Dhimbja, Tragjedia dhe urrejtja,

shpejt ose vonė, kalojnė.

Mirėsia, kujtimi dhe dashuria

janė tė pėrjetshme.

 

George  W. BUSH

 

 

 

 

 

i numrit 117

 

 

USHUNJĖZAT PANIKOHEN, IKONAT E KRIMIT NUK KLIKOHEN

 

Shqetėsimi se nė Parlamentin shqiptar tash 18 vjet ka me shumicė gansterė, vrasės, (siē edhe ka ngjarė tė qėllohet me katėr plumba nė Foltore), vakabondė e tė paaftė, interesaxhinj e mercenarė, ka qėndruar i  ‘varur’ nė gozhdė, nė ēdo familje shqiptare, si ikonė e sė keqes. Por edhe pse shqiptarėt duronin, duket se ndėrkombėtarėt nuk e lejonin kurrsesi nje non sens te tillė. Dhe ngjau ajo qė nuk pritej. Me 118 vota pro, deputetėt e dy forcave kryesore, rrėzuan draftin kushtetues te 1998-ės dhe miratuan sistemin e ri zgjedhor, duke kaluar nė propocional rajonal.Ky sistem, normalisht nxjerr jashte politikbėrjes partitė e vogla, ato fantazma, ato shtriga qe per 18 vjet jetuan si ushujza, nė fund tė kurrizit tė elektoratit. Janė tėrbuar Meta, Gjinushi, Ceka, Milo.pse jo edhe Mediu e Pollo, qė kanė asgjė veē emrave tė vet nė parti. Ligji i ri, edhe aleancat i kthen nė ‘katastrofė’ pėr partitė ushujza. Ato nuk mund tė ēajnė nė politikė, nė biznes, nė poste drejtorėsh, diplomatėsh, zėvėndėsministrash, po nuk morėn diku rreth10 pėr qind tė votave. 

     Ėshte ky njė ogur i mirė qė prėmton pėr njė frymėmarrje tjetėr , pėr njė qeverisje ndryshe, qė do tė thotė, fund shitjes dhe blerjes sė deputetėve  kartona a numra, qė nxjerr jashtė parlamentit kėdo qė nuk i bindet vėndimeve politike tė forcės pėrfaqėsuese. Kanė pėsuar pra ndryshim 10 nene tė Kushtetutės. Sistemi rajonal proporcional ėshtė i pėrzier, me standarte europiane. Shqipėria nuk do tė ketė kurrmė krizė presidenciale, pasi zgjedhja me shumicė tė thjeshtė zgjidh nyjet e kapėrcen kapėrcejtė, pas tė cilėve jane pasuruar deputetė fodullė, vetėm se kane ēuar nje karton, edhe kundėr forcės e vullnetit pėrfaqėsues tė partisė e elektoratit. As zhurma pėr zgjedhjen e Prokurorit tė Pėrgjithshėm nuk do jetė as kurrmė funksionale, pasi nuk do ketė fare gurmaz. Janė kėta hapa garanti qė e ofrojnė Shqipėrinė me standartet europiane, e bėjne shumė mė tė besueshme si vėnd me perspektivė, duke zgjuar interesa globale.                                                           

Autostrada Shkoder Hani i Hotit, financim i palės italiane prej rreth 6 vitesh, fond i cili ėshtė mbartur, ende nuk po finalizohet, megjithėse vitin e shkuar vetė ministri i jashtėm pat deklaruar pėr kėtė gazetė, se nga pranvera e 2008-ės  do nisin punimet.Iku pranvera, u largua edhe ai minister, shumė i respektuar nė tė vėrtetė (pėr gazetėn SHE) , por, ende asgjė .Zė optimist duket do kemi vetėm kur nė politikbėrje tė mos kemi  injorantė, interesaxhinj, pėr tė mos thėnė hajdutė dhe ligje tė ‘drejta’ si brirė dashi. Tre konsujt e Italisė nė Shkodėr qė nga viti 2000, Stefano De Leo,Roberto Orlando dhe tanimė Stefano Marguccio, kanė ofruar dashamirėsi dhe interes, madje nė shesh.

Sheshit e kanė ndjerė tė rrezikuar biznesin partnerėt tane perėndimorė.

