koka

nr. 48 / 26 gusht2003

alukit

numrat

Zgjedhjet vendore 2003. Shkodra nyje Gordiane. Mos votoni pėr krimin politik

Zgjedhjet vendore, si kudo, kanė trokitur edhe nė qytetin e Shkodrės. Ndonėse nė rrugė nuk kanė vėrshuar ende turmat me banderola, ndonėse podiumet nuk janė montuar e ējerrjet politike ende janė njė kujtesė e vakėt e zgjedhjeve parlamentare, ndonėse nėpėr fasada muresh nuk ka ende portrete tė qendisur votuesish qė s’kanė bukė pėr darkė, njė mendje e menēur dallon se fushata ka nisur. Kafeneve dėgjohen pėshpėrimat e para politike. Emra tė ndryshėm kandidatėsh udhėtojnė nga zyrat e partive politike, pėr t’u bėrė engletisje pėr shkodranėt e papunė nė kafenetė qė gjithnjė janė plot. Pra, zėra dhe emra, interesa e klane, vazhdojnė tė jenė pėshpėrima, qė ngadalė po bėhen gati pėr punė, tė nisen drejt shesheve. Tė tėrė janė entuziastė se do fitojė kandidati qė kanė tė lidhur aty njė miqėsi apo interes. Por kandidatėr pėr kryebashkiak tė Shkodrės nuk arrijnė ta kuptojnė se entuziazmi ėshtė ēmimi i budallait.

    Ndėrsa fushata zgjedhore pėr pushtetin vendor ėshtė startuar zyrtarisht dhe duelet politike konsiderohen tė pėrcaktuara nga bandat terroriste e ata qė mendojnė se do vjedhin edhe votat, ajo qė gazeta jonė merr pėrsipėr tė komentojė ėshtė fakti se, a do i sjellin ndonjė realitet tė ri Shkodrės kėto zgjedhje? Shanset janė ende tė udhėkryqta. Pėrvoja e deritanishme lė njė shije tepėr tė hidhur, pėrsa i pėrket zgjidhjes pėrfundimtare tė problemit “Shkodėr”.

    Lufta politike dhe ashpėrsimi i saj deri mė tani, nuk kanė mundur t’u ofrojnė shkodranėve asnjė perspektivė, asnjė shans, asnjė mundėsi tė rehabilitimit tė qytetit tė tyre dhe kthimit tė tyre nė njė realitet, ku si zgjidhje e vetme tė mos jetė vetėm ikja.

    Taktikat e pėrdorura nga partitė politike nė fushatat zgjedhore, ato tė pėrgjithshme dhe vendore, kanė lėnė prapa vetėm zhgėnjim. Njė zhgėnjim qė i pėrngjan vijės sė Kaēamillit. Kjo pėr faktin, se secila forcė politike, nė veēanti partia demokratike, e shfrytėzoi Shkodrėn deri nė palcė tė kurrizit si njė bilanc tė kredibilitetit tė saj politik. Pra, prej partisė demokratike ky qytet, mė shumė se dyfish i populluar kėto dymbėdhjetė vitet e fundit dhe me mbi dhjetė mijė tė tjerė tė paregjistruar qė do votojnė duan apo s’duan partitė, veē viktimizimit politik, nuk mundi tė perceptonte asnjė realitet tjetėr. Ne nuk gjejmė ndonjė tjetėr tė vėrtetė. Po kaq i vėrtetė gjykojmė se ėshtė mendimi se PD-ja me kandidaturėn e saj nėse do fitonte, mė keq, tepėr mė keq, do e ēonte Shkodrėn edhe pėr faktin se nė dy tė tretat e mandatit tė kryebashkiakut tė ardhshėm, pushtetin legjislativ e ka PS-ja.

    Hajdutėt e bankave tė 1997-ės, ata qė i vunė zjarrin dy herė Shkodrės, ata qė terrorizojnė edhe njerėzit e mediave dhe janė tė identifikuar me emra dhe madje edhe nė listat e shėrbimeve tė huaja, shėtisin lirshėm, madje pėrmes listave tė fshehura tė partive, tentojnė tė futen ose rifuten nė kėshillin bashkiak. Edhe pėr tė tillė kriminelė mund tė votojė votuesi kur nuk di emrat e kėshilltarėve nė listėn e ndonjė partie. E pėr tė thėnė qė s’janė tė vėrteta kėto, gjė qė e dėshironim, partitė do ishte mirė tė publikojnė edhe listat e kėshilltarėve, apo jo? Gjithsesi, kjo ėshtė punė partishė, puna e qėllimi ynė ėshtė tė themi se situata social-ekonomike nė Shkodėr vazhdon tė mbetet ndėr mė problematiket nė vend. Askush nuk ėshtė i sigurtė, nėse ndonjė nga partitė politike, nėpėrmjet kėtyre kandidatėve, do tė ofrojė diēka ndryshe pėr kėtė qytet, si qyteti me numrin mė tė lartė tė papunėsisė, si qyteti me numrin mė tė lartė tė kriminalitetit, si qyteti me standartet mė tė ulėta ekonomike nė shkallė republike, si qyteti qė prodhon energji elektrike dhe qė njeh oraret rekord tė territ.

    Pėrballė kėsaj situate, kur shpresa, se njė ditė Shkodra do jetė vėrtetė Shkodėr, edhe mė optimisti e ka vėshtirė tė besojė, se ndonjė nga emrat, ndonjė nga programet elektorale, ndonjė nga alternativat politike, tė prezantuara nė kėto zgjedhje deri sot, do tė jetė njė zgjidhje qė ofrohet, nėpėrmjet kėtyre zgjedhjeve, tė cilat paralajmėrojnė njė risi. Shkodra vazhdon tė mbetet nyje Gordiane, zgjidhja e sė cilės duket ende njė pamundėsi pėr kėtė klasė politike shtatanike, pėr alternativat e tyre politike, qė mund tė ngelen vetėm programeve tė shkruara nė letėr, e qė nuk kanė ditur, nuk kanė dashur apo mundur ta gjejnė ende rrugėn pėr nė Shkodėr.

    Janė tetė burra: Artan Esat Haxhi i PD-sė me programe erė myku 11-vjeēare, Gėzim Dibra i Legalistėve Bahri Boriēianė, Nexhat Maliqi i PDR-sė, ballisti Muhamed Gradeci, Zija Vukaj i PSD-sė, Mustafė Lici i Partisė Mendimi i Djathtė Liberal qė ka investuar nė politikė pa pėrfituar nga politika, Fran Dashi i Partisė Kristian Demokrate dhe Gjergj Leqejza i Partisė Socialisteme programe e rrubineta tė Fatos Nanos nė duar; qė kanė marrė vrapin pėr nė karrigen e kryebashkiakut. Pritet edhe dikush nga stani i Nikollė Lesit.

    Po cili prej kėtyre burrave do tė jetė shpresa? Gazeta jonė vėrtetė e pavarur, nė numrat e saj tė ardhshėm, do u ofrojė lexuesve, tė keqen mė tė vogėl si zgjidhje, pasi mendojmė se duke marrė tė keqen mė tė vogėl zgjidhet e mira e mundshme.

    Gjithsesi e prapėseprapė, Shkodra vazhdon tė jetė njė fenomen, i parė nė tė gjitha prizmet. Politika vazhdon ta shohė atė si njė test elektoral, pavarėsisht se ka pranuar ta njohė realitetin e saj si tė tillė, edhe pse nė vetvete kjo nuk mbetet gjė tjetėr veēse njė krim politik, i cili pėrsėritet vijimėsisht.

    Por duket se kėsaj maskarade politike i ka ardhur fundi. E pse duhet tė mos i vijė fundi tashti kur Shkodrės e shkodranėve u ėshtė sosur durimi?! Qytetarėt shkodranė, paēka se me vonesė, por kur thotė populli “mė mirė vonė se kurrė”, janė bėrė tė ndėrgjegjshėm, tė vetėdijshėm, se u duhet thėnė me votė ndal kėtyre pafytyrėsive, kėtyre hipokrizive, kėtyre mashtrimeve, ēmimin e tė cilave do e paguajnė shtrenjtė, shumė shtrenjtė kėto qytetarė tė urtė, tė dashur, punėtorė dhe vizionar pėr tė ardhmen. Ka ardhur koha t’u thuhet ndal tė gjitha tendencave politike e klanore, pėr ta quajtur Shkodrėn si njė bastion, si njė terren ku matet temperatura politike, ku testohet kredibiliteti i njėrės apo tjetrės forcė politike. Shkodra dhe shkodranėt nuk mund tė jenė mė kavie e laboratorėve tė klasės politike. Shkodra nuk ka pse tė jetė njė laborator ku tė eksperimentohet.

    Forcat politike, para se tė nisin tė pėrpilojnė deklaratat, para se tė mprehin “shpatat e oratorisė” nėpėr kovaēhane elektorale tė zgjedhjeve vendore tė 12 tetorit 2003, duhet ta kenė kėtė vath nė vesh. Shkodra nuk ka mė kohė pėr tė humbur edhe nė u interesoftė klaneve meskine. Kėto vite i mjaftuan Shkodrės dhe qytetarėve tė saj, se duhet besuar nė njė realitet mė prekės e nuk duhet shkuar qorrazi pas zhargoneve dhe tradicionalizmit politik.

    Vėrtetė Shkodra ka qenė, ėshtė e duhet tė jetė antikomuniste, por tani kur komunizmi nuk dihet se nė cilėn sofėr ha, se paēamurr ėshtė bėrė kjo punė, por tani kur komunizmi nuk dihet se uratėn e bismilahin e kujt bėn, apo, nuk dihet se nė krevat me kė flė dhe ku zgjohet, ajo ėshtė bėrė dhe besojmė se duhet tė jetė bėrė mė e pėrgjegjshme pėr veten e saj, pėr tė ardhmen e saj dhe tė fėmijėve tė saj.

    Ka ikur koha kur duhej tė dilej nė shesh, kur Shkodra duhej tė digjej e tė bėhej shkrumb e hi se kėshtu i duhej PD-sė apo PS-sė. U duhet thėnė mjaft atyre qė mendojnė ende si para dhjetė viteve. Tani shkodranėve u duhet puna, biznesi siē e kanė traditė, siguria pėr jetėn, energjia elektrike, uji, u duhet shpresa pėr tė nisur njė epokė tė re, pėr t’i dhėnė vetes njė realitet tė ri, pėr tė mos thėnė: Ah, tė ishim pak Tiranė, pak Durrės, pak Fier, pak Sarandė, pak Lezhė...!

    Askush nuk beson se Shkodra ka vdekur. Emri i saj ende nuk ėshtė njė ornament qė duhet pėrdorur pėr stoli politike. Tradita dhe kultura e saj duhet tė mos mbesin nocione, terma, tė cilat shumėpėrdoren mė media, apo nė orgji politike. Tė gjitha kėto Shkodra i ka fituar me mund, me harmoni, me kulturė. Meritė e gjithė kėtij emri tė madh qė nuk e zbeh dot as harresa politike, as mungesa e dritave, e ujit, e sigurisė, e punės, e pėrkrahjes shtetėrore, padyshim qė janė vetė ata qė i kanė dhėnė e vazhdojnė t’i japin Shkodrės punėn e tyre, vetmohimin e tyre, gjithēka qė ėshtė e tyrja, sepse ata pėr gjithēka falenderojnė Shkodrėn, kėtė qytet tė bukur, kėtė qytet qė si sfinksi mund tė rilind nga hiri.

Albert Vataj, Sokol Pepushaj

 

Programe te peraferta, te mbuluara nga ngjyra te ndryshme!

Ē’te zgjedhe qytetari!

Pikenisje e ketij shkrimi u be nje film humoristik shume realist I rregjisorit te mirenjohur shkodran Arjan Culici. Duke pasqyryar nje fushate elektorale, nje personazh shprehet para votuesve: “Partia e atyre ka nje program me keto pika per tu realizuar: Drita, uje dhe qetesi. Partia jone, ka nje program krejt te ndryshem: Uje, qetesi dhe drita”.

Realisht eshte kjo gjendja e spektrit politik shqiptar ne prag te zgjedhjeve te 12 tetorit per pushtetin vendor. Po te pyesesh shume shkodrane, te thone se partia e tyre ka nje program shume favorizues per Shkodren dhe qytetaret e saj. Kur I kerkon sqarime per pika te ndryshme, ngurron, por nuk vonon aspak te thote se partia e tij eshte blu apo roze, ne varesi te ngjyrave te flamurit te saj. Keshtu, partite por edhe programet e tyre, ne rastin me te mire gjykohen permes ngjyres se flamurit te tyre, e cila ne nje fare mase percaktohet ne force politike te majte dhe force politike ne djathte.

Te futesh ne bisede me tifoze te PD-se, te thone se ne vitet e qendrimit ne pushtet, partia e tyre ishte teresisht e djathte si dhe reformat qe ndermori. Kur I kerkon nje mendim per ligjin 7501 “Per token”, ngurron te te ktheje pergjigje, ndersa nen dhembe e quan ligj komunist dhe qe duhet abroguar, edhe pse kryesia e qendres e partise se tij, nuk eshte e ketij mendimi.

Me te coroditur jane tifozet e PS-se. Jemi nje parti per shtresat e gjera te popullit, te thone socialistet e thjeshte. Ndersa ne lidhje me papunesine, privatizimet e medha strategjike, varferine e tejskajshme, nuk dine te japin shpjegime, edhe pse si rregull, nuk duhet te jene tipare te nje qeverisjeje te majte. Pa llogaritur qe rreth PS-se eshte grumbulluar nje klase e tejpasur, e cila mese miri do ti pershtatej nje force te djathte politike.

E gjithe kjo vjen nga programet e partive, te cilat per te mos thene se jane si dy pika uji, jane shume te ngjashme ne mes tyre. Partite ne te gjithe globin I dallojne programet dhe implementimi I tyre ne praktike. Tash 12 vite ne Shqiperi, akoma nuk eshte bere nje dallim I qarte ne mes programeve, te pakten te dy partive te madhe PS dhe PD. Ne politiken e jashtme, gjithcka eshte identike, por edhe ne ate te brendeshme ngjasimet jane te frikshme. Ndryshimi qendron ne renditjen e programit, ngjyren e flamurit partiak dhe ne antaresine. Ne PD, pervec kastes se re te inkuadruar me lindjen e saj ne 1990, militojne ne pozicione shume te larta, perfaqesues te kastes se vjeter te ish-PPSH-se. Ne PS, pervec kastes se vjeter te trasheguar nga kalimi permes mitres se pergjakur te PPSH-se, ka edhe perfaqesues te kastes se re te post vitit 1991. Realisht, edhe ketu ndryshimi nuk ekziston.

Duhet pranuar se programet e partive, varen shume nga kushtet e vendit qe forcat politike kryejne aktivitet. Kushtet e Shqiperise post-komuniste, por edhe ato te Shqiperise se 13 viteve (anti) demokraci, evidentojne per zgjidhje probleme thuajse te njejta. Shqiptaret nuk presin dhe nuk kerkojne shume, por vetem kushte elementare: Qetesi, uje, drita, punesim. Edhe partite politike duhen mirekuptuar, pasi programet e tyre duhet te sillen dhe te gjejne zgjidhje te ketyre problemeve, te cilet I vuajne njesoj si socialistet, ashtu edhe demokratet. Partive politike shqiptare, ne kete kuader I mungojne strategjite per realizimin e tyre, edhe pse programet po ndryshohen sa here qe ka kongrese, kuvende apo edhe konferenca pranvere dhe dimri. Shembulli me ideal, eshte ai I zgjedhjeve te vitit 1997, kur Shqiperia fale cmendurise kolektive, perjetoi nje lufte civile. Perfaqesues te partive te ndryshme politike, dhane afate duke filluar nga 30 dite, 40, 45, 60, 90 per vendosjen e rendit dhe carmatimin e popullates. Sa sa eshte mbajtur premtimi, kete mund ta konstatojme edhe 6 vjet pas 1997.

E gjithe kjo amulli e krijuar nga partite politike, pasojat I percjell tek zgjedhesit, te cilet me 12 tetor, jane te thirrur te votojne realisht per pushtetin e tyre, ate vendor. Pervec rasteve kur votohet per partishmeri apo rreshtohemi per ti dhene voten ngjyres sone politike, qytetaret nuk mund te dallojne forcen qe I siguron me shume te ardhmen permes programeve te paraqitura apo qe do paraqiten. Gjate ketyre 12 viteve, ata jane mesuar se votuan apo nuk votuan, fituesi nuk eshte ne doren e tyre. Pervec kesaj, si votuan majtas apo djathtas (sipas ngjyres), rezultatet jane te njejta: mungese qetesie, papunesi, pa uje dhe pa drita. Ne asnje fushate nuk eshte hequr nga lista asnje prej premtimeve apo kerkesave te qytetareve, qe do te thote se per 12 vjet, ne te shumten erasteve, kemi mbetur ne vendnumero. Serish edhe kete vit, njera parti, si ne filmin humoristik te Culicit, do na premtoje “Qetesi, uje dhe drita”. Partia tjeter do na propozoje nje program krejt te kundert “Uje, drita dhe qetesi”. Ne na mbetet vetem te qeshim (te tallemi me veten, pasi jane tallur edhe te tjeret me ne per 12 vjet), duke kujtuar humorin e hidhur por realist te Culicit. Kete here, fitues do te jete edhe ai I cili nuk ka marre as gjysmen e votave te qytetareve, qe do te thote se nuk do te jete perfaqesues I shumices se votuesve. E thene ndryshme, minoranca do te qeverise mazhorancen. A eshte kjo demokracia! Edhe kete here, kemi nje amanet: “Votoni perseri per ngjyrat (flamujt e partive), jo per programet (e njejta) dhe individet (thuajse vellezer siameze)”. Perseri pas tre viteve, kur te afrohet koha e votimeve, do ju kujtohet filmi I Culiqit dhe do te talleni me veten, pasi te jene tallur me ne te tjeret nje mandat te humbur kot, ndersa Shkodra, ne dhe ju, do te ndjejme keqardhje per tre vite qe Ia falem kot dikujt, vetem per tu pasuruar nen mbrojtjen e votes sone!

Blerti DELIJA

 

Durrės. Pse u arratis Avni Mustafa?

Jemi mėsuar qė termin “arratisje” ta pėrdorim pėr largimet e paligjshme nga vendi nė kohėn e diktaturės dhe e vėrteta ashtu ėshtė; njerėzit gjithmonė arratisen prej diktaturave ēfarėdo ngjyre qofshin ato. Ėshtė pėr t’u ēuditur por fenomeni arratisje akoma ekziston nė Shqipėri, mjafton tė pėrmendim Titanikun e gomoneve qė pėrsėritet ēdo natė.

    Kėsaj radhe do ju tregoj se pse u arratis nga Shqipėria Avni Mustafa, djaloshi i gjatė me mustaqe qė tė gjithė e njohin si njė nga aktivistėt mė tė zjarrtė tė aspiratave antikomuniste nė qytetin e Durrėsit.

    Rastėsisht mėsova se Avniu ishte larguar pėrgjithmonė nga Shqipėria. Gjėja e parė qė pyeta ishte nė ėshtė mirė dhe kur m’u pėrgjigjėn se po, m’u bė qejfi sepse vėrtetė jeta e tij nė Shqipėri ishte e varur nė fije tė perit.

    Historia e tij ėshtė e gjatė, shumė e gjatė, dhe jam i sigurtė qė nuk ėshtė e vetmja, megjithatė do mundohemi ta shkurtojmė pėr ju aq sa tė keni mundėsi t’i pėrgjigjeni pyetjes qė ju kemi paraqitur me titullin, Pse???

    Nė demonstratat pėr rrėzimin e komunizmit Avniu ishte nė rreshtat e parė dhe prej tė parėve qė u kacafytėn me policėt e asaj kohe. Ishte prej tė arrestuarve qė pėrfundoi nė qelitė e komisariatit tė policisė dhe vuajti plot 90 ditė burg. Edhe pse nė kushte tė paimagjinueshme terrori, torture dhe presioni psikologjik, ai arriti tė organizojė sė bashku me tė tjerė grevėn e urisė nė burg. Pas 2 javė greve tė burgosurit e demonstratave dolėn nga burgu, po ashtu edhe Avniu.

    Ardhja e demokratėve nė pushtet i dha vendit tjetėr atmosferė. Njerėzit filluan t’i kthehen punės pėr kalimin e situatės sė rėndė ekonomike nė vend. Shokėt e kolektivit nė ndėrmarrjen e serave flasin fjalėt mė tė mira pėr kolegn e palodhur Mustafa. Para ca kohėve njė prej tyre pati thėnė se saldator si Avniu nuk vjen mė nė atė kolektiv.

    Megjithatė, nuk ishte e thėnė qė stina e demokracisė tė vazhdonte tė lulėzonte nė Shqipėri. Komunistėt e moderuar e rimorėn pushtetin nė 1997. Pėrsėri u rikthye diktatura, u rikthyen torturat, genocidi dhe terrori i kuq. Shumė demokratė u bėnė pre e pushimeve nga puna, persekutimit politik dhe deri nė vrasje pėr motive politike. Rasti i bujshėm i Azem Hajdarit nuk ishte i vetmi nė atė kohė.

    Avni Mustafa, anti-pushtetari i zjarrtė ishte prej atyre qė e pėsuan disa herė prej policisė sė pėrbėrė prej njerėzve analfabetė qė nuk dinė gjė tjetėr veē hurit dhe litarit. Disa herė Avniu u sulmua nga civilė me qėllim eleminimin fizik nė bazė tė skenarit famėkeq: “vrasėsit u larguan nė drejtim tė panjohur...”.

    Nuk mjaftonte vetėm kjo, por diktatorėt qė nuk njohin as zakone as tradita guxuan tė prekin edhe gruan e Avniut. Kjo e fundit (nė atė kohėt shtatzėnė) u rrah mizorisht nga civilė tė policisė dhe gati sa nuk e dėshtoi fėmijėn qė kishte nė bark. E gjitha kjo pse??? Sepse aktiviteti anti-pushtetar i Avni Mustafės e kishte mbushur kupėn, Mustafa ishte bėrė i padurueshėm pėr ata qė janė mėsuar tė jetojnė me gjak tė pafajshėm, qė planet i thurin nė vrimat e errėta nėn inspekcionin e armiqve shekullorė tė kombit shqiptar, ata qė kėndojnė kėngėn pan-sllave apo pan-helene.

    Pas gjithė kėtyre peripecive nė jetė, Avniu vendosi tė largohej pėrfundimisht nga vendi pėr tė kėrkuar tė drejtėn themeltare tė ēdo qėnieje humane: jetėn e qetė, tė sigurtė dhe pa dhunė. Nuk ėshtė i vetmi qė ėshtė larguar nga vendi, numri i personave tė tillė sa vjen e shtohet. Nėse ju do tė ishit nė vendin e tij si mendoni se do tė vepronit? A bėn tė gjykohet Avniu nėse kapet nga policia pse u arratis? kjo mbetet ta vendosė secili prej jush qė po i lexon kėta rreshta. Pėr njė gjė jam i sigurtė, qė nėse dikush do t’ju pyesė se pse u arratis Avniu, ashmė e dini pėrgjigjen.

Rifat Ymeri

 

Burrėri nė burg

Kurrė s’do ta harroj se si u zbeh ai shkėlqim fėminor i syve tė njė burri. Kurrė s’do ta harroj se si u step, se si u tkurr, pėr pak ēaste...

    Nėntor 1982. “Njė falje” pėr tė burgosurit politikė. Ndėrmjet tė tjerėve liroheshin edhe ata qė kishin kaluar tė gjashtėdhjetat. Veēse me disa kleēka...

    Ndrek Deda, malėsor nga Trushi i rrethit tė Shkodrės, i kish kapėrcyer tė gjashtėdhjetat. Por nuk lirohej. Ai kish qenė edhe njė herė i dėnuar pėr “krime kundėr shtetit”.

    Nė vitet ’60, nga Trushi tentojnė tė arratisen disa malėsorė. Dhe kapen. Dikush nga kėta deponon se pėr kėtė ngjarje kish dijeni edhe Ndreka. Ky ishte “faji” i Ndrekės, qė arrestohet dhe mė pas dėnohet pėr mosdenoncim, me dhjetė vjet heqje lirie.

    Nė atė kohė nė Shkodėr, Kryetari i Degės sė PB ishte Hilmi Seiti, njė burrė nga Ēamėria i njohur pėr cilėsitė e tij njerėzore, pėr mbajtjen e fjalės sė dhėnė, pėr karakterin e “papėrshtatshėm” pėr detyrėn qė kishte.

    Ndreka qėndronte i heshtur nė “kaush” duke thithur ēibukun e duke menduar. Mendonte fėmijėt qė i kish lėnė kėmbėzbathur e pas dhjetė vjetėsh do t’i gjente burra. Nė “kaush” hyn Kryetari i Degės Hilmiu. Tek e sheh Ndrekėn ashtu tė menduar, dhe duke e njohur karakterin e tij tė fortė, pėr ta ngacmuar i thotė:

    -Ndrekė, sikur unė tė tė liroj sot, a do na tregosh ne pėr ndonjė grup a njė person qė do tė arratiset?

    Ndreka, pasi hedh njė vėshtrim gati pėrshkues e duke tundur kokėn lehtė nė shenjė mohimi, ia kthen:

    -Jo, pasha Zotin, kurrė.

    Dhe pas pak:

    -Ne familjeve qė kanė njerėz tė tillė i themi racė e keqe dhe as japim vajzė e as marrim nga ata.

    Hilmi Seiti heshti pak. Ai isht takuar shpesh me burrėrinė malėsore, por nuk mendonte se do ta gjente edhe kėtu nė skėterrė. Dhe duke dashur ta provojė deri nė fund kėtė malėsor trupimėt, qė peshonte a jo pesėdhjetė kile, i thotė:

    -Po si ėshtė mė mirė, mor Ndrekė, tė qajnė fėmijėt e tu apo tė qajnė fėmijėt e atyre qė tė denoncuan ty?

    Ndrekės i ra si bombė kjo pyetje. Ajo e theri drejtė e nė kockė. Nė tė qindta tė sekondės iu shfaqėn para syve gruaja, fėmijėt, shtėpia. Por menjėherė e mori veten. Duke e parė Hilmi Seitin drejtė e nė sy, me dhimbje dhe me vendosmėri i pėrgjigjet:

    -Mė mirė tė qajnė fėmijėt e mi!

    Kėtė radhė isht Hilmiu ai qė u befasua. Atij iu shfaqėn parasysh mijėra tė tillė si Ndreka, qė vuanin nėpėr kėto biruca tė mallkuara.

    -Ndrekė, - i thotė Hilmiu me njė zė ku pėrzihej dhimbja dhe protesta. Protesta ndaj atyre qė kishin vendosur tė tilla ligje ēnjerėzore, vetėm se tė ka shkuar emri nė fillim nė Tiranė, se unė do tė tė liroja. Megjithatė, mos u mėrzit, ke pėr ta parė!

    Kur Ndreka vjen nė Tiranė, nė vendin ku grumbullohen tė burgosurit pėr t’u shpėrndarė mė pas nė kampe, e thėrrasin dhe e njoftojnė se dėnimi i ish ulur nga dhjetė vjetė nė shtatė. Kaq kish mundur tė bėnte Kryetari i Degės sė PB Shkodėr. Kaq kish mundur tė bėnte njeriu pėr njeriun, burri pėr burrin. Ishin tė tjerė ata qė hartonin dhe zbatonin me zell kėto ligje ēnjerėzore.

    Kėshtu u ndanė kėta dy burra pėr tė mos u parė mė kurrė, kėta dy njerėz qė megjithėse qėndronin nė dy anė tė kundėrta tė njė barrikade artificiale qė veēonte njeriun nga njeriu, prapėseprapė kishin shumė cilėsi tė pėrbashkėta qė diktatura s’kish mundur dot t’ua prishte.

    Kryetari i Degės, Hilmi Seiti vdiq “papritur” pas njė kafe tek ish sekretari i PPSH sė rrethit Shkodėr. Pas tij nė detyrėn e Kryetarit erdhi Feqor Shehu. Seleksioni politik vazhdonte!

Kastriot Ēaushi

 

Mashtrimi dhe ndėshkimi, njė ėndėrr apo dhe realitet?!

(Rreth librit tė autorit Broz Simoni “Mashtrim dhe ndėshkim”)

Qė nė veprėn e tij tė parė, nė romanin “Mashtrim dhe ndėshkim”, autori Broz Simoni shpalos njė botė tė madhe tė brendshme tė tij tė mbushur plot emocione, mbresa, kujtime, fantazi, gjuhė tė lirshme e tė hollė nė trajtimin e njė teme, sa tė vėshtirė, aq dhe tė pėrjetuar. Qė nė fillim, nė faqe tė parė, ai thotė plot ēiltėrsi: Ia kushtoj babait tim qė vdiq me nėlla (hall) nė zemėr nė prag tė viteve ’90, pikėrisht atėherė kur filloi tė fryente flladi erėkėndshėm pranveror i demokracisė pas territ 50-vjeēar tė dikaturės komuniste njeringėnėse e shpresėhumbėse.

