te ishte pune fort e
veshtire,sa zbatimit t e tyre,pasi ligjet biologjike nuk te lejojne te
tolerosh ne kete drejtim.Sjellja e ekuilibrit te strukturave peshkore ne
nivelin e meparshem,nuk eshte i pakorigjuar,por kerkon studime,investime dhe
kohezgjatje.Sipas specialisteve te peshkut ne keto kushte emergjente qe
ndodhet liqeni i Shkodres,nevoitet sensibilizimi i opinionit mbare qytetar
dhe komuniteti qe te percaktojne qarte detyrat per evitimin e ketij fenomeni
,sigurimin dhe masat qe duhet te marrin per ndaluar gjuetine e padrejte te
peshkut.
Fatkeqesisht,problemet e ekzaminuara,shpalosin sot
para cdokuj,nje realitet teper kokeforte,i cili i detyron te gjitha
strukturat komunitare qe te krijojne njevizion te ri dhe largpames ne
vleresimin kompleks te pasurive ujore,gjithnje ne dobi te komunitetit,me
siglenMbrojtja e pasurive kombetare si prona me perfitime te medha
komunale.Ky ndryshim esencial,do te ndihmonte,ne rradhe te pare ne trajtimin
e resurseve peshkore,kaq te vlefshme per ekonomine e lodhur qe po perjeton
populli i Shkodres dhe i gjithe rajoni verior i vendit.Dhe per te ruajtur
tere kete teresi ujore,faunen e ketij liqeni nga nderhyrjet e jashtme
vdekjeprurese,lipset nje kunderpergjegje e menjehershme me mendime konkrete
per rrugezgjidhje te shpejte:
l)Shteti dhe
perdoruesit e resurseve ujore te gjalla duhet te ruajne ekosistemet
ujore.Edrejta per te peshkuar mbart ne vetvehte detyrimet per te vepruar ne
nje menyre te pergjegjeshme,ne menyre qe te sigurohet ruajtja dhe menazhimi
efektiv i resurseve ujore te gjalla.
2)Krijimi i strukturave kontrolluese dhe vepruese ne pershtatje me
legjislacionin nderkufitar(nje ekosistem nje ligj),te afte te siguroje
ruajtjen e specieve kryesore te liqenit.
3)Mbrojtja dhe rehabilitimi i habitateve kryesore te prodhimit dhe i
vendstrehimeve te peshqve.
4)Krijimi i mbivleres ne produktet e peshkimit,nepermjet proceseve te
konservimit dhe transformimit(tymosje etj),ne perputhje me standartet
evropiane.
5)Aktvizimi i akuakultures(rritja artificiale),mbi
bazen e te gjitha kritereve,gjithmone duke u nisur nga pozita gjeografike qe
ka qyteti i Shkodres,si nevoje e domosdoshme e kohes:
a)shtimi i
peshkut per konsum.
b)shfrytezimi i resurseve ujore dhe tokesore ne pershtatshmeri me ruajtjen e
vlerave ambjentale.
c)kalimi i nje pjese te peshkatareve ne alivamente(rritesa te peshkut).
c)prodhime resati per popullimin e liqenit dhe ujembledhesve te tjere.
Kushtet natyrore per investime te tilla,jane mjaft favorizuese dhe ne nje numer te madh,mjafton
te permendim ketu fushene Bunes.Ne kete menyre Shkodra e rrethuar me ujera,ka
mundesi per te zhvilluar nje sektor te fuqishem peshkimi,duke ofruar mundesi
punesimi,ushqimi per popullesine dhe te ardhurat e nevojshme te jeteses.
Ne kete aspekt duhet teflitet edhe per peshkimin
sportiv,qe per vlerat e tija
turistike,clodhese,argetuese dhe ekonomike,ka patur nje zhvillim teper te
madh,kryesisht ne bregliqenin perendimor.Mungesa e prezencave te ndryshme
peshkore ne keto vitet e fundit,u ka privuar amatoreve kete sport aq te bukur
dhe clodhes.Peshkimi sportiv me format e tija dhe vrnde te shumta,eshte mjaft
premtues ne zhvillimin e ekoturizmit ne pergjithesi.
Ne liqenin e Shkodres,jetojne rreth 45 lloje
peshqish,ku gjysma e ketyre jeton vazhdimisht ne keto ujera dhe pjesa tjeter
ka si karakteristike fenomenin e migrimit biologjik.Keshtu l2 lloje peshqish
shkojne e vijne ne detin Adriatik nepermjet lumit Buna,ndermjet tyre
blini,kubla,ngjala,qefulli i veres dhe ai vjeshtes,levreku,shojza dhe disa
peshq te tjere te vegjel,te cilet zhyten ne liqen me tufa te medha.Nje gruph
te peshqeve vijne ne liqen nga ujera te embla per rreth tij(si nga lumi
Moraqa),por edhe nga degezime lumenjsh malore.Keshtu trofta e malit iken ne
vere ne lumenj dhe atje ne vjeshte shumezohet,kurse njila riprodhihet ne
pjeset e uleta te lumenjeve.Ne liqen gjendet edhe mrena e eger,e cila njihet
si peshk i liqenit te Ohrit dhe vjen ne liqenin e Shkodres nepermjet lumit
Drin.
Ne liqenin e Shkodres,tashme
jane shtuar shume edhe peshqit e introduktuar si
karasi,amuri,pllameza,ballgjeri e disa te tjere.
Liqeni i Shkodres ka karakteristikat e nje liqeni
ideal per llojet e familjes se krapit.Kjo kushtezohet kryesisht nga
karakteret subtropikale te ketij liqeni.Krapi,eshte
nje peshk shume i rendesishem i liqenit te Shkodres.Ai arrin ne nje gjatesi
mbi l meter dhe peshe deri ne 20 kg.Si specialitet i ketij uji,krapi rreh ne
bregun lindor te liqenit ne ujera te cekta nga fundi i muajit mars deri ne
gjysmen e dyte te muajit prill.
Liqeni i Shkodres ka nje zhvillim interesant,ku shume specie te reja peshqish i shtohen atij duke hyre
nga drejtime te ndryshme si barkuleci,sharmaku,notaku etj.