 Gazeta po investigon njė rast ku njė biznesmen italian ka investuar rreth 1 milion e gjysėm euro ne qarkun e Shkodrės dhe   ‘administratorja’ shqiptare, jo vetėm po pėrpiqet ta  nxjerrė jashtė loje, por  italiani edhe  kėrcėnohet me jetė dhe ēėshtja nė gjykatė  vete nė dorėn e njė juristi qė pa dashur tė gabojmė, nuk dimė pse e vonon ēėshtjen, po zgjidh apo po lidh ‘ nyje’, siē nuk do apo do njė prokuror.Shqiptarja qė tashmė pretendon se ėshtė pronare e biznesit nė fjalė, si emigrante, ka punuar pikerisht nė Itali tek njeriu i mirė, tek Borrielo, qė e paguante rregullisht, qė e kish futur nė familje, qė u besoi lidhjeve ndėrpersonale.Dhe pikėrisht vetėm nė Shqipėri mund tė ndodhė qė uzurpimi i politikės dhe vėndeve kyēe qė zhvillojnė shoqėrinė, tė stopojė imazhin, sa edhe ti skuqet fytyra shqiptarit tė ndershėm qė aspiron integrim nė familjen europiane. Ligji i ri zgjedhor i nxjerr jashtė  ‘kėshtjellės’ pėrgjegjėsit e kėtyre ēmėndurive lapere qė gjėnin ‘hapėsirė’ nė fletėt e kėsaj Kushtetutė, qė po tė pėrdorim njė shprehje tė famshmė italiane, ‘GOTE PA LULE’ , ku pėr ironinė shqiptare , ndoshta Leonardo Shasha, njė ‘KODIK’ tė tillė tė logjikės sė ‘KĖSHILLIT TĖ EGJIPTIT’, do e dėshifronte, ‘LUGĖ BOSH’. Tashmė kushtetuta ėshtė shėndoshur. Kushtetutė me standarte dhe qė i ka futur nė panik ushujzat.

   Njė hallkė pengu po kėputet. Por ajo qė mund tė jetė shqetėsuese ėshtė pikėrisht heshtja pėr mos hapjen e dosjeve pėr bashkėpunėtorėt e sigurimit tė shtetit diktatorial tė Enver Hoxhės. Shumica e kėtyre deputetėve, juristėve, zyrtarėve qė kemi sot, e kanė akuzuar njėri-tjetrin si spiunė, kriminelė, hajdutė dhe pavarėsisht gjiēkaje qė i mungon morali, asnjėherė Parlamenti nuk hapi njė diskutim serioz, pėr tė paktėn larguar tė pėrlyerit, ata qė kanė dėnuar njerėz tė pafajshėm, qė kanė qėnė tė zellshėm nė luftėn e klasave, qė  kane larė duart me gjak njeriu, siē edhe ka akuzuar vete kryeministri Sali Berisha, njeriu mė i pėrkushtuar tė paktėn deri sot, nė sfidat pėr integrimin e vėndit nė strukturat Euro-Atlantike. Nėse ushujzat po panikohen, eshtė paradoks qė dosjet e krimit komunist, as po klikohen.

   Gjithsesi, nė rrugė jemi.Ndoshta Berisha dhe Rama do jenė tepėr tė kujdesshėm nė pėrzgjedhjen e listave, pasi normalisht, nėse nuk ngjet kėshtu, do kenė edhe kosto, meqėnėse tashmė, e para media e shkruar nė Shqipėri, gazeta jonė, nė njė faqe speciale, ka publikuar me kurajo emrat dhe pseudonimet e politikanėve dhe zyrtarėve me dosje dhe do vazhdojė nė vazhdimėsi ta bėjė kėtė shėrbim fisnik,  deri nė pastrimin e imazhit tė politikbėrjes dhe zyrtarėve te lartė tė shtetit.

Nėse partitė pa elektorat ishin ushujza qė thithnin gjithēka, madje edhe nė fund tė kurrizit, se nuk ngopeshin, spiunėt jane ikonat e krimeve anti njerėzore, qėniet mė tė urryera tė lirisė e       demokracisė. Tė tillė mbeturina gjen edhe sot nė survejimet gjoja tė reja. Ka nga ata qė  i marrim rrogėn shtetit kot, duke pire kafe me kostume tė zhubrosura, tė pa hekurosura e tė palara kushedi tash sa vjet,qė e kalojnė ditėn kioskave, qė u vjen era alkool, qė largojnė gjoja padashje xhaketat e ‘zeza’pėr tu parė pistoletat e vogla, qė ulin nė nivelin e tyre imazhin shtetit. Spiunėve injorantė ua bėn gjithkush me gisht. Vetėm ata nuk e dinė tė shkretėt. Megjithėse ecin dyshe. Pėrfytyron dy minj, VĖLLEZĖR SIAMEZĖ, me pak qime tė zeza nė turinj, qė pasi dalin nga haleja, pijnė pak raki dhe i shesin mėnd maēokut, i cili nuk i ha, se i duken tė fėlliqur.   