    Ky roman, sa politik aq dhe artistik, me njė seri personazhesh tė thjeshtė, por interesantė, me Liridonin e Gjilekėn, Mirdashin refugjat nė Itali, Tomė Prroskėn apo Nikon, piktorin qė kish mbaruar Akademinė e Arteve dhe nė pasion kishte historinė e plot e plot tė tjerė, pėrcjell fragmente tė njė jete tė vėshtirė, plot halle e telashe. Janė vitet ’90-’91-’92, qė shumė njerėz ėndėrrojnė dhe kėrkojnė njė shpėrthim tė ri nė jetesėn e tyre tė pėrditshme. Autori Simoni, pa u stėrzgjatur shumė, rri tėrė kohėn i lidhur me ngjarjet, duke pėrjetuar tek secili personazh, njė figurė, njė ide qė ai e ka pėrcaktuar mirė e qartė pa asnjė mėdyshje. Nė shpirtin e tij dhe stilin disi karakteristik, ai i bėn njė analizė njė sistemi qė vret e pret nė emėr tė tė pėrgjithshmes, qė herė-herė tregon pamėshirėn e saj me njė kategori tė pėrcaktuar nė emrin e “armikut tė klasės”.

    Sapo hap faqen e parė tė pjesės sė parė tė titullit “Qesh se s’mund tė qaj”, e tregon mė sė miri se shkrimtari Simoni do tė shfrejė emocionet e ndrydhura prej vitesh, me tėrė forcėn dhe mllefin e zemrės sė lodhur nga vuajtjet e tė zezės qė ai ka hequr.

    Nė 250 faqet e librit tė tij tė parė, por jo tė fundit, Broz Simoni, pedagogu i thjeshtė i letėrsisė, lindur nė Bėrdicė, ėshtė njė pjesėmarrės i njohur me kumtesa dhe artikuj shkencorė. Ai boton herė pas here artiku problemorė dhe artistikė. Pas kėtij romani ai ka gati pėr botim studimin “Kaēaku ēorapkuq”, studimin pėr “Zek Jakinin”, studimin pėr “Terenc Toēin”, si dhe njė pėrmbledhje me anekdota nga Nėnshkodra.

    Sė fundi duhet nėnvizuar qė autori Broz Simoni nė qėnien e tij lufton me tėrė forcėn dhunėn, diktaturėn qė mpin zemrat e ndjenjat e ēdo artisti tė vėrtetė, qė kėrkon horizonte tė reja kėndvėshtrimi e veprimi e mbi tė gjitha, lirie dhe evoluimi pėrpara drejt njė shoqėrie tė civilizuar perėndimore.

Bujar Ferhati

 

PD-ja nė 1996 e ndau Bushatin pėr interesa klanesh,

PS-ja nė 2003 e bashkoi po pėr interesa klanesh

Āsht e kjartė (sepse e provume) se bashkimi āsht mā i mirė se ndamja. Aq mā tepėr kur bahet fjalė pėr bashkim njerėzish...

    Nė zgjedhjet e para vendore tė mbasdiktaturės, mė 26 korrik 1992, nė Komunėn e Bushatit, qi atėherė pėrfshinte trembėdhetė katunde (pra, bashkė e jo ndamas), fitoi bindshėm kandidati i Partisė Demokratike. Tė gjithė u gėzuem se kjo gjā po na bindte pėr nji unitet real tė bashkėsisė sonė. Por jo tė gjithė paskan mbetė tė kėnaqun... Madje, koha nxori nė pah se, kur punėt bazohen kryesisht nė dėshirėn e mirė e nė entuziazėm, pa i shqyrtue edhe treguesit e tjerė, vijnė mandej, me radhė, ēalimi e deri ngecja e pėshtjellimi. Nė kėtė rast, āsht e domosdoshme tė ndėrhyhet energjikisht pėr zgjidhjen e problemit, me sa mā pak pasoja. Por kjo nuk ndodhi nė Komunėn e Bushatit. E kundėrta - po! Klanet, nė dukje tė fjetuna, por, nė mshehtėsinė e tyne - shumė aktive, ma nė fund e nxorėn kryet e u hodhėn nė veprim... Ishin e janė tejet dampruse (pėr mos me thanė: tė rrezikshme) pėr bashkėsinė. Aq mā fort kur kanė mbėshtetjen e politikės (kuptohet: jo dobiprurėse, sepse bazohet nė mungesėn e demokracisė sė mbrendshme e tė transparencės, nė interesat e ngushta, nė hakmarrje e nė mllefe, nė autoritarizėm ekstrem etj.).

    Nė zgjedhjet vendore tė 1996-s, me gjithė kundėrshtimet e njė pjese tė mirė tė intelektualėve tė zonės, por edhe tė tė tjerėve, mbasi diktatura e dhuna partiake kishin shpėrfillė plotėsisht fjalėn e lirė e mendimin ndryshe, Komuna e madhe e Bushatit u nda mė dysh: Bushat e Barbullush. Shtojmė kėtu se, tue kenė se Barbullushi nuk e plotėsonte numrin e duhun tė banorėve, tentuen, deri edhe me presione e me kėrcėnime, t’i aneksojnė katundin Rranxa. Por u doli shpuet. Banorėt e Rranxave firmosėn njė peticion e ia ēuen Parlamentit e kėshtu vazhduen (e vazhdojnė endé) tė jenė me Bushatin... Po numri i banorėve tė Komunės sė Barbullushit, a u plotėsue? Sigurisht qė po, por vetėm nė letra! Shkurt: u mashtrue...

    U ba ndamja pėr interesa tė ngushta: pėr t’u dhanė pushtet disa njerėzve tė paracaktuem. E, mû pėr kėto qėllime, tash bahet bashkimi, pavarėsisht motiveve tė ashtuquejtuna patriotike, qi mėtojnė tė paraqesin protagonistėt e kėsaj telenovele tė stėrgjatė e tė stėrmėrzitshme.

    Nė lajmet e orės 19.30 tė datės 29. 07. 2003, nė TV Top-Channel, u tha se bashkimi i komunave po bahej “me kėrkesėn e kėshillave tė tė dy komunave” (kjo asht e besueshme, sepse janė tė interesuem ata qi kanė interesat e tyne) e “duke u mbėshtetur nė harmoninė sociale, qė ekziston nė mes tė dy popullsive tė kėtyre komunave”. Cilėt ishin ata psikologė e sociologė apo ta komisione pune, qi u ngarkuen me e vėrtetue kėtė?!... Agronomat, zooteknikėt, veterinarėt, llogaritarėt e ish-kooperativės sė “tipti tė lartė”?!... Po ata, qi e pranuen?!... Ky nuk āsht argument a princip themelor! Tjetėrgjā āsht mā e randėsishme... Na e dijmė se, tė paktėn, qysh me 1750 kemi kenė nė nji famulli me Barbullushin. Nė shekujt mbasardhės, bashkė me Barbullushin, kemi kenė pjesėtarė tė nji komune. Japim e marrim e jetojmė nė paqe e nė harmoni. Nuk asht e nevojshme me na e thanė kush kėtė gja. Aq mā tepėr, inkompetentėt. Tjetėrkund āsht kokrra... Le t’i pyesim kėta Pesė personazhe: cilat ishin motivet e ndamjes mė 1996? Nuk kishte harmoni sociale aso kohe?!... Atėherė, pėr cilin nga kėto dy raste do tė jepni llogari, sepse nė njenin keni bā faj?!... Sigurisht, ju queni tė dytin pozitiv. Edhe na e quejmė pozitiv bashkimin, por kemi tė drejtė tė thėrrasim me tė madhe: Pėr ē’qėllim ky bashkim (aq me ngut... e punėt pėr ngut dihet si dalin...), pra, ē’qėllim nė kėto kushte e nė kėtė situatė?! A mos “shqetėsoheni” se po e marrin pushtetin tė majtėt? Jo, ju nuk e keni pasė kurrė kėtė shqetėsim, se tė majtė, nė mendim e nė veprim, keni kenė gjithherė. Na nuk e kemi harrue bashkėveprimin tuej tė mshehtė (demek!) me tė majtėt e ngjyrės sė kuqe, pėr interesa tė ngushta vetjake a klanore. Jo, ju keni tjetėr hall... E dijmė, tashmā tė gjithė, se banorėt e kėsaj zone e kanė provue kaq e kaq herė se e majta nė Shqipni pėrfaqėson diktaturėn komuniste e prandej kanė votue djathtas, por ju e keni shpėrdorue besimin e tyne. Ashtu si e dijmė mirė se nė tė djathtėn kanė penetrue shumė sish qi janė plotėsisht tė kuq! Jo! Ju keni pasė e keni tė tjera qėllime qi pėrmblidhen nė togfjalėshin: pėrfitime prej pushteti! E pra, ju keni ba nji bashkim pėr pėrfitim! Pėr me pėrfitue klani juej... Jo mirė! Madje keq! Megjithatė, keni ende kohė me reflektue. Jo me bā prapė ndamjen e komunės, por me u nda ju prej sė keqes. Pėrndryshe, ndajuni prej bashkėsisė sonė e na leni nė hallet tona! Se dihet mirėfilli qi ju nuk keni punue e as keni ndėrmend me punue pėr kėtė bashkėsi.

    Sė fundi, u lėshojmė nji thirrje tė fuqishme tė gjithė banorėve tė zonės sonė e, nė veēanti, votuesve: Hapni sytė e mos u mashtroni! Ata nuk kanė mundė kurrė as me na nda, as me na bashkue. Na kemi kenė gjithmonė bashkė. Le tė jemi bashkė edhe tash, sidomos pėr me pėrballue kėtė tė keqe! Mos u rreni prej kambės sė ujkut, lye nė miell! Mos u jepni randėsi partive, por njerėzve tė mirė, bijve tuej, qi janė gadi me sakrifikue pėr ju! E ata i keni nė mes jush. Ata janė mā tė thjeshtėt, mā tė urtėt, mā tė pafjalėt, mā punėtorėt, por qi ju, ndoshta, nuk i keni vû re. Hapni sytė t’i gjeni! Mjaft mā u shėrbyem pinjojve tė diktaturės sė kuqe! Asht koha tė vendosim!!!

Nji grup intelektualėsh tė zonės sė Bushatit

 

Tragjedia e njė familjeje shqiptare

Shqipėria e vogėl ėshtė vendi i krimeve tė mėdha. I krimeve qė s’ka pendė t’i shkruajė. Ja njė shembull tipik i krimit diktatorial. Megjithėse familja e Valter Prelės ėshtė shquar brez pas brezi pėr tradita demokratike, liridashėse e atdhetashėse, ėshtė bėrė viktimė e diktaturės. Gjyshi i Valterit, Prela, nė vitet e para tė ēlirimit tė Shqipėrisė, kundėrshtoi idetė komuniste, pasi shihte rrezikun e madh qė i kanosej popullit. Kėshtu nga segmente tė shtetit tė Enver Hoxhės, iu dogj shtėpia, ndėrsa familja iu internua nė Berat. Pėrgjatė 46 vjetėve diktaturė ata u diferencuan nga tė tjerėt, u pėrēmuan, u persekutuan. Nė fillim tė viteve 1990, kur nė Shqipėri frynė erėrat e demokracisė, babai i Valterit, Lush Prela, si shumė tė tjerė u pėrfshi nė lėvizjen demokratike, ku investoi dhe kontribuoi pėr njė Shqipėri pa dhunė, me liri feje, fjale, pa diferencime e dallime mes njerėzve dhe dha kontribut si kryetar i partisė demokratike tė degės sė Mamurrasit. Por komunistėt e kishin vėnė nė rreth pėr veprimtarinė e tij. Kėshtu, nė vitin 1993, nė njė miting paqėsor tė PD-sė nė Ishėm tė Durrėsit, Lush Prela vritet pabesisht. Djemtė e kėtij heroi demokrat, Valteri e Arjani vazhduan tė japin pėr demokracinė, duke u dalluar nė veprimtaritė e partisė demokratike. Por vjen viti 2000 dhe edhe Arjan Prelės i inskenohet njė aksident me makinė, ku do tė gjente vdekjen. Metoda kėto tė shumta nga diktatorėt qė sot janė nė pushtet. Nga kjo familje Valteri, nuk u tėrhoq, por vazhdoi udhėn pėr tė instaluar nė Shqipėri nė shtet ligjor, pa dhunė e hakmarrje mesjetare. Si anėtar e veprimtar i PD-sė merr pjesė aktive nė tėrė mitingjet e protestat kundėr padrejtėsive tė kėsaj qeverie e kėtij shteti nga mė bastardėt nė botė. Nė zgjedhjet parlamentare tė 24 qershorit 2001, Valteri ishte anėtar i komisionit tė zgjedhjeve nė zonėn e tij, si pėrfaqėsues i PD-sė, ku u keqdhunua. Nga presionet pėr ta zhdukur fizikisht, duroi sa duroi e u detyrua tė marrė udhėn e mėrgimit. Sot, nė pėrvjetorin e vrasjes sė tė atit nuk ndodhet nė Shqipėri. Kjo ėshtė njė copėz e vogėl e tablosė sė jetės sė demokratėve shqiptarė qė kanė shansin qė nė zgjedhjet e 12 tetorit pėr pushtetin vendor tė largojnė kėtė diktaturė jo me dhunė, por me votė.

Sokol Pepushaj

 

Haxhi Skėnderaj viktimė dhe akuzė

Haxhi Ramadan Skėnderaj ėshtė njė shqiptar i mirė, njė familjar i mirė, njė demokrat i mirė. Si filiz i njė familjeje tė persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhės,p as shembjes sė Murit tė Berlinit, kur edhe nė Shqipėri frynė erėrat pėr demokraci, u rreshtua ndėr tė parėt, ku mori pjesė nė varrimin e dėshmorit tė parė tė demokracisė shqiptare Pėllumb Pėllumbit mė 16 qershor 1990, nė rrėzimin e bustit tė Stalinit mė 14 janar 1990, nė shembjen e shtatores sė Enver Hoxhės nė Shkodėr mė 13 dhjetor 1990, nė varrimin e Azem Hajdarit mė 14 shtator 1998, nė tėrė protestat kundėr shtetit tė diktaturės qė edhe sot fatalisht ėshtė nė pushtet. Nė protesta popullore tė nėntor-dhjetorit 2000 kundėr manipulimeve tė rezultatit tė zgjedhjeve tė pushtetit vendor tė 1 tetorit tė atij viti, ai u arrestua dhe u mbajt nė biruca pėr dy ditė nė tortura ēnjerėzore. Mė 10. 02. 2001 ėshtė kėrcėnuar me vdekje, ndėrsa kohėt e fundit komunistėt i inskenuan njė konflikt kanunor. Meqė i ati para viteve ’90 kishte punuar si shofer dhe nė njė aksident kish mbytur njė njeri, familja e viktimės, e shtyrė, ndoshta edhe e paguar nga segmente tė sigurimit tė shtetit, kėrkojnė tė marrin gjakun. Pra, tė vrasin Haxhinė apo familjen e tij.

    Nė tė tilla rrethana, ku shteti ėshtė pėrgjegjės, Haxhi Skėnderaj ngushtohet tė ngujohet familjarisht nga frika e plumbit.

    Ja pra, ky shqiptar ėshtė jo vetėm njė viktimė, por edhe njė akuzė.

Albert Vataj

 

Alpet, Parku Ndėrkombėtar i Paqes dhe korridori Adriatik-Alpe

Zhvillimi i Alpeve, zhvillimi i turizmit dhe mbrojtja e vlerave ekoturistike tė kėsaj zone, ndėr tė tjera, pėrbėn njė domosdoshmėri koherente pėr zhvillimin e veriut shqiptar dhe zonave tė tjera kufitare.

    Prej disa kohėsh ėshtė dėgjuar nė biseda tė ngushta, veprimtari tė shoqatave tė ndryshme e sidomos nė mjedise apo takime midis shokėsh, pėr rėndėsinė e njė parku ndėrkombėtar nė Alpet Shqiptare, ku tė pėrfshihen pjesė nga Shqipėria, Mali i Zi dhe Kosova.

    Eksperienca e shumė parqeve ndėrkombėtare tė botės ka treguar se kanė dhėnė njė ndihmesė mjaft tė madhe jo vetėm pėr ruajtjen e gjithė trashėgimisė nė tė gjitha fushat por edhe nė lidhjen e forcimin e miqėsisė ndėrmjet zonave, krahinave dhe popujve tė ndryshėm. Kjo do tė rrisė mundėsinė e kontakteve, veprimtarive tė pėrbashkėta, lidhjet miqėsore e bashkėjetesėn paqėsore nė zonat ndėrkufitare dhe mė gjerė.

    Veprimtaria e derisotme ka njė vlerė shumė tė madhe pėr zhvillime tė reja ndėrkufitare pėr t’i dhėnė impulse tė reja njohjes, zhvillimit e shfrytėzimit tė vlerave shkencore, historike, shoqėrore, mjedisore, kulturore etj. tė Alpeve Shqiptare.

    Veprimtaritė pėr Alpet Shqiptare dhe pėr to ka njė larmi shumė tė madhe, por ndonjė po i pėrmend nė vijim:

 

Thethi - qendra e bjeshkėve shqiptare

Kėshtu shkruanin tė huajt nė vitet ’30 tė shekullit tė kaluar atėherė kur nuk kishte zhvillimet e sotme. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se vetė ky fshat me bukuri madhėshtore ėshtė pothuaj nė qendėr tė Alpeve. Thethi rrethohet nga 6-7 maja malesh me lartėsi mbi 2000 m, shtrihet rrėzė malit tė Radohinės qė pėr nga lartėsia vjen i treti nė Shqipėri. Prej kėtu pushtohet Jezerca pėr 5-6 orė, po pėr kaq del nė Nikē, nė Berizhol, nė Luginėn e Lepushės, nė mė pak del nė Luginėn e Currajve, tė Valbonės, nė Fushėn e Runicės etj.

    Jo vetėm kaq por Thethi ka vlera historike, shoqėrore, kulturore, shkencore, turistike, sportive e shėndetėsore etj. Kėtu kanė qenė Oksetėt, Bitidosėt, Berbatėt etj. Kėtu ka njė popull tė mirė me shije e kulturė dhe mjaft fleksibėl ndaj progresit.

    Nė Theth rriten rreth 50% e bimėsisė sė vendit tonė me disa endemike e subendemike. Janė evidentuar mbi 120 lloje bimėsh mjekėsore, rreth 40 lloje bimėsh ngjyruese, mbi 50 lloje bimėsh qė pėrdoren si ushqim, tė gjitha kėto tė egra.

    Kėtu pėrfaqėsohen 6 rende gjitarėsh, jetojnė nė mėnyrė tė pėrhershme ose pėrkohėshme mbi 40 lloje shpendėsh pa u ndalur tek gjallesat e tjera. Nė lartėsinė mbi 1000 m gjenden nė sipėrfaqe fosile dykapakoresh.

    Nė Theth dhe nė periferi tė tij gjenden rreth 170 shpella, 10 prej tė cilave tė kategorisė ndėrkombėtare. Pėr pushtimin e maleve nga Thethi dhe rrotull tij janė pėrcaktuar rreth 2300 itinerare udhėtimesh. Ka mbi 80 burime uji tė pashoqe dhe pėr ēudi nė Shkodėr shitet uji “Sopoti”, “Tepelena”, “Lura”, “Bureto”, apo edhe tė jashtėm qė edhe emrin e kanė tė zorshėm, e uji i Thethit rrjedh nė monotoninė e tij mijėra vjeēare drejt detit qetė-qetė.

    Nė Theth pėrgatiten rreth 100 lloje buke e ushqimesh qė nga mishi e deri te sallata. Ka shtėpi karakteristike e kulla ngujimi, ujvarė e kanione, troftė dhe thėllėza, arinj e lepuj tė egėr, ujq dhe shqerr, rriqebul dhe vjedull, shqiponja e bilbila, nėpėrka dhe iriq, dhi dhe derra tė egėr, milingona dhe merimanga, lakuriq dhe pėllumba etj. etj.

    Qė nė vitin 1890 edhe ka vepruar “Djelmėnia e Shalės” - i pari organizim rinor shqiptar nė historinė e Shqipėrisė.

    Qė nė vitin 1917 nė Theth At Shtjefėn Gjeēovi ēeli shkollė shqipe pėr arsimimin e fėmijėve malėsorė dhe zonave pėrreth. Vitet ’90 Thethin e gjejnė me shkollė tė mesme tė pėrgjithshme.

    Vėmendja e dashamirėsve tė sporteve malore nė veēanti u ka tėrhequr vėmendjen Thethi dhe pėr kėtė nė vitet ’30 ngrihet qendra e parė turistike pėr sportet malore e vazhduar mė tej pas ēlirimit tė vendit qė nga fillimi i viteve ’50 pa ndėrprerje nė mėnyrė tė organizuar, por turizmi familjar qė nga viti 1932 ka vazhduar pa ndėrprerje. Nga fundi i viteve ’80 numri i pushuesve nga brenda dhe jashtė vendit arrinte nė 1000 vetė ku 40% e tyre shfrytėzonin turizmin familjar.

    Janė kėta faktorė dhe shumė tė tjerė qė Thethi ėshtė qendra e Alpeve Shqiptare.

 

Veprimtari nė drejtim tė Alpeve dhe tė Thethit janė tė mundshme dhe tė dobishme

Vitet e fundit janė organizuar shumė shoqata por nė drejtim tė maleve dhe veēanėrisht tė Alpeve nuk kanė bėrė sa ka qenė e mundur.

    Me projekte tė mirorganizuara kėtu ka vepruar vetėm Shoqata e Mbrojtjes sė Pyjeve dhe Mjedisit tė Gjelbėr dhe ajo e Higjienistėve tė cilat kanė zhvilluar veprimtari tė bukura pėr vizitorėt dhe fshatin. Janė bėrė fletė-palosje, guida, dokumentarė televizivė, shėtitje, vizita nė shtėpitė e malėsorėve, diskutime etj.

    Janė grumbulluar njė numėr i mirė materialesh pėr kėto zona dhe presin mundėsinė financiare tė ndonjė bamirėsi pėr t’u publikuar.

    Duke vlerėsuar resurset e Thethit, Kėshilli i Komunės sė Shalės nė majin e vitit 2001 i ka dhėnė titullin Parkut Kombėtar tė Thethit “Parku i Paqes”, qė ėshtė njė ogur i mirė dhe pararendės i krijimit tė parkut ndėrkombėtar tė paqes.

    Pothuaj nuk ka territor nė vendin tonė ku tė mos veprojnė shoqata tė ndryshme. Nė kėto rrethana ėshtė nė tė mirė tė vizitorėve qė tė koordinojnė veprimet e tyre sepse ēdo shoqatė ka mė shumė informacion se ēdo individ i rastit, ėshtė mė kompetente, ėshtė mė racional nė pėrcaktimin e kohės, drejtimit, shpenzimeve etj. Nėpėrmes kėtyre krijohet njė pėrfytyrim mė i plotė dhe mė i saktė pėr ēdo territor, pėr ēdo veprimtari etj. Natyrisht ēdokush ka tė drejtėn e lėvizjes sė lirė e siē e gjykon vetė por vėshtirėsitė janė mė pranė, ose mund tė ndodhė si me “Gazetėn Shqiptare” tė datės 24 korrik 2003 qė me njė tė rėnė tė kalemit, duke e vėnė nė gojėn e njė dėshmitari tė sajuar me sa duket, na gjen dy shpella nė Theth me thellėsi 10 km secila, gjė qė ėshtė thjeshtė njė fantazi e stėrmadhe.

    Vizitorėt kanė nevojė pėr informacion tė saktė dhe kėtė mund ta bėjnė mirė ata qė janė tė organizuar e kanė njerėzit e tyre tė specializuar pėr kėto drejtime. Mundėsia e kontaktit ėshtė shumė e madhe pasi ka mėnyra tė ndryshme komunikimi.

 

Korridori Adriatik-Alpe, “Lugina e zhvillimit”, njė mundėsi reale pėr zhvillimin e Veriut Shqiptar

Nga fundi i vitit tė kaluar ka dalė nė projekt shumė intrigues pėrgatitur nga Shoqata Meshbush-Shkodėr dhe pranuar nga Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė Shkodėr, Shoqata Tropoja, Shoqata Atdhetare Dukagjini, Shoqata pėr mbrojtjen e Pyjeve dhe mjedisit tė gjelbėr etj. me titull “Koridori Adriatik-Alpe, Lugina e zhvillimit”, pėr tė cilin kanė punuar matematikanė, ekonomistė, topografė, inxhinierė etj., etj.

    Studimi ka tė bėjė me lidhjen e Adriatikut me Kosovėn nėpėrmjet Luginės sė Drinit deri nė Tropojė - Qafė tė Morinės sė Tropojės - Kosovė duke shfrytėzuar ēfarė mund tė shfrytėzohet nga rrugėt automobilistike dhe duke ndėrtuar edhe disa km rrugė tė re.

    Me ndėrtimin e koridorit Adriatik-Alpe-Kosovė pėr mes Luginės sė Drinit, krijohen mundėsi shumė tė mira pėr zhvillimin e Alpeve e zonave pėrreth tyre. Nė kėtė mėnyrė krijohen kushte tė pėrshtatshme pėr lidhjen e Thethit me rrugė makine nėpėrmes Luginės sė Lumit tė Shalės nga Lesniqja nė Lotaj e pastaj vazhdon rruga ekzistuese, njė rrugė kjo qė shfrytėzohet pėr gjatė gjithė vitit sepse ėshtė nė njė lartėsi maksimale mbi detė 750 m nė pikėn mė tė largėt qė ėshtė Thethi, kėshtu mund tė flitet edhe pėr luginėn e lumit Nikaj-Merturit etj. Pėrveē kėsaj ėshtė plotėsisht e mundshme qė tė shfrytėzohen potencialet energjitike qė flenė nė lumenjtė malorė tė Shalės, Nikaj-Mėrturit etj. qė mund tė arrijnė nė dhjetra milion kw/orė nė vit.

    Qeveria Shqiptare ėshtė e udhės qė ta pranojė kėtė projekt nė tavolinėn e konkurimit pasi ka shumė ambicje, krijon mundėsi tė mėdha zhvillimi tė afėrme dhe tė perspektivės pėr veriun shqiptar, Kosova lidhet me Adriatikun me njė rrugė mė tė shkurtėr dhe shtetit i kursehen me dhjetra milion dollarė. Kjo shkon edhe nė situatėn konkrete qė po zhvillohet pėr krjimin e Parkut Ndėrkombėtar tė Paqes nė Alpe e mė gjerė pėrfshi pjesė edhe nga Mali i Zi dhe Kosova.

    Do tė mendoja se mbėshtetja nėpėrmes faqeve tė gazetės apo edhe nė tė tjera organe apo media, qoftė edhe nėpėrmes internetit do t’i shėrbente sensibilizimit pėr diskutimin e kėtij projekti me shumė interes.

 

Shpopullimi - frenon zhvillimin e Alpeve

Vitet e fundit ka njė dukuri tė theksuar tė lėvizjes sė popullsisė nga zonat malore pėr nė qytet apo afėr qyteteve. Kjo ka arsyet e veta siē janė vėshtirėsitė ekonomike, infrastruktura, shkollimi i fėmijėve, shėrbimi  shėndetėsor, etj. Natyrisht e drejta e lėvizjes ėshtė universale. Po tė shikosh fshatrat e malėsisė sa vijnė e po pakėsohen banorėt e tyre. Pothuaj ėshtė boshatisur Thethi, Lugina e sipėrme e Valbonės, lugina e sipėrme e Currajve, janė larguar e po largohen shumė familje nga Nikēi, Lepusha, Vermoshi etj.

    Tė gjithė largohen me lotė nė sy dhe me kokėn prapa, por kanė edhe shpresė se njė ditė do tė bėhet mė mirė dhe do tė rikthehen nė trojet e tyre.

    Shteti me veprimtarinė e tij ligjore ka mundėsi tė shumta pėr pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės nė kėto anė, por jo vetėm kaq por ka edhe pėr detyrė njė gjė tė tillė, sepse emri i mirė i Alpeve, pasuritė e tyre njerėzore e natyrore, zhvillimi i tyre bashkėkohor, etj. i bėjnė nder gjithė vendit e mė gjerė, janė burim tė ardhurash tė vazhdueshme.

    Alpet Shqiptare, tė papėrsėritėshme pėr bukuri, biogjeografi, minerale, tė pasura me burime ujore, me histori e kulturė shumė origjinale, larg shumė “poshtėrsive tė civilizimit” siē thotė Durhami, me mundėsi zhvillimi shumė tė madhe pėr ekoturizėm, studime, gjueti, sporte malore, me mundėsi tė mėdha rekreacioni - na thėrrasin. Kėtė zė duhet tė dėgjojnė nė radhė tė parė ata qė kanė mundėsitė ligjore e financiare, por tė gjithė sa tė mundin dhe ku tė mundin pėr progresin e tyre, sepse asnjė gjė e investuar nė kėto anė nuk do tė shkojė dėm.

    Koridori Adriatik-Alpe ėshtė shumė konkret dhe qė krijon mundėsi zhvillimi tė tė gjitha zonave nėpėr tė cilat ai parashikohet tė kalojė. Me kėtė koridor Veriu Shqiptar do tė marrė njė zhvillim shumė tė rėndėsishėm pėr sot dhe perspektivėn. Nuk ka si tė mendohet Thethi, Valbona, Vermoshi, Curraj Epėr etj. pa banorė, ato janė tė bukura vetėm nė praninė e banorėve. Kjo nuk do tė thotė qė tė bėhet njė gardh si dikur nė klonet nė kufi apo tė vihen policė pėr tė penguar lėvizjen e popullsisė, por lėvizja ndalohet kur ka pėrmirėsim tė kushteve tė jetesės, kur ka zhvillim e pėrparim, kur ka rend e qetėsi.