Nisur nga obligimi per ndalimin e gjuetise se
peshkut me dinamit dhe korrent,nje ndihmese te madhe
ne kete drejtim po japin disa shoqata joqeveritare.
Ne liqenin e Shkodres aktualisht veprojne dy
projekte:Projekti i Zhvillimigt te Sektorit te Peshkimit te aplikuar dhe
financuar nga BB dhe Projekti
Mbeshtetja e Peshkimit Artizanal dhe Mbrojtja Mjedisore ne Liqenin e
Shkodres,financuar nga qeveria italiane dhe aplikuar nga COOPI(organizate
joqeveritare).Nga dy projektet deri tani jane ndertuar dy qendra
peshkimi,njera ne fshatin Shiroke dhe tjetra ne Zogaj,permes te cilave nje
grup prej 60 peshkataresh do te trajnohet per ruajtjen dhe mbrojtjen e
peshkut ne kete liqen,duke u bere keshtu shfrytezues te ligjeshem(me license)
te resurseve peshkore,si burim i te mirave materiale per banoret e ketij
rajoni.
Leka Plani, Radio Shkodra
Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastrioti, nė 600-vjetorin e
lindjes, pa datėlindje
Qė nė fillim tė
vitit 2005 dhe deri tani qė po i vjen fundi kėtij viti, nė organet e shtypit,
tė mediave vizive etj., flitet e shkruhet nė pėrkujtim tė 600-vjetorit tė
lindjes sė Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut. Nė vijim tė
kėtij pėrvjetori tė madh, qė njėkohėsisht na pėrket sė pari ne shqiptarėve,
dhe sė dyti Kontinentit Europian tė cilit i shpėtoi nderin dhe qytetėrimit,
nė njė nga momentet mė tė ligshta tė tij, kudo janė organizuar e organizohen
simpoziume, akademi, takime solemne pėrkujtimore e tė tjera evenimente, tė
cilat mjerisht janė thuajse pa asnjė program tė qartė kombėtar, i cili do tė
na bashkonte e do tė na zgjonte ndjenjat disi tė fjetura tė nacionalizmit
bashkėkohor, qė na ruan dinjitetin dhe vlerat tona.
Shkak pėr kėtė hallakatje tė pėrkujtimit
tė 600-vjetorit tė lindjes sė Heroit tonė Kombėtar, duket se ėshtė bėrė
mungesa e ēuditshme e datėlindjes sė Gjergj Kastriotit, ku sado tė gėrmosh
nė dokumente, libra shkencorė apo historikė seriozė tė shkruara, nuk gjendet
data e lindjes sė heroit tonė tė papėrsėritshėm, por vetėm viti 1405...
Gjithsesi, tė paktėn tash 80 vjet qė Shqipėria ka shtetin e vet, duhej tė
kishte pėrpjekje serioze tė historianėve, profesorėve, akademikėve apo
studiuesve tė ndryshėm pėr tė gjetur datėlindjen e saktė tė Skėnderbeut, qė
nuk ka asnjė mundėsi tė mos ekzistojė nė dokumentet e asaj kohe, tė cilat
ndodhen tė paktėn nė arkivin e Vatikanit tė sotėm... Pėr kėtė ne na shtohet
besimi se ekzistojnė pasi, po nga dokumentet e asaj kohe mėsojmė data tė
rėndėsishme tė veprimtarisė e jetės sė Gjergj Kastriotit, si datėn 3 nėntor
1443, tė betejės sė Nishit dhe kthimin e bujshėm nė tokėn e shenjtė arbėrore
tė heroit tonė, datėn 2 mars 1444, kur u zhvillua kuvend i bashkimit tė tė
gjithė shqiptarėve nė Lezhė, nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit, si dhe data
tė tjera tė betejave e fitoreve, deri data e vdekjes mė 17 janar 1468 etj.
Duke parė kėtė kronologji ngjarjesh tė atyre kohėve, pėr datėn e lindjes qė
ende nuk dihet, nuk ka njeri tė kėsaj toke qė e beson se nuk gjendet data e
lindjes sė Heroit tonė Kombėtar, por besohet pėr neglizhencėn e pafalshme tė
Akademisė sonė, tė paktėn sot, e cila duhej tė kishte bėrė pėrpjekje serioze
duke kėrkuar e shfletuar arkiva, veēanėrisht nė ato tė vendeve me qytetėrim
tė hershėm kristian. Ku kėto vende perėndimore i detyrohen si Zotit nė qiell
Gjergj Kastriotit, i cili pėr rreth njė ēerek shekulli ishte shpata e gjallė
qė i mbrojti me forcėn hyjnore e tokėsore, nga invazionet barbare
turko-otomane, qė kėrkonin tė pėrpinin jo pak vende kristiane, por rreth 15
shekuj qytetėrim, besim e zhvillim. Tashmė kėtij qytetėrimi vazhdon ti
shohin hajrin jo vetėm Europa e bota kristiane, por edhe vetė trashėgimtarja
direkte e otomanizmit, Turqia... Gjithsesi duke mos qenė nė gjendje
momentalisht tė kontribuojmė sadopak pėr datėn e saktė tė lindjes sė heroit
tonė Gjergj Kastrioti, edhe ne mbetemi tė kėnaqur duke pėrkujtuar
600-vjetorin e lindjes, dhe vitin fatlum me shenjė tė Zotit, 1405...
Ndue Bacaj
Ah,
sikur nxėnėsit e Medresesė
Ishte pasditja e ditės sė dytė tė Fitėr
Bajramit, 04. 11. 2005, kur nė Radio Shkodra, drejtoresha e kėtij
institucioni, znj. Paskualina Shllaku kishte shtruar njė kokteil me rastin e
festės sė bashkėqytetarėve tė saj muslimanė. Ishte njė tryezė e vėrtetė
qytetarie shkodrane. Ishte njė takim, qė ndiqte gjurmė historie. Ai shėnonte
njėkohėsisht edhe shenjat e njė shpirti tė madh bashkėjetese dhe respekti tė
ndėrsjellėt islamo-kristian, qė vinte nga koha e tė parėve, rrezatonte nė tė
sotmen dhe hidhte dritė drejt njė tė ardhmeje mė solide e mė tė sinqertė. E
falenderova drejtoreshėn pėr veprimin e saj qytetar dhe mesazhin e tij
hyjnor.