 Meqė fjalėn e kishim tek spiunėt, tek ata qė nuk u ka thėnė kurrnjėhere kush puna e mbarė, por thyeshi qafėn e na rroshi... b..., pra tek njerėzit me dosje, duam tė sjellim nė vėmėndje debatin e ditėve tė fundit nė Gjermani, ku u gjet i dokumentuar me shkrim urdhri qė u kishin dhėne organet e Sigurimit tė Shtetit tė RDGJ-sė, njėsive tė tyre, pėr tė hapur zjarr, kundėr cilitdo qė tentonte tė kapėrcente kufirin, edhe kundėr grave e fėmijėve. Kėshtu pra, menjėherė pas rėnies sė Murit tė Berlinit, u krijua Zyra  pėr Studimin dhe Vlerėsimin e Veprimtarisė  sė Sigurimit tė Shtetit nė ish RDGJ-nė. Nė 16 vitet e fundit janė plot 172 kilometėr dokumentacion, ndėr tė cilat po zbulohen dhe gjykohen dokumente tronditės. Dhe askerkush nuk po i shpėton pėrgjegjėsisė ligjore. Drejtuesja e zyrės nė fjalė , Marianė Birtler, ka deklaruar pėr mediat gjermane se   ‘ky dokument ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė, pasi deri mė sot ishte mohuar gjithherė fakti se kufitarėt kishin urdhėr pėr tė qėlluar mbi ata qė pėrpiqeshin tė kalonin Murin’

  Me gjetjen e dokumentit nė fjalė, qė mban datėn 30 shtator 1961, Drejtori i Qėndrės pėr Viktimat e STASI-t nė Berlin-Hohenshėnhauzen, Hubertus Knabe, ka kėrkuar fillimin e njė procesi pėr kėtė ēėshtje.

   Po nė Shqipėri, ku liēensėn pėr tė pushkatuar, edhe pa gjyq, e kanė patur edhe persona qė ende jetojnė dhe njerėzit e viktimave pa faj i njohin, a ka logjikė njerėzore tė mos kemi njė ligj qė u jep, as mė pak as mė shumė, vetėm hakun.Saherė kėta politikbėrės janė shprehur nė zėmėrim, pėr inat tė spiunėve kundershtarė, se do hartojnė projektligj pėr gjykimin, studimin e vlerėsimin e historisė dhe pasojave tė diktaturės?Por vetėm kaq! Dhe tė mos harrojmė , pasi muarėm shėmbull ish Republiken Demokratike te Gjermanisė, se ish udhėheqja komuniste atje, e nisi ndėrtimin e Murit nė kufi me Berlinin Perėndimor, mė 13 gusht 1961, pėr tė ndaluar ikjen masive  tė njerėzve ne Perėndim. Dhe ai mur qėndroi pikėrisht 28 vjet, deri mė 9 nėntor 1989, datė ku ndarja e Gjermanisė mori fund. Pėrgjatė gjithė atyre viteve gjetėn vdekjen 133 persona. Ja pra, per 133 njerėz tė vdekur, sot hetohen 172 kilometer dokumente, ndėrkohė qė nė Shqipėrinė e vogėl sistemi ka vrarė e persekutuar 1000 000 njerėz. Edhe Pol Poti, krimineli i pashėmbullt i njerėzimit, vrau 2.000. 000 kamboxhianė  nė njė popullsi prej mė shumė se shtatė milionėshe.

Termi fashist, nė mos gabojmė, rrjedh nga Roma antike, ku njė sasi shufrash hekuri, tė lidhura bashkė, simbolizonin unitetin e popullit, ndėrsa sopata me majė tregonte udhėheqėsin. Por mė egėr se Musolini nė Itali mė 1922, se nacionalsocialisti Hitler nė Gjermani, se lėvizja ‘Kryq-Shigjeta’ nė Hungari apo falangistėt nė Spanjė a stalinistėt nė Rusi, u materializua totalitarizmi njerėzor nė Shqipėri. Cilėt janė sot ish kundėrshtarėt e diktaturės, pra latifondistėt, djathtistėt, kunėr revolucionarėt, borgjezėt, pasi komunizmi shqiptar gjithė kėtė kastė e luftoi, asnjė familje komuniste apo spiunėsh nuk mund te martohej me dikė tė kastės tjetėr, njėlloj si nė Ligjet e NUREMBERGUT PER HEBREJTĖ.

 Gjithė kėtė klasė e mbyti praktikisht. Komunizmi reflektoi parajsė ndaj tė besuarve dhe kryqėzatė ndaj shoqėrisė sė kulturuar, qė i shpėrfilli utopinė.Por sot nuk kėrkohet vetėm shpėrfillje ndaj njerėzve me tė kaluar kriminale. Ata duhen goditur haptas, duhet tė  shkojnė para drejtesisė.

 Nėse ka njerėz qė trupi u kėrkon diēka, por nuk e dinė ēfarė, nuk ka popull pa vetedije historike. Jemi nė rrugė drejt Europės dhe Europa nuk ka nevoje per ‘drunj’ e ‘lakuriqė nate’.

nga Sokol PEPUSHAJ 

 

 

 

shko tek gazeta