Luigj Shyti

 

Politika shqiptare, kthim ne identitet:

Internacionalizem (proletar) ne vend te nacionalizmit progresist

Pasi tentoi te shprehej se nuk do te ulej ne nje tryeze me homologun e tij serb, ministri I Mbrojtjes Pandeli Majko, eshte kthyer ne nje person jo shume komod ne kabinetin qeveritar aktual te Shqiperise. I rreshtuar ne krah te popullit kosovar gjate etno-genocidit serb ne Kosove, Majko, I cilesuar edhe si kryeministri I Bashkimit Kombetar, nuk mund te mbante qendrim tjeter. Futja ne preambulen e projekt-kushtetutes se re te Serbi – Mali I Zi e Kosoves si nje pjese e Serbise, ishte nje pengese mese e arsyeshme qe Majko te mos ulej ne nje tryeze me nje qeveritar serb. Pikesepari, Majko si edhe nje pjese e madhe e qeveritave dhe politikaneve te Shqiperise, jane me kombesi shqiptare. Majko, ndoshte me shume se te tjere pushtetare aktuale, duke qene kryeminister ne kohen e luftes ne Kosove, perjetoi dramen e dhimbshme te kosovareve, te cilet me mijra braktisen trojet etnike si pasoje e shtypjes nga cizmja serbe e Milloshevitit dhe ushtareve te tij serb. Nga ana tjeter, Majko e di mire, sic duhet te dine edhe politikane apo qeveritare te tjere, se Kosova qeveriset ne baze te rezolutes 1244 dhe nuk njeh asnje autoritet pervec atyre te UNMIK-ut dhe te pushtetit kosovar te zgjedhur nga vete populli I atjeshem. Pra, pervec qenies shqiptar dhe njohes I kalvarit te kosovareve nen shtypjen shoviniste serbe, Majko ne arsyetimin e tij mbeshtetej edhe ne nje rezolute te nje organizmi suprem, sic eshte Keshilli I Sigurimit te OKB-se.

Ndersa mendohej qe pas nje deklarate te tille, jo vetem nacionaliste progresiste por edhe nderkombetariste, ministri Majko te mbeshtetej nga e gjithe qeveria dhe klasa politike shqiptare, ndodhi e kunderta. Ai u sulmua dhe madje zyrtarisht, nga nje dikaster shqiptar I puneve te jashtme me koke te prere (kujtojme se ministri I jashtem Meta akoma nuk eshte zevendesuar), por edhe nga drejtues te partive politike, vecanarisht atyre te majta. Ne epoken e globalizmit, veshtire te behet dallim ne mes integrimit dhe nenshtrimit jo vetem ekonomik dhe fizik, por edhe atij shpirteror dhe mendor. Edhe opozita shqiptare, e cila duke qene e djathte, duhet te shquhet per notat e forta te nacionalizmit, ne rastin me te mire,me  ze te mekur mbeshteti ministrin Majko, edhe pse kishte rastin me te mire te fitonte kredibilitet politik, edhe ne prag te zgjedhjeve te vjeshtes. Interesant eshte edhe reagimi I ardhur nga trojet jashte Shqiperise, ku jetojne shqiptaret. Ne pergjithesi, ne Kosove pati nje perceptim pozitiv te deklarimeve te Majkos. Perjashtim bente vetem kryetari I PDK-se, Hashim Thaci, I cili mesa duket ishte ne nje linje me te majtet-kolege te Shqiperise. Ne keto kushte, ministrit shqiptar dhe te guximshem Majko, nuk I mbeti gje tjeter vecse te terhiqet ne hije, duke mbetur I konsideruar thjeshte nje lajthites, jashte vijes politike te qeverise internacionaliste(proletare) shqiptare. Pjese e ketij lemshi politik, behet edhe uniteti I kombit, presidenti “babaxhan” Alfred Moisiu. Ashtu si edhe shtetaret e tjere, edhe “plaku i urte Toksboru” (marre nga “Arturo Ui” e Brehtit), nxitoi te lante duart si Ponc Pilati dhe te distancohej nga ministri shqiptar Majko. Madje, presidenti amator I “dominove”, deklaroi se do te ulej ne nje tryeze bisedimesh me homologun e tij serb, edhe pse shteti I tij e konsideron Kosoven tashme te pavarur, si nje pjese te Serbise. Edhe pse nje ish-ushtarak I serte I brymosur me idealet e partive te Punes, Demokratike, etj., Moisiu nuk arriti te shohe pertej kontureve qe e bene nje dite te bukur te gdhihej “unitet I kombit”: president I Republikes.

Sigurisht, askush nuk e detyroi Majkon te deklaronte publikisht qendrimin e tij. Gjithcka, erdhi spontane, sic eshte ne natyren e ish-kryeministrit, I cili nuk eshte pjese e shume kulisave dhe klaneve. Megjithate, as forcat politike, zevendesministrine e jashtme dhe qeveritare e pushtetare te tjere, nuk I detyroi askush te dalin para mediave dhe te “kryqezojne” Majkon. Per te treguar zellin e madh intergues (internacionalist proletar), shqiptaret pranuan me mire te lincojne nje bashkekombas te tyre nacionalist (progresist) te paster, sesa ne rastin me te mire, te heshtnin, edhe nese Majko do te kishte folur gabim.

E ndersa me vjen ne ndihme nje shprehje “E keqja e shqiptareve, jane vete shqiptaret”, konsatojme me keqardhje se politika shqiptare, po kthehet ne identitet. Nuk duhet harruar se kur u cenuan jo vetem interesat e SHBA-se, por edhe me larg tyre, amerikanet nuk ngurruan te luftojne, vriten dhe fitojne ne shtete te largeta si Afganistani, Kuvajti apo Iraku. Majko, tregoi edhe nje here se eshte nje shqiptar I madh, nga te paktet qe I kane mbetur races sone. Ministri I mbrojtjes, dha shembull kurajoje para qeverise hipokrite, e cila e zene me pushime, nuk arrin te orientohet. Nuk eshte aspak cudi qe Majko te jete kurbani I rradhes ne politike per hir te internacionalizmit (proletar) ne mes (ish) komunisteve te Ballkanit, serbeve dhe shqiptareve (flas per qeverite). Megjithate, nese ne Ballkan jetojne rreth 7 milion shqiptare, jane te pakte ata qe nuk kane rikrijuar nje imazh tjeter per djaloshin e thinjur Pandeli Majko, I cili para se te jete socialist, eshte shqiptar! Ndersa per serbet, fatkeqesisht edhe pas renies te Milloshevicit, iu pershtatet urtia shqiptare “Ujku qimen e nderron, por zakonin (shovinist) nuk e harron” edhe pse kane ardhur kohe te tjera, ku kufinjte perhere e me shume, do te jene konvencionale, kjo ishte edhe ideja e deklarimeve te Majkos.

              Blerti DELIJA

 

Mbresa nga Hidrocentrali i Fierzės

Hidrocentralet mbi kaskatėn e lumit Drin janė vepra madhėshtore tė cilat askush nuk mund ti kontestojė, qoftė nga cilėsia, po ashtu edhe nga produktiviteti. Pavarėsisht se pėr ndėrtimin e tyre u derdhėn lumenj djerse dhe gurra gjaku, ato mund tė quhen vepra tė ndėrtuara “gratis”. E them kėtė sepse askush nuk u pagua pėr punėn sa tė lodhėshme aq edhe tė rrezikshme (pėr vetė shkallėn e vėshtirėsisė). Gjithsesi, stimuli moral (i cili ishte parėsor nė fushėn e propagandės) ka qenė nė lartėsinė e duhur. Me dhjetra punėtorė dhe specialistė janė stimuluar me Fletė Nderi, medalje dhe urdhėra pune dhe neve qė po i shkruajmė kėto rreshta, sa herė na i kanė “stolisur” gjokset me medalje, duke i kthyer ato nė “kėnde emulacioni”. Nė kėto vepra janė shpallur edhe “Heronj tė Punės Socialiste” (stimulimi mė i lartė pėr kohėn) dhe qė nuk e kemi ndėrmend ti diskutojmė, sepse ai ėshtė vlerėsim i punės sė tyre. Duke cituar Karl Marksin, ku ndėr tė tjera ka thėnė se: “Njeriu ėshtė kapitali mė i ēmuar”, do tė thonim me plot bindje se tre (ndėr disa shoferė qė kanė pėrshkuar me autobusė rrugėt e Fierzės), janė materializuesit mė autentikė tė sentencė sė lartpėrmendur tė Marksit. Ēuditėrisht kėta tre shoferė (tė cilėt do ti citojmė mė poshtė), duhej tė stimuloheshin nė atė klimė kur Marksizmi konsiderohej si “Bibla”. Kush duhej tė shpallej Hero mė parė se Eljaz Caka, Ali Kadia e Ndue Pjetra? Janė pikėrisht kėta shoferė (qytetarė tė Shkodrės), qė nė njė hark kohor mbi dhjetė vjeēar, pėrshkuan ēdo ditė rrugėn (tepėr tė vėshtirė) Shkodėr-Fierzė, si nė pikun e vapės, ashtu edhe nė kulmin e dimrave tė acartė, kur temperatura shėnonte deri nė -10°C, kur hejtė e akullit mbulonin pishat dhe bredhat shekullorė, kur rrugėt tė mbuluara nga bora dhe nga akulli “kallkan”, ishin krejtėsisht tė pakalueshme. Dhe nė kėto kushte tepėr tė vėshtira atmosferike, autobusėt e tyre qė drejtoheshin nga shoferėt e lartpėrmendur, ēanin rrugėn (si Titaniku mes ajsbergėve tė oqeanit). Kujtojmė Qafėn e Malit, ku me dhjetra makina kishin bllokuar nga akulli dhe lartėsia e dėborės. Shoferėt e ardhur nga Durrėsi e Saranda dridheshin mbi timonėt e makinave (sa nga tė ftohtit dhe mė shumė nga frika). Por “doktor” Caka, shoferi i pajisur me guxim dhe njohuri teknike, plus eksperiencės sė tij tė madhe tė fituar ndėr kėto male dhe shkėmbinj shekullorė, hipte vetė mbi makinat e kolegėve dhe si njė “baletmaestėr” i dirigjonte ato mbi “pistat” e akullit, duke hapur rrugėn. Po kėshtu edhe kolegėt dhe bashkėqytetarėt e tij Ali Kadia  dhe Ndue Pjetra. Ėshtė kjo “treshe” qė i kaloi dhjetė vjetė pa bėrė asnjė aksident ndėr kėto rrugė tė vėshtira, ku me dhjetra herė janė shkaktuar aksidente tepėr tė rrezikshme, ku pėrveē plagosjeve tė rėnda ka patur edhe humbje jete.

    Duke shfletuar librin “Ditar” - “Drita e Fierzės” apo “Fierza e Dritės”, me autor z. Ibrahim Hamza, morėm spunton pėr tė bėrė kėtė shkrim. Vlerėsojmė “Ditarin” e z. Hamza, tė cilin ndonėse jo tė “skalitur” mjeshtėrisht, gjithsesi ėshtė njė kontribut qė duhet vlerėsuar. Heronjtė dhe heroizmi i shfaqur nė ndėrtimin e Fierzės janė mė shumė produkt i edukatės pėr punėn, se sa i propagandės sė kohės, tė cilėn z. Hamza, nė mėnyrė indirekte, na e pėrcjell pėrmes lakimit tė emrave tė disa “kuadrove”, tė cilėt po t’i shohim esencialisht, kanė qenė krejtėsisht inproduktivė. Kėtė mendim tonin (i cili nuk pėrmban asnjė nuancė paragjykimi) do ta argumentojmė me njė fakt shumė konkret:

    Autori i librit tė lartpėrmendur, ndėr episodet qė trajton gjatė tregimit, ishte dhe ky: Aksidenti i plasjes sė parakohėshme, nė galerinė e Gurores nė Dushaj, (shkaktuar nga shkrepėtima e rrufesė). Episodin e ngjarjes e ka trajtuar realisht, por na ēuditė njė fakt, qė zoti Hamza nuk e ka guximin tė trajtojė momentin mė episodik dhe heroik tė djaloshit Prelė Prebibaj, nga Lekėbibajt e Tropojės! Ky djalosh 27-vjeēar ishte protagonisti kryesor nė kėtė ngjarje tragjike. Prelė Prebibaj ishte i pari qė u shfaq nė grykėn e galerisė dhe megjithė insistimin (e njerėzve tė porositur) pėr tė mos hyrė nė “tunelin e vdekjes”, ai me njė guxim dhe kurajo tė papėrshkruar njerėzor, hyri nė galeri. Nuk kishte kaluar njė minut kur ai bashkė me shokun e punės mbi sup doli nga galeria. Pėr ēudinė e tė gjithėve, ai sėrish hyri dhe doli me personin e dytė mbi supe. Kush mund ta ndalonte Prelėn, ai hyri pėr tė tretėn herė, por mbeti nė galeri, mbeti aty pranė shokve tė vdekur, por i pavdekshėm, i pėrjetėsuar nė kujtesėn dhe ndėrgjegjen e ēdo njeriu tė ndėrgjegjshėm. Nuk mund tė besojmė se mund tė gjendjet ndonjė rast tjetėr mė heroik dhe mė human, nė tė gjithė historinė e hidrocentraleve. Jemi tė mendimit se ky episod, sa epik, aq edhe human, nuk duhet tė mbetej jashtė kujtesės sė z. Ibrahim Hamza!

    Tė gjithė pėshpėrisnin se ai do tė shpallej Hero. Por nuk ndodhi ashtu, kriteri biografik, (pjellė e luftės famėkeqe tė klasave) privonte dhe aktet mė heroike, mė humane dhe mė njerėzore. Pėr kohėn e shkuar, nuk mund ta taksojmė autorin, por nė rastin konkret, kur ky koncept absurd nuk ekziston, duhej reflektuar. Tė njėjtim mendim, ndonėse me “nota” mė tė ulėta, mund ta shprehim dhe pėr tre shoferėt e sipėrpėrmendur, tė cilėt i garantuan Shkodrės sė tyre jetėn e shokėve dhe vėllezėrve tė tyre. Ju sollėn shėndosh e mirė fėmijėve - prindėrit, nėnave - djemtė, grave - burrat dhe motrave - vėllezėrit. E quajmė detyrė shoqėrore dhe morale sensibilizimin e opinionit mbarė qytetar tė Shkodrės dhe tė gjitha strukturave shtetėrore dhe shoqėrore pėr tė ndikuar pranė Kėshillit tė Bashkisė, pėr t’ju akorduar titullin: “Krenaria e Qytetit” zotėrinjve: Eljaz Caka, Ali Kadia, Ndue Pjetra. Motivacioni ėshtė i mbrendashkruar nė rreshtat modeste tė kėtij shkrimi, tė cilin e quajmė “Peng nderimi” pėr bashkėqytetarėt.

Mark Bregu

 

Ja si i ka pushkatuar me dorėn e saj 10 burra, vajza 18-vjeēare

Ju zoti Bizhga dhe Kalo Seferi, ish-nėnkomandanti i batalionit ku ishte partizan Ēelo Sinani, u thoni tė vėrtetėn edhe familjeve tė dhjetė malėsorėve qė i vratė nė Qafė-Thanė tė Bruēajve, si i vratė dhe pse i vratė? Kush urdhėroi ekzekutimin e tyre nė shenjė hakmarrje pėr Ēelo Sinanin? Dhe kush i ekzekutoi? Pėrse nuk thoni tė vėrtetėn se ekzekutorja ka qenė partizanja 18-vjeēare, e mbesa e Shefqet Peēit?

    Na thoni nga ē’motive i ekzekutuat kėta malėsorė qė po shkonin nė shtėpiat e tyre, me atė pak treg qė kishin bėrė, pėr tė festuar njė festė fetare qė ishte mė 5 Dhjetor 1944? I vratė pse ju mendonit se kanė qenė nacionalistė? Edhe nė qoftė se nė mesin e tyre kishte nacionalistė, pse t’i vrisnit? Ata asnjėherė nuk kishin luftuar kundėr partizanėve edhe pse ideja e tyre ka qenė nacionaliste dhe patriotike.

    Pėrse i morėt 9 malėsorėt nė mėngjesin (pa u gdhirė) e 27 nėntorit 1944 nėpėr shtėpiat e fshatit Bruēaj? Pėrse nuk tregoni kėrkesėn e disa partizanėve qė i bėnė mbesės sė Shefqet Peēit qė tė mos ekzekutonte 17-vjeēarin Mhill Vocrri, pėr moshėn e re qė kishte? Ajo si pėrgjigje i dha edhe kėtij dy plumba nė kokė, duke i shoqėruar me fjalėt “qenka moshatar me Ēelon tim”! Na thoni cila partizane i tha komandantit tė saj pėr tė sėmurin me tuberkuloz Nikoll Mirashin, i cili nuk kishte fuqi tė ecte me tė tjerėt, “ma lini mua se e sjell unė”, sapo arritėn tek njė pėrrua, e qėllon me automatik duke i tretur gjysmėn e kafkės? Edhe ilaēet janė gjetur pėrtokė dhe ditėn e varrimit ėshtė qarė imbuluar sepse e kishit shpėrfytyruar me gjysėm koke.

    Versioni qė thoni ju zoti Bizhga se tė 10 malėsorėt mund t’i ketė vrarė Brigada e Mehmet Shehut, nuk ėshtė e vėrtetė dhe indinjon si familjarėt ashtu edhe tė afėrmit e tė vrarėve, ata i keni vrarė ju, Brigada VI dhe siē mėsuam nga gazeta “55”, ekzekutimin e tyre e ka bėrė partizanja 18-vjeēare, mbesa e Shefqet Peēit.

    Ju tregoheni i pasinqertė, tė na falni por e vėrteta nuk duhet tė mohohet. Ju zoti Bizhga dhe ish komandantėt tuaj si Jaho Gjoliku nuk mund tė flisni pėr tė vėrtetėn, nuk ju lejojnė fajet dhe deri tek krimet qė keni bėrė ndaj shumė nacionalistėve patriotė, e pse jo nė shumė raste edhe ndaj popullit tė pafajshėm.

    Historia e popullit shqiptar dhe e luftės ēlirimtare, kundėr okupatorit dhe pushtuesit tė huaj nuk mund tė zėvendėsohet me historinė e PPSH-sė dhe me veprat e Enver Hoxhės.

    Po ju rikujtojmė se Ēelo Sinani ėshtė vrarė nė darkėn e 26 Nėntorit 1944 nė Shtrugza, njė qafė e vogėl qė ndante fshatin Bruēaj me fshatin Xhan, mė 27 Nėntor keni varrosur Ēelon nė Domėn, gjithashtu po mė 27 Nėntor keni vrarė 9 malėsorė nė Qafė-Thanė dhe 1 nė Domėn pėr Ēelo Sinanin.

    Zoti Bizhga ne nuk presim sinqeritet nga ju sepse ju komisarėve politikė, sekretarėve tė byrove dhe tė organizatave bazė tė partisė, pėr tė kėtilla raste ju ka munguar pėr 45 vjet tė pushtetit tuaj. Mos ecni me mendėsitė e para 1990, sepse nuk ju kanė vlerė mė.

    Me vrasjen hakmarrėse qė keni bėrė pėr Ēelo Sinanin, keni shuar 4 familje, keni lėnė nė vajė dhe pikėllim nėna e motra pėr tėrė jetėn, vetėm zemrat e tyre dinė ta tregojnė.

    Vuajtjet dhe persekutimet e kėtyre familjeve, pėr 45 vjet, nuk do t’u lejojnė ju as tė tjerėt si ju tė bėni tė paditurin dhe aq mė tepėr tė mashtroni pėr masakrėn qė bėtė nė Qafė-Thanė.

    Ju zoti Bizhga, pyetjes sė gazetarit tė “Gazetės Shqiptare” se a e mbani mend ngjarjen kur u vra Ēelo Sinani, i pėrgjigjeni: Ndonėse kanė kaluar gati 60 vjet qė nga Nėntori i vitit 1944, kohė kur ėshtė vrarė Ēelo Sinani, unė dhe pothuaj tė gjithė ne ish-partizanėt e Brigadės VI e kemi tė freskėt nė kujtesėn tonė atė ngjarje. Pyetjes tjetėr se kush qėlloi i pari nė atė pritė, skuadra e komanduar nga Ēelua, apo ata tė pritės, ju i pėrgjigjeni: Nuk di gjė, nuk di kush qėlloi i pari.

    Zoti Bizhga na thoni ku qėndron tek ju freskia e kėsaj ngjarjeje? Ju nuk tregoni tė vėrtetėn, pėrkundrazi e mohoni atė, kontradiksionin tuaj e kuptojmė, ju doni tė mohoni tė vėrtetėn e masakrės tuaj nė Qafė-Thanė e shumė tė tjera nė Pult e nė Dukagjin. Zoti Bizhga, nuk ju treguan shokėt e Ēelos, as ju nuk i pyetėt se nė ēfarė rrethanash u vra Ēelo Sinani?

    Pyetjes sė gazetarit se, pas vrasjes sė Ēelos ēfarė ju komunikua , ju i pėrgjigjeni: Ne na u tha se Ēelua u vra nga njė pritė reaksionarėsh, tė cilėt bėnė aksion kundėr Brigadės sonė, nė shenjė hakmarrjeje ndaj shpartallimit qė kishin pėsuar nga goditja jonė. Tė kundėrtėn tuaj tregon vėllai i Ēelos, kur thotė: Nė letrėn qė na dėrgonte komanda e Brigadės VI na thoshte: Ēelua u vra nė luftė kundėr okupatorit nė betejėn pėr ēlirimin e Shkodrės. Dy pohime, dy tė pavėrteta tė kundėrta.

    Ju zoti Bizhga e dini shumė mirė, por le ta mėsojė edhe zoti Reiz, se as nė Dukagjin e as nė Pult, nė asnjė rast nuk janė sulmuar forcat partizane, qoftė edhe tė njė partizani tė vetėm, me pėrjashtim tė datės 5 Dhjetor 1944, kundėr forcave tė njė batalioni tė spastrimit tė Brigadės sė 25-tė, nga populli i fshatit Xhan nė shenjė kundėrvėnieje ndaj dhunės dhe krimeve qė bėnin nė popull duke torturuar e vrarė njerėz tė pafajshėm pėr njė armė. Kjo luftė ėshtė bėrė nė breg tė lumit Kir, ku ndahen dy fshatrat Xhan dhe Kir. Ky dyluftim ka zgjatur disa orė dhe ka pėrfunduar me vrasjen e njė partizani dhe me djegien e shumė shtėpive nė fshatin Xhan, nga ana e forcave tė batalionit tė spastrimit.

    Asnjė betejė tjetėr nga forcat partizane nuk ėshtė bėrė nė Dukagjin kundėr forcave “reaksionare”, siē i quani ju forcat patriotike nacionaliste, ndonėse Dukagjini nė pėrgjithėsi nuk ka marrė pjesė nė formacionet partizane, e kjo pėr vetė faktin se nuk e donte ardhjen e komunizmit nė Shqipėri. Dukagjini ka qenė dhe mbetet njė popull patriot e nacionalist, me prirje tė demokracisė perėndimore.

    Pėr pritėn qė ju bėni fjalė, e dini shumė mirė se 5 udhėtarė me mushkat e ngarkuara nuk u kanė zėn pritė partizanėve, i pari u ka bėrė ndalesėn Ēelua duke i qėlluar, kėta pėr t’u shpėtuar plumbave tė partizanėve janė shtrirė pėrtokė nė pyll. Nė kėtė errėsirė qėllohesh nga Ēelua me shokėt e tij dhe njėrit prej udhėtarėve qė kish armė me vete, kjo situatė ka zgjatur disa minuta dhe pas njė pauze tė shkurtėr, udhėtarėt kanė lėnė mushkat dhe kanė shkuar nė shtėpitė e tyre, pa ditur asgjė se ėshtė vrarė ndokush. Kjo ėshtė e vėrteta e vrasjes sė Ēelos, zoti Reiz. Pohimet e familjarėve tė tė vrarėve nė shenjė hakmarrjeje pėr Ēelon janė tė vėrteta. Pėrsa i pėrket partizanes qė ka bėrė ekzekutimin e 10 malėsorėve, ne sot po mėsojmė tė vėrtetėn se nuk ka qenė e motra e Ēelos, por njė “motėr” partizane e mbesa e Shefqet Peēit dhe pėr kėtė saktėsim i jemi mirėnjohės gazetės “55”.

    Thėniet e komandės sė Brigadės VI, tė zotit Bizhga dhe tė Kalo Seferit nuk janė absolutisht tė vėrteta, janė vetėm mashtrime pėr tė ilustruar vrasjen e Ēelo Sinanit. Ne nuk duam tė mohojmė Ēelon, as meritat e tij si partizan, por e vėrteta ėshtė e vėrtetė dhe duhet thėnė ashtu siē ėshtė. Ju zoti Bizhga dhe Kalo Seferit, pėr dijeni edhe zotit Reiz, ju sjellim nė kujtesė edhe faktin tjetėr tė datės 27 Nėntor 1944 nė fshatin Domėn, pas varrimit tė Ēelos.

    Ēfarė ju bėri fshatari prej Bruēajsh qė ishte duke shkuar nė shtėpinė e tij me njė mushkė tė ngarkuar me pak misėr pėr familjen e tij, i cili pėr tė shuar etjen shkon tek njė burim uji. Ju e ndaluat, nuk e lejuat as tė shuante etjen dhe pasi mėsuat se ishte prej fshatit Bruēaj, ku kishte mbetur i vrarė Ē­elua, i dhatė edhe atij dy plumba nė kokė, nga dora e po asaj partizaneje qė kishte vrarė disa orė mė parė tė 9 malėsorėt nė Qafė-Thanė. Pėr kėtė rast ja si na tregon njė fshatar i Domnit:

    Pas varrimit tė Ēelo Sinanit, vijnė disa partizanė nė shtėpinė tonė, nė mesin e tė cilėve ishte edhe njė partizane trupshkurtėr dhe e shėndetshme. Na kėrkojnė bukė dhe nėna ime u jep pak bukė qė kishim me djathė, partizanen nėna e shikonte me kureshtje, e cila i thotė nėnės: E shikon kėtė mashin (automatik), ja me kėtė e vrava atė fshatarin tek burimi i ujit.

    Ky rast i partizanes nuk ishte pėr t’u mburrur, nuk vrau as gjermanin, as italianin, por njė fshatar tė thjeshtė, pėr tė vetmen arsye se ishte nga fshati ku mbeti i vrarė Ēelua.

    Edhe ky zoti Bizhga u kishte zėnė pritė me mushkėn e tij partizanėve? Ju zoti Bizhga edhe kėtė fshatar e vratė pėr Ēelo Sinanin.

    Meqenėse ju zoti Bizhga na keni dalė nė skenėn e mohimeve e tė mashtrimeve, ju pyesim: -Ndaj kujt betoheshit pėr hakmarrje, para partizanėve tė vrarė? Ndaj pushtuesit apo “reaksionit”, siē i quanit ju nacionalistėt nė pėrgjithėsi? Apo edhe ndaj kujtdo edhe popullit tė pafajshėm duke u mjaftuar se nuk ishin me ju dhe ndodheshin nė zonat ku vriteshin shokėt tuaj partizanė? Raste tė kėtilla ka patur tė shumta tė zbatuara nga ish-komandantėt tuaj, qė me tė drejtė duhet tė quhen kriminelė lufte.

    Falė Gjin Markut se ish-komandantėt dhe ju komisarėt e Bigadės VI me Jaho Gjolikun e Haki Toskėn, tė 37 fshatarėt prej Xhanit qė i morėt nėpėr shtėpitė e tyre fill pas vrasjes sė Ēelos nė mėngjesin e datės 27 Nėntor 1944, Gjin Marku e ndaloi kėtė masakėr masive e makabre, me arsyetimin se nuk duhet tė festojmė me gjak ēlirimin. Edhe kėtė ju do ta bėnit vetėm pėr hakmarrjen pėr Ēelon dhe pėr urrejtjen qė kishit ndaj vėllezėrve tuaj nacionalistė e patriotė.

    Ka ardhur koha qė historia tė bėhet ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetėn e saj edhe pėr luftėn ēlirimtare me tė mirat dhe tė kėqiat, me vlerat dhe antivlerat e saj. Rrebeshet e luftės sė klasave duhet tė mbesin vetėm si njollė e zezė nė jetėn 50-vjeēare tė popullit shqiptar, qė kundėrvuri vėllezėrit tonė kundėr njėri-tjetrit vetėm pėr bindjet dhe mendimet e tyre, absurditeti mė i madh i tė gjitha kohėrave tė jetės shqiptare.

    Zoti Bizhga, populli shqiptar nė pėrgjithėsi e i Pultit nė veēanti, kanė pėrjetuar shumė krime tė regjimit komunist, sidomos nga pragu i ēlirimit e deri nė vitin 1952 dhe tė jeni i bindur se historia e popullit shqiptar do ti pasqyrojė nė altarin e vet, nuk do tė harrohen dhe aq mė pak tė fshihen e tė shuhen. Ne do t’ua bėjmė tė ditur medias, publikut dhe historisė.

    Nė fund dėshirojmė t’ju rrėfejmė edhe ne zotit Reiz njė tė vėrtetė. Ju na rrėfeni historinė e patateve dhe tė nėnės suaj edhe ne po ju rrėfejmė tė vėrtetėn e nėnės sė Lazėr Vuksanit nga fshati Bruēaj, tė cilin e vranė nė shenjė hakmarrjeje pėr Ēelon tuaj: -Sa herė ka kaluar tek burimi i ujit, ku i vranė tė birin me buzė tė shkrumbuara pėr njė pikė ujė, mbushte njė shishe dhe lagte vendin ku i kishte rėnė gjaku tė tė birit, nė shenjė tė shuarjes sė etjes tė tė birit qė nuk e lanė as tė lagte buzėt e zhuritura pėr njė pikė ujė. Edhe nėnat tona, zoti Reiz, kanė shpirt dhe dhimbje nėne, kėnga popullore thotė:

Kurrė zakon nuk ka mbetė

Pėr nji njeri me u vra dhjetė.