Nė atė mbrėmje Bajrami, takova edhe shkrimtarin Fadil Kraja. Sė bashku
folėm gjatė. Ėshtė mirė kur njerėzit flasin. Bisedat e drejtpėrdrejta
sqarojnė shumė gjėra. Ato lidhin ura komunikimi. Ato forcojnė bindje, sikurse
edhe hedhin poshtė tė tjera. Gjithėsesi ėshtė mė mirė tė flasėsh e tė
bisedosh me liri, sesa tė fshihesh pas gėmushave tė paragjykimit,
thashethemnajės e opinioneve, qė lindin dhe vdesin nė kafene varfanjakėsh nė
shpirt, e nė rrugica tė ngushta mendore dhe intelektuale.
-Ėshtė pėrhapur njė opinion shumė i keq
pėr Medresenė tuaj- tha, ndėr tė tjera shkrimtari. -Ky opinion ėshtė se
Medreseja prodhon hoxhallarė!...
Kjo thėnie e profesorit tė moshuar mė nxiti tė ulem e tė shkruaj kėto
rreshta, me dėshirėn e sqarimit tė "opinionistėve" tė Shkodrės e
opinioneve tė tyre tė nxituara.
Gjėja e parė qė mund tė bėjė dikush nė rast dėgjimi tė tillė lloj
opinionesh (qė sidoqoftė, nė Shkodėr
gjen me shumicė, nganjėherė edhe mė shumė se numri i kafeneve) ėshtė tė
habitet dhe tė qeshė njėkohėsisht me naivitetin e "opinionistėve",
qė prodhojnė kėto mendėsi nė njė qytet qė mburret me kulturėn e dijen.
Medreseja pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė, ėshtė njė shkollė e mesme e
pėrgjithshme, ku zhvillohen edhe disa lėndė fetare. Ajo ka njė status
parauniversitar dhe maturantėt e saj, kanė kandiduar dhe kandidojnė nė tė
gjitha degėt e Fakulteteve dhe Universiteteve tė vendit e tė botės. Sa pėr tė
shuar ndonjė kureshtje, sot medresistėt studiojnė edhe nė Itali, Austri,
Turqi e shumė vende tė tjera tė botės, pa pėrmendur Fakultetet e Shkodrės e
Tiranės e pėrtej tyre. Medreseja nuk ėshtė Fakultet teologjie, qė tė
konkludohet "prodhimi i hoxhallarėve" nė tė, sepse ata janė mė tė
specializuar e mė tė kualifikuar se sa njė maturant Medreseje! Ka ikur koha
kur "medresistėt" e vjetėr tė Tiranės a gjetkė tė konsiderohen si
kulmi i dijes islame nė kėtė vend!? Sot ėshtė vėrtetė paradoks njė pretendim
i tillė!?
Nga ana tjetėr, do ishte mirė sikur Shkodra tė kishte njė Fakultet
Teologjik Islam, nga i cili tė dilnin hoxhallarė, ndjekės dhe pėrēues tė
shpirtit tė Kur'anit, Traditės Profetike Muhamedane dhe Traditės sė
Hoxhallarėve tanė tė kaluar, prej tė cilėve kemi mjaft ēfarė tė mėsojmė.
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė tė mėsojnė nga shpirti i madh i
diturisė, kulturės, tolerancės sė shėndoshė dhe arritjeve tė mėdha tė
hoxhallarėve tė Shkodrės!
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė sė Shkodrės, tė kenė si simbol krenarie
Hafiz
Jusuf ef. Tabakun (1797-1904), "Myftinė Plak", jeta e tė
cilit qe lidhur jo vetėm me lėvizjet politike tė Shkodrės, por edhe me jetėn
kulturore, arsimore, shkencore e fetare tė vendit. Biblioteka e tij,
"Kllyēi", deri nė vitin 1967 kishte rreth 2000 libra tė
inventarizuar e tė vulosur me etiketat pėrkatėse.
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė sė Shkodrės tė mos harrojnė Haxhi
Sheh Shaminė (1814-1891), pėr tė cilin shkruhet se gjatė jetės sė tij
ka qėndruar edhe nė Francė, ku ndiqte edhe kurse mjekėsie. "
kishte
shkruar shumė artikuj duke treguar se ēka ka qenė e ēka do tė jetė
Shqypnia" dhe se "
veprat e tij shenjohen nė Bibliotekėn e
Parisit".
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė sė Shkodrės, tė kenė ēka tė pėrfitojnė
nga Daut Boriēi (1825-1896), hoxha i abetareve, i fjalorėve tė
ndryshėm, i gramatikės shqipe, i alfabetit shqip me shkronja osmane. Nga ky
njeri, qė nė funksionin e zv/drejtorit tė arsimit, mė 1858, me 7 prill, nė
emėr tė qeverisė e gubernės mbajti fjalėn e rastit, kur u hodhėn themelet e
Kishės sė Madhe tė Shkodrės.
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė sė Shkodrės, tė pėrfitojnė nga
besnikėria shkencore e njeriut tė fetvasė nė Shkodėr, mė tė shquarit
personalitet tė Bushatlinjve tė Shkodrės: Hafiz Halit Bushati
(?-1916), dijetarit tė heshtur, besnikut tė arkivimit tė vendimeve juridike
islame. "Pėr zotėsinė e tij si jurist nė legjislaturėn islame meriton tė
rradhitet nė vargun e specialistėve tė njohun tė kohės
H. Halit Bushati
gjatė 20 vjetėve dha dy herė ixhazet dmth ai qiti dy palė hoxhė e
myderrizė" ... Personaliteti mė i shquar qė u
bėri nder pasardhėsve tė drejpėrdrejtė si dhe tėrė fisit, ėshtė Hafis Halit
Bushati...
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė sė Shkodrės, tė kenė pėr shembull nė
bindjet e tyre politike Hafiz Musa Dėrgutin (1888-1961),
qė pėr komunizmin thoshte: "Dushman i Allahut, pa Din e pa Iman
". Dijetari antikomunist, qė thoshte gjithashtu:
"Komunistėt janė tė pafe. Ai qė nuk beson nė Zotin, s'ka moral, s'ka
frikė nga ēdo veprim, edhe i mbrapshtė po tė jetė
"
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė sė Shkodrės, tė kenė busull orientimi
nė jetėn e tyre shpirtėrore e morale, kulturore e shkencore: Hafiz
Muhamed Shaban ef. Domnorin, Hafiz Ibrahim Kadukun, H.H.
Abaz Golemin, Hafiz Halil Pukėn, Hafiz
Ymer Bakallin, Sheh Ahmet Shkodrėn, etj.
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė sė Shkodrės, tė pėrkujtojnė me respekt
e nderim Hafiz Ibrahim Repishtin (1882-1943), nėnkryetarin e
komisionit parlamentar pėr jurisprudencėn dhe komisionit parlamentar pėr
arsimin.
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė sė Shkodrės, tė kenė shembulltyrė tė
tyren edhe Hafiz Salih ef. Myftinė (1891-1978), organizatorin dhe
themeluesin e Komunitetit Musliman Shqiptar nė New York
e New Jersey.
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė sė Shkodrės, tė mos harrojnė shpirtin e
madh tė dijetarit tė shquar tė Shkodrės, Hafiz Ali Tarit (1900-1973),
antizogistin, qė nė vitin 1932 u arrestua sėbashku me priftin katolik padėr
Bernardinin. Pėr tė At K. Gjolaj shkruan: "H. Ali Tari ishte njė njeri i
madh pėr kohėn
Kujtohet shpesh fjala e tij me rastin e vdekjes sė At
Fishtės
Njė fetar i mirė si H. Ali Tari, kurrė nuk mundet me qenė fanatik".
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė sė Shkodrės, tė kujtojnė se hoxhallarėt
e tyre kanė rrokur armėt edhe kundra forcave serbe e malazeze, nė vitin 1913,
kur Shkodra ishte rrethuar prej tyre, si rasti i Hafiz Halil Gavoēit dhe
i tė birit Hafiz Sulejman Gavoēi.
Ah, sikur nxėnėsit e Medresesė sė Shkodrės, tė marrin shembullin e
djalit besnik e fisnik tė Shkodrės, hoxhės tonė Hafiz Vehbi Sulejman Gavoēi,
njeriut tė dijes dhe autorit tė dhjetra veprave nė gjuhėn arabe dhe nė atė
shqipe, i cili akoma jeton nė Damask tė Sirisė.
Ah, sikur
Po janė aq shumė
hoxhallarė, sa s'do t'i pėrfshinte dot ky shkrim dhe s'i pėrfshin dot
Janė
shembėlltyrė drite, udhėzimi, jete. Janė pjesė e historisė sė ndritur tė
kėtij kombi. Janė pjesė e identitetit tonė kombėtar. Janė hoxhallarėt tanė..!
Ah, sikur medresistėt e sotėm tė merrnin dritėn e kėtyre hoxhallarėve, a tė
ishin si shembulli i tyre
Ah, sikur ndonjėri prej tyre tė bėhej hoxhė, si
kėta hoxhallarė, qė me veprėn dhe qėndrimin e tyre tė qytetėruar, firmosėn
krenarinė historike tė qytetit tonė, Shkodrės, qė prej Hoxhės tonė H. Vehbi
S. Gavoēi, mėsuam tė themi: "Mburrem qė jam shkodran!"
***
Biseda ime me dramaturgun e njohur Fadil
Kraja shkoi gjatė. Nė fund tė dy e falėnderuam edhe njė herė drejtoreshėn e
Radios, qė mundėsoi kėtė takim tė paharrueshėm, nė tė cilin ne folėm, kėmbyem
mendime, pėrforcuam ca bindje dhe hodhėm poshtė ca tė tjera
I shkuam
filozofisė sė Senekės: "Ma kundėrshto mendimin, qė tė kuptohet se
jemi dy"!
Muhamed
Sytari
Thirrės
islam- Shkodėr
28 Nėntori nė trojet e Shkodrės e Malėsisė sė madhe,
sipas fakteve tė jetuara e dokumentuara
Duke qenė se zhurma
mediatike qė bėhet pėr datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė nga pushtuesit
nazi-fashistė ka lidhje direkte me ēlirimin e dy trevave veriore tė Shqipėrisė
politike, pra tė Shkodrės e Malėsisė sė Madhe, ne si vendali kėtu menduam tė
japim disa argumente historike tė jetuara e trashėguara, tė cilat qartėsojnė
jo pak pėr datėn e ēlirimit tė Shkodrės e Malėsisė sė Madhe... Sė pari, ne po
kujtojmė se nė Malėsi ka ende njerėz tė moshuar qė kujtojnė shumė saktė datėn
kur kolonat e munduara gjermane u kthyen nėpėr rrugėt tona nė drejtim tė
ish-Jugosllavisė. Shumica e kėtyre njerėzve me kujtesė tė konsiderueshme
thonė se kjo datė ėshtė 28 nėntori i vitit 1944. Si pėr ta pėrforcuar kėtė nė
Malėsi edhe sot e kujtojmė njė pllakė impozante nė Hot e cila kishte tė
shkruar Nė kėtė vend, mė 28 Nėntor 1944 kaloi Brigada VI-tė Sulmuese e
Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare pėr tė ndihmuar ēlirimin e popujve tė
Jugosllavisė. Kjo pllakė ka qėndruar kėtu deri nė vitin 1991, si dhe
vėrtetohet edhe sot mė Kumtarin e Muzeut Popullor tė Shkodrės, tė vitit 1978,
ku nė faqen 128 ka referencėn e ish-drejtorit tė Muzeut tė Shkodrės,
komunistit tė papėrlyer Pjetėr Hasi... Natyrisht nėse kjo nuk do tė ishte e