Mhill Pali

 

Dhėnia e diplomės me perēe ėshtė anti-kushtetuese

Lexova me vėmendje shkrimin “Nuk mė japin diplomėn, se jam me perēe”, shkruar nga Artur Qorraj nė “Panorama” nė dt. 31 korrik 2003. Autori citon: Manteli fetar pėr rreth kokės i fiksuar nė fotografi dhe i vendosur nė dokument ėshtė cilėsuar i papranueshėm pėr drejtuesit e Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja. Kėsisoj ata i kanė deklaruar 22-vjeēares studente, se duhet tė dilte nė fotografi tjetėr pa shami, se ndryshe nuk do tė quhej e diplomuar. Por vajza, si besimtare e rregullt e riteve muslimane, ka menduar ta gjejė zgjidhjen si fillim nė Komunitetin Fetar dhe mė pas nė zyrat e Avokatit tė Popullit.

    Pavarėsisht se cila do tė jetė zgjidhja nga ana e institucioneve pėrkatėse, unė si qytetar, pretendimin e studentes sė lartpėrmendur e quaj absurd. Konkretisht Shkolla e Gjuhėve tė Huaja, ėshtė laike dhe paraqitja e Diplomės me uniformė islamike e kthen atė automatikisht nė shkollė fetare. Unė e quaj tė gabuar edhe pranimin e saj nė auditoret e mėsimdhėnies me shami nė kokė. Llogariteni sikur nė tė njėjtin auditor, dikush tė vinte kapelen, njė tjetėr kapuēin nė kokė! Ky veprim, pėrveē anės fetare merr edhe njė kuptm antiqytetar. Zonja Lumiana nuk duhet tė krahasojė auditorin e njė Fakulteti nė mes tė kryeqytetit, me njė shkollė fillore tė fshatit prej nga ka ardhur. Ajo, nėse vėrtetė ėshtė njė besimtare koshiente, nuk duhet tė marrė si element primar shaminė. Ajo nė radhė tė parė duhet tė kishte ndėrruar emrin, i cili nuk i pėrgjigjet aspak religjionit tė saj - Islam. Emri Lumiana ėshtė emėr i krahinės sė Lumės, gjė qė dėshmon katėrcipėrisht se prindėrit e saj janė shumė mė tė prirur nė sensin patriotik krahinor se sa nė atė fetar.

    Tepėr e ēuditshme na duket dhe insistimi i bashkėshortit tė saj dhe ky i ri intelektual (student nė Fakultetin e Inxhinierisė) edhe ky, qė me kaq kėmbėngulje insiston pėr shaminė e bashkėshortes, kur dhe ai vetė mban njė emėr kristian - Altin!... Jam i mendimit se, veprimi i parė qė duhet tė kryejė ky ēift ėshtė ndėrrimi i emrave nė Gjendjen Civile, pastaj tė bėjnė dhe pasaportat dhe tė shohin nėse fotografitė e pasaportave do t’jua pranojnė njėrit me kapele dhe tjetrit me shami. Atėherė do ta kuptojnė se ēdo dokument bėhet me pamje ballore (tė drejtpėrdrejtė) dhe kryesisht pėr arsye identifikimi tė personit. Jam i mendimit gjithashtu qė pėrmes kėtij shkrimi tė hedh dhe njė version (tė hershėm) qė nė pasaportė tė ēdo qytetari tė shėnohet besimi.

    Pas vitit 1967, kur shteti zhduku kishat dhe xhamitė, nxori dhe njė listė emrash nė Gjendjen Civile, ku emrat fetarė ishin tė papranueshėm, ky veprim arbitrar bėri qė tė vendosen emra tė imponuar asnjanės (nė kuptimin fetar). Ndaj dhe fakti qė prindėrit e Lumianės dhe Altinit nuk pėrputhet me besimin e tyre, nuk mund tė “taksohet” por gjithsesi, dymbėdhjetė vjet kanė qenė tė mjaftueshėm pėr tė reaguar ndaj kėtij arbitrariteti.

    Pėr t’iu rikthyer temės sė shkrimit, kam mendimin se nė shkollat tona mund tė mbahen simbole fetare tė cilat janė me tė vėrtetė simbolike si gjysėm-hėna ose kryqi, tė varura nė njė zinxhir. Kėtu nuk shoh asgjė tė keqe. Ndėrsa shamia, apo veshja e murgeshės nė njė shkollė laike janė krejtėsisht tė papranueshme, ashtu siē ėshtė e papranueshme veshja gjysėm nudo. Fetė nė Shqipėri nuk i bėjnė konkurencė njėra-tjetrės, as nuk pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Ato qė pėrjashtojnė njėra-tjetrėn janė kultura dhe antikultura, vlera dhe antivlera. Udhėtimi drejt kulturės dhe vlerave vendoset nė tė njėjtėn “pistė”. I lumtė atij qė shkon i pari. Sot kur institucionet dhe objektet e ēdo kulti fetar janė tė lira nuk ka asnjė arsye qė tė demonstrojmė njėrin apo tjetrin besim nė institucionet shtetėrore.

    Jam i mendimit gjithashtu qė zonja Lumiana edhe nė qoftė se ka pikėsynimin qė tė japė lėndėn e gjuhėve tė huaja nė ndonjė shkollė fetare, shamia nuk mund tė jetė “dokument” qė ajo vjen nga njė institucion fetar.

    Jam gjithashtu i mendimit se studentja nė fjalė dhe bashkėshorti i saj duke mbaruar shkollat e larta, duhet tė gjenden mė tė preokupuar pėr problemet sociale qė po kalon vendi, duke dhėnė kontributin e tyre tė vyer intelektual.

    Ēėshtjet fetare duhen parė mė shumė nė planin moral, si institucione shpirtėrore qė kontribuojnė nė zbutjen sadopak tė “klimės sė ashpėr”, se sa tek uniforma.

Kasem Rexhepi

 

Vetėm pas vitit 1990 Shkodra ėshtė dyfishuar nga “jabanxhinjtė”,

tė cilėt po e ngrenė kulturėn nė nivele mė tė larta

Pas vitit 1990, kur komunizmi ra dhe lėvizjet demografike u bėnė tė lira, fenomeni i shpėrnguljes tė popullsive nga zonat malore-fshatare pėr nė qytete e zona tė tjera urbane u bė shpesh herė shqetėsues, jo vetėm pėr shtetin, i cili nuk ishte i aftė ta “menazhonte”, por edhe pėr banorėt “autokton” qė tashmė ishin “pritėsit” e bashkėkombasve tė tyre qė vinin pėr njė jetė mė tė mirė. Lėvizje demografike nė fakt ka nė tė gjithė Shqipėrinė, ku shqetėsime tė drejta apo tė padrejta vazhdojnė tė shoqėrojnė kėtė fenomen tė vrullshėm social e shoqėror. Por pėr kėtė “fenomen” unė kėtė radhė zgjodha si mė tipike Shkodėrlocen, djepin e qytetėrimit, por shpesh edhe tė mjerimit tė shkaktuar nga pushtues tė huaj apo zaptues vendas. Gjithsesi pas “dyndjeve” demografike qė ne njohim, popullsia e Shkodrės (qytetit) thuajse ėshtė dyfishuar duke u krahasuar me atė tė para viteve 1990.

    Dhe ndonėse ky realitet tashmė ėshtė i pakthyeshėm, qytetaria e “moēme” shkodrane vazhdon tė “qajė” nė heshtje e me zė “pushtimin” e qytetit nga “malokėt” e “fshatarėt”, tė cilėt sipas tyre po e kthejnė qytetarin nė njė hiē para kulturės e civilizimit tė tė ardhurve, qė sipas tyre ėshtė nė nivele “inferiore”. Tashmė fjalėt jabanxhi, malok e fshataro-katundar jo vetėm janė zgjuar vrullshėm, por janė nė kryefjalėn e “autoktonėve”, tė cilėt me kėto fjalė duan tė shfryjnė dufin e tyre ndaj tė ardhurve pas vitit 1990. Doza e dufit dhe urrejtjes padyshim shtohet kur malokėt dhe fshataro-katundarėt i pėrkasin besimit katolik. Veēanėrisht tehu i “shpatės” “antimaloke” tė qytetarėve “autokton” shkodranė drejtohet pa kursim nė drejtim tė tė ardhurve me shumicė nga rrethet e zonat e Malėsisė sė Madhe, Dukagjinit, Pukės, Mirditės, Tropojės, e tjerė. Madje pėr banorėt e Dukagjinit nga “autoktonėt” ėshtė hedhur nė qarkullim edhe “batuta”, se ata po bėhen pronarė tė Shkodrės, pasi pretendojnė se kėto troje janė pjesė e dheut tė zbritur ndėr mote nga gėrryerjet e Lumit Kir. Natyrisht Shkodra sot vėrtet i ngjan njė qyteti tė mbipopulluar dhe pa infrastrukturėn e nevojshme, por pėr kėtė fajtorė nuk janė tė ardhurit e pas vitit 1990, pasi e drejta e “jabanxhinjve” pėr tė zgjedhur vendbanimin e ri nė demokraci ėshtė njė e drejtė universale qė ua sigurojnė ligjet kombėtare dhe ato ndėrkombėtare, madje nė kėtė rast “jabanxhinjtė” kanė nė favor vetė historinė disashekullore qė gjatė diktaturave ėshtė “fshehur” nėn mantelin e kulaēit e kėrbaēit. Padyshim me akordancė me pluralizmin e demokracinė unė mora “guximin” tė shpalos pjesė nga historia e popullimit-shpopullimit e ripopullimit tė vetė qytetit tė Shkodrės... Fillimi i kėsaj “historie” i pėrket shekullit tė 15-tė, kur banorėt autoktonė, pasardhės tė Ilirėve u bėnė preja mė e preferuar e bishave aziatike, sė pari duhet tė kujtojmė se megjithė qėndresėn heroike tė shqiptarėve me nė krye heroin legjendar Gjergj Kastrioti, rreziku i pushtimeve Otomane sa vinte e shtohej, e si rezultat filloi edhe njėfarė emigrimi nė Republikat e ndryshme tė Italisė fqinje. Madje mė 25 prill 1467 dy katolikė shkodranė, nga frika e pėrparimit tė turqve, morėn Imazhin (truporen - N.B.) e “Zojės sė Kėshillit tė Mirė”, e njohur si “Zoja e Shkodrės”, dhe e kaluan pėrtej Adriatikut nė Genacano, Itali, rreth 27 kilometra nė lindje tė Romės. Aty imazhi i saj u bė shumė i njohur nė besimin popullore arbėresh. Edhe sot e kėsaj dite nė ora 900 tė mėngjesit, tė gjitha kėmbanat e Genacanos bien nė pėrkujtim tė mėrgimit dhe tė pranisė sė saj mbrojtėse. (E. Zhak, “Shqiptarėt”, fq. 220). Por furia e vėrtetė e tmerreve dhe shkretimit tė trojeve tona e veēanėrisht e Shkodrės filloi pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut (1468). Nė fakt shumica e trevave tona u qėndruan invazioneve Otomane edhe pėr rreth 10 vite tė tjera, ku njė ndėr qėndresat heroike, qė historia e ka pėrjetėsuar ėshtė ajo e Shkodrės trime, ku Otomanėt me nė krye Mehmetin e Dytė jo vetėm derdhėn tėrė arsenalin ushtarak mė modern tė kohės, por edhe tėrė egėrsinė e bishave me fytyrė njeriu, ndaj qytetarėve mė tė hershėm tė Europės e qytetėrimit tė saj. Ėshtė e trishtueshme tė kujtohet se nga rreth 25 mijė banorėt (katolikė) qė kishte Shkodra para sulmeve tė turqve, pas “dorėzimit” tė Shkodrės rezultuan se mbetėn gjallė vetėm 2000 banorė (fėmijė, gra e pleq), tė cilėt u morėn nėn mbrojtje nga Republika e Venedikut dhe u sistemuan nė Italinė fqinje. Madje nė Italinė fqinje zbarkuan edhe mijėra emigrantė nga tė gjitha trevat shqiptare, ku ndėr kėta vlen tė theksohet edhe emigrimi i trurit tė Shkodrės e mė gjerė, si shembull po marrim priftin shkodran Marin Barletin, autorin e dy librave historikė (bashkėkohės) “Rrethimi i Shkodrės” nga ku kemi mbėshtetė disa nga “dėshmitė” tona pėr tmerret qė sollėn turkoshakėt, si dhe “Jeta dhe vepra e Skėnderbeut”, por njė tjetėr refugjat ishte edhe Marin Biēikemi (1468-1526) i cili nė moshėn njėmbėdhjetė vjeēare, prej tridhjetė pjesėtarėve tė familjes sė tij, njėzetegjashtė i kishte parė tė vdisnin nė mbrojtje tė Shkodrės. (Edvin Zhak, “Shqiptarėt”, fq. 222).

    Nė mbrojtje tė Shkodrės duhet theksuar se morėn pjesė edhe “mbrojtės” tė huaj (venedikas) qė u “dhimbsej” Shkodra qė rrezatonte qytetėrimin rreth 2000-vjeēar tė Ilirisė, dhe rreth 15-shekullor tė besimit kristian, ku nga dokumentet e shkruara po citojmė vetėm pėr komandantin Antonio Loredano, i cili doli para popullsisė sė uritur dhe thirri: “Nė qofshi tė uritur, hani trupin tim, nė paēi etje, pini gjakun tim” (vepėr e cituar nga E. Xhak, “Shqiptarėt”, fq. 217). Por megjithė qėndresėn heroike tė shkodranėve e mė gjerė, armiku aziatik arriti ta pushtojė Shkodrėn nė vitin 1479. Gjithsesi edhe pas kėsaj fatkeqėsie pasi pushtuesi osman e zaptoi Shkodrėn, pėrsėri malėsorėt e Mirditės, Dukagjinit, Malėsisė sė Madhe, Pukės, Lezhės e tė tjerė nuk reshtėn qė luftuari pėr ta ēliruar kėtė qytet tė lashtė, por edhe qytete tė tjera qė tashmė “zienin” nė kazanin turkoshak. Pėr tė vėrtetuar kėto unė po mjaftohem me disa kryengritje tė fuqishme tė kėtyre trevave malėsore, jehona e tė cilave jo vetėm ngriti nė kėmbė gjithė shqiptarinė, por tėrhoqi vėmendjen e vetė Europės plakė, e cila shpesh me drojtje ėndėrronte qė trojet shqiptare tė rilindin njė Skėnderbe tė dytė. Sė pari po kujtojmė kryengritjen e vitit 1479 disa muaj pas pushtimit tė Shkodrės, Lezhės e tjerė. Ajo (kryengritja - N.B.) mori pėrpjestime tė gjera nė Shqipėrinė e Veriut. Mė 1481, me kėrkesėn e kryengritėsve u kthyen nga mėrgimi Nikollė e Lekė Dukagjini, dhe pak mė vonė edhe Gjon Kastrioti. Tuba tė organizuara shqiptarėt sulmonin nė befasi reparte turke tė cilat i shparallonin dhe merrnin prej tyre armė e pajime. Dukagjinasit sulmuan Lezhėn dhe iu afruan Shkodrės... Mė 1499 shpėrtheu njė kryengritje tjetėr e re nė rrethet e Lezhės. Kryengritėsit arritėn tė ēlirojnė qytetin dhe tė ndėrpresin rrugėn e rėndėsishme strategjike pėr ushtrinė osmane tė pushtimit... Kėshtu mė 1565 shohim tė ngrejnė krye Malėsorėt e tri maleve fqinje, Mirditės, Pukės dhe tė Lumės. Mbasi ndėrprenė rrugėn strategjike Shkodėr-Prizren, me sulme tė shpejta e tė befasishme goditėn nė disa pika ushtrinė turke nė afėrsi tė Shkodrės... Nė vitin 1571 nė vise tė Dukagjinit shpėrtheu njė kryengritje e fuqishme kundėr pushtuesve osmanė qė vijoi pėr katėr vjet. Gjatė kėsaj periudhe malėsorėt e Dukagjinit e tė malėsisė sė Lezhės sulmuan tri ditė me radhė qytetin e Lezhės. Ata arritėn tė ēlirojnė Ishullin e Lezhės e u lidhėn me jashtė. Kjo kryengritje e gjerė e malėsorėve e quajtur “Lėvizja e Dukagjinit” tėrhoqi vėmendjen e Venedikut... Kryengritėsit kėrkuan ndihmė, por edhe pse nuk e morėn atė, kryen njė sulm tė fuqishėm kundėr Shkodrės, megjithatė kėshtjellėn nuk e morėn dot... Nė kuvendin Ndėrballkanik tė Kuēit tė mbajtur nė korrik e shtator 1614... sipas planit tė kėtij kuvendi pėr tė shpėrthyer kryengritjen e pėrgjithshme kundėr pushtimit turk, Mirditės qė ende quhej “Dukagjin”, iu ngarkua detyra tė sulmojė e ēlirojė Krujėn... Njė pjesė tjetėr e dukagjinasve bashkė me malėsitė pėrreth (Malėsia e Madhe nė krye tė vendit - N.B.) do tė sulmonin Shkodrėn mbasi kishin rėnė nė marrėveshje me njerėzit qė shėrbenin brenda nė kėshtjellė...” (Pal Doēi, “Mirdita vatėr e qėndresės antiosmane”, fq. 117-131). Padyshim qėndresa e mbijetesa ishte mjaft e gjatė dhe e vėshtirė, por lufta pėr liri nuk u shua kurrė, ndonse gjatė shekujve kishte “baticat e zbaticat” qė impononte “koha”. Dhe kjo qėndresė e pamort ndėr shekuj e kishte folenė nė zonat fshataro-malore pasi Shkodra pas pushtimit (1479) ishte kthyer thjeshtė nė njė gėrmadhė tė shkretuar pėrfundimisht nga banorėt autoktonė dhe qytetėrimi i tyre... Ndėrsa banorėt e “parė” tashmė ishin pikėrisht pushtuesit turq, tė cilėt kishin me vete edhe sejmenėt e haremet e tyre qė i vendosėn nė pronat e pasurinė e shkatėrruar e grabitur tė autoktonėve mijėra-vjeēarė. Madje edhe sot banorėt mė tė “vjetėr” tė Shkodrės vazhdojnė tė quhen magjypėt. E kėta banorė qė nuk i lidh asgjė me shqiptarėt, pėrse dhe kur u vendosėn kėtu??? Dhe pėrgjigja vjen e qartė jo vetėm nga gojėdhėnat qė tregojnė se janė prapavija e ardhur nga pushtuesit osmanė (pas vitit 1479), por edhe studiuesi (mėsuesi) tashmė i njohur shkodran, autori i dy vėllimeve fenomenale me titull “Shkodra dhe motet”, Hamdi Bushati, i cili nė vėllimin e parė nė faqen 86 ndėr tė tjera shkruan: “... Banorėt e lagjes “Liria” tė gjithė janė jevgjitė me besim musliman. Nga tė dhėnat tradicionale, ata pretendojnė se janė tė ardhur nga Egjipti, qė nė kohėn e okupacionit osman nė Shqipėri. Jevgjitėt nė ushtrinė osmane pėrdoreshin si farkėtarė, zurnaxhinj e daullexhinj, me njė fjalė ishin prapavija e saj. Mjeshtėria e tyre kėtu nė Shkodėr gjithmonė ka qenė kovaēė, hamaj, daullexhinj e vozitės lundrash. Nga banorėt e lagjes, fisi i tė quajturit Fetah Rrapi e kishte trashėgim mjeshtėrinė e varjes ose premjes sė kokės sė tė dėnuarve, pra atė tė xhelatit... Esnafėt e pazarit tė Shkodrės, jevgjitėt i thėrrisnin “kumarė”, mbasi fjala “magjyp” konsiderohe fyerje pėr ta...”. Ndėrsa mua si autor i kėtij shkrimi mė shkon mendja tė “llogaris” se banorėt mė tė “vjetėr” tė Shkodrės (sot) paskan qenė “krahu” me tė cilin Osmanėt kanė kryer me mijėra krime kundėr shqiptarėve tė vėrtetė, por njėkohėsisht kėta banorė tė “vjetėr” (magjypėt) kanė qenė edhe janė simboli mė sinjifikativ i qytetėrimit qė na sollėn kėta pushtues, e kėtė simbol disi tė “harruar” mund ta shohė kushdo tek kėta banorė, qė ndonėse ka vite qė gjinden nė mes qytetėrimit tė rikthyer eurokristian, ata vazhdojnė nė shumicėn e rasteve tė mbesin tė pa “infektuar” nga qytetėrimi ynė edhe sot... Natyrisht Shkodra gjatė shekujve u popullua por jo nga popullsi qė lėvizte lirshėm pėr tė zgjedhur vendbanimin. Por me njė popullsi qė filtrohej nga autoritetet e pushtuesit Otomanė, ku nė pėrgjithėsi ishin familje qė sillte vetė pushtuesi nga anembanė vendeve tė perandorisė, shqiptare apo tė huaja. Familje tė huaja ka sot plot qė popullojnė Shkodrėn, madje kėto shpesh e quajn veten si “autoktonė” qytetarė, kur nė fakt ato kanė ardhur nga tokat turke, egjiptiane, irakiane, Azerbajxhani, Boshnjake e tjerė, tė cilat i solli vetė Perandoria si familje qė punuan nė lėmin ekonomik, ushtarak (e rrallė tė biznesit privat) nė shėrbim tė Perandorisė. Gjithsesi ne nuk mund tė mohojmė se pjesa mė e madhe e kėtyre familjeve dalėngadalė janė shqiptarizuar, por qė njė pjesė edhe sot ruajnė nostalgji pėr prejardhjen e tyre. E kėto mė hollėsisht i ka paraqitur z. Hamdi Bushati tek vėllimi i dytė “Shkodra dhe motet” nga faqja 283-312, ku nė kėto fletė janė analizuar plot 42 (dyzetedy) familje (sot fise) qė kanė prejardhje tė huaj, ku nė shumicė janė tė besimit musliman. Nė kėtė libėr tregohet qartė se nė pėrgjithėsi koha e ardhjes nė Shkodėr tė kėtyre familjeve ėshtė pas shekullit 17-tė, madje ajo vazhdon furishėm nė shekullin e 18-tė e mė vonė. E natyrisht pronat e tyre tė para ishin nga ato pjesė tė Shkodrės qė i kishin lėnė shkretė shqiptarėt e shkatėrruar nga pushtesit aziatikė, qė dalėngadalė ato prona u “pronėsuan” e transformuan ashtu siē i njohim sot... Ndėrsa popullsia tjetėr qė erdhi nga fshatrat apo zonat malore shqiptare nė pėrgjithėsi ishte ajo pjesė e shqiptarisė qė pranoi tė sakrifikojė besimin kristian e tė pėrqafojė atė Islam, duke u bėrė kėshtu pjesė e afėrt e perandorisė, e cila ua shpėrbleu me grada, tituj, ofiqe e prona pa kufi, mjerisht kėto prona qė faleshin pa kursim nuk ishin tė perandorisė, por tė vėllezėrve tė tyre qė ishin sakrifikuar se i kishin qėndruar besnikė besimit e qytetėrimit europian shumėshekullor. Padyshim edhe kjo faqe e historisė sė Shkodrės gjendet mjaft e sqaruar nė dy vėllimet “Shkodra dhe motet” tė H. Bushatit, ku edhe sot shumė familje apo fise “autoktone” tė Shkodrės (qė kanė zbritur nė Shkodėr e gjetkė tash 350 deri 200 vjet ende mbajnė “emrat” nga kanė ardhur, nga fshatra e zona tė Mbishkodrės, Nėnshkodrės, Lezhės, Dukagjinit, Malėsisė sė Madhe, Pukės, Kukėsit, Tropojės, Mirditės, Dibrės, Ulqinit, Kosovės e tjerė e tjerė. Tė cilat edhe nė shumė zona nga vijnė kanė kushėrinjtė e tyre tė besimit katolik apo muhamedan. Gjithsesi jeta ndėr shekuj evuloi dhe kėta tė ardhur herėt nė Shkodėr dėshmuan me vepra se ndonse ndėrruan besimin, nuk ndėrruan kombėsinė, pasi shumė nga ata historia ka pėrjetėsuar si luftėtarė trima kundėr pushtuesve tė ndryshėm, duke pėrfshirė edhe Otomanėt.

    Dhe si pėr tė na “ndihmuar” pėr pėrbėrjen e popullsisė sė Shkodrės nė shekullin e 17-tė “vjen” kronisti turk, Evlia Ēelebi qė shoqėronte ekspeditat ndėshkimore turke nė vendet ballkanike nė vitet shtatėdhjetė tė shekullit tė 17-tė, i cili nė kronikat e tij tė kohės konfirmon me “kėnaqėsi” se nė Shkodėr nuk banonte asnjė familje katolike... Padyshim s’kishte si ndodhte ndryshe, kur Shkodra ishte kthyer nė njė skutė ku lulėzonte besimi Islam dhe objektet e kultit tė tij, tė cilat kishin “zėvendėsuar” objektet shumėshekullore tė besimit katolik, tė cilat ose ishin kthyer nė gėrmadha ose mbi themelet e tyre ishin ndėrtuar ato muhamedane. Pėr tė vėrtetuar kėtė unė nuk po numėroj dhjetra kishat e manastiret qė u “fshinė” nga Shkodar, por po i drejtohem njė studiuesi qė ishte konsulli i pėrgjithshėm i monarkisė Austro-Hungareze nė Shkodėr nė viett 1897-1904, Theodor Ippen, ku nė librin e tij “Shqipėria e vjetėr”, nė fq. 137, ndėr tė tjera shkruan: “... Deri nė mesin e shekullit XIX nuk lejohej asnjė klerik katolik tė dilte nė publik me veshjen e priftit. Priftėrinjtė kishin veshjen e tregtarėve katolikė dhe ishin tė detyruar tė mbanin vazhdimisht pėr sigurinė e tyre dy pistoleta nė brez lėkure. Deri nė atė kohė Shkodra nuk kishte asnjė kishė katolike, por vetėm kapelen e Shėn Maria Magdalena, qė ndodhej jashtė qytetit, nė anėn e pėrtejme tė Bregut tė Bunės... Deri nė dhjetėvjeēarin e parė tė shekullit XIX-tė, peshkopit tė Shkodrės i qe ndaluar tė banonte nė qytet, atij i duhej tė banonte nė fshatin katolik tė Jubanit... Tani katolikėt kanė nė qytet njė katedrale tė madhe qė ėshtė njė bazilikė trenefeshe me kėmbanore, ndėrtimi i sė cilės filloi nė vitin 1856...”. Sigurisht me kalimin e viteve furia e tėrbimit filloi t’i bjerė edhe Prandorisė Otomane, ku shpesh nė zbutjen e saj influencuan shtete tė ndryshme europiane, tė cilat shpesh gati sa nuk e hollėn pėrtokė. Madje nė mesin e aleancave e armėpushimeve me kėto shtete, shpesh Perandoria pretendonte tė dukej mė me fytyrė europiane, ku nga kėto momente shpesh u pėrfitua pėr tė zbritur nė qytet edhe popullsi katolike e tjerė. Pėr tė parė prejardhjen e popullsisė sė qytetit Shkodėr unė pėrsėri po citoj pak rreshta nga autori i mėsipėrm nė faqen 138, ku shkruhet: “... nė Shkodėr nuk ka dyer tė vjetra aristokratėsh. Shkodranėt e sotėm po t’i gjykojmė nga mbiemrat e tyre, kanė kryesisht paraardhės fshatarė. Pothuajse tė gjithė muhamedanėt dhe katolikėt mbajnė emrat e fiseve malėsore, ose tė fshatrave tė fushės prej nga kanė ardhur nė qytet. Popullsia e qytetit duhet tė jetė ripėrtėrirė shumė qė nga koha e pushtimit turk...”. Numri i popullsisė tė Shkodrės nė vitin 1907 sipas Theodor Ippenit llogaritej rreth 35 mijė banorė (22 mijė muhamedanė, 12 katolikė dhe njėmijė ortodoks, “Shqipėria e vjetėr”, fq. 136). Dhe pas periudhės osmane lėvizja e banorėve pėr nė qytet Shkodėr, ka qenė e lirė nė pėrgjithėsi, deri nė vitin 1944, kur nė pushtet erdhėn komunistėt dhe nėpėrmjet hapėsirės sė lirisė sė rreth tre dekadave lėvizėn shumė banorė nga fshatra, katunde e rrethe tė tjera pėr nė qytet Shkodėr, por vėshtirėsi u lehtėsuan disi tani nė kohėn e pluralizmit e demokracisė pas vitit 1990. Padyshim qė kjo kohė po “shfrytėzohet” nga banorėt kryesisht tė zonave malore, tė cilėt duke zbritur nė qytet, jo vetėm po realizojnė njė ėndėrr tė kahershme tė penguar apo mohuar gjatė. Madje me kėtė “rikthim” me dashje apo pa dashje qytetit po i kthejnė gjallėrinė, vitalitetin, por edhe zakone e tradita shqiptarie tė pėrgjumura apo harruara disi nga qytetarėt e “vjetėr” tė Shkodrės.

    Pa dyshim kjo ėshtė vėrtetuar me kohė me vėllezėrit “fshataro-malokė” qė janė rikthyer nė Shkodėr ndėr motet e “zbutura” tė Perandorisė, ku thuajse gjithė “krenaria” e qytetit e mė gjerė ėshtė nga tė ardhurit, e jo nga “autoktonėt”, (kėtė mund ta vėrtetoni me shkrimin brilant tė z.Mark Bregu me titull “Sa e kanė prishur Shkodrėn malėsorėt”, botuar nė gazetėn “Malėsia” tė muajit prill 2001).

    Natyrisht unė nuk vė nė dyshim se nė mesin e tė ardhurve ka edhe njerėz jo shumė tė denjė pėr njė shoqėri tė mirėfilltė qytetare, por kėta janė pakica. E pėrkundėr kėsajė shumice nuk mund t’i mohohet e as ndalohet e drejta, qė i kanė tė njėjta si ata qė kanė zbritur nė qytet, dje, sot, apo do tė zbresin nesėr... Duke iu afruar fundit tė kėtij shkrimi unė po rikujtoj njė “legjendė” qė qarkullon edhe sot nė trevat tona e mė gjerė, se njė pjesė e qytetarėve autoktonė tė Shkodrės gjatė pushtimit Osman u detyruan t’u “ngjiten” maleve e kodrave, pėr tė shpėtuar jetėn, qytetėrimin dhe besimin kristian. Gjithsesi kontributi i kėtyre banorėve pėr mbrojtjen e qytetėrimit, besimit e trojeve tona etnike ėshtė mjaft i madhe i lavdishėm po aq sa jeta e tyre, por pėr kėtė shkrim unė zgjodha vetėm dy momente krahasuese (me disa “autoktonė” tė qytetarisė “otomane” tė Shkodrės) tė fillimit tė shekullit tė 20-tė. Sė pari po citoj diēka nga kundėrshtimi i pranimit tė alfabetit shqiptar pas Kongresit tė Manastirit (1908) “... Nė Shkodėr njė grup muslimanėsh (kupto qytetarė “autokton” - N.B.) u bė gati tė organizojė njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mendje kur morėn vesh se katolikėt e malėsisė do t’i kundėrpėrgjigjeshin me njė manifestim prej 60.000 vetėsh nė mbrojtje tė shkronjave latine...” (E. Zhak, “Shqiptarėt”, fq. 352). Sė dyti kur nė Veri tė Shqipėrisė (Malėsi e Madhe dhe mė gjerė) kishte vetėm tri ditė qė kishte filluar lufta pėr liri e flamur tė Gjergj Kastriotit, kundėr hordhive Otomane, nė qytetarinė e “moēme” shkodrane (mė 26 mars 1911) turqit ndėrmorėn njė masė propagandistike tė pėrēarjes fetare, ku kryengritja u shpall si luftė fetare, si “luftrė kaurish”, si “sulm malazias”, duke thirrur popullsinė muslimane qė tė bashkohej e tė nisej nė luftė pėr tė mbrojtur Perandorinė Osmane. Unė pėr kėtė rast po citoj vetėm njė fragment tė librit shumėautorėsh “Malėsia e Madhe njė visar shqiptarie”, ku nė faqen 45 tė autorit Gjergj Barisha, shkruhet: “... Thirrjes... iu pėrgjigjėn njė numėr afro 1000 vetėsh (qytetarė tė Shkodrės - N.B.), prej tė cilėve u formua njė batalion nėn komandėn e Emin Beut. Kur erdhėn nė Tuz dhe nė trevat e Malėsisė e panė qė ishin tradhėtuar, se nuk luftonin kundėr malazezėve, por kundėr vėllezėrve tė tyre malėsorė-shqiptarė (ku ishin jo vetėm katolikė, por edhe muslimanė - N.B.)...”. Gjithsesi vitet kaluan e ndonse qytetarėt e “rinj” tė Shkodrės qėndruan gjatė nė male e kodra, ata mė nė fund po kthehen apo rikthehen nė qytetarinė e “harruar” gjatė, e kėtė kthim apo rikthim siē e paralajmėrova nė titullin e shkrimit “Kthim nė identitet”.

    E ky kthim nė identitet unė shpresoj se nga shumica e shqiptarėve do tė shihet si njė ogur i mirė, qė njėkohėsisht “eleminon” fjalėn jabanxhi, ashtu si e ka eleminuar Europa dhe bota e qytetėruar dhe e zhvilluar. Por tė mos harrojmė se ėshtė pikėrisht identiteti qė na kthen nė sofrėn europiane, tė braktisur jo pak edhe prej ne shqiptarėve. Pa dyshim tė ulur nė sofrėn europiane (nė vendin qė na takon) “autoktonia” jonė do tė jetė e sigurtė jo vetėm nė ēdo copė tė Shqipėrisė Etnike, por edhe tė Europės sė cilės i pėrkasim qėkurėse na fali Zoti bashkė... bashkė.

Ndue Bacaj

 

Sa mungesė njohurishė ka njeriu?

Mendimi i lirė, sa u bindet rregullave?

Sa do fantazi qė tė kisha, kurrė nuk mund ta kisha imagjinuar qė studimet e mia  tė hynin nė Internet nėpėrmjet njė gazette tė qytetit tim me karakter tė theksuar kombėtar, siē ėshtė gazeta “Shqipėria Etnike”. Nė kėtė shkrim do tė paraqes njė sintezė tė dy studimeve dhe njė Projekt. Kėtu nuk ka vend pėr debate dhe konflikte me administratėn shtetėrore.

      Pėr studimin e parė unė arrita ta botoj atė si njė libėr, ku pėrveē studimit ishte edhe njė pjesė e autobiografisė time. Studimi titullohet “Teoria kuantike (korpuskulare) e impulsit nervor”.

Parathėnie

Ky artikull pėrmban shpjegimin e zhvillimit tė impulsit nervor sipas njė teorie tė re. Kjo teori e ēon nė njė nvel mė tė lartė shpjegimin e proēesit tė impulsit nervor nėpėrmjet zhvillimit tė disa elementeve tė rinj dhe funksioneve tė reja qė pėrfshihen nė proēesin pėr zhvillimin e impulsit nervor.

      Nė kėtė teori, impulsi trajtohet sipas njė koncepti tjetėr, nga njė valė elektrike qė pėrcillet nga periferia nė qendėr, nė njė korpuskul (thėrmijė, foton) qė pėrcillet nga periferia nė qendėr, prandaj edhe kėtij punimi i kam venė titullin” “Teoria kuantike (korpuskulare) e impulsit nervor”.

      Ajo ēka ėshtė zbuluar deri tani pėr impulsin nervor shėrben si njė bazament i fuqishėm, mbi tė cilin kam ndėrtuar kėtė teori. Pa kėtė bazament as teoria korpuskulare e impulsit nuk mund tė ekzistojė.

      Nė kėtė artikull ēdo gjė pėrshkruhet nga ana teorike dhe si pėr tė gjitha rastet edhe nė kėtė rast, ai qė vendos pėr vėrtetėsinė e kėsaj teorie ėshtė eksperimenti laboratorik, i cili nuk ėshtė i lehtė pėr t’u realizuar.

      Le tė shpresojmė se botimi i studimit do tė shėrbejė si njė shans pėr gjetjen e rrugės sė realizimit tė eksperimentit.

 

Teoria kuantike (korpuskulare) e impulsive nervore.

Ashtu sikurse valėt elektromagnetike (edhe drita e dukshme) emetohen me porcione, kuante (fotone) dhe absorbohen po me kuante nga trupi i ngurtė edhe organizmat e gjalla i kapin (iabsorbojnė) valėt elektromagnetike (dritė e dukshme) po me kuante. Pėrcjellja e kėtyre kaunteve nga periferia nė qendėr bėhet me anė tė nervave mbi bazėn e ndryshimeve tė pozicioneve tė joneve Na+ dhe K+ nė membranėn e qelizave nervore. Impulsi ėshtė diēka reale, objektive, ai ėshtė njė kuant (foton) drejtuar nga fibrat nervore.

     Nė kėtė studim kam marrė si objekt studimi kalimin e impulsit nervor nė qelizat e nervit optik. Nė nivelin e koneve, shkopinjve, rodopsimes (ose iodopsimes) ndodhin njė rėrėsi komplekse veprimesh biofizike e biokimike, qė e kalojnė fotonin nė brendėsi tė membranės sė qelizės nervore tė nervit optik, gjithashtu ndodh ndryshimi i potencialit elektrik nė membranėn e qelizės nervore qė realizohen si rezultat i kalimit tė joneve NA+ dhe K+ nė brendėsi dhe jashtė membranės sė qelizės nervore. Fotoni vjen, apo mė mirė nė brendėsi tė aksit nervor poshtė membranės ndodh takimi NA+ me fotonin.

      Joni NA+ orbitėn e jashtme e ka tė lirė pa elektron, kėshtu qė kur ndodh takimi i natriumit NA+ me fotonin, ky i fundit nuk absorbohet orej NA+, por bėn njė lėvizje harkore rreth bėrthamės sė tij. Nė mungesė tė elektronit nivelet e mundshme tė vendosjes sė tij ekzistojnė pavarėsisht, ėshtė apo nuk ėshtė elektroni present. Pikėrisht nė kėto nivele tė pazhdukura kalojnė fotonet, qė kanė po atė gjatėsi vale elektromagnetike, sikurse valėt elektromagnetike tė lindura nga kalimi i elektronit tė NA+ prej njė niveli mė tė lartė nė njė mė tė ulėt, pa u bėrė pjesė integrale e joneve NA+. Vemė re kėtė paralelizėm: Rrezatimet e elektronit tė orbitės sė jashtme

 Tė NA pėrfshihet me njė gjatėsi vale nga 4044A° deri nė 7443A°. Syri, ka valė elektromagnetike me gjatėsi vale nga  4000A° deri nė 7600A°. Nė kufirin e poshtėm nuk pėrjashtohet mundėsija e gabimit tė matjeve, kurse nė kufirin e sipėrm duhet tė ekzistojnė dhe nivele, tė cilėt nė rastin e elektronit nuk ekzistojnė, kurse me kalimin e fotonit shfaqen.

Pėrshkrimi i skemės nė pėrcjelljen e fotonit gjatė mebranės sė qelizės nervore.

Momenti 0 –    i qetėsisė, gjendje normale.

Momenti I –    Lindja e impulsit . Futja e joneve dhe fotoneve NA+ nė brendėsi tė   

                  qelizės nervore, kalimi i fotonit nė nivelet e lira tė joint Na .

Momenti II -    Periudhė refraktare. Fotoni kalon nė orbitėn e lirė tė jonit NA+ nė

                         boshllėkun midis dy joneve NA.

Momenti III -  Fotoni kalon nė orbitėn e lirė tė joint NA+ tjetėr.

Momenti IV - Ėshtė i njejtė me momentin II por ndryshon vetėm drejtimi i lėvizjes

                        sė fotonit.

Momentet V-VI-VII-VII – Janė identike me momentet I-II-III-IV, prandaj mund tė

                                           shėnohen si tė tilla.

    Pėr realizimin e vėrtetėsisė sė teorisė kuantike (korpuskulare) tė impulsit nervor duhet tė realizohet eksperimenti i vendosjes sė mikrofotocelulave brenda nervit optik.

      Nė mbyllje dua tė them qė mendimi nuk ėshtė njė proēes abstrakt, por ai ka njė bazė materiale. Ai ėshtė rezultat i bashkėpunimit tė substancave tė ndryshme tė fushave agnetike tė ndryshme nė njė pikė tė caktuar tė universit nė njė moment tė caktuar tė kohės.        

                                                                                 Tiranė, Nėntor 1981

Studimi i  dytė titullohet:  “Realiteti i relativitetit dhe bashkveprimi i pa fund”.

Nė vend tė Parathėnies:

Ky studim i pėrket fushės sė fizikės Nė tė trajtohet termi i “Bashkėsisė fizike”. Bashkėsitė e trajtuara nė algjebėrjanė tė pėrshtatura pėr fizikėn. “Bashkėsitė fizike” janė formė e tė arsyetuarit mbi trupa fizikė dhe fenomenet fizike. Ato bėjnė njė lidhje tė natyrshme dhe mė tė fortė mes fizikės klasike dhe fizikės moderne, gjithashtu nė kėtė studim trajtohen dhe marėdhėniet mes “Teorisė sė Relativitetit” dhe konceptit tė “Bashkėsive Fizike”. Do t’ju duket e ēuditėshme, por ky studim u krijua falė forcės sė dashurisė. Ky studim u bė public nėpėrmjet botimit tė librit me tė njėjtin titull, nė Korrik 2002.

 

    Para se tė fillojmė ėshtė mirė tė jap njė pėrkufizim tė termit “Bashkėsi Fizike”, ashtu siē e mendoj unė: Bashkėsi fizike do tė quhet ajo formė e tė arsyetuarit e cila plotėson kėto tre kushte themelore:

1- Tė ketė jo mė pak se dy elemente pavarėsisht nga pėrbėria e tyre.  

2- Tė ketė njė ligj apo formulė qė shpreh lidhjen midis tyre.

3- Tė ketė tė paktėn njė bosht kordinativ.

       Pėrdorimi i termit “Bashkėsi Fizike” lehtėson punėn nė formulimin e ligjeve tė ndryshme tė fizikės. Mė poshtė po jap disa shembuj tė pėrdorimit tė kėtij termi.

Si ėshtė: “Nė njė system tė izoluar, energjia mund tė ndryshojė trajtė, por ajo as nuk krijohet dhe as nuk mund tė zhduket. Energjia e pėrgjithėshme e njė sistemi tė izoluar, mbetet konstante”. *

Si mund tė jetė: “Nė njė bashkėsi fizike, energjia mund tė ndryshojė trajtė, por ajo as nuk krijohet dhe as nuk mund tė zhduket. Energjia e pėrgjithėshme e njė bashkėsie fizike mbetet konstante”.

       Nė fizikėn klasike koncepti i bashkėsisė fizike do tė shprehte mė sė miri vrojtimet e Njutonit mbi rėnien e lirė (gravitacionale). Nė kėtė rast plotėsohen tre kushtet themelore tė njė bashkėsie:

1- Dy elemente, fruti i mollės  dhe toka.

2- Ligji i gravitetit (qė shpreh lidhjen mes tyre)

3- Boshti kordinativ i cili merr pėr abshisė sipėrfaqen e tokės.  

Koncepti i bashkėsisė do tė na ndihmojė tė kuptojmė dhe t’i japim mė tepėr dritė, njėrės prej teorive mė tė bukura tė fizikės, “Teorisė sė Relativitetit”, nė fizikėn moderne tė Ajnshtajnit, nė konceptin relative tė kohės.

Si ėshtė: “Koha ka karakter relativ, ajo rrjedh nė mėnyra tė ndryshme nė sisteme tė ndryshme inerciale referimi”.**

Si mund tė jetė: “Koha ka karakter relativ, ajo rrjedh nė mėnyra tė ndryshme nė bashkėsi fizike tė ndryshme”.

      Dy postulatet e Ajnshtajnit mund tė paraqiteshin dhe nė formėn e bashkėsive.

Postulati i parė, si ėshtė: “Ligjet e Fizikės janė tė njėjta nė ēdo sistem inercial referimi”.

Si mund tė jetė: “Ligjet e Fizikės janė tė njėjta nė ēdo bashkėsi fizike”.

Postulati i dytė, si ėshtė: “Shpejtėsia e dritės ka tė njėjtėn vlerė nė tė gjitha sistemet inerciale tė referimit, pavarėsisht nga lėvizja e tyre dhe nga lėvizja e burimit dritor”. 

Si mund tė jetė: “Shpejtėsia e dritės ka tė njėjtėn vlerė nė tė gjitha bashkėsitė fizike, pavarėsisht nga lėvizja e tyre dhe nga lėvizja e burimit dritor”.

     Si nė rastin e variantit tė sistemeve inerciale tė referimit ashtu dhe nė rastin e bashkėsive, postulate i parė ka vlera gjithėpėrfshirėse.

      Me postulatin e dytė vetė ai bėn njė pėrjashtim pėr rastin e shpejtėsisė sė dritės. Nėqoftėse do tė vazhdojmė me kėtė logjikė, me zhvillimin e fizikės mund tė gjendet edhe njė fakt i dytė, i cili tė bėjė pėrjashtim nga postulati i parė, duke u bėrė kėshtu 2 ose 3 e mė tepėr fakte pėrjashtuese.

       Kuptohet se nė kėtė logjikė, postulate i parė humb vlerėn e tij pėrgjithėsuese. Pra vetė Ajnshtajni , ka lėnė mundėsinė qė ky postulat tė hidhet poshtė me kalimin e kohės. Shtrohet pyetja: Pra Ajnshtajni paska gabuar, ose mė saktė cilės pjesė sė postulateve duhet ti besojmė?

      Unė them se Ajnshtajni ka pasur tė drejtė thuajse plotėsisht. Kuptohet evolimi i fizikės bėn pėrmirėsimet e veta. Postulati i parė i Ajnshtajnit ėshtė i palėvizshėm, nė logjikėn e tij, me pėrdorimin e termit tė bashkėsisė fizike ai ēimentohet akoma mė tepėr. Postulati i dytė ėshtė i vėrtetė deri nė limitin e mospėrfshirjes nė bashkveprimme elementė tė tjerė tė natyrės. Nėqoftė se fotonet e dritės, do i marrim nė konceptin e njė elementi tė njė bashkėsie fizike tė caktuar, pa pėrmendur elemente tė tjerė tė kėsaj bashkėsie, atėhere postulati i dytė ėshtė i vėrtetė pasi bashkėsia e elementit foton, nuk bashkėvepron mė bashkėsitė e tjera nė rastin e shpejtėsisė sė dritės. Por pėr rastin e vetė bashkėsisė nė tė cilėn bėn pjesė fotoni dhe shpejtėsia e dritės do t’i nėnėshtrohet ligjeve tė fizikės. Nė kėtė formė zhduket dhe nevoja e pėrjashtimit nė sensin absolut.

Rregullat e logjikės (ashtu si i arsyetoj unė)

1- Bashkėsi fizike do tė quhet ajo formė e tė arsyetuarit, e cila plotėson kėto tre kushtete themelore:

A-                  Tė ketė jo mė pak se dy elemente pavarėsisht nga pėrbėria e tyre.

B-                  Tė ketė njė ligj apo qė shpreh lidhjen mes tyre.

C-                  Tė ketė tė paktėn njė bosht kordinativ.

 

2- Elementet e bashkėsive fizike janė nė bashkveprim tė pafund mes tyre. Bashkveprimii tyre vjen nga pafundėsija dhe ikėn nė pafundėsi.

3- Bashkėsitė fizike hyjnė nė bashkveprim me njėra tjetrėn. Ato gjatė bashkvep-

      rimit mes tyre gėzojnė vetitė algjebrike tė “+,-,:,X,” dhe ato tė pėrfshirjes.

4- Postulati i parė i Ajnshtajnit ėshtė i vlefshėm pėr tė gjitha bashkėsitė fizike si dhe pėr bashkėveprimet mes tyre.

5- Nė natyrė nuk ekziston njė konstante absolute e njėvlerėshme pėr tė gjitha bashkėsitė fizike. Ēdo konstante qė mund tė pėrdoret ėshtė e vkerėshme pėr njė numėr tė caktuar bashkėsishė fizike. Pra edhe “C” qė ėshtė shpejtėsia e dritės nuk ėshtė njė konstante absolute.

6- Nuk mund tė ketė asnjė element i cili tė jetė i pėrjashtuar nga koncepti i bashkėsisė fizike.

Cila ėshtė lidhja mes teorisė sė relativitetit dhe bashkėveprimit tė pafund?

Teoria e relativitetit e parė nė njė kėndvėshtrim tė caktuar ėshtė logjika e fjalės “mundet”. Fjala “mundet + njė ligj”, tregon rrugėn qė pėrshkon materia nė momente tė caktuara tė bashkveprimit. Bashkėsia fizike gjatė bashkveprimit tė elementeve tė sajė nė njė moment tė caktuar pėr arėsye tė ndryshme humb ekuilibrin e sajė. Nga kjo ajo pėson transformime tė natyrave tė ndryshme. Nė njė moment tė caktuar ajo fiton njė ekuilibėr statik tė ri, mjaft tė ndryshėm nga i pari. Kjo gjė demostron natyrėn relative tė materies. Transformimet fizike qė pėson bashkėsia fizike gjatė bashkveprimit mund tė jenė tė pranueshme pikėrisht nė saje tė teorisė sė relativitetit.

      Po tė pranohet teorikisht pėrdorimi i konceptit tė bashkėsisė fizike kuptohet se studimi i veprimeve fizike tė natyrės do tė jetė mė i lehtė, mė i saktė dhe mė i qartė. Njėkohėsisht do tė hapte njė rrugė tė re nė mėnyrėn e konceptimit tė tyre.

       Nė tė gjitha kėto qė kam shkruar ka njė problem tė paqartė. Nė cilėn bashkėsi fizike konstantja e shpejtėsisė sė dritės nuk ėshtė mė njė e tillė? Pra, kjo duhet tė provohet, megjithse teorikisht ajo mund tė parashikohet se ekziston. Kur je i papunė tė shkruash pėr kėto gjėra ėshtė njė ndėr mėnyrat mė tė bukura pėr tė kaluar kohėn, por qė tė gjesh se nė cilėn bashkėsi konstantja “C” e shpejtėsisė sė dritės nuk ėshtė mė njė e tillė, ndryshon loja, duhet laboratori. Nėqoftėse ndonjė drejtues institucioni shkencor, pasi t’i ketė lexuar kėto faqe, ėshtė i interesuar pėr kėtė temė, mund tė mė bėjė tė ditur, pasi edhe mua mė pėlqen tė merrem me njė gjė tė tillė.

Stef Staku

 

Motra e shkrimtarit disident Bilal Xhaferrit

akuzon kryetarin e shoqatės kulturore “Bilal Xhaferri”

pėr abuzime dhe pėrfitime personale nė emėr tė tij

Letėr e hapur, drejtuar gazetės “Shqipėria Etnike” nga Antika Myrtaj

Tashmėėshtė bėrė nė modė, tė krijosh njė shoqatė (me 2 apo 5 vetė) dhe nė emėr tė asaj shoqate tė zhvillosh aktivitetin pėr interesa tė ndryshme. Tė marrėsh dhe njė emėr nga madhėshtia e njė emri tjetėr, qė tė kesh sukses, nė profesionin tėnd, pse jo, edhe nė qesen e “shoqatės”. Kėshtu ndodhi edhe me shkrimtarin Shefki Hysa (qė sipas motrės sė shkrimtarit disident, publicistit tė revistės mė tė suksesshme “Krahu i Shqiponjės” nė Amerikė) zonjės Antika Myrtaj (Xhaferri) me banim nė Sarandė, e cila i drejtohet me njė letėr tė hapur, gazetės “Shqipėria Etnike”. Nė kėtė letėr znj. Antika shpreh qartė zhgėnjimin e saj nga dashamirėt e artit tė vėllait tė saj B. Xhaferrit, i cili tashmė ėshtė i vdekur fizikisht, por krijimtaria artistike dhe veprimtaria publicistike qė ka zhvilluar ai, (nė shėrbim tė lirisė sė fjalės, lirisė sė individit, bashkimin e vllazėrimin e shqiptarėve kudo nėpėr botė) ėshtė e pavdekshme.

    Sot jetojmė nė njė shoqėri tė hapur, por na mungon ndjenja e qytetarisė, pėr obligimet qė na “imponojnė” njerėzit qė punuan dhe sakrifikuan aq shumė pėr kombin tonė, pėr zhvillim e qytetėrim. Dhe kur bėhet fjalė pėr Bilal Xhaferrin, pėrgjegjsia qytetare dhe intelektuale ėshtė shumė e madhe, pasi i detyrohemi pėr guximin, sakrificėn qė na injektoi nė deje si shqiptar. Tekstin e letrės po e botojmė tė plotė:

    Zoti Shefki Hysa ėshtė i pari gazetar qė shkroi pėr Bilal Xhaferrin. Inisiator i “shkėlqyer” i tij, sikur tė ishin binjak me Bilalin. Krijoi Shtėpi Botuese “B. Xhaferri”, krijoi Shoqatėn Kulturore “B. Xhaferri”. Aq shumė u pėrpoq pėr tė, sa nuk e imagjinoni dot, qė nga 1993 deri 1995, deri ditėn qė ai u nis pėr t’i marrė eshtrat e Bilalit nė SHBA. Gjezdisi nėpėr tė gjitha zyrat e Kuvendit Popullor, dhe deri nė presidencė, pėr tė vajtur nė Amerikė. Nė presidencė tek Kolec Topalli e shpura unė, motra e Bilalit (Antika) dhe zoti Kolec bėri tė pamundurėn pėr tė na ndihmuar.

    Meqenėse zonja Ballkize Halili i kishte ruajtur shkrimin e pabotuar tė librit “Krasta Kraos” Shefkiu iu ngjit pas si rrodhe, deri sa ia mori dhe e botoi para se tė venim nė Amerikė. Por ai me dinakėri erdhi nė Lukovė (atje ku unė banoja), dhe iu binda verbėrisht kėrkesės sė tij... Mė shpuri nė Sarandė tek avokat Aleko Agnamosi dhe mė mori tė drejtėn e autorit. Unė isha e paditur dhe e parrahur me kėto probleme tė krijimtarisė, dhe nuk e dija se ēdo djalloste Shefkiu. Dhe tė gjithė kėtė e bėri pėr tė marrė shpėrblimin e librit qė ai botoi. Kurse zonjės Ballkize, ai nuk e shpėrbleu as me njė faleminderit, se nėse s’do t’i kish ruajtur ajo ato dorėshkrime, libri sot nuk do tė egzistonte. Do t’ia kish marrė ferra uratėn bashkė me shkrimet e tjera. Kur Bilali iku nga Shqipėria, ca shkrime i mori policia e ca i dogjėn nga frika. Zoti Shefki Hysa, “i papėrtuar, i palodhur” nuk pati kurajo tė dilte asnjė herė nė ndonjė emision pėr Bilalin, pasi vėllai im ka skrifikuar edhe jetėn pėr interesat e shqiptarėve kudo nė botė. (tė gjitha kėto paēavure u bėnė para se tė shkonim nė Amerikė pėr tė marrė eshtrat e Bilalit). Mė kujtohet kur bėri njė listė tė gjatė emrash nga shoqata pėr tė vajtur nė Amerikė. Nga nxitimi pėr tė zbuluar “qypin e mjaltės”, nuk priti tė aprovoheshin ata persona, qė ai zotėria i zgjodhi vetė dhe nuk priti tė dilte as fondi nga shteti (i aprovuar atherė pėr kthimin e eshtrave tė Bilalit).

    Shefkiu iku duke mė gėnjyer edhe mua. Rregulloi nėpėr zyra veten e tij si kryetar i shoqatės, duke marrė me vete edhe zotin Gėzim Qinami. (Emri im nė listėn e tij, nuk u aprovua). Dhe unė vajta me shpenzimet e mija pėr tė parė vėllanė tim tė ēvarrosej, se kur u varros nuk e pash. Ai i ka gjetur dhe menaxhuar vetė paratė qė duheshin pėr ēvarrimin e Bilalit. Shteti ia dėrgoj mė mbrapa dollarėt nė Amerikė. Mė kujtohet ceremonia e Bilalit, antarėt e Shoqatės (sė bashku me Shefkiun) nuk kishin pėrgatitur as njė kurorė (pėr emrin qė mbante Shoqata) dhe jo mė tė mbanin njė fjalim pėr kortezi para varrit. Nė rivarrimin e Bilalit nė Sarandė morėn pjesė shumė intelektualė, artistė, politikanė dhe shumė e shumė njerėz nga e gjithė Shqipėria. Nderet e ceremonisė iu bėnė siē nderohen ata qė e meritojnė me tė vėrtetė emrin me personalitet e dinjitet qė punuan dhe dhanė edhe jetėn pėr vendin dhe popullin e tyre. (I tillė ishte Bilali). Por zoti Shefki Hysa meqenėse e “privatizoi” i pari Bilalin gėzoi shumė “privilegje” prej emrit tė tij. Nė emėr tė shoqatės filloi tė niste edhe njerėz nė Amerikė, pėr interesa tė tij. Kjo shoqatė gėzonte shumė respekt dhe privilegje nga shteti demokratik atherė. Po sot pse ėshtė bėrė shurdh-memece? Prandaj unė deklaroj se, nuk ju kam dhėnė asnjė tė drejtė tė shkruani dhe tė botoni nė emėr tė Bilal Xhaferrit. Pasi tė gjitha tė drejtat ligjore i disponoj unė, motra e tij Antika Myrtaj.

    Nė dokumentin Nr. 710, nr. protokollit 606 nė prani tė juristit Artan Lula, kjo e drejtė mė jepet mua.

 

    Po ju paraqesim tė plotė pėrpilimin e organizimit nga Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri”, nga administrata e Shtėpisė Botuese “B. Xhaferri” pėr pėrgatitjen e kthimit tė eshtrave tė Bilalit nė Atdhe.

 

Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri”

Kėshilli Drejtues

Administrata e Shtėpisė Botuese

Nr. 42 Prot.

Tiranė, mė 6. 1. 1955

 

Zotėrinjve:

Antika Myrtaj

Dhori Karaj

Namik Mane

Pjetėr Arbnori

Shefki Hysa

Shpėtim Ēuēka

Teodor Laēo

Uran  Butka

Vath Koreshi

Visar Zhiti

Ylljet Aliēkaj

 

    Shoqata kulturore dhe shtėpia botuese “Bilal Xhaferri” nismėtare tė lartėsimit tė figurės sė shkrimtarit tė shquar disident Bilal Xhaferri si dhe njė ndėr institucionet e ngarkuara nga Presidenti i Republikės pėr pėrgatitjet e domosdoshme pėr kthimin e eshtrave tė Bilalit nė Atdhe; pas konsultės me shkrimtarė e artistė, miq e dashamirės tė kėsaj figure tė nderuar, njėkohėsisht edhe me personalitetet pėrkatėse, propozon qė komisjoni organizator i ceremonialit tė pėrbėhet prej zotėrinjve:

1. Antika Myrtaj, motra e Bilalit.

2. Dr. Dhori Kraj, psikolog, dekan i fakultetit tė sociologjisė, nėnkryetar i shoqatės kulturore “Bilal Xhaferri

3. Namik Mane, poet (shok i ngushtė i Bilalit)

4. Pjetėr Arbnori, shkrimtar, Kryetar i Kuvendit Popullor.

5. Shefki Hysa, shkrimtar, drejtor i shtėpisė botuese “B. Xhaferri”, Kryetar i Shoqatės “B. Xhaferri”.

6. Shpėtim Ēuēka, pėrkthyes, drejtor i drejtorisė pėr Bashkėpunimin shkencor e teknik nė Ministrinė e Jashtme.

7. Teodor Laēo, shkrimtar, deputet, ministėr i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

8. Uran Butka, deputet, Kryetar i Komisionit tė massmedias.

9. Vath Koreshi, shkrimtar (mik i Bilalit).

10.                Visar Zhiti, poet, anėtar i kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artisėve, Shef i Zyrės sė Shtypit dhe informacionit nė Kuvendin Popullore.