vėrtetė nuk do tė kishte guxuar ky kuadėr i lartė i Partisė sė Punės tė
fallsifikonte historinė, pasi siē dihet njė ushtri i shkon sherbes nė ndihmė
njė shteti tjetėr vetėm kur ka ēliruar vendin e vet, siē kishte ndodhur mė 28
nėntor me trojet e Shkodrės, Malėsisė e Shqipėrisė... Sė dyti, nė arkivin e
Partisė sė Punės, sot nė Arkivin e Shtetit gjendet njė trakt interesant i
Komitetit Qarkor tė Partisė Komuniste tė Shkodrės, i datės 28 nėntor 1944, i
cili, ndėr tė tjera shkruan: ... Vdekje Fashizmit - Liri Popullit. Sot mė 28
nanduer Shkodra dhe Shqipėria po feston ditėn e flamurit pa okupator e
tradhėtarė. Gjaku i partizanėve heroikė dhe sakrificat e popullit tonė dhanė
frutet e veta. Pesė vjet luftė tė parreshtur, pesė vjet vuajtje e robni u
kurorėzuan me fitoren e meritueme.... Pra edhe vetė komunistėt vendorė e
pranojnė se mė datėn 28 nėntor ishte e ēliruar Shkodra si qyteti i fundit i
pushtuar nga nazi-fashistėt, gjė e cila ėshtė plotėsisht e besueshme... Sė
treti, nė vitet e demokracisė sė parė (1992-1996), ne kemi parė e ndier
dėshmi autentike tė komandantėve qė morėn pjesė direkte nė formacionet
luftarake pėr ēlirimin e Shkodrės, pra tė komandantit Sadik Bekteshi dhe
komandantit tė Brigadės 23-tė Hamit Keēi, tė cilėt kanė konfirmuar si datė tė
ēlirimit tė Shkodrės 28 nėntorin e vitit 1944... Gjithsesi, na duket
interesant njė telegram i Enver Hoxhės qė gjendet edhe sot nė gazetėn
Bashkimi tė datės 29 nėntor 1946, dhe ia dėrgon Titos, ku pėrveē urimit tė
festės sė Jugosllavisė (qė pėr dreq ishte po 29 nėntori) i thotė tani edhe
festat i kemi tė pėrbashkėta... 29 nėntori i Jugosllavisė nuk ėshtė data e
ēlirimit tė Jugosllavisė, por ėshtė Mbledhja e dytė e Kėshillit Antifashist
Nac.-Ēl. tė Jugosllavisė dhe nė histori njihet si AVNOJ, qė u zhvillua nė
fshatin Jajcė tė Bosnjės mė 29 nėntor 1943 dhe ėshtė i njėjtė me 24 majin e
vitit 1944 qė komunistėt tonė u mblodhėn nė Pėrmet...
Gjithsesi ne na duket pak interesante
sepse mbrohet me fanatizėm data 29 nėntor, qė ėshtė njė simbol i qartė
komunist, kur vetė komunizmi ka rėnė pėr tė mos u ngritur mė kurrė, dhe pėr
koinēidencė ky simbol mbrohet e festohet nga mbeturinat e ish-Jugosllavisė
komunsite vetėm nė Serbinė e Millosheviēit, kotributi i sė cilės nė
komunizmin tonė ka qenė pėrcaktues qė nė vitin 1941 e vazhdim...
Pėrgatiti Ndue Bacaj
MEAT MASTER-
Vellezerit Kimēa krenaria e bisnesit shkodran dhe shqiptar.
Drejt Evropes shkohet vetem me pune, shume pune dhe
sakrifica. Prova me e mire, eshte kompania tashme prestigjoze Meat Master- Vellezerit
Kimca, e cila tashme eshte Krenaria e bisnesit shkodran dhe atij shqiptar.
Prodhimet e kompanise shkodrane, kane fituar te drejten e qytetarise net e
gjithe globin, dhe kjo e njohur zyrtarisht nga organizmat e mirenjohur dhe te
njohur ne bote. Gjithcka e prodhuar nga Meat Master, mund te tregtohet pa me
te voglin problem qe nga Evropa, deri ne Amerike, sic eshte kompanite me
njohura te Italise, Gjermanise, Zvicres, Kanadase, Australise etj. Kjo eshte
bere e mundur ne saje te punes se Vellezerve Kimca, te cilet me 16 nentor
2005, kane marre perfundimisht certifikimin e produkteve te kompanise se tyre
Meat Master me standartin ISO 9001:2000.
Ceremonia e rastit, eshte zhvilluar ne prani te
autoriteteve me te larte te pushtetit vendor, perfaqesive diplomatike,
perfaqesuesve te USAID-it, mediave dhe kolegeve bisnesmene. Mjaft domethenese
ka qene edhe pjesmarrja e ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit, Jemin Gjana, i
cili shprehu kenaqesi per pjesmarrjen.
Pasi ka falenderuar te pranishmit per prezencen, njeri
prej bashkepronareve te Meat Master, Ndreke Kimca, ne fjalen e tij ka bere
nje panorama te punes se bere deri tani ne kete kompani. Meat Master
perfaqeson nje kompani profesionale, me nje fabrike moderne, staf i
pergatitur, prodhime cilesore dhe te tradites, te cilat kane fituar tashme
besnikerine e konsumatoreve te sj ne Kosove dhe Shqiperi.
Dy vitet e fundit kane sjelle transformimin
rrenjesor te kompanise. Ne vitin 2004, ortaket investuan fuqishem ne
modernizimin e fabrikes, rritjen e kapaciteteve prodhuese, teknologjine me
bashkekohore, ku vecohet linja e pasterizimit, nder te vetmet ne Ballkan dhe
te paktat ne Evrope.
Strategjia e Meat Master eshte bazuar ne tre parime
kryesore:
-
Marketing agresiv,
reflektuar me nje presence te shkelqyer ne panairet
vjetore dhe bashkepunimit me rrjetin ed marketeve, ku kompania perjetoi nje
rritje rreth 25% te shitjeve.
-
Ndertimi dhe
trajnimi i strukturave te fort ate menaxhimit per te
mbeshtetur kete rritje te kompanise.