11.                Ylljet Aliēkaj, drejtor i drejtorisė sė marrėdhėnieve me jashtė pranė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

    Kryetari Shefki Hysa

 

    Rivarrosja e B. Xhaferrit ėshtė bėrė mė 7 Maj 1995, dhe tani qė po kujtojmė, jemi nė fund Korrik tė 2003. Kanė kaluar plot shtatė vjet qysh atherė. Dhe shkrimtari, publicisti, antikomunisti Bilal Xhaferri ende e ka varrin nė dhe tė tharė, si buza e tij e tharė, e bėrė shkrumb pėr liri, drejtėsi e qytetari.

    Kanė kaluar plot shtatė vjet, dhe asnjė nga artistėt e gazetarėt si mostra e Shefki Hysės, s’ėshtė kujtuar tė respektojė nė ndonjė emision special Televiziv ose Radiofonik kėtė figurė tė madhe, tė ndritshme qė pak njihet nga brezat e rinj. Edhe nė tekstet shkollore tė shkollave 8-vjeēare, ėshtė hequr nga teksti tregimi Purpuranti, qė sipas shkrimtarit tė njohur Vath Koreshi, ai tregim ėshtė ndėr kryeveprat e prozės nė letėrsinė shqipe.

    Kurse varri i Bilalit, buzė trotuarit nė qytetin e Sarandės, ka mbetur si atė ditė tė 7 Majit 1995, edhe pse u premtua nga shteti se nė varrin e B. Xhaferrit do tė ngrihet monument. Kanė kaluar plot shtatė vjet, dhe ju zoti Shefki, qė gjithė ditėn, tregoni pėrralla tė frikshme kafeneve, dhe qė jetoni nėn “ombrellė” tė Bilal Xhaferrit, ju kujtoj se B. Xhaferri ka njė pėrvjetor lindjeje - 2 Nėntor 1935 dhe njė pėrvjetor vdekje - 1985.

    Zgjohuni dhe drejtohuni sėrish nga presidenca (kėtė radhė jo pėr vete) por pėr tė respektuar vėrtetė vlerat reale tė atdhetarit tė flaktė, shkrimtarit disident, qė e detyruan tė largohej nga Shqipėria kėmbėzbathur dhe tė kthehej me arkivol.

    Ndoshta ka mbetur ndonjė medalje pėr Bilal Xhaferrin, megjithėse ai s’ka vuajtur kurrė pėr lavdi, por vetėm pėr pak respekt dhe dashuri.

Fatime Kulli

 

Tė jesh dukagjinas ėshtė nder dhe krenari

Tė nderuar pjesėmarrės.

Sot na bashkoi kėtu krenaria jonė e pėrbashkėt e tė qėnit dukagjinas dhe pėrkushtimi ynė i pėrbashkėt pėr ta ngritur nė piedestalin qė i takon kėtij emri tė dashur e tė shtrenjtė pėr tė gjithė ne.

    Kjo krenari e ligjshme buron nga tradita patriotike atdhetare e trashėguar brez pas brezi dhe virtytet mė tė mira tė traditės shqiptare si trimėria e guximi, urtėsia e fisnikėria, thjeshtėsia e ēiltėrsia, besa e bujaria, forca dhe qėndrueshmėria vitale dhe geni tipik i shqiptarizmit i amshuar nė trinomin atdhe, liri e fe.

    Helmut Ebehard dhe Karl Kaser, historianė dhe etnografė tė UT Gracit, Austri, japin pėr kėtė pėrkufizim mjaft konēiz pėr historinė autentike tė Dukagjinit duke cituar: “Ėshtė e pamohueshme qė nė refleksionet e tyre tė kohės sė kaluar nuk shohim asnjė njollė historike ndėr shekuj me radhė, mbetja etnikisht katolik tė pastėr shpreh mė sė miri kėtė tė vėrtetė.”

    Ėshtė e vėrtetė si drita e diellit qė jemi treva qė rezistuam mė gjatė ndaj herezisė osmane, ėshtė e vėrtetė historike se Dukagjini de fakto ishte njė enklavė e pavarur nė trupin e dinosaurit tė perandorisė otomane. Banorėt e Dukagjinit nuk pranuan tė paguanin asnjėherė taksa e tatime gjė qė tregon se nuk u integrua fare nė administratėn osmane dhe aq mė pak nuk pranuan kurrė tė luftojnė pėr ta.

    Pa dashur tė zgjatem nė perifrazime historike dua tė them se Dukagjini qė nga Kuvendi i Lezhės dhe deri mė 1912 zhvilloi dhjetra e dhjetra kryengritje, revolta tė armatosura, beslidhje e kuvende duke sfiduar armikun tonė shumėshekullor si askush tjetėr nė Shqipėri.

    Mos vallė gabuan tė parėt tonė qė historikisht nuk u nėnshtruan tė huajve dhe pranuan tė rrinin zbathur e zhveshur dhe tė uritur nė gjirin e maleve tė ashpra alpine, duke ruajtur me nostalgji kujtimin e paharruar e Gjergj Kastriotit dhe tė princit tė tyre legjendar Lekė Dukagjini. Mos vallė gabuam ne apo gabuan ata qė ranė nė letargji kombėtare shumėshekullore duke menduar mė tepėr pėr grada e ofiqe e ēifligje se sa pėr emrin e Shqipėrisė, qė lėngonte nė robėrinė shekullore aziatike. Mos vallė gabuan dukagjinasit, mirditorėt, hotjanėt dhe kelmendasit qė iu bėnė mburojė dhe shpėtuan nga asimilimi besimin e vjetėr kristian tė shqiptarėve. Mos vallė gabuan tė parėt tonė qė u gjakosėn, u prenė, u vranė, u dogjėn e u poqėn me serbo-malazezėt, duke filluar nga Hoti, Gruda duke vazhduar nė Qafėn e Boshit e kujen e Planit dhe duke pėrfunduar nė Gurin e Kuq tė Shoshit.

    Mos vallė janė fajtorė dukagjinasit qė u rreshtuan pėrkrah peshkopit liberal demokrat me vizione perėndimore dhe luftuan dy herė kundėr bajraktarit tė Matit, despot me kapriēo tipike tė njė feudali oriental ballkanas, hakmarrja dhe mizoria e tė cilit nuk njohu kurrfarė kufiri aq sa Enveri mori njė leksion qė do t’i shėrbente nė tė ardhmen. Mos vallė bėnė ndonjė mėkat mbi 100 dukagjinas qė luftuan LNĒ, njė nga luftėrat epokale tė shqiptarėve. Mos vallė gabuan ata qindra antikomunistė qė u pėrleshėn dhėmb pėr dhėmb me diktaturėn mė tė egėr komuniste nė Evropė, jo ata pasuruan mė tej beugrandin e qėndresės dukagjinase, duke mbetur si monumenti mė i ri i qėndresės anti-totalitare.

    Ja, pra pse duhet tė jemi krenarė se jemi dukagjinas, pasi nė ēdo etapė historike kemi qenė faktor i rėndėsishėm, ne nuk jemi zvarritur as kemi fjetur gjumė nė histori. Ne jemi sinonim i shqiptarit tė vėrtetė, ja ē’thoshte Atė Daniel Gjeēaj, zėri mė i dėgjuar i shqiptarėve tė mėrgatės pr 40 vjet nė diktaturė: “Kur nė vitet e largėta tė rinisė sime, profesor e studentė austriakė e gjermanė vinin ndėr malet tona dhe kalonin nė Theth, Curraj e Shalė, thonin se kishin ardhė pėr tė parė ilirėt e vjetėr pėr tė cilėt kishin lexuar nė libra. Ata ilirėt e vjetėr i gjenin ende gjallė, jo veē nė fizionominė e trup, por sidomos nė doke, folklor e gjuhė qė s’ishin as neogrekė, as neolatinė, as neo gjermanė e aq mė pak neosllavė”. Besa ėshtė virtyt qė i ka fisnikėruar mė tepėr shqiptarėt nė sy tė opinionit tė huaj, askush si Dukagjini besėn nuk e ka fe mbi fe. Martirėt tanė tė besės sfidojnė ēdo Kostandin dhe ēdo legjendė, breznia e tyre vijoi deri nė epokėn tonė kontemporane. Ku ka si bujarinė tonė, ku dera e shtėpisė ėshtė e hapur nė ēdo orė tė ditės, e ēdo ditė tė vitit, ku “Mirė se erdhe!” tė thotė fėmija, tė thotė nusja e plaku i shtėpisė. Ku sofra shtrohet me ēfarė tė ketė falė zoti pa kurrfarė servilizmi e interesi njėlloj si pėr shtegtarin, mikun e shtėpisė, zabitin apo lypsarin. Dua t’u kujtoj ksenofobėve orientalė me instinkte aziatike qė herė pas here vjellin vrer nga urrejtja patologjike pėr Dukagjinin se mitologu mė i madh i etnosit shqiptar, biri i Shllakut, At Bernadin Palaj, dukagjinasit i ka quajtur fiset mė poetike tė trevave shqiptare dhe vijon mendimi i tij: “A ka gja ma tė bukur pėr nji poet, historian, romancier a etnograf se sa me gjetė nė ndonjė mbledhje kėsi Homeridash tė vegjėl qė me njė dialekt klasik e njė frazeologji tė kullueme tė panjohur prej fjalorit tė shkollave aso pėrshkrimesh aq tė bukura e tė enduna me njė gjuhė aq tė mirė e tė kthjellėt, sa dhe artistit ma tė mirė i nepet me thanė “Nuk di shqip, kjo asht gjuha shqipe”. E nė kėto kulla mandej me ndie jonet misterioze tė lahutės”. “Besohet se nė Evropė nuk ka burra armėsh mė tė mirė se kėta kundra turkut, sepse 100 kėsish vlejnė 1000 turq ose shqiptarė tė fushės”, shprehet Frang Bardhi nė relacionin e tij tė vitit 1638 pėr dukagjinasit sa lagjet e vjetra nnuk i kalojnė 350-400 vjet, shkakun e kėtij fenomeni e ka spjeguar shumė realisht i mirėnjohuri Fadil Kraja jo shumė kohė mė pėrpara tek gazeta “Shqipėria Etnike”.

    Ndėrsa Teodor Ipen nė librin e tij “Shqipėria e vjetėr”, thotė: “Nė Shkodėr nuk ka dyer tė vjetra aristokratėsh, shkodranėt po t’i gjykojmė nga mbiemrat e tyre kanė paraardhės fshatarė, dhe si muhamedanėt si katolikėt mbajnė mbiemrat e fiseve tė tyre malore ose tė fshatrave tė fushės nga erdhėn nė qytet. Shkodra ka qenė fatlume qė pati mburojė atdhetarizmi tri malėsi vigane si Dukagjini, Mirdita dhe Malėsia e Madhe, nga tė cilat buron dhe ka origjinėn pjesa dėrrmuese e ajkės sė inteligjencės kulturore tė kėtij qyteti”.

    S’ka pse t’i vijė kujt ēudi kur themi se Ernest Koliqi, princi i letrave shqipe dhe i vėllai i tij, Mikeli, Kardinali i parė shqiptar, rrjedhin nga Lotajt e Shalės, tė parėt e tyre u shpėrngulėn nė Shkodėr nė dhjetvjeēarin e parė tė shekullit tė 18-tė, qė nuk i bie mė tepėr se 9 apo 10 brez dhe kėtė gjė pėrpara meje e ka thėnė Hamdi Bushati, e njėjta gjė ėshtė thėnė nga profesor Jup Kastrati pėr Zef Jubanin, pėr tė vazhduar vargu i gjatė i personazheve vip, me Zef Hilgegėn, themeluesi i komedisė shkodrane, me Ndoc Temalin, njeriun e avetrrave gazmore, me Zef Jubanin, Artist i Merituar, themelues i teatrit profesionist nė Shkodėr, Tinka Kurti, ylli i teatrit dhe i kinematografisė shqiptare, ēikėn fisnike tė Planit, me tė paharruarin tė madhin Pjetėr Gjoka, djali i Dushmanit. Nga trualli mė i lashtė dioqezor i Xhanit lindi Ndrekė Luca, Artist i Popullit, dramaturgu i 7 shaljanėve, qė u varros me qeleshen e bardhė fisnike tė malėsisė se kėshtu e kishte lėnė amanet pėr sė gjalli dhe trevėn qė i trashėgoi llagėpin, Tef Palushin, gen i fisit tė Zekė Jakinit tė Shoshit, Lin Delinė, piktorin e pėrmasave evropiane, Gac Ēunin, kompozitorin e ėndrrave tė vrara, kujtoni kėngėn “Kaēurrelat e tu”, Gjon Shllakun, pėrkthyesin e talentuar tė kryeveprave tė letėrsisė botėrore, Lec Shllakun, regjisor i Teatrit profesionist “Migjeni”, themelues i teatrit “Skampa” tė Elbasanit, Paulin Selimi, aktualisht pena mė e fuqishme e satirės shqiptare, qė ndonėse ka 150 vjet nė Shkodėr, familja e tij e quan pėr nder se ėshtė nga treva me tė njėjtin emėr qė polli kolosin e legjendės shqipe Martin Camaj, viganin. Dukagjini ka tė drejtė tė mburret jo vetėm pėr mbrojtjen qė i bėri krishtėrimit por edhe pėr klerikėt e mėdhenj, personalitete tė kulturės kombėtare qė nxori.

    Duke filluar me profesor Pater Gjon Shllakun, heroi i katolicizmit shqiptar, Dom Ndoc Nikaj, njė nga mendjet mė tė ndritura tė klerit katolik, historian, shkrimtar e publicist.

    At Ēiprian Nika, Ministėr provincial i Franēeskanėve shqiptarė, i kulturuar si mė s’ka. “Rroftė Shqipėra edhe pa ne! Rroftė Krishti Mbret!”, qenė fjalėt e fundit pėrpara plumbit bolshevik.

    At Bernadin Palaj, njohėsi i mirė i maleve tona, dashnor i pėrjetshėm i besimit dhe i diturisė. At Pjetėr Meshkalla, enciklopediku i kulturės, shėrbėtori i bindur i shėlbimit, hero i gjallė i qėndresės, tigrit Mehmet Shehu kur e pyeti me ironi se ēdo bėni patėr ndėr sy i tha vorrin, po bėj vorrin tand. At Gegė Lumaj, sinonim i virtytit dhe shpirtit tė paepur qė sfidon ēdo tė keqe, Dom Mark Shllaku, akademik me katėr doktorata, Daniel Gjeēajn, dallėndyshen qė i kėndoi lirisė, seriali vazhdon me At Dedė Planin, At Mėhill Mirajn, fratel Ndue Vilėn, At Ambroz Martinin, luftėtarin e besimit dhe misionarin e ēėshtjes shqiptare me 12 gjuhė tė huaja, At Prekė Ndrevashajn, etj., etj., tė gjithė ushtarė tė bindur tė Jezusit, shumica tė flijuar nga diktatura laike e Enver Hoxhės.

    Njė kapitull tė veēantė krenarie e mirėnjohjeje pėrbėjnė mjeshtrit e mėdhenj tė sportit shqiptar, seriali i tė cilėve fillon me Dodė Tahirin, Mjeshtėr i Merituar i Sportit, portieri i parė i kombėtares shqiptare, kampion te “Vllaznia” nė vitet ’45, ’46 vetėm me 5 gola nė dy kampionate, kampion i Ballkanit nė ’46 nė Ballkaniadėn e Tiranės, kampion kombėtar nė hedhje gjyleje, portier i “Vllaznisė”, “Buduēnostit2 dhe “Hajdukut” tė Splitit. Pal Mirashi, Mjeshtėr i Merituar, kampion te “Vllaznia” e “Dinamo”, kampion e nėnkampion Ballkani nė vitet ’46, ’48. Mjeshtri i Sportit Prekė Gjeloshi, 15 vjet kapiten legjendar i “Vllaznisė”, Lin Shllaku, kapiten i “Partizanit” dhe i Kombėtares shqiptare, 5 herė Kampion Shqipėrie, 4 herė fitues i Kupės sė Shqipėrisė, Kampion i Ballkanit te “Partizani”. Nikoll Gjergji, talent i paharruar i futbollit shkodran, Armir Grima rojtari aktual i portės Shkodrane, Kampion Shqipėrie.

    Pleiada e futbollit pasohet me njė plejadė mundėsishė tė papėrsėritėshme, Mirash Vuksani, “dreri i veriut”, kampion absolut 10 vjet rresht, 8 herė fitues i kupės, i shpallur Mundėsi i Shekullit, Market Vata, kampion te “Vllaznia” e “Dinamo”, i pathyeshmi i tapetit 10 herė kampion kombėtar, Ndue Njemza, i treti i botės nė Atlanta, 12 herė kampion i peshės super tė rėndė, Dedė Bregu, Mjeshtėr Sporti, kampion i vėrtetė dhe trainer i pasionuar, Lekė Troja, kampion kombėtar e mundės zemėrzjarrtė, Ndoc Cokaj, 10 herė kampion absolut i mundjes klasike, Zef Gjoni, harusha e ringut, gjahtar i koshit dhe trajner rekordmen i boksit shqiptar, L. Mosi, snajperi i basketit, Pina Thani e Vera Bregu, si motra ndonėse nė epoka tė ndryshme, kampione absolute tė atletikės sonė, rekordmene medaljesh ndėrkombėtare, tė dyja atlete tė shekullit. A ka shuplakė tjetėr mė tė fuqishme pėr tė gjithė ata dashakėqinj qė na akuzojnė se Dukagjini e prishi Shkodrėn, pa kėto figura Shkodra do tė ndihej shumė, shumė e varfėr. Disa qytetas qė pėr tė diftuar qytetari na diftojnė si dhija brirėt se sa unazash i keni mos harroni 5 vjet duhet tė jetosh nė Amerikė tė quhesh amerikan, mos harroni se keni ndoshta shekuj nė Shkodėr e jetoni nė shtėpi pėrdhese, ndėrsa kėta malokėt pėr 7-8 vjet ngritėn tė gjithė shtėpi tė reja, a nuk ėshtė vitalitet, mos kujtoni se ata qė e kanė ngritė kullėn tre kate nė majė tė malit, e kanė jetuar nė gurė tė thatė se nuk do tė jetojnė nė fusha tė begata, mos harroni se jemi kėtu pėr t’u integruar dhe pėr qenė faktor, kjo i frikėson “pashallarėt e pushteteve” qė janė mėsuar t’i kenė vetė tė gjitha ofiqet, prandaj malėsorėt janė djalli qė i rrezikon. Jo o njerėz jo malėsorėt nuk janė shpėrfytyruar mė tepėr se shqiptarėt e tjerė, nuk ėshtė e vėrtetė as se shqiptarėt degjeneruan Evropėn as se Shkodrėn e prishėn malėsorėt, e keqja ėshtė se gjithė tė kėqijat na i faturojnė ne, dhe ne akoma nuk jemi organizuar tė shpalosim vlerat reale qė kemi. Shumė nga ne janė dashuruar marrėzisht pas dy madamave tė politikės shqiptare, keni vėnė re sa vinė nė pushtet tė dashurat tuaja ju poshtėrojnė duke thėnė ti nuk bėn pėr kėtė punė se je nga Dukagjini dhe prapė shumica jonė bredhim pas kėtyre bushtrave, nė vend qė tė vėmė nė vend dinjitetin qė na takon. Kemi ngritur njė seksion tė folklorit dhe tė krijimtarisė artistike, synimi jonė final ėshtė tė diftojė vlerat tona dhe ja ku po ua them se do shihemi shpesh nė aktivitete, koncerte, promovime librash, pėrkujtimore historike e sesione shkencore.

    Kemi njė histori tė pashkruar akoma, tė cunguar e tė konturuar sipas orekseve politike e paragjykime tė njėanshme, duhet shkruar, vlerėsuar e rivlerėsuar ngjarjet e mėdha, personalitetet dhe patriotėt e pavlerėsuar duhet nxitur krijimtaria artistike e studimi shkencor, dhe kjo inteligjencė krijuese do pėrkrahje pasi punėt nuk bėhen vetėm pėr pasion, ne qė shkruajmė na duhet njė kartė, na duhet njė tribunė, na duhet njė mikrofon, pėr kėtė duhet tė kontribuojmė tė gjithė, pa menduar se ē’do fitojmė nga kjo, duhet ta bėjmė pėr Dukagjinin tonė. Njerėzve tė biznesit dua t’u them se do tė jenė mė tė suksesshėm sa mė patriot qė tė jenė, as njėri nga personalitetet qė pėrmenda mė lart qė hyjnė denjėsisht nė histori, nuk u bėnė tė tillė as nga vilat as nga hotelet, as nga superbenzat, as nga jaraneshat, pėr tė ardhmen pėr historinė mos t’u vijė fare keq se vlen mė tepėr njė poezi e goditur, njė kėngė e spikatur, njė artikull dinjitoz, apo aq mė tepėr njė libėr, se sa ato mrekulli qė na ēojnė gojėn lėng sot. E ndjej se u zgjata pak por do ju jap njė premtim se besoj qė brenda kėtij viti do tė keni nė dorė njė libėr ku tė keni brenda, 7 shaljanėt e moēėm, Marash Tuēin e Shoshit, Zekė Jakinin, Kolė Mark Kolėn, Sokol Tonėn, Xhur Kolėn, Kol Gjonin e Planit, Prel Tulin, Mark Lulėn, Mehmet Shpendin, Marash Kolėn, Lush Prelėn, Ēun Nikėn, Marash Delinė, Deli Marashin, Ndokė Gjeloshin, Mirashin, Bush Delinė, Lulash Gjeloshin, Babun Celin, Mark Milanin, Martin Marashin, Coc Lulashin, Gjelosh Ramėn, Kol Ademin, Tunxh Myftarin, Mark Sadikun, Gjeto Gegėn, pėrfshi betejat shekullore tė Dukagjinit, pėrfshi antizogistėt, antifashistėt dhe antikomunistėt, plus inteligjencėn e pėrmasave kombėtare. Vetėm ana buxhetore na pengon pėr tė qenė i deshifruar ky libėr pėr tė cilin kam punuar me kolegun Lazer Kodra tash shumė vjet. Do ju lutesha na ndihmoni se nuk do dilni tė zhgėnjyer. Tė gjithė t’ia kushtojmė pak kohė afirmimit tė vlerave tona, pasi ka 10-12 vjet qė lympeni pa asnjė ideal mbartėsi i antivlerave tona i fekonduar me veset mė tė shėmtuara tė lympenit qytetar kan hedhė baltė mbi visare tona tė pasura, tė cilat nuk duhet tė lėmė askėnd t’i cėnojė.

Prelė Milani

 

Rekuiem pėr Terenc Toēin

Nėse ka njė shqiptar qė jetoi, punoi e dha jetėn nėn komunizėm pėr Shqipėrinė, ky ėshtė Terenc Toēi.

Ai u lind nė Shėn Cosmo Albanese mė 9 mars 1880 nė njė familje me tradita patriotike. Tė parėt e familjes sė tij kishin shkuar me ushtrinė e Skėnderbeut nė Itali pėr tė luftuar kundėr baronėve.

    Terencit qė here i lindi nė zemėr dashuria pėr atdheun e tė parėve tė tij, Arbėrinė, kėshtu qė e la pėrfundimisht vendlindjen e tij, Italinė pas Luftės sė Parė Botėrore pėr tė ardhur e pėr t’u vendosur pėrfundimisht nė Shqipėri. Ai ishte njeri jo vetėm i mendimit, por edhe i veprimit. Ishte i diplomuar nė drejtėsi, por pėrqafoi edhe mjeshtėrinė e gazetarisė tė cilėn e kishte fort pėr zemėr. U formua si politikan e polemizues i papajtueshėm me hipokrizinė. Nė jetėn e veprimtarinė e tij pati si model pune Giuseppe Mazzinin.

    Nė vitin 1900, kur nuk ishte mė shumė se njėzet vjeē, shkroi studimin “Ēėshtja shqiptare” qė u botua njė vit mė vonė.

    Ai ishte i bindur se regjimi i vjetėr anadollak otoman do tė pėrmbysej gjatė atyre viteve qė analizoi, por e shqetėsonte dhe frikėsohej pa masė pėr ndikimin e depėrtimin e Austrisė gjatė viteve tė mėvonėshme nė Shqipėri. Nė shkrimet e tij Terenci shprehej: “Ēėshtja e Lindjes ėshtė njė ankth i tmerrshėm pėr Evropėn, sepse pėr zgjidhjen e saj, mund tė shpėrthente njė luftė qė do tė ēonte nė konsekuenca katastrofike pėr popujt e zvarritur e tė masakruar nga qeveritė qė s’janė gjė tjetėr veēse mohimi absolut i ēdo veprimi e parimi tė drejtėsisė apo tė sė drejtės”.

    Gjatė kohės qė ishte nė Shqipėri ai vizitoi disa koloni shqiptare nė Amerikėn e Jugut dhe mbajti konferenca mbi dy tema: “Dy popuj tė paēliruar”, “Italia e Shqipėria nė Adriatik”.

    Nė Amerikė, nė New York, Terenci njohu Klementina romana dhe, si njeri qė merrte vendime tė menjėhershme, i kėrkoi tė vėllait, Xhenarinos, noter nė New York, dorėn e sė motrės. Ai nė fillim ngurroi, sepse nė adresė tė Terencit nga Italia vinin lajme jo fort tė mira qė e cilėsonin si revolucionar tė rrezikshėm. Megjithatė, pas dy muajsh, ata u martuan.

 

Terenc Toēi nė malet e Shqipėrisė

Nė vitin 1911 marrim vesh se Terenci niset nė njė udhėtim nėpėr malet e Shqipėrisė sė Veriut duke u ngjitur nė tė pėrpjetat e Kelmendit, kalon dy Shalėt (tė madhen e tė voglėn) pėr nė Berishė e Toplanė... duke pėrshkuar Drinin... arrin nė Orosh e mė saktė nė Fan tė Mirditės qė nė kohėn e vet ishte zemra e Shqipėrisė.

    Duke marshuar nėpėr malėsitė e Veriut, si: Shalė, Shosh, Mertur, Nikaj, Toplanė, Thaē e “flamuj” tė tjerė i shoqėruar nga njė malėsor me emrin Sadri, Terenci tregon pėr gatishmėrinė e tyre, si puna e Andrea Prenkės, pėr tė luftuar turqit pushtues.

    Malėsorėt pėr besėlidhje betohen nė traditėn e tyre kanunore, si: “Pėr sa ėshtė i vėrtetė Zoti lidh “besėn” qė deri sa tė kem jetė do tė luftoj me shokėt e mi pėr flamurin shqiptar... nuk do tė vras pėrveē se nė betejė... betohem se nuk do tė bie i gjallė nė dorė tė turkut e t’u dorėzohem kėrcėnimeve e joshjeve tė tij.”

    Mė 26 prill 1911 Terenc Toēi nė Bisak, afėr Oroshit mblodhi burra nė kuvend duke thirrė nga fshatrat qė pėrmendėm mė lart, shto edhe nga Hasi e mbarė Mirdita. Aty bajraktari i Oroshit e ftoi tė merrte drejtimin e organizimit dhe krijimin e njė Qeverie Provizore. Pas dy ditėsh, d.m.th. mė 28 tė atij muaji, Terenci i shkruante Riccioti Garibaldit duke i thėnė se mund tė varte shpresėn tek tridhjetėmijė burra e tė vinte menjėherė me armė e vullnetarė...

    Duke parė gjithė kėtė grumbullim tė popullsisė qė me njė tė thirrur “kush asht trim”, u tubuan aq shumė malėsorė, turqit dhe shėrbėtorėt e tyre u shqetėsuan shumė dhe premtuan njėqindmijė mexhite pėr kokėn e Terenc Toēit, por “asnjė shqiptar besėlidhur ose jo nuk e tradhėtoi atė”.

    Pėr ato ditė tė paharruara qė u bėnė preludi i shpalljes sė Pavarėsisė, analisti i ēėshtjeve shqiptare nė Amerikė, z. Sami Repishti shkruan:

    “Qė nga Iballja e Pukės me Terenc Toēin e deri nė kalanė e Deēiēit me Dedė Gjon Lulin ngritja e flamurit kuq e zi shėrbeu si paraardhės i festės sonė kombėtare mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorėn e Ismail Qemalit.”