-
Permes nje programi
intensive dhe angazhimi maksimal te te gjitha strukturave te kompanise, ne
nje kohe record u nertua nje system i plote i menaxhimit te cilesise, system
i cili pas nje verifikimi dhe testimi nga trupa e pavarur italiane,
Certiquality, u certifikua me 16 nentor 2005 me stanartin nerkombetar te
cilesise ISO 9001:2000.
Ky certifikim do te thote se kompania Meat Master,
sot kontrollon dhe analizon rigorozisht cilesine e produktit te saj qe ne
perzgjedhjen e lendes se pare, gjate procesit te prodhimit dhe ne pikat e
shitjes prane konsumatorit. Eshte i njejti system po standart qe zbtohet nga
cdo kompani moderne, konkurente e Meat Master ne Itali, Greqi, Gjermani,
Amerike apo kudo ne vendet e zhvilluara.
Gjate ceremonies, drejtuesit e kompanise kane
vleresuar mjaft edhe kontributin e shkelqyer te konsulenteve te ISO 9001,
Stefano Fergola si dhe te Alban Zusit, te cilet punuan prane Meat Master per
ndertimin e sistemit ISO. Gjithashtu eshte vleresuar edhe kontributi i
USAID-it, i perfaqesuar ne ceremony nga David Tompson ne drejtim te menaxhimit
dhe marketingut te kompanise.
Realizimi i objektivave te kompanise vijon dhe
ambiciet behen perhere e me te medha. Keshtu per vitin 2006, po artohen
projekte te reja investimi, ku ne realizimin e tyre, thote administratori
Cesk Kimca, kerkohet bashkepunimi edhe i institucioneve shteterore dhe i
projekteve nderkombetare. Objektivat jane te percaktuara qarte:
-
Ndertimi i
thertores se pare moderne per te gjithe veriun e
Shqiperise.
-
Certifikimi HACCP
dhe marrja e lejeve per eksport ne BE
-
Rritja e presences
ne tregun kosovar, synimi i tregut maqedonas dhe malazez.
Ne ceremonine e organizuar, kane pershendetur z.
Fergola, i cili ka dorezuar edhe certifikaten e IQNET dhe te Certiquality,
perfqaqesuesi i USAID-it Tompson, kryetari i Bashkise Shkoder Artan Haxhi si
dhe ministri Gjana, i cili e ka permendur si shembull aktivitetin e Kompanise
dhe arritjen e standartit ISO 9001:2000, si e para ne llojin e saj ne
hapesiren shqiptare.
Suksesi i kompanise Meat Master- Vellezerit Kimca,
do te thote me shume zhvillim, punesim dhe mireqenie per te gjithe. Kompania,
sic thote edhe ortaku tjeter, Ardi Kimca, president i Vllaznise ne boks, ka
nevoje gjithmone per mbeshtetjen e vazhdueshme te miqve te saj, specialiste
venas dhe te huaj, partnered he miq te ndryshem te kompanise qe te na
ndihmojne ne projektet tona te zhvillimit.
Te gjithe jemi krenare se te pakten, perms kompanise
Meat Master- Vellezerit Kimca, tashme jemi ne Evrope, tek e cila mund te
arrihet vetem me shume pune dhe sakrifica.
Blerti DELIJA
Kje pėr tu kthyer
Para disa ditėsh, nė
njė shkėmbim letrash me mikun tim, publicistin e njohur tė medias sė shkruar
dhe tė radios, Shefqet Meko, qė banon nė USA, sė bashku me letrėn time i
dėrgova dhe njė fotokopje tė njė letre tė 25 vjetėve mė parė. Duke mė kthyer
pėrgjigje, mė bėri pėrshtypje analiza e thellė me tė cilėn shkruan pėr
supershtetin mė demokratik nė botė, Amerikėn; mekanizmat qė e mbajnė gjallė
atė, krahas mallit pėr Shqipėrinė e Shkodrėn nė veēanti. Pėr kėtė arsye
vendosa ta botoj nė faqet e gazetės.
Shefqet Meko ka lindur nė fshatin Metushė
tė Pogradecit dhe ka kryer Shkollėn e Mesme Veterinare nė Shkodėr, e UB tė
Kamzės pėr Veterinari. Prirjet dhe talenti nė fushėn e gazetarisė ka bėrė qė
ai tė punojė si gazetar, fillimisht nė gazetėn Studenti i Bujqėsisė, mė pas
te Zėri i Rinisė, Mėsuesi dhe nė Radio Tirana, pėr gati 17 vjet.
Si shumė tė tjerė, pėr ti ikur varfėrisė,
u largua pėr nė Amerikė, ku edhe jeton e punon. Por ikja e tij ėshtė njė ikje
e adresuar dhe ikje me kthim, mė thotė dhe vetė. Me inisiativėn e vet ka
krijuar njė Institut Shqiptaro-Amerikan pėr lidhje dhe bashkėpunim me
qėllim sensibilizimin e opinionit tė atjeshėm pėr njohjen dhe kontribuimin nė
pėrpjekjen demokratizuese tė Shqipėrisė.
Duke i uruar suksese nė punė, nė familje,
vlerėsoj dhe idetė qė pėrcjell nėpėrmjet letrės qė po e bėj publike.
Mark Preēi
I dashur miku im i vjetėr, Mark Preēi:
Duke lexuar letrėn 25-vjeēare mu kujtuan aventurat
tona qė mė duken se ndodhėn 25 ditė mė parė. Ditė dhe vite, por janė vite
miku im, qė kujtesa jonė i mbledh; i mbledh nė dy dekada e gjysėm dhe i
percepton si ditė tė shkuara... Faleminderit qė mė freskon kujtesėn me atė
zjarr qė ende na mban gjallė. Unė besoj se askush si ne nuk e shijoi rininė
me aq romantizėm dhe shpresė. Unė gjithmonė kujtoj intervistėn klasike
tuajėn 26 vite mė parė. Tė gjitha i parashikove me njė dėshirė tė pastėr,
vetėm njė gjė nuk e shkove nė mendje, se nė vitet 2000 ne do tė ishim nė dy
cepat e botės: Ti atje dhe unė kėtu nė USA. Ti ende atje dhe unė i cfilitur
nėpėr cepat e botės.