    Me gjithė gatishmėrinė e shqiptarėve pėr njė luftė kundėr turqve nė bashkėpunim me forcat e Garibaldit pėr t’u dhėnė mjete luftimi, nuk u krye, sepse, ky i fundit, kishte hequr dorė pėrfundimisht nga dėrgimi i trupave italiane, gjė e cila ishte njė fyerje pėr rininė italiane qė kishin ofruar gjakun pėr ēėshtjen shqiptare. Pėr kėtė edhe Terenci u pezmatua shumė, por, megjithatė lajmi se njė shqiptar i Italisė ishte vėnė nė krye tė njė Qeverie tė Pėrkohėshme, pėr kryengritje tė armatosur nė Shqipėri, ishte pėrhapur nga gazeta e Italisė “Giornale d’Italia”, mbėshtetur nė njė intervistė tė dhėnė nga vetė Toēi nė qershor tė vitit 1911. Nė atė intervistė ai pohoi se janė gati gjashtėdhjetėmijė burra qė binden sikur tė ishte njė ushtar i vetėm.

    Nė atė intervistė, kur e pyetėn pėr forcat turke, ai u pėrgjigj: “Tė shkėlqyeshme, do tė ishte e padrejtė a mohoja...”.

    Gjatė asaj bisede, si dėshmi, Terenci nxori tri fletė protokolli ku ishin emrat e kryengritėsve dhe pranė tyre ishin vėnė gishtat, sipas teorisė sė policisė shkencore.

    Siē dihet ato revolta tė malėsorėve u mbytėn me gjak nga masakrat e Turgut Pashės, pėr tė cilin Toēi thotė se “nuk ka ndjenja njerėzore, por ėshtė njė burrė inteligjent e trim i cili kėrkonte tė varte priftin e Mirditės, qė, sipas tij nuk kishte ndihmuar shumė pėr Qeverinė”.

    Pas shpalljes sė Pavarėsisė nga Ismail Qemali mė 28 Nėntor 1912, Terenc Toēi filloi tė shprehte mendimet e tij nė favor tė shqiptarėve nė “Revista dei Balcani” qė botohej nė Romė. Nė mes tė tjerave, nė atė revistė shkruante se shqiptarėt: “Njė popull qė ka patur njė qytetėrim tė madh... qė ka penguar gjysmėhėnėn tė kalonte Adriatikun... njė popull qė shkencėtarėt e kanė pėrcaktuar si ‘raca mė e bukur dhe mė e fortė e Ballkanit’..., nuk duhej tė zhdukej.”

 

Terenci vazhdon tė mbrojė tė drejtat e shqiptarėve

Nė Kongresin Ndėrkombėtar qė u mblodh nė Trieste nė mars 1913, disa muaj para Kongresit tė Berlinit, ku do tė trajtoheshin edhe problemet e popullit shqiptar, nė mes tė tjerave, Terenci tha nė fjalėn e mbylljes: “Tė shkojmė nė Shqipėri e ja tė vdesim, ja tė rrojmė pėr liri!”

    Mė vonė ai themeloi nė Shkodėr gazetėn e pėrditshme “Taraboshi”, nė tė cilėn filloi tė demaskonte manovrat e Fuqive tė Mėdha qė, pėr tė sheshuar kontradiktat ndėrmjet vetes, donin dhe coptuan Shqipėrinė, njė vend tė skllavėruar pėr mbi katėrqind vjet, por thirrjet e tij ran nė vesh tė shurdhėr dhe Austria e bėri Shqipėrinė mbretėri dhe uli Princ Vidin nė fron nė mars tė vitit 1914.

    Pas njė viti e gjysmė, gazeta “Taraboshi” u bllokua, pavarėsisht nga vlerėsimi qė i bėnte publiku shkodran, sepse jo vetėm qė kishte ndihmuar nė shpėrndarjen e lajmeve koherente qė ishin ēėshtje tė ditės, por kishte ndihmuar edhe nė mėsimin e gjuhės italiane. Shkakun e mbylljes sė asaj gazete nga autoritetet vendore, botuesi e argumenton nėpėrmjet fakteve pėrmes njė njėmbėdhjetė pikave dhe jo si jepnin lajme tė pasakta disa gazeta tė tjera, se gjoja ajo botonte raporte tė pasakta.

 

Kalemxhinjtė tendenciozė nė shėrbim tė diktaturės komuniste

Interesant ėshtė fakti se edhe studiues e historianė tė nomenklaturės sė kuqe komuniste nė mes tė gazetave tė tjera qė i quanin reaksionare, sigurisht, se nuk trumbetonin bolshevizėm si do t’ua kishte ėnda atyre, futin edhe gazetėn “Taraboshi” se ishte “reaksionare nė mbėshtetje tė raksionit ēifligar, bajraktar e klerikal” (Gazmend Shpuza, “Studime filologjike”, Tiranė, 1984/3, fq. 83).

    Nuk e dimė se cili ėshtė nė mbrojtje tė reaksionit, autori i mėsipėrm qė me mėsimet e Enver Hoxhės ngre lart rebelimin fshataro-aziatik tė Haxhi Qamilit si “lėvizje antiēifligare e klasave shfrytėzuese”, apo gazeta e Toēit qė atė rebelim e quante “difekt tė rėndė qė po minonte shtetin e rilindur”.

    Ndėrmjet tė tjerave, pėr gazetėn “Taraboshi”, vetė botuesi shkruante se “pėrfitonte nga mirėsjellja e miqve patriotė, sikurse poeti Hilė Mosi...”. E se cili ishte Hilė Mosi qė luftoi me armė nė dorė pėrkrah malėsorėve kryengritės, tashmė e dimė tė gjithė.

    Ndėrmjet njėmbėdhjetė pikave tė mbylljes sė asaj gazete, Toēi, nė pikėn dy thotė se “Gazeta luftoi kundėr tė ashtuquajturės Banka Kombėtare Shqiptare, e cila e themeluar nga kapitalistėt e Milanos e tė Vjenės pėr tė krijuar njė shtet brenda shtetit, i vuri zinxhirėt sė ardhmes ekonomike tė Shqipėrisė nė vend qė tė emanciponte atė”.

    Kėtė pikė botuesi i gazetės e vė pėr tė treguar se nėpėrmjet shkrimeve tė tij ai kishte cėnuar interesat e shtetit italian e austriak, prandaj edhe e mbyllėn, padrejtėsisht, sipas autorit.

    Ndėrsa njė “patriot”, publicist e vjershėtor me emrin Hamit Lumi i cili ishte larguar nga Shqipėria qė nė dhjetor 1911 dhe ishte vendosur nė Boston tė SHBA, sipas njė studiuesi Z. Braho nė njė vjershė (kupto bejte - B.S.) me titull “Ē’thotė Toēka?” me shokėt e tij nė Romė, godet “rėndė” dhe satirizon Terenc Toēin “... qė thelloi tradhėtinė duke u bėrė vegėl e fashizmit italian nė Shqipėri..., i cili, duke qenė arbėresh, mundohej ta shiste veten si atdhetar dhe mbrojtės tė kombit shqiptar”.

    Dhe mė poshtė jep njė fragment tė asaj vjershe-bejtė folklorike ku autori i mėsipėrm H. Lumi “satirizon” me vargje “prekėse” T. Toēin, ku thotė: “Pa vuar, pa shkollė (e ka llafin pėr Terencin - B.S.) / dhe pa dituri / pa mendje tė hollė / T’kem diplomaci / ...E meritoj / Pėr ministri / ...

    Dhe nė fund tė vjershės, - vazhdon Zeko Braho, - (ėshtė) ky shėnim: “Kėshtu thotė Toēka dhe ky ėshtė programi i tij dhe i shokėve qė ka afėr ose larg, se kėshtu mbarohen dėshirat e Italisė dhe tė Greqisė prej tė cilėve paguhen, Hamit Lumi”.

    Dhe studiuesi i mėsipėrm shėnon se kėto thėnie e vjersha tė Lumit i ka marrė (lumi - B.S.) nga gazeta “Albania-Shqipėria” tė dt. 4 dhjetor 1919.

    Ne kemi tė drejtė tė pyesim:

    -A thua e dinte i ndjeri Lumi, qė ka ndėrruar jetė mė 18 prill 1929 nė Boston (me i qa “hallin” - B.S.) se fashizmi nė Itali u vendos pas ardhjes sė Musolinit nė fuqi nė vitin 1922 dhe s’kishte si ta jepte paradhėnie qė mė 1919 se Terenc Toēi ėshtė bėrė “vegėl e fashizmit”, kur ai, fashizmi ishte me “barrė”. Sė dyti, tek titulli i poezisė kemi: “Ē’thotė Toēka”... dhe nė fund: “Kėshtu thotė Toēka”. Pėrsėri pyesim:

    -Mos kemi ndonjė lajthitje apo lapsus tė studiuesit a autorit H. Lumi kur, pas emrit “Toēka”, nėnkupton T. Toēin, sepse, ky i fundit, shkruante me pseudonimin: “Milo Shini” (Pėr kėtė shih “Hylli i Dritės”, Shkodėr 1931, nr. 10, f. 547). Ndėrsa me pseudonimin “Toēkas” ka shkruar shkrimtari Milto Sotir Gurra. E, po tė jetė kėshtu, qė pa dashje, gjithė ato epitete t’i vishen Gurrės, vaj halli, se duhet ta heqim nga letėrsia shqipe e “studiuesit” t’i themi:

    -Ia ke futė kot, plako!...

    Pastaj, mund tė pohojmė pa frikė se i ndjeri Lumi qė ishte larguar nga Shqipėria qė nė vitin 1911, se gjoja e ndiqnin turqit pėr veprimtari antiosmane pikėrisht atėherė kur turqve po u dridheshin kėmbėt pėr vete e kur T. Toēi krijonte Qeverinė e Pėrkohėshme nė Mirditė, nuk i ka njohur autorėt qė shkruanin nga frika me pseudonime, si: Patrioticus, E.N., Dashuni e Shqipėrisė, P. Kordha, Brutus, Critikus, Gilasius, etj.

    A thua “patriotin” Lumi ka pasur parasysh Terenc Toēi kur shkruante: “Tė mos kishim pasur bashkatdhetarė nė mėrgim, nė dheun e huaj, ndoshta na do tė ishim kujtuar shumė ma vonė se gjuha jonė asht e bukur, e ambėl, e zhvillueshme dhe nė shkallė ma tė naltė se disa gjuhė tė tjera evropiane, pse turmat t’ona kanė lé dhe lindin me zemėr vjershėtorėsh”.

 

Pėrkrah intelektualėve me kulturė perėndimore

Terenc Toēi, nėpėrmjet punimeve tė tij, u pėrpoq qė tė fuste kulturėn italiane nė Shqipėri. Pėr kėtė qėllim, ai botoi nė vitin 1928 njė gramatikė italiane nė shėrbim tė shqiptarėve. Atė gramatikė kritika e asaj kohe e priti mirė dhe i dha gjykime tė drejta. Ai punoi shumė edhe qė populli italian tė njihte Shqipėrinė si njė vend fqinj me njė tė kaluar tė lavdishme. Kėtė arriti ta bėnte nėpėrmjet pėrkthimit nė italisht tė veprės sė Vaso Pashės “Shqipėria dhe shqiptarėt”. Ajo ishte botuar nėn mbikqyrjen e autorit nė frengjisht nė Paris dhe gjermanisht nė Berlin.

    Kjo vepėr “Ėshtė firmosur nga autori Wasa Efendi, nėpunės Kristian-Shqiptar (i Turkisė)”, - lexojmė nė “Historia e Shqipnis” tė autorit Tajar Zavalani. - Terenci kėtė pėrkthim e bėri me pseudonimin “Milo Shini”, - njofton autori i mėsipėrm.

    Pėr Shqipėrinė dhe fatet e saj, mbrojtjen e virtyteve tė saj si trashėgimi tė racės arbėrore, kanė shkruar edhe shumė misionarė katolikė tė huaj, si Ernesto Cozzi, Lavro Mihaēeviē, Fabian Barcata, etj.

    Disa prej tyre, nė vitet e pasēlirimit u pushkatuan e burgosėn, siē qenė At Zef Maksen, misionar gjerman; At Jak Gardini i shoqėrisė sė “Jezuitėve” qė ishte italian me origjinė, por njė shqiptar i vėrtetė me vepra.

    Dhe kjo u realizua nga diktatura, jo se ishin tė huaj, se tė tillė qenė edhe Mugosha e Popoviēi, por se ato demaskuan pangopėsinė e fqinjėve nė dėm tė Shqipėrisė dhe ngritėn lart virtytet e shqiptarėve. Fishta shkruante: “Populli shqiptar si racė e si fis ėshtė mė bujar e mė kreshnik se popujt sllav tė Ballkanit”.

    Qėndrimet ndrydhėse ndaj intelektualėve tė elitės sė tyre erdhėn gjithnjė duke u ashpėrsuar.

    Terenc Toēi u rreshtua me mendimet e tij tė pjekura si njeri erudit e me dije tė gjera qė zotėronte, pėrkrah intelektualėve me kulturė perėndimore, siē qenė: Gj. Fishta, N. Mjedja, L. Poradeci, L. Gurakuqi, J. Milaj, Eqrem Ēabej, S. Shundi, Enriko Grassi, Arshi Pipa, Lefter L. Dilo, etj.

    Ai gjatė viteve qė udhėtoi nė tė gjithė trevat e Shqipėrisė, jashtė e brenda kufijve tė sotėm, u njoh me jetėn e vėshtirė tė popullit fukara, por krenar pėr karakterin e tij qė trashėgonte si racė europiane. Kėto cilėsi e virtyte tė larta T. Toēi i pasqyroi me vėrtetėsi duke u pėrkulur para tyre nė veprėn me titull kuptimplote “Shqipja Arbėrore”, tė cilėn e botoi nė qershor tė vitit 1943, nė Tiranė. Nė atė vėllim me tregime tė shkurtėra, ku mė i gjati nuk i kalon dy faqe, autori ka mishėruar shumė nyje tė “Kanunit”, tė cilin, si jurist qė ishte, e vlerėson si njė Kushtetutė e cila udhėhiqte popullin tonė nė ato vite kur i mungonte.

    Diku, nė atė libėr, shkruan: “... ne, populli ma i moēmi i Europės, bajmė tė gjitha gabimet e njė populli tė ri... na ka mungue arsimi politik... nga padisiplina na duket si njė kuvend Qezarėsh, a si njė fshat i vogėl, ku secili asht i bindun se ai vetė asht ma i afti, nė mos me ndofta, se asht i vetmi i aftė pėr me rrokė nė dorė shkopin e kryeplakut.” Ai shpesh nė shkrimet e tij ka kritikuar e ka kundėrshtuar politikėn italiane duke luftuar nė tė njėjtėn mėnyrė edhe atė austriake e duke nxjerrė nė pah pasigurinė e Anglisė dhe armiqėsinė e Francės dhe Rusisė. Me sa duket, ai kishte vendosur qė tė mos kishte askėnd mik qė punonte pėr dėm tė Shqipėrisė.

    Pas vendosjes sė Princ Vidit nė Shqipėri nga Fuqitė e Mėdha, thotė: “U dėrgua Princ Vidi pa organizim ushtarak... i rrethuar prej intrigave tė huaja me grekė brenda shtetit... U radhitėn nė krah tė Sovranit sekretarėt: njėri kapiten karabinierėsh italianė dhe tjetri konsull austriak.”

    Kongresin e Lushnjes nė janar 1920 Terenci e vlerėson duke e quajtur “Kongres Kombėtar”, por qė aty nuk doli njeriu i Historisė... njė burrė me autoritet... qė tė vihej nė krye tė kombit...”.

    Nė qeverinė e krijuar mė 1920 pas Kongresit tė Lushnjės, ministėr i Brendshėm u caktua Ahmet Zogu, Presidenti i ardhshėm i shqiptarėve. Terenci pati simpati pėr kėtė njeri dhe mė vonė do tė shkruante njė libėr pėr tė me titull “Mbreti i shqiptarėve”, tė cilin e botoi nė Milano mė 1938. Kėtė libėr biografik do ta shfrytėzonte Ilir Ushtelenca pėr tė shkruar “Diplomacia e Mbretit Zog I”, Tiranė, 1996.

    Nė mes tė tjerave Terenci shkruante pėr mbretin e shqiptarėve: “Shtatlartė, atlet, energjik, syshqiponjė, i pashėm, njėzetepesė vjeēari i kishte tė gjitha tė dhėnat pėr ravijėzimin e njė tė ardhmeje tė mirė pėr Shqipėrinė”. Nė vitet njėzet T. Toēi u largua Konsull Gjeneral i Shqipėrisė nė Egjipt, ku qėndroi deri nė maj 1922 dhe mė vonė e shohim si drejtues shtypi tė Qeverisė dhe drejtonte gazetėn dyjavore “Shtypi”.

    Gjatė atyre viteve ai pėrktheu nga italishtja librin “Zemėr” tė Edmond de Amiēis, duke e shoqėruar edhe me njė parathėnie qė t’u vinte nė ndihmė lexuesve tė vegjėl shqiptarė. Ėshtė ai libėr qė na ka rėnė nė dorė kur ishim fėmijė dhe na mallėngjente historia e Markut tė vogėl tek tregimi: “Nga Apeninet nė Ande”, realizuar edhe film e shfaqur nė ekranin e televizionit shqiptar me titull: “Marku nė kėrkim tė nėnės”.

    Kur Zogu uzurpoi shtetin mė 31 janar 1925, Toēi u zgjodh Kryetar i Kasacionit Penal, cili kontribuoi pėr firmosjen e Traktatit tė Miqėsisė me Italinė nė Tiranė mė 26 nėntor 1926. Deri nė atė vit Toēi jetonte nė Shkodėr, por tani, meqė iu shtuan punėt, u transferua nė Tiranėn e Re. Kėtu vajzat e Toēit ndiqnin shkollėn nė gjuhėn shqipe, madje edhe e ėma e tyre me vėshtirėsi lexonte abetaren shqip.

    Gjatė asaj kohe T. Toēi arriti tė botonte “E drejta ndėshkimore (penale)”, parathėnien e sė cilės e bėnė dy juristė tė dėgjuar, Enriko Ferri e Eugenio Florian.

 

Politikan me vizion perėndimor

Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė themi se Toēi, gjatė atyre viteve pėrktheu nė shqip shkrime tė fjalimeve tė Musolinit, “Fashizmi”, Tiranė 1928, vepėr e cila u vlerėsua nga Mithat Frashėri i cili mė vonė do tė ishte themluesi i Partisė Nacionaliste Shqiptare. M. Frashėri shkruante nė “Dituria”: “Nėse lexuesi shqiptar lexon shqip aty ku ėshtė shkruajtur italisht dhe Shqipėri aty ku ėshtė shkruar Itali, ky libėr mund tė konsiderohet... kėshillues i mirė qė meriton tė dėgjohet e tė zbatohet”.

    Shpesh Terenci, nė fjalimet dhe nė shkrimet e tij, do tė ishte nė mbrojtje tė shtypit shqiptar. Nė mes tė tė tjerave ai thoshte e shkruante: “Asnjėherė nuk e kam parashikuar qė njė ditė do t’mė duhej tė mbroja kundėr pėrfaqėsuesve tė popullit lirinė e shtypit, tė drejtat e flamurtarėve tė progresit tė vendit”.

    Ai nė Tiranė kishte njė bibliotekė tė pasur me mbi 5000 vėllime me njė vlerė tė pallogaritshme, sepse, siē pohon e bija, “aty kishte libra tė shtypura para vitit 1500, ku bėnin pjesė edhe vėllime tė rralla me pergamene”. Pėr kėtė bibliotekė Terenci, me shpresė se do tė dilte i “palagur” nga burgjet komuniste gjatė hetuesisė porosiste qė me tė (me bibliotekėn - B.S.) tė merreshin njerėz kompetentė. Se ē’ėshtė bėrė me atė bibliotekė, njė Zot e di, por siē thotė populli “Kur shkon lopa, le tė shkojė edhe qumėshti”.

    Gjatė kohės qė Shqipėria ishte Republikė, Terenci punoi si sekretar pranė Zogut, por kur u shpall Mbretėri, pėr tė cilėn Zogu thoshte se “mė detyruan (Italia)”, Toēi u tėrhoq.

    Mė vonė ai bėri njė studim me titull “Xhandarmėria sipas sė Drejtės Internacionale”, i cili u pėrshtat pėr shkollėn e xhandarmėrisė sė Burrelit. Nė pėrpjekjet e tij Toēi arriti tė fuste nė Institutin Magjistral Femėror (Kyrias) tė Tiranės gjuhėn italiane si gjuhė kulture nė vend tė gjuhės angleze e frėnge qė e kryenin gjer atėherė.

    Nė pranverė tė vitit 1938 T. Toēi u bė Ministėr i Ekonomisė Nacionale dhe me kėtė rast arriti tė sillte nga Italia shkencėtarė, zooteknikė, agronomė, ekonomisė, veterinerė, bakteriologė, bonifikues, pemėtarė e pylltarė. Kėta specialistė iu vunė punės pėr t’ia ndėrruar faqen e plakur Shqipėrisė.

    Me kėtė rast, tė hovit tė paparė qė mori zhvillimi i ekonomisė nė Shqipėri, Terenci mendoi qė t’u jepte dorė edhe specialistėve shqiptarė me qėllim qė mė vonė ata tė merrnin nė dorė fatet e ekonomisė sė vendit tė tyre. Njė nga ato specialistė ishte artisti i talentuar i Teatrit tė Varietesė nė Tiranė, bletėrritėsi i pasionuar pas bletarisė Ali Duma.

    “Mė tej, qė puna e Ali Dumės tė kishte sa mė shumė duk’ nė mbarė vendin, ministri i atėhershėm i Ekonomisė Kombėtare, Terenc Toēi, e mori nė dikaster specialistin Ali Duma.”, - lexojmė nė gazetėn “Rilindja Demokratike”, datė 18 shkurt 2001.

    Mė vonė vetė Toēi jep dorėheqjen nga Ministėr i Ekonomisė Kombėtare. Kjo ndodh mė 31 maj 1938.

    Me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste mė 7 prill 1939, mbreti Zog, kur po kalonte nė rrugėn pranė Selanikut, i drejtoi T. Toēit mesazhin e lamtumirės dhe mikut intim qė e shoqėronte nė atė udhėtim i tha: “Nėse do tė kisha dėgjuar Toēin, tani nuk do tė gjendesha nė kėtė rrugė”.

    Mė vonė shohim qė Terenc Toēi iu kushtua njė studimi tė titulluar “Gjysmėshekulli jetė ballkanike”, nė tė cilin shkruan: “Unė asnjėherė nuk pata besuar qė qeveria fashiste e Romės ka dashur me tė vėrtetė tė pushtojė Shqipėrinė... kisha pėrshtypjen se Ushtria Italiane po vinte tė ēlironte kombin shqiptar nga sistemet qeveritare qė po asfiksoheshin.”

    Pas pushtimit, Terenci i shkruan njė letėr mėkėmbėsit tė mbretit, gjeneral Jakomonit ku i thotė qė duhet tė shqetėsoheni nga varfėria cerebrale e disave zemėrngushtė e tė sėmurė nga daltonizmi politik, duan t’i caktojnė Italisė detyrėn e padrejtė e tė pafalshme, atė tė varrmihėsit tė njerėzve tė gjallė.

    Kėto mendime do t’ia bėnte tė ditur edhe Pader Gjergj Fishtės dhe veteranit e luftėtarit trim, tė ardhur nga Kosova, Patėr Pal Dodaj.

    Nė dimrin e viteve 1930-40, fashizmi po bėnte pėr Shqipėrinė jo shkrirje tė dy popujve, por skllavėrim, shkombėtarizim dhe mėnjanim tė statutit. Pėr fashizmin T. Toēi shkruante, pa e ditur se ē’kishin thėnė “Hylli i Dritės” dhe “Dituria”: “Fashizmi nuk ka shpikur asgjė tė re..., por ka vrarė tri gjėra: grabitjen e tokave tė tė tjerėve, vjedhjen dhe mbytjen e lirisė sė kritikės sė popullit. Ka lindur mirė, por u zhvillua dhe vdiq keq. Nė falimentim! Por kjo nuk mjafton.”

    Toēi saktėsoi qė nė kohėn e vet gabimet e politikės sė Musolinit, tė Jakomonit, Ēianos e tė gjeneralit Pariani.

 

Njė “fund i palavdishėm”

Kur u futėn nazistėt nė Shqipėri, shumė italo-shqiptarė, u larguan pėr nė Itali, kurse Terenc Toēi ndejti nė vilėn e tij nė Tiranėn e Re, gjersa pas derės sė tij u dėgjua gjysmėopinga partizane. Ata u futėn nė dhomėn e tij dhe si tė ishte ndonjė kriminel e pėrlanė pa i dhėnė kohė tė sqarohej. Ai ishte i bindur se nuk kishte bėrė gjė dhe nuk u shqetėsua shumė, mbasi puna e tij kishte qenė: zyrė-shtėpi-kopėsht. Siē thoshte edhe vetė: “Kur s’pata punė nė zyrė, qėndrova nė shtėpi dhe punova ato katėr pėllėmbė tokė.”

    Terenci u shkruante sė shoqesh dhe dy vajzave nga burgu i Tiranės se s’duhej tė shqetėsoheshin, mbasi s’kishte bėrė asgjė. Por unaza e rripit erdhi duke u shtrėnguar, sidomos kur nė shtėpinė e tij u vendos familja e Bedri Spahiut, kunati i prokurorit tė Gjykatės Popullore. Ishte njė familje partizane e pėrbėrė prej 10 personash. Ata u kufizuan pjesėtarėve tė familjes qė ishin tė zotėt e shtėpisė, kuzhinėn dhe, pėr nė banjo, u caktuan orar.

    Nėpėrmjet letrave qė u niste Terenci familjarėve, i porosiste qė tė mos shqetėsoheshin dhe tė rrinin tė qetė me mendimin se “drejtėsia” shqiptare s’do tė kishte materiale pėr ta akuzuar dhe shpresonte nė fjalėn e tij mbrojtėse, meqė ishte avokat. Gjatė atyre ditėve mendoi t’i shkruante njė letėr At Pal Dodaj qė t’i botonte nė “Hyllin e Dritės” kapitullin e fundit tė librit “Shqiponja arbėrore”, qė titullohej “Polikromi” i cili, sipas tij, mund t’i jepte njė preēedencė absolute pėr problemet sociale, qė mund t’ia lehtėsonin sadopak torturat ēnjerėzore qė po ushtronin nė burg xhelatėt komunistė. Nė atė artikull mes tė tjerave Terenci shkruante: “Kolonat e vendit tonė janė: Zoti, Atdheu, Familja, Nderi, Kurajoja.” Por as kjo nuk mjaftoi. Nė gjyq, pėrmes fakteve e argumentave logjik Toēi u mundua tė sqaronte se ka punuar pėr nderin dhe heroizmin e shqiptarėve dhe nuk ėshtė kursyer, “... ashtu siē mund tė dėshmojė ushtaraku trim mjaft i njohur Spiro Moisiu, tė cilin e kam mbrojtur nga akuzat shpifarake fashiste”. - thotė ai. Bataku nė tė cilin kishte rėnė ai qė shkriu jetėn pėr Shqipėrinė si bir i arbėrit, ishte i qelbur nga njerėz qė pėr ideal kishin vetėm komunizmin njeringrėnės.

    Nuk kishte si tė falej ai qė kishte nė Tiranė njė vilė qė u duhej zbatharakėve nga Dibra e Mokra, nga Mallakastra e Kurveleshi...

    Edhe sikur T. Toēi tė mos kishte pikė faji, komunistėt ishin mjeshtra pėr tė gjetur “hala nė perpeq” e tė pushkatonin edhe pa gjyq siē kishin bėrė me bashkėvėllezėrit e vet kur harboheshin nėpėr male.

    Me 17 burra shqiptarė, nacionalistė tė kulluar, qė ishin pėr njė Shqipėri jo komuniste, mė 14 prill 1945 nė orėn 900 u pushkatua Terenc Toēi, nėn akuzėn “Kriminel lufte”.

    Sot, nė Shqipėrinė paskomuniste, a thua do t’i jepet njė vend nderi atij, Terenc Toēit, qė valėviti flamurin shqiptar nė Shkodėr e Mirditė, nė njė kohė qė shumė veta qė s’kanė lejuar tė ngrihej flamuri shqiptar, janė dekoruar me Urdhėra Trimėrie e “Qytetar Nderi” tė Shqipėrisė?

Pėrgatiti Broz Simoni

 

KONVENTA EVROPIANE E TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT

DHE SIGURIMI I JETĖS SĖ TIJ.

Shtrohet  njė pyetje me rėndėsi tė veēant: Cila ėshtė e drejta themelore e njeriut? Natyrisht pėrgjigja ėshtė e thjesht. E drejta pėr tė jetuar. Nė teori s’ka mė bukur kurse nė praktikė njė oqean i tėrė.

    Thelbi i Konventės Evropiane tė drejtave tė njeriut ėshtė sigurimi i jetės sė tij. Nė kėtė kuadėr ajo shtrinė pa ekuivok rolin, ndikimin dhe autoritetin e saj edhe tek ne.

    Nuk duhen mohuar rezultatėt e arritura.Mbi tė gjitha ėshtė “siguruar”liria e mendimit, fjalės dhe e veprimit. Pavarėsisht se ato janė tė kushtėzuara e tė ndėrvarura nga disa faktorė objektiv social ekonomik dhe etiko moral gjithėsesi  janė avantazhe e fitore me rendėsi nė dobi tė gjithė shoqėrisė.

    Konventa Evropiane i tė drejtave tė njeriut nga pamja ėshtė e bukur, frymėzuese dhe joshėse por dikund nė thelbin e saj diēka me rendėsi i mungon, i cili ndikon fuqishėm nė mos sigurimin e plotė tė jetės sė njeriut.Pėr fat tė keq krimi  vazhdon tė ketė mundėsi dhe fushė veprimi tė zhduk njerėz tė pafajshėm deri edhe fėmijė tė vegjėl. Nga ana tjetėr pėrfaqėsuesi e mbrojtėsi  i shoqėrisė  ėshtė i kufizuar nė  funksionet dhe kompetencat qė i  nevojitėn. Killeri vampir vret nė mėnyrėn mė mizore disa njerėz dhe pėr ironi tė fatit me njė domethėnie absurde i dhurohet jeta ndėrkohė viktimat e tij kalben nė dheun e zi. Nė kėtė tablo ogurzezė si mund tė pėrcaktohet pėr kėta fatkeq vlera e tė drejtės sė njeriut pėr tė jetuar. Pėr ēdo krim qė ndodh shtetit duhet ti vijė rendė dhe tė “skuqet nė fytyrė”, sepse ai  ka pėr detyrė ligjore tė ruaj tė paprekur jetėn dhe veprimtarinė e shtetasve tė tij.

    Pėr tė zbatuar kėtė detyrė madhore njė gjykatė Amerikane denoi njė 27 vjeēare nga Teksasi me 50 vjet burg, e cila pas 25 vitėve tė vuajtjes sė denimit mund tė kėrkoj falje sepse duke u kthyer me makinėn e saj nga njė klub nate, pasi kishte pirė pije alkolitike e drogė shtyp nė datėn 26 tetor 2001 rreth ores 3 pas mesnate njė tė pastrehė, i cili vdiq pas 2 orėve nė spital. Ajo e pėrplasi viktimėn dhe nuk u kthye pėr ti dhanė ndihmėn e parė mjekėsore. Pendimi i madh dhe lutjet e vajzės pėr mėshirė e falje i dhanė mundėsinė trupit gjykues vetėm qė tė mos zbatonte kėrkesen e prokurorit pėr burgim tė pėrjetshėm.Nga gazeta Shekulli 29 qershor 2003.

     Me urdhėr tė padiskutueshėm nga Brukseli ėshtė hequr denimi kapital. Formalisht s’ka mė mirė. Ishallah ardhtė sa mė parė ajo ditė qė nė Planetin tonė tė mos ketė dhunė. Atėherė do tė filloj njė epokė e re. Mjerisht jemi larg. Pėr tė afruar sa mė shumė tė ardhmėn kėrkohet si domosdoshmėri jetike forcimi dhe konsolidimi i shtetit, i cili duke udhėhequr shoqėrinė njerėzore drejt progresit e pėrparimit tė garantoj plotėsisht  jetėn e qytetarėve tė vet.

    Nė kendvėshtrimin e gjykimit dhe interpretimit tė rastėve tė pandėrprera tė dhunės edhe pa dashje mendimi fokusohet drejtė atij pikėsynimit qė Evropa pėr hirė tė smadhimit, fuqizimit dhe konsolidimit tė saj e konsideron tė nevojshme tė pranoj si njė forcė madhore flijimin e jetės tė qindra e mijėra njerėzve tė pafajshėm. Glorifikimi i humanizmit ekstra modern ndaj dhunės dhe aktivitetit tė saj tė egėr ka arritur majat mė tė larta tė sofistikimit absurt tė saj. Njė bandit si djall me maskė tė zezė nė fytyrė dhe kallash nė duar grabit e vret nė mes tė ditės njerėz tė pafajshėm dhe kur kapėt  ligji i falė jetėn. Pėr rrjedhoj jeta e tij qė pėrpara ėshtė plotėsisht e siguruar.

    Qė nė lashtėsi jeta vlerėsohet si “kapitali” mė i ēmuar.Tė  gjithė popujt e Botės pavarėsisht nga kombėsia, raca, kultura, besimi dhe zhvillimi ekonomiko- shoqėror urojnė njeri tjetrin, qė nė mėngjez, nė radhė tė parė pėr shėndetin dhe jetėn e tyre. Jeta i dhurohet sejcilit vetėm njė herė. Gjithashtu ajo ėshtė relativisht e shkurtėr dhe e destinuar pėr tė pėrfunduar nė njė cikėl nė formė spirale pambarim. Destinacioni  drejtė mbydhjes ėshtė pasojė e veprimit tė ligjeve tė natyrės. Ato janė objektive,korekte dhe tė pamėshirėshme. Prandej ēdo qėnie e gjallė ėshtė e detyruar pėr nėnshtrim qė njė ditė t’i thotė lamtumirė jetės.

    Ēdo vrasje duke qėnė shkalla mė ekstreme e dhunės ėshtė njėkohėsisht  njė aktpadi e gur i rendė nė ndėrgjegjėn dhe zemrėn e njė kombit nė ēdo stad tė organizimit tė tij politik e ekonomiko shoqėror. Pėr ēdo akt dhune e gjithė shoqėria duhet tė ndiej pėrgjegjėsi dhe dhimbje. Prandej shumė njerėz nė veēanti dhe tė organizuar nė disa shoqata humanitare shqetėsohen dhe veprojnė duke dhėnė kontributėt e tyre pėr pakėsimin e dhimbjeve tė kėsaj plage helmuese, e cila demton ēdo ditė gjithė organizmin e shoqėrisė shqiptare. Ndėrkohė, pėr dreq, me njė dozė naiviteti tė rendomt shpesh herė  deklarohet qė nė kėtė ose atė vit, pa folur pėr pėriudha mė tė shkurta kemi kaq dhe aq  krime  me pak se ata tė pėriudhės respektive tė kaluar. Kjo mėnyrė raportimi ėshtė e ngjashme nė kuptimin e saj me pohimin e njė strategut ushtarak, i cili para disa dekadave pohonte: “ Kur vdes njė njeri ėshtė tragjedi dhe kur vritėn miliona statistikė”.

    Akte tė pėrbindshme dhune deri tek ato mė makabre tė shkaktuara nga shkaqe, faktorė dhe motive tė ndryshme ndodhin ēdo ditė nė vendin tonė. Ato shtrihen dhe veprojnė nė disa drejtime: pėr hakmarrje, gjakmarrje, motive tė dobėta, mbrenda familjes etj.  Shpesh herė nė jetėn e pėrditėshme,nė pikat nyje tė saj atje ku pėrplasen qėndrime,interesa, pozicione,botėkuptime e kultura tė ndryshme manifestohen  kontradikta tė  thella antagoniste ndaj pronėsisė, tokės, moralit etj tė mbushur me egoizma, pasione e mllefe dhe me urrejtje tė tejskajshme, tė cilat sjellin konflikte me pasoja tragjike pėr jetėn e njerėzve.

    Siē dihet ekziston domosdo si shkalla mė e lartė e korupsionit dhe e dhunės krimi i organizuar. Shteti  bėn sikur lufton por segmente tė veēanta tė tij direkt ose tėrthorazi janė tė lidhur me tė. Ai ka arritur disa suksese por po nuk luftoi me ashpėrsinė mė tė madhe dhe pa kompromis edhe“kundėr vehtės sė tij” njė ditė do tė mposhtėt.

    Natyrisht ka edhe shkaqe mė tė thella. Gjendja e rendė ekonomike dhe papunėsia, emigracioni masiv, korupsioni, mungesa e veprimit efektiv tė ligjit dhe e besimit tė njerėzve tek ai ushqejnė nė mėnyrė tė natyrėshme aktet e pėrditshme tė dhunės. Mbi tė gjithė si pėrbindėsh qėndron papunėsia dhe varfėria ekstreme.

    Kujtoni kronikėn e zezė tė televizioneve dhe tė shtypit tonė tė pėrditshme. Lajmet fillojnė me veprimtaritė e politikanėve dhe me fatkeqėt. Kudo vrasje, vetvrasje, pėrdhunime, grabitje, aksidente, djegėje etjera etjera. Duke shtuar edhe shumicėn e filmave me dhunė qė jepen pa pushim deri nė orėt e vona tė natės pėr “ushqimin shpirtėror tė njerėzve” atėherė kemi njė kuadėr tė plotė, i cili pasqyron njė strategji ogurzeze, e cila grumbullon dhe shkarkon nė pėrmasa tė mėdha njė pjesė tė “skorjeve” dhe tė “ndotjeve” tė Shoqėrisė sė Konsumit mbi vendin tonė. O Zot! Deri kur kėshtu!

    Gjakmarrja, krimi nė familje dhe vetvrasja janė shfaqjet mė tronditėse dhe mizore tė dhunės nė vendin tonė.Gjakmarrja godet papushim. Ajo ėshtė e zezė si nata dhe e tmerrshme si fund i Ferrit. Pas njė gjysėm shekulli u kthye pėrsėri. Nė kohėn e Monizmit ishin tė mbyllura pjesa mė e madhe e tė gjitha “valvulave”tė instiktėve tė egra tė pėriudhave tė Barbarisė e Feudalizmit dhe shteti me tė gjitha mjetėt qė dispononte nuk lejonte nė asnjė mėnyrė lindjen, zhvillimin dhe pėrhapjėn e tyre.

    Hakmarrja  egersisht demton dhe shteti mė tepėr evidenton. Kryesisht vepron policia. Edhe ajo deridiku. Iku nė drejtim tė panjohur. Kur prangoset vetėm disa vite burg. Gjakmarrja ēoi djalin e ri pa faj dhe tė vetėm nė dheun e zi. Ndėrkohė vrasėsi u  zhduk pa lėnė gjurmė. Pas pak ajo godet pėrsėri.Krimineli iken. Vritet i pafajshmi.Njerėzit ngujohen nė shtėpi pėr muaj dhe vite tė rrethuar nga gjakmarrja. Burrat nuk punojnė dhe fėmijtė nuk shkojnė nė shkollė. Vuajnė pėr bukėn e gojės. Kuēedra orė e ēast i ka nė shinjester pėr tė lėshuar zjarrin e saj tė rrufeshėm mbi kokat e tyre. Njė errėsirė e plotė. E keqja  nuk paska mbarim!? Zinxhir i pa fund! Kurbane njerėzore! Ah! Ju tė shkretat! Jeni tepėr tė moēme! Vini prej hisorisė sė largėt!

    Ndal! Hiqe pushkėn! Hidhe pėr tokė! Dorėzoje! Mos harro  o fatzi: “ Ajo sa ka grykėn ka nafakėn”. Po vret djalin e ri! Pėrsėri do tė vrasin ty ose mė keq djalin ose vėllain tend! Nė fund ēka fitove?! Vetėm tmerr, zi dhe mjerim! Mjaft! Mos vepro mė tej! Kjo ėshtė fatale! Jemi vllezėr tė njė gjaku, gjuhe dhe zakoni. Prej shekujsh jetojmė pranė njeri tjetrit nė ditė tė mira e tė kėqija. Shqiptarėt nuk kanė nevojė pėr gjakmarrje, hakmarrje dhe larje hesapėsh. Boll  kemi sot pėr fatkeqėsinė tonė dhimbjet, vuajtjet, trishtimin e rendė dhe lotėt e pa fund tė nanave, motrave, vajzave e fėmijve pėr djelmt, baballarėt dhe vllezėrit e tyre tė vrarė, plagosur e tė ngujuar nga ligji  barbar i gjakmarrjes.

    Shteti ėshtė regulatori i pėrgjithshėm i shoqėrisė. Pozicioni, roli dhe funksionet e tij janė vendimtare. Ai duhet tė qėndroj kurdoherė korekt, aktiv  dhe i paanėshem pėr sigurimin dhe garantimin e interesave jetike tė gjithė shtetasve  pa pėrjashtim.Respektimi dhe zbatimi nė jetė nga ana e pushtetarėve i ligjeve tė hartuara nga ata vet ėshtė kusht paraprak i domosdoshėm pėr pakėsimin drejt eliminimit tė dhunes dhe shtimin e mundėsive konkrete pėr sigurimin e jetės sė njeriut. Fatkeqėsisht kemi shumė pėr tė bėrė. Tė marrim nivelin e jetesės. Vetėm tė ardhurat mujore me bordero tė njė deputeti pa pėrmendur ministra e funksionarė tė tjerė tė lartė janė dyqindepesėdhjetė mijė lekė tė reja ku paga mesatare minimale ėshtė dymbėdhjetė mijė dhe e njė pensionisti  shtatėmijė lekė. Me fjalė tė tjera sa njėzetė persona tė punėsuar dhe 36 pensionistė.

    Vershimi i menjėherėshėm dhe ofensiv i Kapitalizmit nė vendin tonė pas njė sistemit totalitar tė mbyllur 50 vjeēar krahas avantazheve tė tij ndikoi direkt e fuqishėm nė njė lloj degjenerimi,shthurje e degradimi tė mbeturinave tė marrėdhenieve fisnore e feudale, tė cilat si pasojė e shpėrnguljeve tė mėdha, e varfėrisė ekstreme dhe e emigracionit po shfaqėn me tė gjitha tiparet dhe karakteristikat  e tyre duke ndikuar nė prishjen nė mėnyrė tragjike tė raportėve ekonomike, sociale e morale tė njerėzve veēanėrisht mbrenda familjes.Mjerisht ka shumė raste. Njė vajzė guximtare nė moshė  shumė tė  re kundėrshtoi duke thyer tabutė e vjetra dhe u denue barbarisht. Nuk kaloi shumė kohė edhe njė tjetėr dhe kėshtu me radhė. Vrasėsit  jetojnė! O Perėndi! Ata shpirtėrisht  kanė vdekur. Pse kafshėt paraardhėset tona pėr krijesat e tyre  janė mė tė “dhimbshme” dhe”humane”  se ne!?

    Tregojnė, nė njė fshat Indian, i cili ndodhej afėr njė pylli njė nėnė e re pa pėrvojė pėr tė pėrballuar punėt e shumta tė ditės lėnė fėmijėn e vet tė lidhur nė djep dikund larg andej nga fundi  i arės. Mbas pak njė ujkonjė e lodhur dhe e “dėshpruar”, e cila prej kohe po kėrkonte me hidhėrim kėlushin e saj tė humbur takon beben fatkeqe tė vetmuar dhe me rrembim e mere me vehte duke e ēuar nė strofkėn e saj. Ajo e rriti me “dashurinė” e ujkut dhe me qumėshtin e gjirit tė saj dhe pas disa vitėve e mjera u bė gjysmė kafshė dhe vdiq.

    Edhe nė Kapitalizem shteti posedon shumė mundėsi, mjete dhe burime tė rendėsishme njerėzore, materiale e financiare pėr sigurimin e jetės tė gjithė anėtarėve tė shoqėrisė. Natyrisht nė kushtėt e njė shoqėrie tė lirė e tė hapur realizimi i kėtij objektivi madhor nuk ėshtė i lehtė. Ai kėrkon angazhime dhe privacione tė mėdha. Veprimtaria e policisė dhe shėmbujt e sakrifices e tė vetmohimit nga efektivat e saj janė burim frymėzimi dhe gurė tė skalitur me margaritar nė Panteonin e Lavdisė tė Kombit tonė.

    Nė kėtė fazė tė tranzicioni tė gjatė e tė vėshtirė tė kalimit nga regjimi totalitar i partisė shtet nė Ekonominė e Tregut njė shoqėri e tėrė punon, studion, aplikon, “zien” e “vlon” pėr tė pėrgatitur, “gatuar”, dhe “pjekur” disa etapa duke kaluar hap pas hapi nga njė nivel mė i ulėt nė njė mė tė lartė nė vorbullėn gjigande tė monopateve tė thepisura e tė ashpra tė jetės.

    Varfėria ekstreme jo radhė shndėrrohet nė  tragjedi nga mė tė dhimbshme.Ajo ushqen dhe nxit mungesėn e besimit pėr ditėn e nesėrme, tė shpresės dhe tė perspektives, nė rritjen tej mase tė stresit, tė depresioneve  psiqike, tė cilat e ēojnė fatkeqin nė aktėt e dhunės mė tė eger ndaj tė tjerėve dhe vehtės. Shpesh herė shoqėria e shteti qėndrojnė larg halleve, shqetėsimeve dhe problemeve tė njerėzve tė thjesht. Disa raste tė veēanta tė “bamirėsisė” pėr festat kombtare e fetare janė mė tepėr gjeste simbolike, njė lloj propagande pėr show dhe e vakėt, e cila shkon kryesisht nė interes e dobi tė rritjes sė personalitetit dhe reputacionit tė autorėve tė tyre.

    Kur dikush jeton nė kushtet e njė skamje tė theksuar e tė pėrherėshme, tė varfėrisė sė madhe e tė pasigurisė pėr jetėn, nė rrethanat e njė gjendje mizerabėl,forca e rezistencės, kundėrshtimit dhe e revoltės pėr mbijetesėn e tij ėshtė tepėr e fuqishme dhe, nė raste tė veēanta, e tmerrshme.

    Njė burr vret gruan dhe qėllon duke plagos rendė dy vajzat e tij. E kishin pėrzenė nga shtėpia.Nė peshėn e tmerrit tė vepres mizore ai zgjodhi dhe ekzekutoi fundin e tij. “Oh! Ē’bėra! I mjeri unė!Vrava gruan dhe dy fėmijėt e mij. Jam vrasės, pėrbindėsh dhe njė gjarpėr helmues.Dikur isha njeri kurse tani jo. Pse duhet tė jetoj? Tė drejtat e mia mbaruan.Jeta u takon tė tjerėve. Njerėz si unė e kalbin, e qelbėsojnė dhe e shkatrrojnė shoqėrinė. Tani do tė vdes. Djalli mė pret”.

    Nė njė intervistė televizive ndėgjova me keqardhje, habi dhe vėmendje ”Rėfimin e Shekullit” tė “Princit tė Madh tė fisit Lu-Lu tė “Oqeanisė”, i cili nė njė formė tepėr origjinale dhe me njė pėrmbajtje domethenėse tė ēuditshme ju deklaroj bashkėkombsve tė vet qė dikur kur ai ishte oficer i mbretėrisė njė ditė papritur e zbritėn menjėherė disa shkallė nė detyrė duke e derguar me shėrbim nė ishullin e vogėl tė “Fu-Fu-Fuve”.

    “ Unė u hidhėrova dhe u mėrzita kaq shumė- vazhdoi ai- sa mora dy tre herė shpatėn pėr tė vrarė vehtėn. Vetėm mendimi pėr …….. dhe pėr ju mė shpėtoi jetėn”. Ndėgjoni mirė dhe mbani shėnim, sepse ndonjerit mund ti hyjė nė punė:” Njeriu qė vret vehten ikėn dhe nuk merr vesht gjė”. Tė ia ngopėsh vehtės me patllake ėshtė njė gjė shumė e lehtė. Ashtu pra. Mėsoni kurdoherė nga pėrvoja e jetės!

    Ju atje mos bėni zhurmė. Nuk mė pėlqejnė pyetjet dhe as vėrejtjet. I mbani pėr vehte.Domosdo ndonjė i krisur dhe mosmirėnjohės kundėrshton:”Ē’janė kėto intimitete tė thella tė shpirtit njerėzor qė po dalin kaq lehtė pėr ”shitje nė pazar”!? Ato duhet tė qėndrojnė  tėrė jetėn mbrenda ndėrgjegjės sė njeriut deri nė amėshimin e pasosur”.

     Ndėrsa njė tjetėr mund tė thotė:” Ku e dini ju qė tė vrasėsh vehtėn nuk ėshtė ndonjė gjė e rendė. Mos vallė e keni kryer kėtė akt dhe jeni ringjallur”. “Ah! Ju lutėm tė gjithėve! Kėto janė provokime! Protestoj! Pėrgjigja  ime ėshtė e thjesht. Vini re! Non stop! Tepėr sekret! Nė analizė tė fundit i shėrbej  popullit tim veēanėrisht atyrėve nė, dhe mė shumė nevojė.Ndoshta nuk e besoni! Atėherė kontrolloni “aparatin tuaj tė memorjes”. Mė konkretisht. A keni patur nė ndonjė rast dhimbje tė forta barku dhe nevojė urgjente pėr njė banjo nė qytet? Si thoni ju? A mund tė kėtė zgjidhje mė tė mirė dhe efikase se sa t’ia ngopėsh vehtės!? Shpėton nga tė gjitha!”

    “I dashur popull. Jam i sigurt qė ti shehė dhe ndėgjon ēdo ditė si dėshmitar okular por edhe nga media elektronike dhe e shkruar pėr ata tė mjerė pa strehė, punė dhe mjete jetese, tė cilėt nė kulmin e dėshprimit i japin fund jetės sepse nuk mund tė durojnė mė tej tė qarat dhe ulurimat e fėmijve, qė kėrkojnė  njė strehė sado tė vogėl, bukė, ujė dhe dritė sa pėr tė mbajtur gjallė shpirtėrat e tyre. Pra, ku ka ilaē mė tė mrekullueshėm se sa domethėnia e kėshilles sime pėr ti dhėnė lamtumirė jetės njė herė e pėrgjithėmonė”.

    Urdhėro zotėri. Kėrkoni tė flisni! Dakort.  “Pavarėsisht nga ēdo shkak dhe motiv vetvrasja ėshtė akti mė barbar e mizor i njeriut. Duke vepruar kėshtu ai dhunon ashpėr ligjet madhore tė Perėndisė dhe tė Natyrės.Nė asnjė rrethanė trimat e vertetė kurrė nuk e vrasin vehtėn. Burr i fort duket te urtėsia,vendosmėria dhe durimi. Prometetė kanė pėrballuar tė gjitha llojet e mundimeve e torturave dhe asnjėherė nuk janė dorėzuar. Ata janė martirėt dhe heronjt mė tė mėdhenj tė njerėzimit.

    Eprori i ēdo niveli, qoftė veēanėrisht ju Princi i Madh, duhet tė mendoj thellė dhe tė matėt njėqind herė para se tė flasė pėrpara kolegėve, vartėsve dhe popullit tė tij. Pėr hir tė detyrės ai nė radhė tė parė ju pėrket atyrėve. Dehja nga madhėshtia dhe sinqeriteti i tepruar janė kėshilltarėt mė tė kėqinj. Ėshtė mirė pėr asnjė moment tė mos harrojmė qė fjala ka shumė kuptime por zakonisht bėn efekt dhe ndihet mė shumė ajo “pjesė” e saj, e cila prek plagėt e renda plot dhimbje e trishtim tė njerėzve.

    Supėrfuqitė dhe disa vende tė fuqishme tė Botės nuk e kanė hequr ende denimin  drakonian. Nė radhė tė parė Shtetėt e Bashkuara tė Amerikės. Shumėkush e pranon qė Kushtetuta Amerikane ėshtė kushtetuta mė e pėrparuar e demokratike e Botės. Njė rendėsi tė veēant ka kapitulli i tė drejtave dhe veēanėrisht i detyrave tė njeriut, tė cilat nė kuptimin social, filozofik dhe juridik tė tyre  pėrmblidhen  afėrsisht sa vijon:” respektoni dhe zbatoni me korektesėn mė tė lartė ligjin. Kush e shkel atė sipas shkallės sė fajėsisė do tė ndėshkohet detyrimisht deri nė denimin kapital”.

    Dy kriminelė akuzohen se kanė vrarė me pushkė snajper nė distancė 12 viktima  tė pafajshėm. Menjėherė mbas arrestimit organet  kompetente i derguan atje ku funksionon ligji mė i ashpėr pėr tė ju dhanė denimin e merituar.

    Nė Botė ekzistojnė qėndrim e botėkuptime tė ndryshme morale, filozofike, politike e juridike nė lidhje me respektimin, vlerėsimin, sigurimin dhe mbrojtjen e jetės dhe tė veprimtarisė sė njeriut. Nė kėtė pėrfshirje globale duket qė Amerika qėndron mė lartė se kontinenti ynė. Dy vrasės terorrizuan pėr disa ditė Uashingtonin. Njė ditė ata u prangosen. Shteti kishte pėr detyrė ligjore mbrojtjen dhe sigurimin e jetės tė qytetarėve tė vet. Pėr fat tė keq nuk mundi. Viktimat i mbuloi dheu i zi ndėrsa killerėt jetojnė. Por ligji amerikan do ju privoj jetėn. Nga ana tjetėr e oqeanit Evropa nuk ėshtė dakort. Pėr hater tė “drejtave tė njeriut” ajo i falė jetėn mohuesve tė saj qė mizorisht shkaktojnė herė pas herė viktima tė pafajshėm. Mungesa e lirisė sado e gjatė dhe me privacione ėshtė gjithashtu edhe njė mundėsi pėr tė jetuar.

    Pėr fat tė keq ne Shqiptarėt pėrsėri jemi tė detyruar qė tė “paguajmė” edhe pėr mjaft kohė duke u bėrė “kurban” i njė humanizmit amorf dhe pa “berthamė”. Mos vallė kjo do tė thotė siguri e jetės!? Frika i ruan vreshtat. Ajo  ju bėn mirė tė dy palėve dhe tė gjithėve. Kurrkush nuk dėshiron fatkeqėsinė e tjetrit, e cila nuk ėshtė e mira e askujt.Por pa dhimbje nuk ka lindje. Kulmi i pėrparimit,i qytetėrimit dhe i demokracisė do tė jetė atėherė kur tė zhduket kronika e zezė e ushqyer nga dhuna mizore. Kjo ditė po afron.Me pėrpjekje tė pėrbashkėta, me zemėr dhe vullnet tė mirė varfėria, skamja, degjenerimi moral e shoqėror, padrejtėsitė dhe mizoritė do tė largohen njė herė e pėrgjithėmonė nga Planeti ynė. Lum kush tė rrojė.

Luigj Temali

 

Dhunė mbi fėmijėt

Shteti neokomunist shqiptar po ushtron dhunė edhe mbi fėmijėt. Viktimė e kėsaj dhune ėshtė i riu Bledar Gėzim Harapej, lindur nė qytetin e Shkodrės mė 19. 07. 1981, sot banues nė Tiranė.

    Ky i ri ka vite qė pėrkrah babait tė tij Gėzim Harapej ka marrė pjesė nė protesta e demonstrata kundėr pushtetarėve qė kanė instaluar nė Shqipėri njė diktaturė tė pashoqe. Ėshtė rrahur e dhunuar nga segmente tė errėta me prapavijė politike djaloshi Bledar Harapej, ashtu sikundėr familja e tij ėshtė persekutuar nga regjimi totalitar i Enver Hoxhės, pėr dekada tė tėra.

    Dhe Bledar Harapej, si tė vetmen rrugė tė shpėtimit tė jetės, u detyrua tė braktisė Shqipėrinė, pasi shumė moshatarė tė tij janė vrarė.

Vasel Gilaj

 

Dhuna mbi njerėzit nuk njeh kufinj

Po, ėshtė Shqipėria ai vend ku dhuna kafshėrore nuk njeh kufinj mbi njerėzit e ndershėm, mbi ata qė kanė investuar pėr liri e tė drejta njerėzore. Kėshtu, shkodrani Rikard Shpori, gruaja e tij Marjeta dhe fėmijėt Bepardo e Alejandro, pra njė familje e tėrė, sot nuk dihet janė tė gjallė apo tė vdekur, pasi dhuna me prapavijė politike, ka qenė e ashpėr ndaj tyre. Qė nė fillim tė vitit 1990, Rikard Shpori ėshtė aktivizuar nė protesta e demonstrata paqėsore antikomuniste. Ėshtė 14 janari i vitit 1990 kur u rrėzua busti i Stalinit, 13 dhjetori i vitit 1990 kur u shemb busti i Enver Hoxhės, 2 prilli i vitit 1991, kur populli i Shkodrės protestoi kundėr votėvjedhjes nga komunistėt pėr zgjedhjet parlamentare tė 21 marsit 1991 dhe ku u vranė katėr vetė e u plagosėn 163 tė tjerė, ku Rikardi ishte nė ballė tė sakrificave pėr jetė a vdekje kundėr diktatorėve dhe ku edhe u dhunua, si shumė tė tjerė. Mė 24. 06. 2001, nė zgjedhjet pėr deputetė tė Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė, ky demokrat ishte anėtar i shtabit elektoral nė zonėn Nr. 5 dhe sekretar i Qendrės sė Votimit Nr. 14, ku nga socialkomunistėt pati tentativa pėr tė manipuluar vullnetin e lirė, votėn e votuesit. U pėrdor edhe dhunė, por falė vendosmėrisė sė tij deri nė sakrificė, fitoi kandidati pėr deputet i PD-sė, Astrit Bushati, sot deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė. Mė 26. 06. 2001, nė orėn 4 tė mėngjesit, tre persona, njėri prej tyre shef i SHIK-ut, i shkuan nė shtėpi Rikardit dhe i bėnė presion tė firmosė njė procesverbal fallso nė interes tė kandidatit socialist. Ai nuk pranoi me asnjė ēmim dhe kėshtu i thyen xhamat e shtėpisė dhe pastaj ia dogjėn tė tėrėn. Ndėrsa mė 29. 09. 2001, dy persona kanė tentuar t’i grabisin fėmijėn, Bepardon, nė kopėsht, pėr tė ardhur tek data 2. 10. 2001, kur iu vendos dinamit nė makinėn e tij tip Skoda 105. Por pėrpjekjet pėr ta vrarė kėtė njeri tė ndershėm e demokrat tė njohur nuk reshtin. Mė 8. 11. 2001, nė mbrėmje, rreth orės 22 e 30 minuta, teksa po shkonte nė shtėpi tek tė afėrmit e vet, dy vetė u pėrpoqėn ta marrin dhunshėm, gjoja, sipas tyre, pėr ta dėrguar nė polici pėr disa “sqarime” dhe kur e panė qe nuk arritėn qėllimin e zi si nata, si shpirti i tyre prej vrasėsish, e goditėn me qytė pistolete dhe u larguan. Por goditja ėshtė vėrtetė e dhimbshme. Rikard Shpori dhe familja e tij, megjithėse tė pafajshėm, sot nuk dihet nė janė vdekur, apo diku udhėve tė botės pėr tė kėrkuar vetėm tė jetojnė tė gjallė.

Zog Hysenaj