Ska gjė,
kėshtu ėshtė jeta. Njė ėndėrron ikjen, tjetri gėzon ardhjen. Se ai qė ikėn
edhe vjen, miku im Mark. Ai qė vdes nuk vjen. Ai qė pret ėshtė vrull e rini,
ai qė vjen i mbushur me mall dhe surpriza... Kush vdiq? Kush ėshtė gjallė?
Kur vdiq?! Pse smė the? Nė kėtė gėrshetim ikje-ardhje ėshtė jeta vetė, ėshtė
drama dhe dashuria, shpresa dhe gėzimi, dėshpėrimi dhe kėmbėngulja, zhgėnjimi
dhe qėndresa. Aty jemi ne tė gjithė me njė emėr tė mirė dhe mirėnjohės:
Shqiptarė.
Lexova me qejf
faqet qė ke botuar te gazeta e shkollės, Dimension Rinor. Pajtohem me
thirrjen tėnde tė sinqertė Mos ikni, edhe pse vetė jam ikanak. Dhe shtoj:
ikni ju qė dini e keni dėshirė tė ikni, por mos ikni duke mos ditur ku
shkoni. Pra, mos hipni nė skafe duke shkuar kurrkund ose nė funddeti. Ikni me
emrin tuaj qė nesėr tė provoni mallin zhuritės tė kthimit. Pa kėtė forcė
vullkanike, pra mallin qė kthehet nė zhuri, mall, dashuri dhe forcė pėr
qenien tėnde, nuk do tė kishte Rilindje dhe Rilindas. Pa kėtė tornado tė
mallit njerėzor, nuk do tė shihnim njė shoqėri ndryshe dhe njė shqiptarizėm
ndryshe. Dhe nė kėtė kuptim unė jam pėr ikje dhe ardhje, ndryshe nga ty, miku
im Mark, qė qysh 25 vjet mė parė ruan tė njėjtėn adresė. Kjo, disi mė bėn me
turp, por nuk turpėrohem sepse unė kam respektuar vetveten dhe dėshirat e
mia, sikurse ti stoicizmin tėnd shkodran. Tė lumtė Mark! Sepse ti je atje, pa
unė gjej rast dhe shkruaj pėr ty nga mesi i Amerikės, jo nga mesi i
Shkodrės loce. Kėshtu vijmė dhe mblidhemi nė njė pikė pėrmes pikėndryshimeve
tona ideore, krahinore dhe kontinentale.
Mark!
Ke tė drejtė
tė thuash: Yhhoooo Shefqet Meko, si fluturon! Ke tė drejtė. Pa kėto
lajthitje nuk ka momente argėtuese. Ai qė shkruan ėshtė pak mangut
sikurse ne ikanakėt digjemi pėr atė pjesė tė kujtimeve qė dergjet aty diku
mes jush, pa drita dhe ujė, por gjithsesi kujtime shkodrane ose ēaste prej
Shqipėrie.
Unė kam shumė
pėr tė thėnė, por ikja e kohės nė SHBA ėshtė si rrjedhja e Bunės nė Shkodėr.
Duket avash, por ikėn shpejt dhe ti nuk ndjen se bashkė me rrjedhėn e butė tė
Bunės ka ikur edhe jeta jote.
Ti dhe unė,
Mark, kemi lėvizur nė drejtime tė ndryshme. Por nė kėtė lėvizje unė ēmoj
mirėdashjen tėnde, duke filluar nga intervista imagjinare 26 vjet mė parė,
dhe deri mė sot. Ti qysh nė shkollė tė lartė parazgjodhe statuskuonė dhe
stoicizmin nenshatjan, kurse unė ngela shejtan, duke lėvizur nga fshati nė
Pogradec, nga aty nė Shkodėr, nga Shkodra nė Pogradec e Tiranė e tash kėtu nė
SHBA. Njė kurbė e tėrė lėvizėse marramendėse, nėse e imagjinon njė ēast... Tė
kujtohet kur debatonim nė redaksi dhe unė tė bėrtisja pėr ndryshim? Ti,
miku im, nuk mu zemėrove edhe pse unė ndoshta e teprova me kėmbėnguljen time
tė tė shihja tė pėrfshirė nė tornado. Ti kishe stilin tėnd tė qetė, pak dhe
saktė. Mė vijnė tė gjitha kėto nė mendje derisa lexoj njė artikull nė
internet se Shqipėria ende Pa drita dhe pa qirinj dhe instinktivisht mė
erdhi nė mendje Fejtoni i Nikolin Shkėmbit Njė qiri rezervė, qė ne e
botonim nė Tiranė kėtu e 25 vjet mė parė. Ishte Janar 1981 kur gazeta jonė
Studenti i bujqėsisė me fejtonin Njė qiri rezervė do tė shkundte gjithė
administratėn dhe do tė na bėnte tė qeshnim tė gjithė me fatkeqėsinė tonė
vetėvrasėse tė mosndryshimit dhe indiferencės sė pushtetkontrolluesve. Qysh
atėherė, Mark, ne kemi tejēarė mendimin edhe pse nuk na dėgjonte kush...
Njė qiri
rezervė, i botuar nė ēensurėn e egėr, ka mė shumė vlerė se sa paēavuret nė
lirinė pa fre tė shtypit shqiptar. Ndėrsa kėtej nė botėn e lirė shikojmė se
si gjithė liria dhe ėndėrrat mbėshtillen rreth karmonedhės sė dollarit dhe
vetė kjo kartmonedhė shndėrrohet nė gazetė dhe liri fjale pėr aq kohė sa ke
mundėsi tė paguash. Ti pėrsėri flet dhe nuk ha burgun, por qė tė flasėsh e
tė dėgjohesh duhen para ose dollarė nė gjuhėn e kėtushme. Pagesa dhe
pagėtarėt janė elementėt mė tė fuqishėm qė mbajnė gjallė perėndimin dhe
shoqėritė demokratike. Ka njė mpleksje gjigande dhe tepėr interesante midis
Parasė-Lirisė-Ligjit dhe Detyrimit. Ti nuk e sheh dot kufirin ku fillon dhe
ku mbaron, p.sh. ku fillon ligji dhe ku nis paraja, apo ku pėrfundon liria
jote dhe nis detyrimi. Ėshtė njė detyrim i nėnshkruar me vullnet, porse njė
vullnet qė tė nxit drejt pėrgjegjėsisė dhe mė tej, tė bėn pjesė tė njė
kompleksi financiar sa gjigand aq edhe tė papėrballueshėm. Ndėrsa dalldisesh
mes parasė, detyrimit dhe lirisė pėr tė vepruar, nė atė mėnyrė qė nuk e
kupton fare veēse edhe tek arkivoli yt do tė tė vijė e heshtur dhe tinzare
ajo qė quhet bill ose allaturkshme-shqiptarēe fatura. Dhe ti ecėn nė kėtė
kalldrėm tė pafund: bėj para, pago fatura, pago fatura dhe krijo detyrime
tė reja... Ky ėshtė edhe sistemi tė mban gjallė atė qė ne e quajmė demokraci
dhe sistem tė ligjit. Vjen ajo qė se pret: paraja bėn ligje dhe vetė ligjet kthehen
nė para. Pėrballėm ēdo keqsjelljeje nė shoqėri apo publik, para se tė tė
kėrcėnojė ligji i ashpėr (nėse nuk ėshtė krim) tė kėrcėnon gjoba, tė cilėn
nėse e paguan nė kohė dhe shpejt e shpejt tė konverton nxitimthi nė burrė tė
mirė dhe pa cene nė biografi. Po, kėtu ka biografi qė nuk fshihet lehtė,
porse ėshtė e tillė qė ndėrtohet pėrmes fakteve, nėnshkrimeve tė tua dhe jo
pėrmes pėshpėrimave tė pushtetkontrolluesve ose opinionit tė shefit apo
bosit... Ata mbase mund tė influencojnė, por gjithsesi ti je autor i
biografisė tėnde qė kėtu ėshtė nė disa kopje dhe nuk fshihet apo zhbėhet si
nė zyrat e Tiranės apo gjetkė nė selitė e udhėheqėsve pluralistė qė janė
koba mė e keqe qė ka parė Shqipėria deri mė sot. Por le tė kthehemi kėtu nė
SHBA me perceptimet dhe gjykimet e mia.
Ky ėshtė njė
sistem qė i shkon pėr shtat nė mėnyrė perfekte natyrės egoiste dhe mosngopėse
tė njeriut. Shkurt: ke hapėsirė, ke shanse, ke mundėsi, merr para borxh dhe
ke shans tė shlyesh borxhin, fillon punė pa mik edhe pse miku mund tė tė
ofrojė mė shumė shanse nėse je i zoti, bėj aventura po tė duash dhe je i
lirė sikurse je i lirė tė thyesh kokėn nėse kjo ėshtė zgjidhja jote ose
mosditja jote. Nė gjithė kėtė sistem gjigand, njeriu ėshtė elektron porse me
fuqi lėvizėse, jo thjesht njė thėrrime qė mund tė tė thėrmojė kushdo. Ti
nuk thėrmohesh lehtė nė kėtė sistem nėse di lojėn dhe rregullat e saj... Por
bėhesh shkrumb e hi nėse injoron rregullat dhe prish balancėn tėnde ose
balancėn time... Nga ana tjetėr duke jetuar kėtė sistem, joshesh nė
hapėsirėn qė vetė Ligji-Para tė krijon dhe ti dalldisesh diku ose nė punė,
ose duke ngarė makinėn, ose gjetkė dhe sėrish kthehet tek turina: bėj para
dhe paguaj para. Bėj dollarė, paguaj dollarė. Nė kėtė maratonė deri nė varr, ti
nuk e di se sa krijon dhe se sa harxhon, por magjikja ėshtė se nė kėtė lojė
arrin tė shijosh atė qė do dhe nė fund tė fundit, po pate mend e shijon jetėn
dhe krijon vlerat qė synon. Pra na shoqėri para dhe llogari, shndėrrohet nė
vlerė dhe shoqėri. Njė rreth vicioz qė kurrė nuk mbaron, por gjithsesi tė
gjithė e pranojmė me kėnaqėsi sepse na jep atė qė na mungon dhe na krijon njė
shans tė ri, qė gjithė jetėn nuk arrin ta ėndėrrosh nė shoqėrinė shqiptare,
ku sundojnė veset dhe njerėzit veselinj veshur me pushtet dhe idiotėsi
ligėsjellėse...
Sa shumė kam
pėr tė tė thėnė ndėrsa jam pėrtej oqeanit dhe larg Shkodrės! Por le ta
mbyllim dhe tė themi se njė jetė duhet jetuar dhe ne duhet tė ecim drejt tė
panjohurės me guxim. Ne duhet tė ikim dhe tė vijmė nė Shqipėri, se vetėm njė
ikje-ardhje masive e lirė, e vullnetshme, e pėrditshme dhe ritmike mund dhe
duhet ta shpėtojė Shqipėrinė dhe neve qė vimė dhe ikim prej Shqipėrie.
Ndaj, qėndro
ku je, dhe eja kėtu ku jam unė. Shko nė Tiranė dhe kthehu nė Shkodėr. Shko nė
Pogradec dhe shėtit buzė liqenit dhe pritmė aty ti bėjmė nderime Lasgushit
Poradecar. Nė gjithė kėtė, thelbėsore ėshtė lėvizja si burim i pasioneve dhe
dashurive dhe mallėngjimeve tona. Pa tė unė do tė isha ende nė Pretushė,
ndėrsa ti mbase nuk do tė ishte nė Nenshat.
Le tė zgjohemi
tė gjithė pėr tė kuptuar filozofinė e jetės, fuqinė e parasė dhe tė lirisė,
rreptėsinė e ligjit dhe detyrimit. Kjo ėshtė jeta dhe po i hoqe qoftė edhe
jnėrėn nga tė vėrtetat, ajo kthehet nė njė pluhur inert dhe neve na humbet shpirt
dhe shpresa.
Me mall e respekt, Shefqet Meko
|